Perditësimi i fundit January 30th, 2023 1:26 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS
  • Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore
  • Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes
  • Në vend të lamtumirës dhe në prag të 100 vjetorit të themelimit të revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Kur’ani dhe sufizmi
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

Feb 25, 2013 Zani I Nalte Editoriale 0


kmshEditorial – Ali Zaimi

Në këto muaj mbushen plot 90 vjet nga themelimi i Komunitetit Mysliman Shqiptar, si një bashkësi që do të përfaqësonte zërin e besimtarëve myslimanë në Shqipëri, shumë herë do të përfaqësonte zërin e myslimanëve në të gjithë trojet shqiptare, madje në mjaft raste edhe zërin e mbarë shqiptarëve. Vitet që kaluan nuk ishin të lehta, por të tejmbushura me peripeci e sfida të jashtëzakonshme. Gjithçka nis 90 vite më parë, aty ku dhe u themelua për herë të parë institucioni islam.

Ai që shënoi edhe pikënisjen drejt institucionalizimit të bashkësisë islame ishte Kongresi i Parë i mbajtur më 24 shkurt deri më 12 mars 1923, që hodhi edhe themelet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, dhe që prej asaj date besimtarët myslimanë shqiptarë do t’i dilnin vetë për zot përhapjes dhe ruajtjes së traditës së bukur të besimit Islam.

Myslimanët shqiptarë patën një rol të padiskutueshëm dhe vendimtar në formimin e shtetit shqiptar. Me të njëjtin zell dhe me përgjegjësinë më të madhe ata themeluan Komunitetin Mysliman Shqiptar, në përputhje të plotë me të gjitha parimet e fesë Islame, që ishte përvetësuar në formën e vet më të bukur, dhe më të drejtë nga udhëheqësit myslimanë. Myslimanët e këtij vendi arritën që një pjesë të mirë të cilësive të besimit t’i shndërronin në pjesë integrale të traditës sonë, madje pjesë të pandarë të identitetit kombëtar. Parime të tilla si: besa, mikpritja, bujaria, toleranca etnike dhe fetare, ruajtja e farefisnisë, harmonisë familjare etj., që janë ndër normat themelore të sjelljes Islame, u përvetësuan nga mbarë shqiptarët pa dallim feje e prejardhjeje dhe sot ndoshta janë nga të paktat gjëra me të cilat ne vazhdojmë të krenohemi përpara botës.

Personalitete të tilla si: Haxhi Vehbi Dibra, Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu, Hafiz Sabri Koçi, e qindra të tjerë, funksionarë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kanë qenë përherë ndër përfaqësuesit më të shkëlqyer të qytetarit, familjarit, prijësit, shokut dhe bashkëkombësit shembullor, lëvrues dhe praktikues i traditave më të bukura të fesë sonë dhe të këtij populli. Në vitet e para të formimit të vet, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ishte jo vetëm flamurtar i promovimit të edukatës dhe moralit të lartë shoqëror, por edhe pararojë e një institucioni të mirë-organizuar që përbënte një model për institucionet e tjera shtetërore dhe më gjerë, që natyrshëm kishin shumë nevojë për modele të mira.

Një hap shumë i rëndësishëm dhe shumë i zgjuar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ishte hapja e medreseve. Ajo çka e bën të veçantë këtë shkollë, nga shumica e simotrave të saj në botë në atë kohë, është koncepti i mësimdhënies në to. Komuniteti Mysliman gërshetoi në Medrese së bashku me lëndët fetare edhe ato shkencore dhe bëri përpjekjet maksimale që profilin dhe nivelin arsimor në Medrese ta mbante në standardet më të larta të kohës, çka e bënte medresenë një ndër shkollat më të mira në ato vite.

Një tjetër fushë e rëndësishme ku Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dha një kontribut të pazëvendësueshëm, është edhe ajo e  letrave, kryesisht me revistën “Zani i Naltë”, por jo vetëm. Gati 16 vjet të jetës së saj, revista “Zani i Naltë” botoi një sërë artikujsh që dëshmojnë një pasuri të tërë kulturore, nëpërmjet të cilës pasqyrohet edhe niveli i mendimit teologjik shqiptar gjatë periudhës së pavarësisë. Për shkak të kohës relativisht të gjatë të daljes së kësaj reviste, mund të thuhet se ajo pati një rëndësi shumë të madhe për edukimin fetar mysliman të popullatës shqiptare, por ajo zgjoi edhe ndjenjat e patriotizmit, të ngritjes kulturore e arsimore, etj. Revista u angazhua në mënyrë të vazhdueshme në fushën e edukimit, të studimit sociologjik e psikologjik, në formimin e ndërgjegjes kombëtare, në bashkimin dhe vëllazërimin e popullit tonë.

Historia e viteve që pasuan, dhe sidomos me fillimin e Luftës së Dytë Botërore e më pas, do të ishte shumë e ashpër me besimin dhe besimtarët, sikurse ishte me të gjithë shqiptarët. Vajtimi u bë kaderi i komunitetit më të madh në vend për më shumë se gjysmë shekulli, sepse më shumë se çdokush tjetër dhe mbi çdo torturë fizike, besimtarëve iu mohua përkujtimi i Zotit, iu ndalua besimi, iu ndrydh ndërgjegjja, iu ndërpre komunikimi që ata kishin në çdo namaz, agjërim e haxh me Krijuesin e qiellit e të tokës, Zotin e zemrave të tyre, Allahun e Madhëruar.  Por ishte e kaluara islame e këtij populli, që zbuti shthurjen totale të shoqërisë sonë prej furtunës komuniste. Qoftë edhe fshehurazi apo me lloj-lloj mënyrash, shumë besimtarë u përpoqën që ta ruanin identitetin e tyre, madje një pjesë të riteve t’i kryenin fshehurazi, ndonjëherë edhe ndaj fqinjëve apo fëmijëve.

Sot çdo gjë është ndryshe. Liria e besimit është e garantuar, por plagët që lanë vitet e mohimit mbi brezat, janë edhe më të mëdha se në vitet që ato u shkaktuan. Mosdija fetare, varfëria, përçarja, tronditja e besimit në Zot dhe në Ditën e Gjykimit janë ndër plagët më serioze që shoqëria jonë përballet sot dhe njëkohësisht janë sfidat që ne kemi përpara. Prandaj Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është i vetëdijshëm ndaj misionit të vet vendimtar për rigjallërimin e vlerave të besimit dhe të traditës së bukur Islame, me qëllim që Zani i Naltë i Islamit, të zërë vendin që meriton në shoqëri, në familje, por më shumë se kaq, në zemra e në mendje.

Ne më shumë se kurrë, presim ditë pranverore, por dhe duke u përpjekur që çdokush të ketë mundësinë ta shijojë pranverën. Ky është detyrimi ynë ndaj sakrificës së atyre qindra dijetarëve që na lanë amanet traditat më të bukura. Kjo është përgjegjësia jonë ndaj vendit tonë. Ky është falënderimi ynë ndaj mirësive të Allahut që nuk kanë të sosur…

Prandaj sot Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është përsëri aty, në gjirin e shoqërisë, për të ecur krah për krah me të, që të ushqejë ndjenjat më të pastra, të rrisë e të zgjojë ndjenjën e dashurisë për fenë, njeriun dhe njerëzoren, të frymëzojë shpresa të reja si dhe të zgjojë e të forcojë tek besimtarët besimin e bukur Islam.

Share

  • tweet
Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore

Zani I Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS
    BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E...

    Jan 30, 2023 0

  • Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore
    Sfidat me të cilat përballen familjet...

    Nov 30, 2022 0

  • Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes
    Vakëfi midis së shkuarës dhe së...

    Nov 30, 2022 0

  • Në vend të lamtumirës dhe në prag të 100 vjetorit të themelimit të revistës shkencore “Zani i Naltë”
    Në vend të lamtumirës dhe në prag...

    Nov 02, 2022 0

Me shumë në këtë kategori
  • Në vend të lamtumirës dhe në prag të 100 vjetorit të themelimit të revistës shkencore “Zani i Naltë”
    Në vend të lamtumirës dhe në prag...

    Nov 02, 2022 0

  • Zemër e Harruar – Xhamia e Sulejman Pashë Bargjinit
    Zemër e Harruar – Xhamia e Sulejman...

    Apr 06, 2022 0

  • Hafiz Esat Myftia (1911-1975)
    Hafiz Esat Myftia (1911-1975)

    Dec 29, 2021 0

  • Traktati i Shën Stefanit dhe pasojat e tij për shqiptarët
    Traktati i Shën Stefanit dhe pasojat e...

    Nov 27, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Jan 30, 2023 0

Nga  Dorian Demetja Bediuzzaman Said Nursi ishte dijetar i një kalibri të lartë me origjinë kurde, lindur më 1878 në Turqinë Lindore. Ai jetoi në dekadat e fundit të...
Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Nov 30, 2022 0

Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë

Reflektime nga të dhënat demografike për...

Sep 22, 2022 0

Roli i gruas në Islam dhe sfidat e ditëve të sotme (shekulli XXI)

Roli i gruas në Islam dhe sfidat e ditëve të...

Sep 09, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë...

Nov 30, 2022 0

nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...
Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në...

Dec 16, 2021 0

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (34)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS
  • Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore
  • Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes
  • Në vend të lamtumirës dhe në prag të 100 vjetorit të themelimit të revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Kur’ani dhe sufizmi

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al