Perditësimi i fundit August 10th, 2023 9:08 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar

May 25, 2016 Zani i Nalte Shkenca Islame 0


ebu hanife

nga Elton Karaj*

Themeluesi i medhhebit Hanefi, Imami i Madh Ebu Hanife, është kritikuar nga shumë persona për metodologjinë në deduktimin e vlerësimeve juridiko-fetare. Tema më e debatueshme është ajo e analogjisë (kijasit), një metodë, e cila për herë të parë është zbatuar në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme nga Ebu Hanife. Kijasi, pavarësisht se më pas u kthye në argumentin e katërt në metodologjinë e Jurisprudencës Islame, në krye u nënkuptua më tepër si përdorim i arsyes duke neglizhuar tekstet fetare. Si pasojë, Ebu Hanife u paragjykua dhe u kritikua rëndë. Kritikuesit e tij pretendonin se me përdorimin e analogjisë, ai po braktiste Traditën Profetike dhe po gjykonte me mendimin e tij individual (ra’j) bazuar në arsyetimin personal dhe jo në tekstet fetare.

Këtyre paragjykimeve nuk i kanë shpëtuar as pasuesit e tij, të cilët vazhdimisht kanë ndjerë nevojën të qartësojnë besimtarët në lidhje me mendimin juridik të shkollës hanefitë. Këtë ka bërë edhe autori i veprës el-Hajrât el-Hisân, Ibn Haxher el-Hejtemi, i cili në një kapitull trajton bazat mbi të cilat është ngritur shkolla hanefite. Në vijim do të lexoni disa citime nga kapitulli në fjalë i kësaj vepre, të cilat janë vendosur në thonjëza, si dhe disa informacione qartësuese. Qëllimi këtij shkrimi është që, duke trajtuar kritikat ndaj medhhebit, të vërë në dukje bazat kryesore të tij.

“Shpeshherë në tekstet fetare Ebu Hanife dhe nxënësit e tij janë quajtur ‘përfaqësues të mendimit individual’. Në fakt dijetarët me këtë fjalë nuk nënkuptojnë zhvlerësim. Nuk duan të thonë as që hanefitë i japin prioritet arsyes në krahasim me Traditën Profetike dhe thëniet e sahabëve, sepse kjo nuk qëndron. Këtë mendim e mbështesin edhe fjalët e Ebu Hanifes, të cilat mund të përmblidhen kështu: ‘Në krye ne marrim për bazë Kur’anin; nëse nuk gjejmë përgjigje aty, atëherë i drejtohemi Traditës Profetike (Sunetit); nëse nuk gjejmë as aty përgjigje, atëherë shohim ç’kanë thënë sahabët. Nëse sahabët kanë shprehur mendime të ndryshme, atëherë përzgjedhim mendimin që është më afër me Kur’anin dhe Traditën Profetike, duke mos e tejkaluar këtë kornizë. Por, nëse nuk gjendet asnjë vlerësim prej sahabëve,  atëherë nuk marrim për bazë një mendim të tabiinëve, por bëjmë ixhtihad[1], porsi kanë vepruar tabiinët (brezi pas sahabëve).’” Kjo, për shkak se vetë Ebu Hanife është bashkëkohor me tabiinët dhe transmetohet që është takuar me rreth 30 sahabë. Të njëjtën metodikë e ka transmetuar edhe Abdullah b. el-Mubarek.

Ndërkohë, Fudajl b. Ijâd shprehet kështu për Ebu Hanifen: “Nëse në lidhje me një çështje të caktuar gjendej një hadith autentik, atëherë Ebu Hanife e ndiqte atë. E njëjta gjë është e vlefshme në rast se i transmetohej një thënie e sahabëve ose e tabiinëve. Në raste të tjera bënte analogji”.

Nga transmetimet prej vetë Ebu Hanifes dallohet qartë, që në lidhje me metodikën e tij juridiko-fetare kishte shumë paragjykime, për të cilat ai ishte në dijeni dhe habitej. Këtë habi e shprehte kështu herë pas here: “Shumë çudi që njerëzit thonë se unë gjykoj në fe sipas mendimit tim individual. Unë nuk gjykoj, përveçse me transmetime”. Dhe shton: “Nëse rreth një teme të caktuar është shprehur Kur’ani, Tradita Profetike ose gjendet konsensus mes sahabëve, askush nuk ka të drejtë të gjykojë në fe sipas mendimit të tij individual. Nëse sahabët kanë shprehur mendime të ndryshme, atëherë ne përzgjedhim njërin prej këtyre mendimeve dhe nuk ngrihemi të bëjmë vlerësime personale. Për çfarë mbetet jashtë trinomit Kur’an-Sunet-Sahabe, bën ixhtihad kush njeh mendimet e ndryshme dhe njeh mirë analogjinë”.

Kurse në lidhje me zbatimin e analogjisë në Jurisprudencën Islame, el-Muzeniu, nxënësi i parë i Imam Shafiiut, transmeton kështu nga mësuesi i tij rreth Ebu Hanifes: “Të gjithë njerëzit janë fëmijë të Ebu Hanifes në zbatimin e metodës së analogjisë”. Për këtë arsye, el-Muzeniu e vlerësonte shumë teorinë hanefite rreth analogjisë dhe i tërhiqte vazhdimisht vëmendjen nxënësve të tij. Kjo bëri edhe që nipi i tij, et-Tahauî, të kthehej në ndjekës të medhhebit Hanefi, fakt të cilin vetë et-Tahaui e rrëfen.

Hasan b. es-Salih gjithashtu na prezanton një këndvështrim tjetër në lidhje me mendimin e metodikës juridike të Imamit të Madh: “Ebu Hanife ishte një njohës shumë i mirë i vlerësimeve shfuqizuese dhe të shfuqizuarave, njohës i haditheve të banorëve të Kufes, respektues dhe ndjekës rigoroz i praktikave të popullit në përgjithësi, si dhe mbrojtës i informacioneve që kishin mbërritur në shoqërinë ku jetonte”.

Me shumë mundësi, kritikat ndaj Ebu Hanifes rreth analogjisë, nuk kanë ndodhur se ishte imami i vetëm që integroi këtë metodë argumentimi në metodologjinë e tij, por për faktin se Ebu Hanife kishte rënë në sy për një zbatim të përsosur të kësaj metodike. Njerëzit e kishin disi të vështirë t’i jepnin kuptim një burimi tjetër përveç Kur’anit dhe Traditës Profetike. Kështu që, në momentin që dëgjonin një bazë “të re” në deduktimin e vlerësimeve juridiko-fetare, me instiktin mbrojtës, reagonin negativisht.

Ja një dialog që shpjegon këtë keqkuptim: Një person tha rreth Ebu Hanifes: ‘Braktiseni këtë farë analogjie. I pari që vuri në punë arsyen ishte Iblisi’. Kur Ebu Hanife dëgjoi këto fjalë ndjeu nevojën të jepte një përgjigje të tillë: ‘Je shprehur gabim për metodën time në Jurisprudencën Islame. Nuk është e njëjta gjë ajo që bëjmë ne, me ç’ka bëri Iblisi. Siç na është rrëfyer në Kur’an, Iblisi, duke përdorur arsyen e tij me një analogji të pasaktë refuzoi urdhrin e Allahut dhe doli jashtë besimit. Kurse analogjia jonë, është bindje ndaj urdhrave të Allahut. Sepse ne e testojmë atë me Librin e Zotit, Traditën Profetike dhe thëniet e sahabëve e të tabiinëve të nderuar, që janë prijësit tanë në dije. Ne jemi ithtarë besnikë të këtyre transmetimeve. Si është e mundur që të jemi në të njëjtin nivel me Iblisin?’ Pas këtij shpjegimi, personi në fjalë pendohet dhe i kërkon falje Ebu Hanifes.”

Kuvendet e Ebu Hanifes ishin me të vërtetë platforma ku rriheshin mendimet e ndryshme dhe gjithkush ishte i lirë të argumentonte mendimin e tij. Kjo liri ka bërë që mendimi Hanefi të përparojë pa njohur kufizime. Gjithashtu, çdokush  kishte të drejtën të ndiqte mendimin që e vlerësonte si më të saktin. Ebu Hanife herë pas here shprehej kështu: “Ky është mendimi ynë dhe nuk ia imponojmë askujt. Nuk detyrojmë askënd që ta ndjekë atë. Përkundrazi, kush ka një mendim më të saktë se i yni, të vijë të na e rrëfejë dhe ne do e pranojmë”.

Madje Ibn Hazm shkon edhe më tej duke e vlerësuar kështu Imamin e Madh: “Të gjithë ndjekësit e Imam Ebu Hanifes bashkohen në mendimin, se kur Ebu Hanifes i transmetohej qoftë edhe një hadith i dobët, ai i jepte prioritet, përkundrejt mendimit individual”.

Nga të gjitha këto mesazhe, nënkuptohet fare qartë se sa strikt ishte Ebu Hanife në argumentimin e çështjeve me anë të Kur’anit, Traditës Profetike dhe thënieve të sahabëve dhe që ky trinom përbënte bazën e medhhebit të tij. Por në të njëjtën kohë, dallojmë se ai analogjinë funksionale e kishte kthyer në një dinamikë të veçantë të mendimit të tij juridik. “Funksionale” do të thotë që me zbatimin e kësaj analogjie, nuk binte ndesh me parimet e tjera. Këto janë edhe katër bazat e metodologjisë së jurisprudencës islame në përgjithësi dhe të asaj hanefite në veçanti.

Burimi

Ibn Haxher el-Hejtemi, Shihabuddin, el-Hajrat el-hisan fi menakib el-Imam el-A’dham Ebi Hanife en-Nu’man, Dar el-huda ue er-rashad, Botimi I, Damask, 2008, f. 77-79.

*Elton Karaj, doktorant në Shkencat Islame, anëtar i Këshillit të Teologëve.


  • tweet
Hafiz Bajram ef. Agani, projektues i Bashkësisë Islame të Kosovës Seminar në Institutin Teologjik Katolik, “Dialogu ndërfetar në këndvështrimin Islam”

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Pse duhet te jemi fetar
    Pse duhet te jemi fetar

    Aug 10, 2023 0

  • Pse duhet te jemi fetar – II
    Pse duhet te jemi fetar – II

    Aug 10, 2023 0

  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
    HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT

    Jun 14, 2023 0

  • 100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
    100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT...

    Mar 13, 2023 0

Me shumë në këtë kategori
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
    HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT

    Jun 14, 2023 0

  • Roli i gruas në Islam dhe sfidat e ditëve të sotme (shekulli XXI)
    Roli i gruas në Islam dhe sfidat e...

    Sep 09, 2022 0

  • Një familje e ndërtuar si model mbi vlerat islame
    Një familje e ndërtuar si model mbi...

    Sep 22, 2021 0

  • Shpirtshmëria Islame dhe etika kur’anore – nga Prof. Atif Khalil
    Shpirtshmëria Islame dhe etika...

    Jul 18, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

Mar 13, 2023 0

Nga  Dorian Demetja Shpallja e pavarësisë i gjeti udhëheqësit e dijetarët myslimanë shqiptarë në krye të momenteve historike të vendit tonë dhe ishin pikërisht këta...
BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Jan 30, 2023 0

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Nov 30, 2022 0

Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë

Reflektime nga të dhënat demografike për...

Sep 22, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë...

Nov 30, 2022 0

nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...
Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në...

Dec 16, 2021 0

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (35)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al