Perditësimi i fundit October 9th, 2025 7:51 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

100-vjetori i shkollës normale të Shkodrës

Sep 04, 2018 Zani i Nalte Editoriale 0


Image 

Prof. dr. Njazi KAZAZI

Departamenti i Gjuhësisë, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” 

 

  • Hyrje:

Në monografinë “Zhvillmi i arsimit të mesëm në Shkodër” (nga fillimet deri në në vitet ’20 të shek. XX), Shkodër, 2014, botim i USH “L. Gurakuqi” dhe Institutit të Studimeve Albanologjike, faqe 188, kemi trajtuar, veç të tjerave edhe Shkollat e mesme-Medresetë (1896-1925), Kolegji Saverian i Jezuitëve (1877), Kolegja Papnore, Gjimnazi “Illyricum”(1921), Shkolla normale e Motrave Stigmatine (1922), Shkolla Normale (1917), Gjimnazi i shtetit (1922), etj.

Po japim në mënyrë të përmbledhur pjesën e trajtuar në këtë monografi:

Më se 100 vite nga hapja e Shkollës Normale

Kjo shkollë u hap 8 vjet më vonë se shkolla Normale e Elbasanit, që hodhi themelet  e përgatitjes në vend të mësuesve për arsimin tonë kombëtar. Nuk është e rastit që  drejtori i parë i Normales së Elbasanit, Luigj Gurakuqi, të jetë edhe organizatori dhe themeluesi i Normales së Shkodrës.

Luigj Gurakuqi i porosit drejtoritë e shkollave normale, që të punonin seriozisht me nxënësit, duke vënë në dukje: “Mësuesit e shkollave fillore, përveç njohurive të plota duhet të kenë si në gjuhë e çdo degë tjetër të diturisë, duhet të njohin edhe mjeshtërinë mësimit në teori dhe praktikim…” [1]

Siç dihet gjatë Luftës së Parë Botërore, Shqipëria u kthye në një shesh lufte. Në vitin 1916, në territorin e Shqipërisë ndodheshin ushtritë e 5 shteteve të ndryshme. Me gjithë kushtet e vështira të luftës, ku vendi ynë pësoi dëme shumë të mëdha ekonomike dhe ishte i ndarë në tri zona pushtimi, forcat përparimtare, atdhetarët dhe mësuesit popullorë, u përpoqën të shfrytëzonin ato mundësi të krijuara, në dobi të zhvillimit të kulturës dhe të arsimit tonë kombëtar.

Në zonën e pushtimit austro-hungarez, në gusht të vitit 1916, u krijua Drejtoria e  Përgjithshme e Arsimit, që kryente detyrat e organit më të lartë arsimor në tri drejtori:

  1. Drejtoria e arsimit me qendër në Shkodër ku hynte: Malësia e Madhe, Dukagjini, Puka, Mirdita, Lezha, Bregu i Matit, Kruja, Dibra e Vogël, Luma, Krasniqja, Gashi.
  2. Drejtoria e arsimit ne qendër në Tiranë, ku përfshiheshin Durrësi, Shijaku, Kavaja, Peqini, Elbasani, Gramshi, Librazhdi, deri në vijën e frontit nga ana Lindore e Juglindore.
  3. Drejtoria e arsimit me qendër Beratin, ku bënin pjesë Lushnja, Fieri, Skrapari, Mallakastra.[2]

Drejtori i përgjithshëm i arsimit u emërua Luigj Gurakuqi për Shkodrën, në fillim qe Gjergj Pekmezi, i cili dha dorëheqjen sepse u zgjodh kryetar i “Komisisë Letrare”, në vend të tij i emërua u emërua Mati Logoreci; për Tiranën, Sotir Peci; ndërsa për Beratin, Sali Gjuka.

  1. Gjendja e arsimit në Shkodër dhe më gjerë:

“Në vitin 1916-17 funksionin 231 shkolla fillore me 294 mësues, kurse në vitin 1917-18 funksionin 200 nga të cilat 35 në qytete dhe 165 në fshatra.”[3]

Në Shkodër u hapën shkolla në lagjet Perash, Parrucë, Rus i vogël, Dudas, Ajasëm, Shkolla e vajzave në Rrugë të Gjanë, u hap shkolla qytetëse. Në fshat u hapën shkolla në Vrakë, Zagorë, Blinisht, Nikaj- Mërturë, Pukë, Dukajin etj. Dhe në përfundim të shkrimit “Shkollat në Shqipëri”[4],  lexojmë: “Me çilë këto shkolla për nji vjetë në një vend të varfën si Shqypënia, pa dyshim asht nji punë e madhe fort”.

Për këtë Sali Nivica shkruante: “Prap se prap një pllavë vend si ndodhemi na nuk kishte  mundësi me ngreh kaq institute qi nuk mban mend historia ndër ne!”[5]

Ky numër shkollash në këtë zonë nuk u arrit asnjëherë më vonë deri në çlirimin e vendit. Por me gjithë këtë rritje të menjëhershme të mësimit të shkollave para drejtorisë së përgjithshme të arsimit del detyra e mprehtë e përgatitjes dhe kualifikimit të mësuesve. Për këtë Luigj Gurakuqi udhëzon që “…që përveç të diplomuarve, ata që kishin një arsim të mjaftueshëm e qi mbas nji provimi të bamë jeshin shpresë se mund rritshin praktikën e nevojshme për detyrën e tyne,…të pranoheshin mësues të përkoshëm, me kusht qi të ndjekshin rendet e shpejta qi do të hapeshin në pushimet e verës.”[6]

  1. Fillimet e shkollës:

Me vendimin nr. 683/III, datë 23. 03. 1917, u vendos që të hapën dy shkolla normale, njëra në Shkodër dhe tjetra në Elbasan me drejtorë mësuesit e shquar të kësaj kohe Gaspër  Beltoja[7] dhe Aleksander Xhuvani. Në këtë shkollë kanë “…me u përgatitë djem për zyra mësuesish ndër shkolla popullore t’Shqipënies… në këto shkolla të sigurohet mirë mësimi i gjuhës shqipe, pse pa gjuhë shqiptari s’del shqiptar.”[8]

Pranë këtyre shkollave u hapën edhe kurse pedagogjike, siç e përmendem më lart, me mësues provizorë në Shkodër, Tiranë, Elbasan Krujë e Berat që siç thekson Luigj Gurakuqi “… fitimi që u nxuar prej sish qe mjaft i pëlqyeshëm…”[9]

Pra, siç shihet atdhetarët shqiptarë, drejtues të arsimit e përqendruan punën në disa drejtime për përgatitjen e kuadrit mësues si në:

  1. Hapjen e rendeve të shpejta të shkollave normale dhe shkollave normale të plotë;
  2. Kurset e kualifikimit për mësuesit e përhershëm dhe ata provizorë;
  3. Dërgimin e nxënësve shqiptarë në shkolla jashtë shtetit.

Kështu, më 1917, u dërguan në Austri 60 shqiptarë (nga të cilët 33 vazhduan mësimet në shkollat pedagogjike, 10 në gjimnaz dhe 20 për tregti e zanate), të cilët mbaheshin nga fondet shtetërore.[10]

Po kështu u dërguan edhe 13 vajza për të vazhduar shkollën pedagogjike në Austri.[11] Të gjitha këto masa Luigj Gurakuqi do t’i përshëndeste kështu: “Nisja e mbarë e punës në këtë kohë të shkurtër jap shpresë të plotë se arsimi e dituria do të bëjnë një përparim të shpejtë të kombit tonë.”[12]

Ndërsa për muajin mars të gjithë studiuesit janë në një mendje, për datën e fillimit të punës së shkollës normale ato ndryshojnë. Flitet për 23 dhe 27 mars. [13]

Këtë vit shkolla shërben si rend i shpejtë i Normales për përgatitjen e mësuesve në formën e një kursi pedagogjik, që vazhdoi deri më 13.09.1917.

Këtë rend e ndoqën 7 nxënës, në mes të cilëve Gani Dizdari, Shaqir Xhyheri etj.

Në muajt korrik-gusht 1917, shkolla shërbeu si kurs pedagogjik për aftësimin  e mësuesve të fshatrave të Shkodrës dhe të Krujës (ashtu siç theksuam më lart). Morën pjesë 40 mësues.

Më 15 shtator 1917 u hap klasa gatimore e normales. Çdo nxënës duhej të kishte kryer shkollën fillore të plotë me pesë klasë, pastaj shkollën qytetëse me tri klasë dhe mbi bazën dëftesës pranohej në klasën gatimore të normales.

Klasën gatimore (të hapur më 15. 09. 1917 e deri më 15. 06. 1918) e ndoqën 6 nxënës (tre nga të cilën u larguan brenda vitit). Kaluan në fund të vitit 17 nxënës dhe mbeten 6. [14]

Në një dëftesë të kësaj shkolle, konsultuar në AQSH, Tiranë, lexojmë këto vlerësime: sjellje, cënë, besim, këndim, shkrim, gramatikë, hartim, gjuhë gjermanishte, aritmetikë e gjeometri, histori natyre, dituri natyre, gjeografi, histori, kaligrafi, vizatim, këngë, gjimnastikë, trajtë e përjashtme.[15]

Në bazë të “Programës për rendin përgatimor të një shkolle normale…”, dërguar shkollës nga drejtoria e arsimit Shkodër, kuptohet qartë që organizimi i shkollës normale dhe qëllimi i rendit përgatitor, ishin nën varësinë e kësaj drejtorie.[16]

Në pikën A, ku shtrohen rregullat e përgjithshme, theksohet: “Në Shqipni nuk kemi pasur gjer më sot shkolla qytetëse të rregullueme mirë, për të hedhur themelet e një shkolle normale duhet të nisemi një rend përgatitor… rendi përgatitor i shkollës normale ka sidomos për qëllim t’u nxënësve lavrim ma të gjanë në gjuhën dhe në njiheshim.”[17]

Në qarkoren-lajmërim për shkollën normale theksohet se “…ata kanë për t’u arganizua gjithë n’atë mënyrë si pat qenë shkolla e Elbasanit ndë 1909 ndënë qëverimit otoman” dhe porosit “qi nxansvet e vobegtë sidomos atyre që janë të përjashtëm t’u jepet ndihmë nga mjetet e vendit (p.sh. 50-60 korona).”[18]

Shkolla u mbajt me fondet e shtetit dhe me ndihmën e popullit.

Gjatë periudhës 1917-1920 mësuesit  e forcat e tjera arsimore bënë përpjekje për të përvijuar e përcaktuar përmbajtjen e mësimit në shkollën normale, hartuan programe, grumbulluan lëndë në shumicën e rasteve ua dhënë me shënime, përgatiten tekste mësimore etj.

  1. Plani mësimor i shkollës Normale:

Sipas programit klasa gatimore kishte këtë plan mësimor:

                                      Lëndët:   

  1. Besim                                                   2 orë në javë
  2. Gjuhë mësimi (Këndim, Ushtrime përmendësh ligjërimi, Gramatikë, Ortografi, Punë me shkrim)   7  orë në javë
  3. Gjuhë e dytë (Gjermanisht)            5          “
  4. Dheshkronjë e histori                      2          “
  5. Njehsim                                              3          “
  6. Mësim trajtash gjeometrike dhe vizatim me dorë të lirë 3 “
  7. Histori e dituri natyre                     3          “
  8. Bukurshkrim                                     1          “
  9. Violinë                                                2          “
  10. Kangë                                                  1          “
  11. Gjimnastikë                                       2          “                        Shuma: 31 orë gjithsej

Duke i hedhur një sy programit të mësipërm, sipas origjinalit të konsultuar në Muzeun e Shtetit Shkodër, mund të nxjerrim këto përfundime:

Programi i hartuar nga L. Gurakuqi, M. Logoreci e G. Beltoja e mësuesit e tjerë, synonte përgatitjen fillestare, të domosdoshme të nxënësve për të vazhduar normalen. Ky rend përgatitor, siç theksohet edhe në fillim të programit (Pika A) bëhej i domosdoshëm për faktin se në “…Shqipëri nuk ka pasur qytetëse të plota e të rregullta, për të hedhë themelin e kësaj shkolle duhet të nisim sivjet me një rend përgatitor.” [19]

  • Programi synonte edhe në zgjedhjen e nxënësve. “Ata që nuk tregoheshin të zellshëm dhe të aftë brena tre muajve…largohen”. [20] Kriter tepër i goditur që fatkeqësisht është harruar pas Luftës, duke ulur cilësinë e përgatitjes së mësuesve.

Raporti i grup-lëndëve i shprehur në përqindje ishte:

Lëndët                                Sasia e orëve               Vendi që zinte në përqindje %

Besim                                              2                                              6

Shoqërore                                       14                                            42

Mat-natyrore                                   7                                              26

Speciale (estetika)                          7                                              26

Vendin kryesor në planin mësimor e zinte gjuha shqipe me 7 orë në javë e cila kishte ndarjet themelore: këndim, gramatikë, drejtshkrim, zhvillim i ligjëratës e punët me shkrim.

  1. Përfundime:

Dhamë disa cilësi të shkollës Normale të Shkodrës, me rastin e 100-vjetorit të saj, që pati një jetë të gjatë në historinë e shkollës shqiptare, për të cilën është shkruar.[21]

[1] Vehbi Hoti, “Luigj Gurakuqi për shkollën shqipe dhe arsimin kombëtar”, “Camaj-Pipa”, Shkodër, 2002:216.

[2] Kolë Koci, “Arsimi gjatë luftës së parë botërore në zonën e pushtimit austrohungarez”, “Arsimi popullor”, 1965, nr. 4, fq. 87.

[3] Ilir Kanini, “Arsimi në Shqipëri në vitet e Luftës së Parë Botërore (Zona e pushtimit Austro-humngarez 1916-18)”, Tiranë, 2001:57-72.

[4] “Posta e Shqipnies”, V. I, Nr. 4. 16 dhjetor 1916, fq. 4.

[5] Sali Nivitxa: “Shkollat shqiptare në kohë të Austris”, “Populli”, Viti I, Nr. 24, Shkodër 28. 06. 1919, fq. 3.

[6] L. G. “Përparimi i arsimit në Shqipëri”, “Posta e Shqipënies”, Viti II, Nr. 14, Shkodër, 26. 01. 1918, K/A.

[7] Shefik Osmani: “Dy linja paralele në botimet e didaktit G. Beltoja”, “Revista pedagogjike”, 1977/2, fq. 122.

[8] Cituar sipas Islam Dizdarit: Historiku i shkollës pedagogjike “Sh. Juka” (dorëshkrim), Pjesa II. Fq. 16.

[9] Luigj Gurakuqi, art. i cituar, fq. 1.

[10] “Posta e Shqipënies”, Viti I, Nr. 87, 06. 10. 1917, fq. 2.

[11] Po aty, Nr. 99 dt. 17. 10. 1917, fq. 2.

[12] Luigj Gurakuqi, art. i cituar, fq. 1.

[13] Islam Dizdari në shkrimin cituar shënon dt. 23, kurse Halim Shpuza jep datën 27 mars 1917.

[14] Halim Shpuza, “Shkolla Normale e Shkodrës” në gazetën “Mësuesi”, Viti i 12-të, nr. 22, 22 mars 1972:8.

[15] AQSH, Fondi 668, Dosja 3, Fleta 2, viti 1920.

[16] “Programa për rendin përgatitor të një shkolle normale”, MPSH, FPA, Dosja 1-2, Fleta 1669/1. Shkresa përcjellëse firmosur nga M. Logoreci.

[17] MPSH, FTP, D. 2, Nr. 1096.

[18] Po aty, fq. 2.

[19] MPSH, FPA, D. 1, Fleta 1996/1.

[20] Po aty.

[21] Shkolla e mesme pedagogjike “Shejnaze Juka” (1952-1992) në “Fjalor enciklopedik i hapësirës shkodrane” të autores Dr. Zenepe Dibra, EBP “Gjergj Fishta”, Lezhë, 2016, fq. 590, shkruar nga Njazi Kazazi.


  • tweet
Për fe dhe atdhe: argumentet e klerit mysliman në debatin mbi modernizimin e Shqipërisë në vitet 20-30 KMSH boton tesfsirin e Fatihasë nga tre dijetarë shqiptarë

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
    Për çfarë shërbejnë universitetet?

    Oct 09, 2025 0

  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
    Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i...

    Oct 06, 2025 0

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT...

    Sep 10, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
    Periodiku Islam në Shqipëri gjatë...

    Nov 19, 2024 0

  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
    MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË...

    Sep 13, 2024 0

  • KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.) (Nga Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu – Zoti i mëshiroftë)
    KRENARISË SË NJERËZIMIT –...

    Sep 11, 2024 0

  • Në fillim ishte vetëdija
    Në fillim ishte vetëdija

    Jul 02, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare...

Sep 04, 2025 0

Dr. Feim Hoxha ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën...
ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES...

Sep 04, 2025 0

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam...

May 21, 2025 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (40)

Te Fundit

  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
    Për çfarë shërbejnë universitetet?

    Oct 09, 2025 0

  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
    Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet...

    Oct 06, 2025 0

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së...

    Sep 04, 2025 0

  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
    ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT –...

    Sep 04, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al