Perditësimi i fundit May 2nd, 2022 12:17 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Mirë se vjen “Zani i Naltë”

Nov 10, 2012 Zani I Nalte Editoriale 0


Revista “Zani i Naltë” ishte revista e parë zyrtare e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, themeluar në vitin 1923 menjëherë pas ngritjes së institucionit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, pas Kongresit të parë Mysliman Shqiptar. Botimi i saj ka zgjatur nga viti 1923, deri më 1939, kur Shqipëria hyri në një fazë tjetër historike, atë të Luftës së Dytë Botërore. Në ketë revistë, gjatë gjithë periodikut të saj vërehen tonet patriotike dhe atdhetare të shkruesve, të cilët lanë gjurmë të pashlyera me anë të shënimeve dhe shkrimeve të tyre.

Numri i parë i kësaj reviste ka dalë ne muajin tetor te vitit 1923 dhe drejtori i parë i revistës ka qenë Ismail Maçi. Drejtorë të tjerë pasardhës kanë qenë Shyqyri Myftiu, Isa Domni, Haki Sharofi, personalitete këto të shquara të kohës, të cilët me përgatitje të lartë të kulturës dhe shkencave islame, por edhe të shkencave të tjera sociale, i dhanë një dimension shumë të gjerë revistës “Zani i naltë”, e cila ashtu siç kishte dhe emrin, bëri një jehonë të madhe në të gjitha shtresat intelektuale të kohës, dhe jo vetëm. Gjate 16 viteve të jetës se saj, ajo botoi një sërë artikujsh, që dëshmojnë një pasuri të tërë kulturore, nëpërmjet së cilës pasqyrohet dhe niveli i mendimit teologjik shqiptar, gjatë periudhës së postpavarësisë. Paralelisht me trajtimet e temave fetare, në këtë reviste filluan të botohen edhe tema të fushave me karakter laik, por gjithnjë brenda kuadrit të botëkuptimit islam. Për shkak të kohës relativisht të gjatë të daljes së kësaj reviste, mund të thuhet se ajo pati një rëndësi shumë të madhe për edukimin fetar islam të popullatës shqiptare, por ajo zgjoi edhe ndjenjat e patriotizmit dhe të ngritjes kulturore e arsimore të popullit shqiptar. Ajo çfarë të bën përshtypje, është se që në numrin e parë të saj, në kopertinë shkruhej: “Zani i Naltë”, revistë fetare, merret edhe me filosofi, moral, literaturë kombëtare, sociologji, gjë që tregon për nivelin e lartë të përmbajtjes së saj në shumë fusha studimi.

Në revistën “Zani i Naltë” bashkëpunuan personalitete të shquara si H. Vehbi Dibra, Hafiz Ismet Dibra, Hafiz Ali Korça, Jonuz Bulej, Haki Sharofi, Verit Vokopola, e të tjerë, duke përfshirë këtu edhe emra të njohur të letërsisë shqiptare si Mit’hat Frashëri, apo Lumo Skëndo. Më pas kanë dalë në shtyp revista “Kultura Islame” dhe “Njeriu”, organe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Këto botime me standarde shumë të larta, kanë qenë një pasqyrë e vërtetë e vlerave të inteligjencës myslimane të asaj kohe krizash mendimesh e ideologjish.

zani i nalte KopertinaKomuniteti Mysliman i Shqipërisë, me rithemelimin dhe vazhdimin e botimit të revistës “Zani i Naltë”, që nga tetori i vitit 2012, si një revistë shkencore, tregon edhe një herë se është në ndjekje të gjurmëve të personaliteteve të shquara islame shqiptare. Revista “Zani i Naltë” do të përmbajë artikuj të mirëfilltë shkencore me trajtime akademike në fushat e shkencave të ndryshme islame, por edhe në fushat e tjera sociale, duke u bërë kështu një trashëguese e denjë e emrit të vet, ashtu siç ishte që në themelimin e vet, në vitin 1923.

Revista “ZANI I NALTË”, do të jetë tribuna, ku do të shpalosen njohuritë e personaliteteve akademike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, viset e tjera shqiptare, si dhe nga bota, në fushën e teologjisë islame, si në legjislacionin islam, fikh, tefsir, hadith, si dhe në shkencat shoqërore, si sociologji, filozofi, psikologji, histori, etj..

Krahas këtyre, në çdo numër revista do të botojë nga një personalitet shqiptar të kulturës islame, i cili ka lënë gjurmë në historinë e vendit tonë për kontributet e vyera në shumë fusha të jetës, në shërbim të Islamit dhe Atdheut, si dhe gjithashtu do të sjellë para lexuesit shqiptar ribotimin e një artikulli të zgjedhur nga numrat e vjetër të revistës “Zani i Naltë”.

Kryeredaktori dhe drejtori i kësaj reviste është Dr. Genti Kruja, njëkohësisht Drejtor i Kulturës në KMSH. Në bordin editorial të revistës bëjnë pjesë Prof. Dr. Ferdinand Gjana-rektor i Universitetit Bedër, Prof. Dr. Ajhan Tekinesh, dekan i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. Dr. Qazim Qazimi, Prishtinë, Ali Zaimi-nënkryetar i KMSH-së, Dr. Brikena Smajli, Dr. Fahredin Ebibi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Islame të Maqedonisë, Prof. Dr. Hajri Shehu, Prof. Dr. Njazi Kazazi, Prof. Dr. Rahim Ombashi, etj.

Me dëshirën e suksesit nga Zoti i Madhëruar, shpresojmë që kjo revistë të përmbushë misionin e saj.

Share

  • tweet
Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore

Zani I Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
    Aspektet sociologjike në Kur’an...

    May 02, 2022 0

  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
    Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

    Apr 27, 2022 0

  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
    Recensë e librit “Hoxhë Kadri...

    Apr 24, 2022 0

  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
    Politika e PPSH-së kundër besimeve...

    Apr 18, 2022 0

Me shumë në këtë kategori
  • Zemër e Harruar – Xhamia e Sulejman Pashë Bargjinit
    Zemër e Harruar – Xhamia e Sulejman...

    Apr 06, 2022 0

  • Hafiz Esat Myftia (1911-1975)
    Hafiz Esat Myftia (1911-1975)

    Dec 29, 2021 0

  • Traktati i Shën Stefanit dhe pasojat e tij për shqiptarët
    Traktati i Shën Stefanit dhe pasojat e...

    Nov 27, 2021 0

  • Përsiatje mbi studimin “Kurora mbi krye të përunjur”
    Përsiatje mbi studimin “Kurora mbi...

    Nov 08, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

May 02, 2022 0

nga Msc. Ada Qama, Medreseja e Tiranës “H. Mahmud Dashi”   Abstrakt Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj...
Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Apr 27, 2022 0

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina...

Apr 24, 2022 0

Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967

Politika e PPSH-së kundër besimeve...

Apr 18, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Dec 16, 2021 0

Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, Universiteti Bedër Msc. Mehmet Disha, Drejtoria e Kulturës, KMSH   Abstrakt Familja është bërthama e shoqërisë. Edukimi dhe...
Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit...

May 16, 2019 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (33)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al