Perditësimi i fundit May 2nd, 2022 12:17 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

nga Besnik Mustafaj

Jul 08, 2013 Zani i Nalte Aktivitete 0


IMG_5362

I nderuar Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Selim Muça, i nderuar Myfti i Kosovës, i nderuar At Andoni, i nderuar Dr. Genti Kruja, drejtor si revistës “Zani i Naltë”, të nderuar miq, studentë, pedagogë, dashamirës.

Unë vlerësoj se një moment si ky, është një moment veçanërisht i rëndësishëm dhe i bukur, sepse jemi mbledhur për të promovuar një revistë, e cila nuk lind sot, por rilind sot dhe në këtë kuptim është një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë, sepse shpreh disa aspekte të rëndësishme për ne, për mendimin shqiptar, për mendimin islam në mënyrë të posaçme, por edhe për gjithë shoqërinë shqiptare. Pra, kjo është një ngjarje e gëzueshme në radhë të parë për të gjithë myslimanët shqiptarë, sepse do të kenë përsëri në dorë një revistë, e cila ka lindur në fillimet e shtetit shqiptar dhe do të vazhdojë në periudhën e modernizimit të shtetit shqiptar. Është një moment i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët, mendoj unë, sepse do të gjejnë në këtë revistë, kudo që janë shqiptarët, një tribunë të rëndësishme shkencore dhe kulturore, informative dhe analitike, por është një moment i gëzueshëm edhe për botën intelektuale shqiptare në përgjithësi. Çfarë tregon rilindja e kësaj reviste?

Në radhë të parë tregon se veprat e mira nuk vdesin. Janë përdorur të gjitha mënyrat për “ta vdekur” edhe këtë revistë, si për të vdekur shumë gjëra të çmuara të botës shpirtërore, intelektuale, apo edhe në përgjithësi të botës shqiptare, por nuk kanë arritur, nuk ka arritur politika, nuk ka arritur policia, nuk ka arritur dhuna t’i vdesë, dhe rilindja e kësaj reviste tani, tregon se veprat e mira nuk vdesin dhe këtu kam parasysh veprat e mira të atyre, që e themeluan këtë revistë, të atyre që shkruan gjatë 16 viteve në këtë revistë dhe që ne sot i trashëgojmë për të vazhduar në njëfarë mënyre punën e tyre.

Dalja e kësaj reviste tregon se demokracia dhe liria, të rikthyera para 22 vitesh në Shqipëri janë pjekur. Kjo revistë nuk mund të lindte në vitet ’90 as në ’91, do të rilindte pra përsëri pasi të piqej vetë liria dhe demokracia dhe kur gjërat do të ishin të pakthyeshme për keq mbrapsht.

Po ashtu rilindja e kësaj reviste tregon se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka forca intelektuale të bollshme dhe të një niveli intelektual shumë të lartë për të mbajtur një revistë periodike shkencore dhe kulturore, se të gjithë ata që e dinë se ç’është një revistë, e kuptojnë sa e vështirë është të nxjerrësh 4 numra në vit të një revistë të tillë me nivelin, që kërkon një revistë e kësaj natyre. Pra është një tregues i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët, fakti se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ka potenciale të tilla intelektuale, të pjekura, të shkolluara mirë, të një mendjeje të hapur dhe të gatshëm të shprehen përpara gjithë shoqërisë, sepse revista është botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, por i drejtohet gjithë shoqërisë shqiptare. Kështu që në këtë kuptim, pra, unë ndjehem i gëzuar.

Kjo revistë, jam i bindur, ashtu si në fillimet e saj, në të njëjtën traditë, me të njëjtën filozofi, do të shërbejë, në radhë të parë, për të rritur besimin e myslimanëve shqiptarë te feja e tyre dhe kjo është shumë e rëndësishme, është një nga sfidat, që ka përpara në radhë të parë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, por që ka përpara në përgjithësi bota. Do të shërbejë kjo revistë, jam i bindur, edhe nisur nga tradita e 16 viteve të para luftës, por edhe nga 2 numrat e parë që tashmë ne i kemi në dorë, kjo revistë pra do të shërbejë për të treguar fytyrën e vërtetë të Islamit “shqiptar”, si një Islam modern, si një Islam integrues përkundër të gjitha përpjekjeve të islamofobisë, të cilat përpiqen ta dezinformojnë opinionin publik, përpiqen ta diskreditojnë Islamin në përgjithësi dhe Islamin “shqiptar” në veçanti. Pra unë jam i gëzuar se edhe në këtë aspekt kjo revistë do të luajë një rol shumë të madh, sepse është një dokument skriptamanent thoshte Latini, pra e shkruara mbetet dhe kjo ka një rëndësi shumë të veçantë dhe unë duke e njohur Dr. Krujën, duke njohur disa nga personalitetet, që kanë punuar për numrin e parë dhe të dytë, duke njohur frymën që zotëron në Komunitetin Mysliman Shqiptar, jam i bindur se do të vazhdojë të luajë shumë mirë këtë rol kundër islamofobisë.

Në traditën e vet kjo revistë, nuk e them vetëm si urim, por e them si bindje, jam i bindur se do të ndihmojë në rrënjosjen e dashurisë për atdheun te shqiptarët në përgjithësi, te myslimanët në veçanti dhe kjo nuk është pak, sepse në një kohë si kjo që jetojmë, kohë kozmopolite, në një kohë kur atdheu jo gjithmonë ka vendin, që do të duhej, që të kishte në mendjen dhe në zemrën e njeriut, atëherë duhet të punojmë të gjithë për të rrënjosur këtë dashuri për atdheun dhe kjo revistë është një forcë konkrete, një forcë mendoj unë vitale, për t’i shërbyer këtij qëllimi, të cilin e ka si qëllim, që në themelimin e saj në vitin 1923.

Unë jam i bindur se kjo revistë do të shërbejë, nisur edhe nga tradita e saj, për të vendosur mbi një bazë edhe më të strukturuar, e më intelektuale, dialogun e Islamit me besimet e tjera, në emër të interesave të përbashkëta, që janë kohezioni i shoqërisë shqiptare dhe uniteti kombëtar. Në qoftë se kjo do të bëhej një revistë sektare, atëherë nuk do të kishte vlerë, do të bëhej e dëmshme, por kjo revistë vjen si një revistë pikërisht në këtë qëllim, për t’i shërbyer hapjes së mendimit të Islamit “shqiptar” dhe të Islamit universal sigurisht, sepse Islami “shqiptar” nuk është jashtë Islamit universal edhe ndaj dialogut me të tjerët, si një mënyrë për të siguruar paqen sociale, për të rritur kohezionin e shoqërisë shqiptare dhe unitetin e kombit tonë në përgjithësi.

Unë, në vazhdim të kësaj që po them, besoj se kjo revistë, do të ketë një dimension ekumenik të padiskutueshëm, do të ketë një dimension ekumenik intelektualist të pranueshëm për të gjithë, që do të thotë se, do të thithet aty mendimi i njerëzve më të shquar shqiptarë sigurisht, por edhe të mbarë botës, që nuk janë myslimanë doemos, pra duke qenë një revistë ekumenike, ajo do të justifikojë edhe më mirë definicionin, përcaktimin që ka, që në origjinën e saj si një revistë shkencore dhe kulturore. Pra duke qenë një revistë ekumenike, ashtu siç është jeta e shqiptarit ekumenike, që e pranon tjetrin pa i imponuar besimin e tij, atëherë kjo me idetë dhe analizat e saja humaniste, do mund të përbëjë një kontribut për kulturën shqiptare, por edhe për njerëzimin në përgjithësi.

Unë sigurisht që i shpreh urimet më të sinqerta kësaj reviste, që të bëjë jetë të gjatë, të ruajë nivelin e saj, të përcillet te brezat e ardhshëm, për fat drejtori aktual është i ri, por kjo nuk do të thotë, që edhe të rinjtë të mos mendojnë t’iu përcjellin brezave të ardhshëm një trashëgimi, ashtu siç ne krenohemi me trashëgiminë e atyre që e kanë themeluar para 70 e disa viteve. Po ashtu i shpreh përgëzimet e mia Komunitetit Mysliman, Kryetarit të këtij Komuniteti për përkushtimin, sepse një revistë kushton dhe gjetja e mundësive financiare për ta mbajtur, për ta rilindur këtë revistë dhe për ta mbajtur, që të ecë përpara është një kontribut që Komuniteti Mysliman si strukturë, si organizatë jep për gjithë shoqërinë shqiptare dhe unë i shpreh përgëzimet e mia më të sinqerta.

Unë besoj se Komuniteti Mysliman në Kosovë, Komuniteti Mysliman në Maqedoni, që patëm rastin të dëgjojmë telegramin, gjithashtu do të gjejnë në këtë revistë tribunën e mendimit intelektual, tribunën e mendimit të kualifikuar, të hapur dhe modern për anëtarët e këtyre komuniteteve, por gjithashtu edhe për anëtarët në përgjithësi të shoqërive të tyre, në mënyrë që ashtu si në aktin e vet themelues edhe në aktin e vet rilindës “Zani i Naltë”, të jetë një revistë përmbi ndarjet kufitare, shtetërore, përmbi ndarjet, që nuk kanë ardhur nga dëshirat e vetë shqiptarëve dhe të sigurojë një imazh të përgjithshëm, modern dhe të mirë edhe përpara miqve të Shqipërisë, të ndihmojë për t’i shtuar miqtë shqiptarëve kudo që janë në botë. Ne jemi në një periudhë, që kemi nevojë të kemi sa më shumë miq dhe miqtë bëhen me vepra konkrete.

Ju faleminderit edhe një herë dhe ju uroj gjithë të mirat.*

 ________________________________________________________

* Fjala përshëndetëse në promovimin e revistës “Zani i Naltë”.

Share

  • tweet
nga Dr. Agron Tufa nga Prof. Dr. Ferit Duka

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
    Aspektet sociologjike në Kur’an...

    May 02, 2022 0

  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
    Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

    Apr 27, 2022 0

  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
    Recensë e librit “Hoxhë Kadri...

    Apr 24, 2022 0

  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
    Politika e PPSH-së kundër besimeve...

    Apr 18, 2022 0

Me shumë në këtë kategori
  • Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”
    Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar...

    Apr 01, 2022 0

  • Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare
    Instituti për Lirinë e Besimit dhe...

    Sep 18, 2021 0

  • Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”
    Forum i hapur: “Roli i...

    Jun 18, 2021 0

  • “Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne
    “Karta e Mekës”, si një...

    Jun 16, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

May 02, 2022 0

nga Msc. Ada Qama, Medreseja e Tiranës “H. Mahmud Dashi”   Abstrakt Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj...
Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Apr 27, 2022 0

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina...

Apr 24, 2022 0

Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967

Politika e PPSH-së kundër besimeve...

Apr 18, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Dec 16, 2021 0

Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, Universiteti Bedër Msc. Mehmet Disha, Drejtoria e Kulturës, KMSH   Abstrakt Familja është bërthama e shoqërisë. Edukimi dhe...
Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit...

May 16, 2019 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (33)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al