Perditësimi i fundit August 10th, 2023 9:08 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

H. Hafiz Abaz Golemi (1870-1925)

Nov 02, 2013 Zani i Nalte Personalitete 0


Abaz Golemi

MËSUES I POPULLIT (1993)

Drejtor i parë i shkollës shtetërore të Parrucës

(1913-1925)

 

Personaliteti fetar, atdhetar, kulturor dhe arsimor i H. Hafiz Abaz Golemit është i lidhur ngushtë me traditën e shquar të krijuar në qytetin e Shkodrës nga mendimtarë dhe patriotë të nderuar të shek. XIX.

Arsimi

Abaz Golemi (Xhudi) lindi në Shkodër në vitin 1870. Mësimet e para i mori në shkollën “Ruzhdije”[1] e pastaj në Medresenë e Pazarit, e cila ka qenë një shkollë e vjetër fetare, kulturore dhe atdhetare. Biblioteka e saj e pasur me vepra fetare, letrare dhe shkencore, si dhe mësuesit e ditur përçonin te nxënësit edukatën e lartë dhe diturinë e thellë.[2] Në mjediset e kësaj medreseje zhvillonte mbledhjet Komiteti Drejtues i Degës së Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën. Ky mjedis patriotik brumosi edhe studentin e ri. Ai ishte gjithnjë i drejtë dhe shumë kërkues, i dashur dhe i rreptë, si dhe shembullor në sjellje e në marrëdhënie me njerëzit.

Studimet i plotësoi në Stamboll, ku kreu Medresenë e Përgjithshme, mori titullin “Myderriz” e më pas kreu Medresenë e Lartë Pedagogjike dhe 4 vjet Universitetin Pedagogjik. Pas përfundimit të studimeve iu përkushtua detyrave fetare dhe arsimore në qytetin e lindjes. Që në vitin 1895 emërohet mësues i persishtes dhe i besimit në shkollën qytetëse, më vonë në gjimnazin dhe normalen e Shkodrës, detyrë që e vazhdoi deri në vitin 1912.

Përveç persishtes, zotëronte arabishten, osmanishten, frëngjishten, italishten dhe serbo-kroatishten. Kultura e gjerë ia rriti vlerën te kolegët dhe ia zbukuroi karakterin.

Veprimtaria

Në vitin 1913 Hafiz Abaz Golemi do të gjendej mes vullnetarëve shkodranë të udhëhequr nga Valiu i fundit osman në Shqipëri, komandanti trim Hasan Riza Pasha, në mbrojtje të qytetit nga sulmi dhe rrethimi serbo-malazez.

Në vitin 1913 Komisioni Arsimor i Bashkisë, i kryesuar nga Xhemal Naipi, kadi i Shkodrës në atë kohë, hapi tri shkolla shtetërore: Shkolla Popullore me drejtor Gaspër Mikeli, e Rusit me drejtor Molla Medo Sukniqi dhe e Parrucës me drejtor H. Hafiz Abaz Golemi. Shkolla e Parrucës mbahej me fondet shtetërore që paguante pushteti lokal dhe i administronte Komisioni Arsimor i ngritur pranë bashkisë dhe i cili është drejtuar nga personalitete të shquara islame, si Xhemal Naipi, Hysejn ef. Vuthi, Hafiz Ibrahim Repishti, Mustafa Kruja etj. Që nga viti 1913 kur u krijua e më vonë, anëtarë të këtij komisioni kanë qenë H. Hafiz Abaz Golemi, At Gjergj Fishta, Gaspër Mikeli, Sheuqet Muka, Rrustem Llopçi etj.

Shkolla e Parrucës filloi punën si shkollë qytetëse me katër klasë të gjimnazit të ulët, në vazhdim të gjimnazit dhe normales osmane të mbyllur në vitin 1912. Ajo fillimisht përdori programe franceze, dokumentacion në osmanisht dhe mësimin në gjuhën shqipe.

H. Hafiz Abaz Golemi ka qenë gjithnjë drejtor i kësaj shkolle, në të gjitha rastet, kur ishte gjimnaz i ulët (1913-1916), shkollë fillore (1916-1918), shkollë qytetëse ose shkollë plotore me 6 klasë. Ai punoi si drejtues në kushte mjaft të vështira ekonomike dhe politike për vendin, i cili dilte nga një luftë dhe hynte në një tjetër. Ai mori pranë vetes djem të zgjedhur të familjeve më të nderuara të qytetit, duke nxitur interesin për mësimin e diturinë. Nga këta nxënës më vonë dolën shumë intelektualë të shquar, si drejtorë shkollash ku mund të përmendet: Shefqet Muka, Hamdi Bushati, Ismail Anamali, Halim Shpuza, Rexhep Kruja, Mehmet Gjyli, Hasan Tahsini, Jonuz Buliqi, etj.

Hafiz Abazi nxiti hapjen e shkollave fillore për vajza, duke nxitur për mësuese Hajrije Krajën dhe dy motrat e saj. Në Kongresin Arsimor të vitit 1924, nga 7 delegatë të Shkodrës, 4 ishin nga mësuesit e shkollës së Parrucës, të cilët do të hartonin tekstet mësimore për shkollat fillore të vendit tonë. Studiuesit Dok. Hon. Causa Faik Luli, Prof. Islam Dizdari dhe Nexhmi Bushati dëshmojnë për qindra dokumente, shkresa dhe raporte vjetore, të cilat flasin për punën e madhe të Hafiz Golemit për ngritjen dhe mbajtjen në këmbë të shkollës së Parrucës.

Ai komunikonte vazhdimisht me nxënësit dhe me prindërit për çdo problem të tyre, si dhe me shkresa me Inspektorin e Arsimit, me Bashkinë, Prefekturën dhe deri me Ministrinë e Arsimit. Hafiz Abaz Golemi merrte vlerësime nga të gjitha raportet që bëheshin nga Prefektura e Shkodrës për Arsimin dhe dërgoheshin në Ministrinë e Arsimit.[3]

H. Hafiz Abaz Golemi ndërroi jetë më 16 nëntor 1925 pas 30 vjet pune të pareshtur në arsim dhe 12 vjetëve të fundit si drejtor i shkollës së Parrucës. Lajmin e vdekjes së tij do ta njoftonte në autoritetet lokale dhe në Ministrinë e Arsimit edhe Gaspër Mikeli, inspektor i arsimit, i cili urdhëronte të merrnin pjesë mësuesit e shkollave të qytetit, si dhe nxënësit e tyre. Në ceremoninë mortore nuk munguan as mësuesit e shkollës françeskane.

Varrimi u bë ashtu siç e meritonte ai hoxhë dhe mësues i ditur, predikues i zellshëm i besimit islam dhe i virtyteve më të mira morale, atdhetar i shquar, themelues i shkollës së Parrucës, njërës nga shkollat më të vjetra shtetërore në Shqipëri, që nën drejtimin e tij u bë një nga shkollat jo vetëm më të mira të Prefekturës së Shkodrës, por edhe të gjithë Shqipërisë.[4]

Për të gjitha këto, më 19 qershor 1993, me rastin e 80 vjetorit të shkollës së Parrucës, sot shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër, Presidenti i Republikës i asaj kohe Prof. Dr. Sali Berisha i akordoi Haxhi Hafiz Abaz Golemit, drejtorit të parë të kësaj shkolle për 12 vjet, titullin e lartë “MËSUES I POPULLIT’ me këtë motivacion:

“Mësues dhe drejtor i shquar që punoi me pasion tërë jetën për edukimin dhe formimin moral e qytetar të nxënësve, për ngritjen e përparimin shoqëror, shembull devotshmërie e përkushtimi ndaj idealeve njerëzore për mirëkuptim, bashkëpunim e drejtësi shoqërore, që themeloi e drejtoi plot autoritet shkollën e Parrucës në agimet e arsimit tonë shtetëror.”



[1]. Shkollë qytetëse tri klasësh, ekuivalente me semimature. Turq. rüştiye, arab. rushdijja, “të shkuar në rrugë të drejtë, pjekuri”, Dizdari, Tahir, Fjalor i Orientalizmave në Gjuhën Shqipe, AIITC, 2005: 847.

[2]. Luli, Faik; Dizdari, Islam; Bushati, Nexhmi, “Në kujtim të brezave”, Rozafat, 1997: 205.

 

[3]. Arkivi Qendror Shtetëror, viti 1917, 1918, 1921, 1925, dosja 4, 10, f. 295, fleta 52, 53, 59.

 

[4]. Po aty, fq. 216.

 


  • tweet
Përvjetori i botimit të revistës “Zani i Naltë” Përse studjuesit e dituris e formojnë shumicen e atyne qi dyshojnë dhe hezitojnë në çashtje fetare? (1936)

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Pse duhet te jemi fetar
    Pse duhet te jemi fetar

    Aug 10, 2023 0

  • Pse duhet te jemi fetar – II
    Pse duhet te jemi fetar – II

    Aug 10, 2023 0

  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
    HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT

    Jun 14, 2023 0

  • 100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
    100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT...

    Mar 13, 2023 0

Me shumë në këtë kategori
  • Hafiz Sabit ef. Zajmi (1893 – 1975)
    Hafiz Sabit ef. Zajmi (1893 –...

    Jul 14, 2021 0

  • Haxhi Hafiz Sabri Koçi (1921-2004)
    Haxhi Hafiz Sabri Koçi (1921-2004)

    Dec 01, 2020 0

  • Hoxhë Hasan Tahsini në kolanën “Zani i Naltë”
    Hoxhë Hasan Tahsini në kolanën...

    Feb 10, 2020 0

  • Kontributi i Ismail Efendi Ndroqit për Pavarësinë e Shqipërisë dhe Bashkinë e Tiranës
    Kontributi i Ismail Efendi...

    Jan 30, 2020 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

Mar 13, 2023 0

Nga  Dorian Demetja Shpallja e pavarësisë i gjeti udhëheqësit e dijetarët myslimanë shqiptarë në krye të momenteve historike të vendit tonë dhe ishin pikërisht këta...
BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Jan 30, 2023 0

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Nov 30, 2022 0

Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë

Reflektime nga të dhënat demografike për...

Sep 22, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë...

Nov 30, 2022 0

nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...
Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në...

Dec 16, 2021 0

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (35)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al