Perditësimi i fundit August 10th, 2023 9:08 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Kohë ndarjesh të mëdha, sprovash të mëdha..!

Nov 02, 2013 Zani i Nalte Personalitete 0


Imam Muhamed Sytari

Myfti i Zonës Shkodër

Në një hark kohor njëmujor, bota islame dhe mbarë ymeti, u sprovua me humbjen e dy prej dijetarëve islamë dhe korifejve më të mëdhenj të kohës në Damask të Sirisë, aty ku All-llahu i Madhëruar ka grumbulluar ajkën e dijetarëve dhe edukatorëve të kësaj bote ndër shekuj…(u84u)Vehbi sulejman gavoci

Me 19 shkurt 2013, morëm lajmin e ndërrimit jetë të Hoxhës tonë të dashur, Zotërisë tonë, Shejkh Vehbi Sulejman Gavoçi, në moshën 90 vjeçare. Të dorëzuar para kaderit hyjnor të gjërave në jetë, dhembja dhe mërzia njerëzore që na kaploi, ishin të papërshkrueshme. Na dukej vetja si jetimë, pa babë.., ndonëse Besnikët e Resulull-llahit (a.s), ulematë e ymetit, nuk sosen kurrë, trashëgojnë Dritën e Besimit dhe Besën e Dijes, brez pa brezit.

Ndërkohë, më 21 mars 2013, morëm lajmin tronditës për ndërrimin jetë të dijetarit të madh e të shquar, Prof. Dr. Shejkh Muhammed Said Ramadan El- Buti, në moshën 87 vjeçare.

Dijetari i pashoq, nga thellësia e dijes së të cilit u udhëzuan me qindra e mijëra në mbarë botën, mbeti si një gjurmë e pashuar udhëzimi, në faqet e librave të tij pafund… Dijetari, që debatonte me ateistët, duke i lënë të shastisur. Alimi, që kundërshtonte ekstremizmin injorant në fe dhe dilte përherë triumfues me dritën e argumentit. Komentuesi logjik dhe i urtë i ajeteve kur’anore dhe haditheve profetike, që shpesh trazonte mendjet e ngurta dhe lexuesit e çthurrur të tyre.

Njeriu me zemër të madhe sufiste, që kundërshtoi haptas injorancën, që shpesh përzihet me nijetin e mirë e dijen e trashëguar, në mesin e pasuesve të urdhërave sufiste në botë. Intelektuali i thelluar në akiden e Ehli Sunneti Vel-Xhemaas, më i madhi Prijës i kësaj dije në kohën tonë!

Ndërrimi jetë i Hoxhës së madh, Doktor Butit, (ashtu si njihej natyrshëm në rrethet shkencore e teologjike) na lëndoi pa masë për shumë arsye. Për largimin e tij fizik, për pamundësinë për të dëgjuar në vijimësi zërin e tij të mekur e tingullin e tij të ëmbël, sidomos kur lutej në përgjërim para duarve të All-llahut Mëshirues.Buti-qunfuz.com_

Na lëndoi, se në murin e këtij ymeti u hap një vrimë e madhe, që nuk mund të mbyllet veçse me një pasues të denjë e të aftë të nivelit të tij.

Doktori, nga kjo ditë do të njihet edhe si: Shehidi i Mihrabit, sepse, aty bri mihrabit të xhamisë Iman, me Kur’an në dorë e në rrjedhën e dersit të tij të përjavshëm, ra shehid…

Atentati ndaj Hoxhës, është atentat ndaj Islamit. Atentati ndaj besimtarëve të pafajshëm që shkuan shehidë (inshallah), bashkë me Hoxhën e tyre, është atentat ndaj pafajsisë dhe besimit! Atentati ndaj mufesirit të Kur’anit, me Kur’an në dorë, është në të vërtetë atentat ndaj vetë Kur’anit. Atentati ndaj xhamisë, është një përpjekje e dështuar për të shuar një Dritë, që kurrë nuk mund të shuhet, sepse burimi i saj është vetë Nuri i All-llahut!

Kushdo që fshihet pas kësaj ngjarje makabre, që duhet të trondisë mbarë botën islame, është Hizbushejtan, me të cilin (a me të cilët), na ndan besimi, bindja dhe me të cilët jemi përherë në armiqësi, që në krijim të njeriut të parë…

Por, megjithë dhembjen e madhe dhe tymnajën e thashethemnajës xhahile që rrethon emrin e madh të Shejkh Butit si dijetar, (sidomos nga frymëzues të një fryme mbytëse të ngurtësimit të kuptimeve të Kur’anit dhe Hadithit), fundi i tij është fundi i njerëzve të përzgjedhur… Ai shkoi shehid, –kjo është shpresa e jonë në All-llahun,- në xhami, në një mexhlis dije, me Fjalën e Zotit në gojë, me frymën e udhëzimit në shpirt, me dëshirën e afrimit të njerëzve me dyert e pendimit si kredo…

Dhe, u ktheva në memorie, duke dëgjuar predikimin e tij të fundit nga xhamia e madhe e Damaskut… Ai vazhdonte të ishte po ai; udhëzuesi, udhërrëfyesi, thirrësi i pushtetarëve, drejtuesve dhe ushtrisë së Sirisë, në ditët e saj më të vështira (e rrethuar nga komplotet armiqësore të vjetra dhe pabesitë e reja),  për pendim para duarve të All-llahut. Dhe ai që kërkon pendimin e dikujt, e di mirë se ai e ka kaluar cakun, ka prishur në tokë, ka mbjellur fesad e ka ka kaluar caqe, që nuk duheshin shkelur…

Nga minberi i Beni Ummejes, në Damask, Shejkh Buti qante e lutej, në ditët e fundit të një jete të mbushur me dije, përkushtim, udhëzim, por edhe përfolje (shpesh të nxituara) për arsyetime dhe analiza, që më vonë do t’i mësojmë se a kanë qenë të drejta apo ajo.., por që sido që të jenë, do të mbeten në kuadrin e mendimeve dhe analizave të një dijetari të madh e të pashoq në harkun e një shekulli të vështirë për ymetin islam…

Do të kujtohet përherë si njeriu i thjeshtë e asket në jetë, dijetari i thellë dhe aspak tolerant ndaj injorancës, ngurtësimit, fanatizmit të pabazë, ekstremizmit primitiv, keqpërdorimit të fesë dhe mungesës së edukatës në hak të Zotit, të Dërguarit të Tij, eulijave dhe të dashurve të Tij.

Do të kujtohet si dijetari i thellë me zemër të butë, me zërin e mekur dhe lotin në prag të syrit, që përherë na mësoi si ta duam Zotin dhe si të afrohemi drejt Tij me dashuri, dije, përkushtim dhe dhikër pafund…


  • tweet
Haxhi Vehbi Sulejman Gavoçi (1923-2013) Dijetar nga dijetarët e ymmetit Miniaturë historike e ndërtimit të identitetit mysliman shqiptar

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Pse duhet te jemi fetar
    Pse duhet te jemi fetar

    Aug 10, 2023 0

  • Pse duhet te jemi fetar – II
    Pse duhet te jemi fetar – II

    Aug 10, 2023 0

  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
    HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT

    Jun 14, 2023 0

  • 100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
    100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT...

    Mar 13, 2023 0

Me shumë në këtë kategori
  • Hafiz Sabit ef. Zajmi (1893 – 1975)
    Hafiz Sabit ef. Zajmi (1893 –...

    Jul 14, 2021 0

  • Haxhi Hafiz Sabri Koçi (1921-2004)
    Haxhi Hafiz Sabri Koçi (1921-2004)

    Dec 01, 2020 0

  • Hoxhë Hasan Tahsini në kolanën “Zani i Naltë”
    Hoxhë Hasan Tahsini në kolanën...

    Feb 10, 2020 0

  • Kontributi i Ismail Efendi Ndroqit për Pavarësinë e Shqipërisë dhe Bashkinë e Tiranës
    Kontributi i Ismail Efendi...

    Jan 30, 2020 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

Mar 13, 2023 0

Nga  Dorian Demetja Shpallja e pavarësisë i gjeti udhëheqësit e dijetarët myslimanë shqiptarë në krye të momenteve historike të vendit tonë dhe ishin pikërisht këta...
BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Jan 30, 2023 0

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Nov 30, 2022 0

Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë

Reflektime nga të dhënat demografike për...

Sep 22, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë...

Nov 30, 2022 0

nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...
Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në...

Dec 16, 2021 0

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (35)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al