Perditësimi i fundit August 10th, 2023 9:08 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

KMSH simpozium “Profeti Muhamed (a.s.) dhe Dinjiteti Njerëzor”

Jan 13, 2014 Zani i Nalte Aktivitete 0


 

Me rastin e përkujtimit të ditës së lindjes të Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të), Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, organizoi me 13 janar 2014, simpoziumin me temë “Profeti Muhamed a.s. dhe Dinjiteti Njerëzor”.

Si fillim është kënduar një pjesë Kuranore, nga teologu Elton Karaj, imam i xhamisë Et’hem Beu në Tiranë, ndërsa më pas aktiviteti ka vijuar me një material filmik që ka hedhur dritë mbi jetën dhe veprën profetike.

Profeti 2013 (1)Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça, në përshëndetjen e tij, falënderoi pjesëmarrësit për pranimin e ftesës, duke e cilësuar këtë si shenjë respekti e vlerësimi për profetin Muhamed a.s. Në vazhdim z. Muça e vuri theksin në vlerat e larta morale e njerëzore që karakterizojnë Profetin më të madh të njerëzimit, duke u përqendruar në ajetin kuranor: “Me të vërtetë ti (o Muhamed) je në një shkallë të lartë morali”.

“Kush dëshiron ta përsosë moralin e tij, le të marrë shembull prej natyrës dhe sjelljeve të shkëlqyera të Muhamedit (a.s.), i cili, që prej 14 shekujsh e pasuroi njerëzimin me cilësitë më të larta të moralit.”, tha ndër të tjera z. Muça.

Profeti 2013 (2)

Përshëndetje bëri edhe Ministri i Çështjeve Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj. Duke shprehur kënaqësinë e veçantë që merrte pjesë në këtë veprimtari, z. Veliaj theksoi se në literaturën botërore dhe veçanërisht në trashëgiminë e vyer të besimit islam një vend i rëndësishëm i dedikohet jetës dhe veprës së Profetit Muhamed, personaliteti i të cilit, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e njerëzimit dhe atë të besimeve fetare. “Në këtë ditë përkujtimi duhet të reflektojmë për atë se çfarë përfaqësonte figura profetike, pasi modeli i tij i vlen çdo njeriu që është në kërkim të një jete të moralshme e të virtytshme.”
Z. Veliaj u ndal në fjalën e tij tek bashkëjetesa harmonike që karakterizon shqiptarët e të gjitha besimeve, që siç e vlerësoi ai, mbetet një aset i çmuar dhe një vlerë e jashtëzakonshme me të cilën krenohemi para botës. “Jemi krenarë për myslimanët, katolikët, ortodoksët dhe anëtarët e besimeve të tjera, sepse nëpërmjet tyre ne i ofrojmë botës një kartolinë që nuk gjendet në asnjë vend tjetër të rruzullit”, tha z. Veliaj. Ministri Veliaj e shfrytëzoi këtë rast për të falënderuar Kryetarin Muça dhe stafin e tij për punën e shkëlqyer dhe vlerat që ata arrijnë t’i përcjellin shoqërisë shqiptare, në shumë raste duke marrë pjesë dhe ndarë me qytetarët shqiptarë shqetësimet dhe problematikat me të cilat ata përballen.

Pjesëmarrësit i përshëndeti edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, i cili përgëzoi të gjithë myslimanët kudo ku janë duke ndarë me ta urimet më të përzemërta për këtë ngjarje të shënuar.

Simpoziumi ka vijuar me temat e panelistëve. , nënkryetar i Komunitetit Mysliman, foli për temën ““Profeti Muhamed a.s dhe Dinjiteti Njerëzor”, duke shpjeguar në mënyrë të detajuar tezën se si Profeti vetë dhe feja islame që ai përcolli në qendër të çdo gjëje ka vendosur njeriun dhe për më tepër dinjitetin njerëzor. Pas tij e mori fjalën z. Atakan Derelioglu, zv/dekan i Fakultetit të Shkencave Islame në Universitetin Bedër, i cili referoi mbi temën “Profeti Muhamed (a.s) dhe barazia sociale”, ku përmes faktesh e shembujve rikujtoi se Muhamedi a.s. ishte profeti i barazisë dhe i drejtësisë, që për asnjë grimëçast nuk do të lejonte askënd që të mos respektonte të drejtën e tjetrit. “Profeti do ta luftonte fuqishëm diskriminimin social, pasi edhe në vetë ligjet e fesë islame dhe përpara Zotit të gjithë njerëzit janë të barabartë”, u shpreh z. Deriolglu.

Një temë interesante ishte edhe ajo e mbajtur nga Myftiu i Tiranës, Ylli Gurrra. Mes të tjerash, z. Gurra nënvizoi se Profeti Muhamed solli një model të ri njeriu, prandaj mbetet edhe si njeriu më shumë i vlerësuar dhe i ndjekur nga njerëzit. “Profeti Muhamed ishte dhe është shembulli më i përkryer i ideales, ai ishte, është dhe do të mbetet  modeli për të cilën çdo shoqëri ka pasur, ka dhe do të ketë nevojë”, u shpreh z. Gurra.

Për temën “Roli i Profetit (a.s) në konsolidimin e vlerave në shoqëri”, referoi teologu Sabaudin Jashari. Profeti Muhamed erdhi me një mesazh që kishte të bënte me gjithkënd e me çdo gjë dhe që i interesonte gjithkujt dhe çdo gjëje. Duke vlerësuar thellësinë dhe tërheqjen me të cilat ai do t’i mbushte zemrat e shpirtrat e njerëzve, z. Jashari i ftoi të pranishmit të mësojnë prej këtyre vlerave të mëdha profetike duke i bërë pjesë integrale të jetës së tyre.

Ndërsa përgjegjësja e Sektorit të Gruas në KMSH znj. Fatma Karaj foli mbi dinjitetin e gruas në Islam. Mes të tjerash ajo u shpreh: “Një nga temat që vijnë në qendër të vëmendjes publike është dhe qëndrimi që feja Islame ka mbi gruan. Keqinformimet apo keqinterpretimet në këtë fushë imponojnë paragjykime të padrejta mbi fenë Islame, ndërkohë që Islami erdhi për t’i dhënë dinjitetin që meriton gruas.”

Në simpozium morën pjesë Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin z. Ilirjan Celibashi, Kryetari i Komitetit Shtetëror të Kulteve z. Ilir Hoxholli, përfaqësues të komuniteteve fetare, përfaqësues të trupit diplomatik, figura të njohura të jetës politike e publike, përfaqësues të tarikateve, intelektualë e besimtarë të shumtë. Si rrallëherë salla ka qenë e tejmbushur dhe shumë prej pjesëmarrësve janë detyruar ta ndjekin aktivitetin gjatë gjithë kohës në këmbë.

Në përfundim Kancelari i KMSH-së z. Ali Zaimi, i cili moderoi këtë simpozium, theksoi se, përkujtimi dhe njohja me vlerat që Profeti Muhamed mbart në vetvete një rëndësi të madhe, për çdo individ, sepse ai së bashku me Kuranin, që i zbriti nga Krijuesi i Gjithësisë, janë udhërrëfyesit më të pashoq në rrugëtimin tonë jetësor.

Profeti 2013 (3)Profeti 2013 (4)  Profeti 2013 (6) 


  • tweet
Hafëz Ibrahim Dalliu dhe kontributi i tij në fushën e jurisprudencës islame “…me e nda mendjen, o atlet i Krishtit, o hero kombëtar!”

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Pse duhet te jemi fetar
    Pse duhet te jemi fetar

    Aug 10, 2023 0

  • Pse duhet te jemi fetar – II
    Pse duhet te jemi fetar – II

    Aug 10, 2023 0

  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
    HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT

    Jun 14, 2023 0

  • 100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
    100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT...

    Mar 13, 2023 0

Me shumë në këtë kategori
  • Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”
    Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar...

    Apr 01, 2022 0

  • Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare
    Instituti për Lirinë e Besimit dhe...

    Sep 18, 2021 0

  • Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”
    Forum i hapur: “Roli i...

    Jun 18, 2021 0

  • “Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne
    “Karta e Mekës”, si një...

    Jun 16, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

Mar 13, 2023 0

Nga  Dorian Demetja Shpallja e pavarësisë i gjeti udhëheqësit e dijetarët myslimanë shqiptarë në krye të momenteve historike të vendit tonë dhe ishin pikërisht këta...
BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Jan 30, 2023 0

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Nov 30, 2022 0

Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë

Reflektime nga të dhënat demografike për...

Sep 22, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë...

Nov 30, 2022 0

nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...
Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në...

Dec 16, 2021 0

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (35)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al