Perditësimi i fundit August 10th, 2023 9:08 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Gjuha shqipe dhe shtetformimi në veprat e dijetarëve islam

Feb 04, 2014 Zani i Nalte Gjuhë-letërsi 0


Ali Basha-Gjyqi i Nalte i Sheriatit

nga Doc. Dr. Ismet Osmani – Universiteti “Shën Çirili dhe Metodi”, Shkup

Abstrakt

Kontributi i dijetarëve islam për gjuhën shqipe dhe shtetformimin përbëjnë një fushë studimi me interes, që kanë tërhequr vëmendjen dhe janë bërë objekt kërkimesh e hulumtimesh nga shumë studiues gjatë viteve. Një përpjekje e tillë e dijetarëve islam shënon fillimin e një reforme të madhe në ngritjen e kulturës kombëtare dhe përhapjen e kulturës islame në gjuhën amtare. Përveç kësaj, dijetarët islam, në planin politik gjithnjë punojnë në mbarëvajtjen e kombit e të atdheut.

Historia shkruhet sipas logjikës së fakteve dhe mbetet një libër i hapur për të gjitha kohërat. Pikërisht kjo, pra historia, respekti dhe mirënjohja që vendet e qytetëruara ju kanë dhënë ndër shekuj njerëzve të shquar të kombit në kulturë art dhe shkencë, nëpërmjet të cilëve kanë krijuar edhe identitetin e tyre, ka bërë që gjithmonë të mbeten në piedestal.

Kështu, dijetarët islam, apo siç i quajmë ndryshe me fjalorin oriental ulematë janë dëshmuar si krijues dhe ithtarë të denjë të lëvizjes mendore e iluministe dhe veprimtarë të denjë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Veprimtaria e pasur e shumë dijetarëve islam, e gërshetuar me motivin patriotik dhe fetar ka bërë që të vlerësohet lart mundi dhe sakrifica e tyre për një shtet të fuqishëm dhe kompakt. Ide kjo e ngritur dhe e ngulitur në vetëdijen kombëtare e fetare nga rilindësit tanë. Një bashkëveprim i tillë bëhej vetëm nga ata të cilët kishin ndërtuar bindjen se ne shqiptarët mund të qëndrojmë të fortë në tri vertikale[1] – që kishin të përbashkët vetëdijen kombëtare shqiptare.

Dijetarët islam jetuan në një epokë krizash, lëvizjesh e përmbysjesh të mëdha, në një epokë ballafaqimesh të ashpra politike, ekonomike e ideologjike. Të gjitha këto i përjetuan në mënyrën e vet, duke mbetur kurdoherë në pozitat e një krijuesi të denjë, por edhe të një pjesëmarrësi të drejtpërdrejtë në betejat e luftës. Afërsia e tyre me qytetërimin evropian, por edhe me atë të lindjes ju mundësoi atyre të pasurohen intelektualisht dhe të përfitojnë nga këto dy kultura duke u bërë edhe pjesë e tyre.

Veprimet e tilla të sunduesve të huaj bënë që nga gjiri i popullit të dalin mendimtarë, historianë, gjuhëtarë e artistë, veprat e të cilëve do të lënë gjurmë në zhvillimin e ndërtimin e shtetit.

Veprimtaria kombëtare e shkencore e dijetarëve islam

Kufizimi i së drejtës elementare, përdorimit të gjuhës amtare shqipe bëri që të gjithë së bashku myslimanë, katolikë e ortodoksë shqiptarë të ndjehen keq për një privim të tillë, gjë që përforcoi edhe më shumë unitetin e tyre kombëtar shqiptar me moton se atdheu duhet çliruar. Të shkruarit në gjuhën shqipe përfaqësonte një simbol të qëndresës ndaj të gjithë atyre që përbuznin gjuhën shqipe.

Të gjitha lëvizjet kombëtare bartin me vete emra të shquar të kombit, krijues të fjalës së shkruar, të cilët sot e kësaj dite gjenden në piedestal. Kështu mund të themi se sot si krijues janë të njohur Mulla Hysen Dobraci dhe Mulla Sali Pata, të cilët një mbledhës i shquar i folklorit shqiptar Zef Jubani, njërin, Mulla Hysen Dobracin, do ta quajë edhe si “Anakreonti i Shqipërisë”, ndërsa Mulla Sali Patën do ta quajë patriot me vetëdije të qartë kombëtare. Të tillë dijetarë – teologë janë të shumtë, ndër ta është edhe Sheh Jonuzi (1848 – 1909) një hoxhë i shquar, i shkolluar në Stamboll, i cili tërë veprimtarinë e vet do t’ia kushtojë gjuhës dhe shkollës shqipe, për çka do të nxirret edhe para gjyqit në Shkup. Ndërkaq, Dervish Salihu në poezinë e tij “Bismil-lahi nokte e nisa” mbështet kërkesat dhe aspiratat e lidhjes. Baba Meleqi, ku temë kryesore në poezinë e tij është kushtrimi për atdhenë. Ai përmes vargjeve fton popullin të rrëmbejnë armët kundër sunduesve “Rrëmbeni pushkën dhe pallë!” Në këtë periudhë të Lëvizjes Kombëtare, me pikëpamje fetare e kombëtare vepruan edhe Rexhep Voka e Said Najdeni, veprimtarë të shquar të Lëvizjes Kombëtare. Janë këta dy emra që përcaktojnë qartë jo vetëm vetëdijen kombëtare, por edhe atë fetare duke himnizuar se jemi vëllezër të krishterë e myslimanë, ashtu si toskë e gegë, të cilët do të japin një kontribut të çmueshëm në kultivimin e dijes në gjuhën kombëtare shqipe. Kështu, kontributi i çmuar që do të jap Rexhep Voka për shtetin shqiptar, duket qartë edhe në ngritjen e dijes, me ç’rast vë në spikamë nevojën e shkrim-leximit shqip. Ai më 1910 do të hartojë një abetare shqipe me shkronja arabe, por të përshtatur me fonetikën shqipe, të cilën e titulloi “Abbeja skip”. Një vit më vonë, më 1911, R. Voka boton  “Gramatikën elementare shqipe”, si edhe një tekst mësimor fetar “Ilmihali i hollësishëm shqip”, në të cilin shpjegohen rregullat e besimit islam. Ndërkaq, Said Najdeni, i cili i frymëzuar nga Lëvizja Kombëtare Shqiptare dhe takimi me atdhetarë të shquar bëri që më 1888 të hapë shkollën shqipe në Dibër. Veprat kryesore që S. Najdeni botoi me alfabetin latin janë dy. E para është “Fe rrëfenjësja e myslimanëve”, botuar në Sofje më 1900, dhe e dyta “Abetare e gjuhës shqipe ndë të folë gegënisht”, botuar po në Sofje më 1900, në mënyrë anonime. Veprimtaria kombëtare e fetare e dijetarëve islam lë gjurmë të pashlyeshme në të gjitha poret e jetës kombëtare e fetare shqiptare. Për një veprimtari të tillë u shqua edhe Haxhi Vehbi Dibra, delegat i Kuvendit historik të Vlorës të udhëhequr nga Ismail Qemali, një komentator i shquar i Kur’anit në gjuhën shqipe.

Një kontribut të tillë të madh për kombin, shtetin dhe gjuhën e dëshmojnë shumë atdhetarë të shquar, “Çohu prej gjumit more vlla”, “Mos e le udhën, o insan”, “Fjalim shqip a than“, thoshte Vesel Xh. Guta, mejtepi i të cilit gjatë viteve 1941-1945 u bë shkollë kombëtare-fetare, ku në mënyrë ilegale përveç lëndëve fetare, zhvilloheshin edhe lëndë të tjera si: matematika, astronomia, gjeografia dhe historia.

Publicistika

Shoqëritë shqiptare të themeluara nga rilindësit tanë në shumë vende të botës ndihmuan në mbajtjen gjallë të vetëdijes kombëtare shqiptare, kështu shoqëria “Drita” e themeluar nga Mulla Rexhepi kishte në programin e saj gjuhën shqipe, ruajtjen dhe mbledhjen e pasurisë gojore shqiptare. Mulla Rexhepi në derset (mësimet) e tij të zjarrta luftonte haptas shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, strategji kjo e ndërtuar dhe e zbatuar me vite nga sllavët. Po kështu veproi edhe Ferit Vokopola, i cili më 28 Nëntor 1912 firmosi dokumentin e Shpalljes së Pavarësisë si delegat i Vlorës. F. Vokopola njihet edhe si themelues i organizatës fetare “Drita Hyjnore”, që pati si organ të vetin revistën “Njeriu”, e cila doli rregullisht nga korriku 1942 deri në qershor 1944.

Ndërsa ai, i cili do t’i dhurojë lexuesit shqiptar Kur’anin e përkthyer në gjuhën shqipe është edhe veprimtari dhe përkthyesi i njohur Hasan Efendi Nahi. Me një veprimtari të tillë të përkthimit dhe publicistikës shquhet edhe Haki Sarofi, nxënës i Normales së Elbasanit dhe ndër themeluesit e revistës “Zani i Naltë”, të cilën edhe do ta udhëheqë gjatë viteve 1930-1939.

Për iman e vatan

Shumëkush praninë e tri besimeve e shihte si shkas për një konflikt me përmasa të mëdha, gjë që nuk ndodhi asnjëherë, por të gjitha këto përbënin një faktor që luajti rol në zhvillimin kulturor të vendit. Të gjithë këta, pa dallim feje ishin vetëdija më e zgjuar e kombit, të prirë nga qëndrimi kritik ndaj dukurive dhe fenomeneve shoqërore e politike, nuk pajtohen me realitetin e hidhur dhe i kundërvihen atij me tërë forcën e fjalën artistike, duke kërkuar raporte të reja, më të shëndosha, më të pranueshme. Kështu, Petro Nini Luarasi, ndër mësuesit e parë të shqipes do të jepte urdhër që në shtëpinë e tij të mos gatuhet mish derri, se vijnë vëllezërit mysliman. Ai do të shkojë edhe më larg duke e pagëzuar të birin me emrin Skënder. Përveç kësaj, Hafëz Ibrahim Efendiu i emocionuar nga fjalimi i At Gjergj Fishtës, me vrap kishte vajtur drejt tribunës, përzemërsisht e me lot në sy kishte përqafuar at Gjergj Fishtën. Po kështu, Gjergj Fishta, duke e parë rrezikun nga fqinjët, te kryevepra e tij “Lahuta e Malcis” u drejtohet shqiptarëve:

“Por, pse na të vogjël jemi

Pse fis e vlla nuk kemi

Na sod shkjaut s’mund t’i bajmë ballë

Qi po do t’na përpijë gjallë,

Prandej, thom se e lyp e mara

Qi dhe sot na, si përpara,

Të rrim njit me mbret t’Stambollit

Për me i bamun ballë Nikollit…”

Poeti i madh i kombit, prifti i lartë i Kishës Katolike, Gjergj Fishta, vetë e shikonte Mbretin, Sulltanin, Turqinë, Stambollin, në atë periudhë të vështirë për shqiptarët dhe trojet e tyre, si shpëtimtar dhe si një faktor i bashkimit kombëtar, përballë fqinjëve serbo-malazezë. Uniteti kombëtar, pa dallim feje është kushtrim edhe i Haxhi Vehbi Dibrës, i cili në bashkimin e të gjithë shqiptarëve shihte të vetmen rrugë për të siguruar të ardhmen tonë. Ai do të thoshte në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912 se “Kristiani e myslimani janë vëllezër shqiptarë të pandarë”. “Armikut të atdheut i pritet hovi e guximi në qoftë se na shef të bashkuar e të lidhur për një qëllim të naltë”.

Rezyme

Të gjitha lëvizjet kombëtare bartin me vete emra të shquar të kombit, krijues të fjalës së shkruar, të cilët sot e kësaj dite gjenden në piedestal. Kështu, një inteligjencë e pajisur me kulturë orientale, përkatësisht me orientim fetar islam jo vetëm që ndihmuan në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit, por ndihmuan edhe në ngritjen kulturore të popullit me hapjen e shkollave, botimin e revistave e kështu me radhë.

 

Literatura: 

1.    Myderrizi, Osman, Fjalori shqip turqisht i H. Ali Ulqinakut, Studime filologjike  4, Tiranë 1965.

2.   Myderrizi, Osman, Tekstet e vjetra shqip me alfabet arab, Konferenca e parë e studimeve albanologjike, Tiranë 1965, f. 287.

3.  Myderrizi, Osman, Letërsia shqipe me alfabet arab, Buletini për shkencat shoqërore 2, Tiranë 1955.

4.  Historia e letërsisë shqiptare, Tiranë, 1983.

5.  Pirraku, Muhamet, Gjurmë të veprimtarisë letrare shqipe me alfabet arab në Kosovë, Dituria 1-2, Prishtinë, 1978.

6.   Zamputi, I., Një dorëshkrim bektashian i gjysmës së shekullit XIX (1850-1860), Buletin për shkencat shoqërore nr. 4, Tiranë, f. 64-131.


[1] M. Hysa, Alamiada shqiptare I, Shkup, f. 10.


  • tweet
Hafiz Ibrahim Dalliu (1878-1952) Rrethimi i Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Pse duhet te jemi fetar
    Pse duhet te jemi fetar

    Aug 10, 2023 0

  • Pse duhet te jemi fetar – II
    Pse duhet te jemi fetar – II

    Aug 10, 2023 0

  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
    HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT

    Jun 14, 2023 0

  • 100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
    100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT...

    Mar 13, 2023 0

Me shumë në këtë kategori
  • Një ngjarje “e rastësishme”
    Një ngjarje “e rastësishme”

    Nov 03, 2020 0

  • Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër
    Ferit Mustafa Vokopola përmes një...

    Oct 26, 2020 0

  • Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
    Historiku i revistave si historishkrim...

    Jul 10, 2020 0

  • Ligjërimi që u bë gurkyç i fetarisë
    Ligjërimi që u bë gurkyç i

    Nov 21, 2019 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

Mar 13, 2023 0

Nga  Dorian Demetja Shpallja e pavarësisë i gjeti udhëheqësit e dijetarët myslimanë shqiptarë në krye të momenteve historike të vendit tonë dhe ishin pikërisht këta...
BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Jan 30, 2023 0

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Nov 30, 2022 0

Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë

Reflektime nga të dhënat demografike për...

Sep 22, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë...

Nov 30, 2022 0

nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...
Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në...

Dec 16, 2021 0

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (35)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al