Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Feb 17, 2014 Zani i Nalte Aktivitete 0
Në kuadër të bashkëpunimit midis bashkësive Islame të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, një delegacion i përbashkët nga Komuniteti Mysliman dhe Universiteti Bedër, zhvilluan një vizitë në Prishtinë dhe Shkup.
Gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, delegacioni shqiptar u prit nga kreu i kësaj bashkësie Myftiu H. Naim ef. Tërnava dhe stafi i tij. Në këtë takim u diskutua për nevojën dhe rritjen e bashkëpunimit midis tre komuniteteve fetare.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë delegacioni zhvilloi një vizitë edhe në Fakultetin e Shkencave Islame, ku u prit nga Dekani Prof. Dr. Qazim Qazimi dhe stafi i universitetit. Të dyja palët ranë dakord për një bashkëpunim akademik me aktivitete të përbashkëta në të tre qendrat, Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Në fund të takimit dekani i Prishtinës i dorëzoi një çertifikatë mirënjohje zv/rektorit të Universitetit Bedër Prof. Dr. Ajhan Tekinesh për bashkëpunimin e frytshëm të deritanishëm.
Pas vizitës në Prishtinë, delegacioni nga Shqipëria vijoi vizitën në Shkup, në Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë, ku u pritën nga kreu i kësaj bashkësie H. Sulejman ef. Rexhepi dhe sekretari i përgjithshëm z. Afrim Tahiri. Z. Rexhepi shprehu kënaqësinë për këtë vizitë dhe theksoi se dyert e bashkëpunimit në Shkup do të jenë gjithmonë të hapura dhe do të kenë përkrahjen më të lartë institucionale.
Më pas, delegacioni vizitoi Fakultetin e Shkencave Islame të Shkupit, ku u prit nga dekani Prof. Dr. Fahredin Edipi, si dhe stafi akademik. Z. Edipi ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e tij për një bashkëpunim të ngushtë në fushën akademike midis fakultetit dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Universitetit Bedër.
Delegacioni shqiptar përbëhej nga nënkryetari i KMSH-së z. Skender Bruçaj, zv/rektori dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin Bedër Prof. Dr. Ajhan Tekinesh, drejtori i Kulturës në KMSH z. Genti Kruja, si dhe shefi i Departamentit të Shkencave Islame në Universitetin Bedër z. Adil Kutllu.
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...