Perditësimi i fundit September 13th, 2024 8:23 PM
Feb 27, 2014 Zani i Nalte Sociologji 0
Individi, lumturinë dhe qetësinë e gjen brenda shoqërisë që jeton. Ekzistenca e shoqërisë varet nga toleranca, mirëkuptimi dhe sinqeriteti i individëve të saj.
Të dashur prindër: nëse dëshironi që fëmija juaj të jetë i zgjuar, i aftë i suksesshëm në jetë, atëherë që nga dita e lindjes së tyre filloni t’i shikoni drejt e në sy, flisni rregullisht me ta, mundohuni që të luani me lodra së bashku me ta, asnjëherë mos t’ju mungojë buzëqeshja në fytyrat tuaja, vlerësojini arritjet e tyre dhe stimulojini ato, jepni atyre mundësinë që t’i kuptojnë dhe t’i rregullojnë vetë gabimet e bëra. Sepse truri dhe zemra e tyre me këto zhvillohet dhe pasurohet; Madje, as vëllime të shumta librash dhe shkollash moderne nuk mund ta mbushin boshllëkun që ju keni lënë.
Fëmijët janë lulet tona. Do të lulëzojnë, do të rriten dhe në të ardhmen do të jenë frytet tona. Tani ata janë të vegjël, por do të jenë të rriturit e së nesërmes. Fëmijëri do të thotë formim i shekullit. Atëherë cilët janë ata që ndikojnë në sjelljet, zakonet, dhe në karakterin e fëmijës?
Në gazetën USA Today u botua një artikull me temë “kush është njeriu me numër një në sytë e fëmijëve me moshë 9-10 vjeç?” dhe në lidhje me këtë u publikuan konkluzionet e anketimit të kësaj pyetje.
Rreth 21 000 fëmijë nga dyzet e katër qytete që morën pjesë në këtë anketë u shprehën se heronjtë e tyre janë nëna dhe babai.
Është në dorën tuaj zhvillimi i intelektit të fëmijës suaj.
Sipas një studimi të bërë nga shoqata e psikologëve amerikanë dhe nga epidemiologjistët e universitetit British Columbia., lindën mendime të reja mbi arsimimin e fëmijës. Sipas këtyre studimeve, truri dhe lidhjet nervore në tru, në vitet e para të fëmijërisë formohen sipas interesimit dhe përkushtimit që tregon nëna dhe babai për fëmijën e tyre. Madje një lojë e vogël që për ne nuk ka fare rëndësi, ndonjëherë mundëson tek fëmija zhvillimin e tij intelektual dhe mund të jetë një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e trurit.
Gordon Wells, profesor në Institutin e arsimit të Universitetit Ontario të Kanadasë ka bërë kërkime shkencore në lidhje me ndikimin që ka interesimi dhe përkushtimi i prindërve tek fëmija në vitet e para të jetës. Këto lloj studimesh janë mbështetur dhe nga Universiteti Western Ontario. Për këtë qëllim u përgatit një projekt për fëmijët parashkollor. Për dy tre vite radhazi për fëmijët u organizuan aktivitete dhe lojëra të ndryshme, me qëllim zhvillimin e aftësive të tyre sociale Më vonë u bë një krahasim midis këtij grupi dhe një grupi tjetër. U vu re se 25% e fëmijëve pjesëmarrës në këtë projekt, në testimin e inteligjencës dolën me rezultate më të mira se grupi tjetër. Kush e mundësoi këtë rezultat?
Sipas neuropsikologjistëve, paralajmërimet që i bëhen inteligjencës, bëjnë që zhvillimi i trurit të ndryshojë. Në trurin e fëmijës të sapolindur gjenden miliarda qeliza nervore që quhen neurone. Përpara lindjes, një pjesë e këtyre neuroneve lidhen me njëri-tjetrin për të bërë punën e rrahjes së zemrës dhe funksionit të frymëmarrjes. Kurse të tjerët presin të lidhen. Këto lidhje mundësohen nga sinjalet që vijnë nga jashtë. Kur fëmija fillon të rritet ndërmjet qelizave formohen rrjeta lidhëse. Në këtë mënyrë, miliona qeliza lidhen me njëra tjetrën. Për shembull, neuronet e syrit paralajmërojnë korteksin e shikimit (visual cortex) të trurit. Përvojat përforcojnë lidhjet midis syrit dhe korteksit. Në këtë mënyrë formohen lidhje midis trurit-veshit, trurit-gjuhës, trurit-hundës, trurit-lëkurës dhe sa e sa lidhje të tjera. Shpejtësia më e madhe e zhvillimit të trurit dhe formimit të lidhëzave nervore është në dy vitet e para të jetës. Kur arrihet mosha dy vjeçare, numri i lidhjeve në tru arrin shifrën e 300 miliardëve. Numri i lidhjeve të nervave që mundësojnë shikimin, në vitin e parë është 15000.
Sipas specialistes së gjuhës në Universitetin e Washingtonit Patricia Kuhl; një fëmijë i sapo lindur mund të bëjë dallimin e zërave, të çfarëdo gjuhe qofshin ato. Konkretisht në Japonisht nuk ekziston shkronja “l”. Fëmijët japonezë deri në moshën 2 vjeçare arrijnë ta kuptojnë tingullin e shkronjës “l”, por të rriturit nuk arrijnë ta dallojnë një gjë të tillë.
Po, dy vitet e para janë shumë të rëndësishme. A jeni të humbur nëse nuk keni treguar interesim dy vitet e para? Jo. Mund të bëni zgjedhje, që gjatë fëmijërisë së tyre të përforconi lidhjet e neuroneve. Por fëmijët mësojnë më shpejt se të rriturit. Mendoni, një fëmijë dy tre vjeç arrin të mësojnë e të flasë një gjuhë të huaj më mirë se një fëmijë nëntë vjeç. Përsëri fëmija nëntë vjeç do të mësojë më lehtë se një fëmijë i shkollës së mesme.
Fëmijëve nuk ju pëlqen që dikush t’i urdhërojë. Atëherë çfarë rruge duhet të ndjekur për arsimimin e tyre?
*SHIKOJINI DREJT E NË SY. Nëse fëmija juaj është gjashtë javësh mundohuni ta shikoni në sy nga një distancës prej 18 cm. Mundohuni të mbani këtë distancë, kur fëminë tuaj e keni marrë në prehër ose përpara jush. Në çdo shikim tuajin, tek ai forcohen lidhjet e nervave të trurit. Fëmija arrin të mësojë përgjigjet e pyetjeve “çfarë është kjo?, çfarë ndryshon?, çfarë ngjashmërie ka? etj.
*FLISNI, FLISNI, FLISNI: Sipas psikologut Marvin Simmer, pedagog në Universitetin e Ontarios Kanada, të folurit me fëmijën është shumë e dobishme, sepse gjuha ështe pjesa më e rëndësishme e procesit mësimor. Është vënë re se ata fëmijë nënat e të cilëve u flasin rregullisht pas periudhës së lindjes, fillojnë të flasin më shpejt se të tjerët. Fëmija kur gjen diçka tërheqëse gjatë lojës dëshiron t’ia tregojë me padurim nënës dhe babait.
Një fëmijë që fillon të flasë vonë, mund të ketë vështirësi në shkollën fillore. Në lidhje me këtë psikologu Janellen Huntenlocher nga universiteti i Çikagos ka bërë një eksperiment. Në këtë eksperiment krahasohet aftësia që kanë fëmijët kundrejt lëndës së matematikës. Grupin e parë e përbëjnë fëmijë ku familja ka folur pak dhe nuk i ka kushtuar interes. Kurse në grupin e dytë fëmijëve iu është kushtuar interes dhe prindërit kanë folur shumë me ta. Fëmijëve iu është bërë një pyetje e tillë: Aishja ka 8 mollë, nëse i jep Fatmës 3 mollë, atëherë sa mollë i mbeten asaj? Vetëm grupi i dytë arriti t’i përgjigjej kësaj pyetje.
*NXISNI TEK ATA NDJENJËN E TRIMËRISË: Bebet kur vijnë në jetë zbulojnë botën. Zbulimet i japin kënaqësi të madhe. Ndani me ta zbulimet e kësaj bote. Mos ua prishni moralin. Sipas një studimi amerikan është zbuluar se, fëmijët që marrin guxim nga prindërit e tyre janë më të sukseshëm në jetë. Fëmija që rritet në një ambint shtypjeje, zotëron një lloj shqetësimi dhe mërzitje të brendshme. Fëmijët arrijnë të zbulojnë botën me prekjet dhe shijet e tyre. Edhe ju së bashku me ta zbuloni të njëjtën gjë. Merrni në dorë një lodër, hidhni një sy majtas dhe djathtas saj dhe pastaj jepjani fëmijës suaj. Luani me fëmijët tuaj dhe rrokullisuni së bashku me ta. Shembulli më i mirë është Pejgamberi ynë i dashur. Ai i merrte në shpinë nipërit e tij dhe shëtiste së bashku me ta.
*TREGONI DHE BËNI ME SHENJË. Merrini në dorën tuaj një libër të verdhë dhe duke bërë me shenjë nga libri thoni i verdhë. Do të shikoni që fëmija juaj arrin të mësojë shumë shpejt ngjyrat. Edhe nëse ai nuk flet, arrin t’i dallojë ngjyrat nga njëra-tjetra. Tregojani atyre format, dimensionet, ngjyrat dhe bëjuani me shenjë. Në këtë mënyrë nëse nuk u mësohen ngjyrat fëmijëve, atëherë kur të rriten, në vend të ngjyrës së kuqe do të thonë ngjyra e flamurit, në vend të gjelbrës, ngjyra e pemës, në vend të kaltrës, ngjyra e qiellit.
*BUZËQESHNI: Kur fëmija juaj fillon të pijë ujë me gotë, çohuni në këmbë dhe lavdërojeni duke i thënë, “shumë bukur”, “shumë mirë”, “të lumtë” dhe duke buzëqeshur urojeni dhe stimulojeni. Në këtë mënyrë, atyre u pëlqen të lavdërohen, të tregohet kujdes dhe interesim për ta. Këto lloj nevojash sociale plotësojini sikur të ishin nevoja jetike.
*MOS PRISNI: Sadoqë zhvillimi i fëmijës në vitet e para të jetës është shumë i shpejtë, zhvillimi i ndjenjës tek fëmija zgjat 10 deri në 18 vjeç. Për këtë arsye mundohuni që të vazhdoni të njëjtën gjë edhe në këtë periudhë kohe (të flasësh, të dialogosh etj).
Si përfundim, teksa fëmija rritet, intelekti i tij fillon dhe zhvillohet. Kjo bën që ai të jetë i suksesshëm në jetën sociale, arsimore e kulturore. Ndoshta mundimi dhe përpjekjet që bëtë nuk nxorën një njeri të famshëm që të njihet në të gjithë botën. Por mos harroni, interesimi juaj si prindër ka rëndësi jetike për fëmijën tuaj. Kërkimet e bëra kanë treguar se suksesi i fëmijës varet nga shkalla e interesimit dhe impenjimit të prindërve të tij. /Drita Islame/
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Nov 30, 2022 0
Dec 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...