Perditësimi i fundit September 13th, 2024 8:23 PM
Mar 05, 2014 Zani i Nalte Aktivitete 0
Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, në kuadër të Javës së Gruas, organizoi sot simpoziumin “Gruaja në shoqëri”, ku u evidentua roli qendror i gruas në çdo aspekt të jetës shoqërore si dhe problematikat që ajo has.
Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Gazmend Aga, nënvizoi se gruaja është një heroinë dhembshurie e për këtë asaj i duhet dhënë vendi që i takon. “Nëna është elementi më i rëndësishëm i familjes që përgatit një komb. Në këndvështrimin Islam ajo është e shenjtë, është ngritësja e folesë familjare dhe qeliza e parë të shoqërisë. Hijeshia, dobësia, delikatesa dhe respekti për të cilin është e denjë gruaja, janë në kundërshtim të plotë me vulgaritetin, materializimin keqtrajtimin ndaj grave që vërejmë në vende e kultura të ndryshme”, u shpreh z. Aga.
Kryetarja e grupit të grave parlamentare në Shqipëri, znj. Mesila Doda, u shpreh se burri dhe gruaja kanë lindur të barabartë në dinjitet, kjo është një e drejtë që e zgjodhi Zoti dhe s’mund ta zhbëjë askush. “Gruaja është bashkim ajo është e aftë të japë një mesazh të fortë sa herë që merr diçka përsipër. E kush mund ta bëjë këtë më mirë se një grua e mbushur me besim. Gratë shqiptare mund të bëjnë atë që nuk ka mundur të bëjë deri më sot politika”, nënvizoi znj. Doda.
Përgjegjësja e Zyrës së Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë znj. Fatma Karaj theksoi se lumturia e shoqërisë është familja e lumtur dhe familje do të thotë grua. “Gruaja është themeli i shoqërisë dhe shtylla e familjes. Ajo është lidhësja që i bashkon pjesëtarët e familjes dhe shoqërisë njerëzore. Gruaja është edukatorja jo vetëm e fëmijëve të saj, por e gjithë njerëzisë”, tha ndër të tjera znj. Karaj.
Ndërsa Dekani i Fakultetit të Shkencave të Edukimit në Universitetin Bedër, z. Ahmet Edirli, u shpreh se gjithnjë e më shumë gruaja shqiptare po fiton të drejtat e saj të merituara, por ende mbetet edhe shumë punë, për këtë jemi të gjithë përgjegjës.
Më pas simpoziumi ka vijuar me referatet penalistëve, z. Gëzim Tushi, sociolog, me temën “Pabarazia gjinore, sfidë e madhe për gratë dhe shoqërinë shqiptare”, znj. Gentiana Skura, pedagoge në Universitetin e Tiranës me temën “Gruaja në fokusin e medias shqiptare”, znj. Elsa Xhaja, gazetare, me “Rolin e gruas në shoqërinë tonë” si dhe Ylli Gurra , Myftiu i Tiranës, me temën “Gruaja në Islam”
Ndërkohë të pranishmit kanë treguar interes edhe për panairin “Dora e Gruas”, i cili ekspozoi punime artistike, veshje, gatime të ndryshme si dhe libra të realizuar nga dora e gruas. Të ardhurat e këtij panairi shitjesh do të shkojnë për familjet në nevojë. Panairi do të qëndrojë i hapur edhe për dy ditë të tjera. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Universitetit Bedër. Ndërkohë të mërkurën do të zhvillohet dhe simpoziumi tjetër, “Gruaja në Islam”.
3 Mars 2014/Drita Islame/
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...