Perditësimi i fundit September 13th, 2024 8:23 PM
Mar 11, 2014 Zani i Nalte Aktivitete 0
Personalitete të politikës, fesë dhe kulturës në vend dhe më gjerë, kanë uruar kreun e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj.
Në mesazhet e tyre ata i kanë uruar z. Bruçaj shëndet, suksese e mbarësi në udhëheqjen dhe drejtimin Komunitet Mysliman të Shqipërisë.
Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama në mesazhin e tij të urimit i ka uruar suksese Kryetarit Bruçaj në misionin e tij fisnik në shërbim të besimtarëve, atdheut dhe kombit, si dhe ka garantuar mbështetjen e plotë të qeverisë ndaj Komunitetit Mysliman.
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha, ka vlerësuar kontributin e Komunitetit Mysliman në gjithë këto vite, me bindjen së në drejtimin e z. Bruçaj institucioni do ta lartësojë edhe më tej traditën shekullore në shërbim të besimit dhe kombit.
Mesazhe urimi kanë mbërritur edhe nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erjon Veliaj.
Gjitashtu urime kanë mbërritur edhe nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, si dhe shumë përfaqësues të tjerë të pushtetit qendror dhe atij vendor.
Myftiu i Kosovës Naim Tërnava ka përgëzuar kryetarin Bruçaj me rastin e zgjedhjes në krye të institucionit më të lartë fetar në vend, duke shprehur gatishmërinë për të punuar në të mirë të dy vendeve, institucioneve dhe besimtarëve myslimanë.
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni Sulejman ef. Rexhepi, në telegramin e tij të urimit është shprehur se beson shumë në bashkëpunimin e ndërsjellë dhe ka siguruar përkrahjen e plotë të BFI-së së Maqedonisë.
Ndërkohë edhe krerët e komuniteteve të tjera fetare në vend kanë dërguar mesazhet e tyre të urimit dhe kanë shprehur mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre.
Mosns. Rrok Mirdita, Arqipeshkëv Metropolit Tiranë – Durrës, ka uruar kreun e ri me besimin dhe bindjen se do të vazhdojë traditën e shkëlqyer të përforcimit të marrëdhënieve ndërfetare, në nder e lavdi të Zotit e në dobi të Komunitetit Mysliman.
Imzot George Frendo, Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, është shprehur se formimi intelektual e profesional i z. Brucaj, është garanci për t’u angazhuar me energji dhe aftësi në këtë mision të ri dhe për të nxitur më tej bashkëjetesën paqësore ndërfetare.
Qindra mesazhe urimi kanë mbërritur edhe nga besimtarët, miq e dashamirë brenda dhe jashtë kufijve.
11 Mars 2014
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...