Perditësimi i fundit August 10th, 2023 9:08 AM
May 13, 2014 Zani i Nalte Aktivitete 0
Është zhvilluar në Bruksel, Konferenca Ndërkombëtare e Bashkësive Islame të Europës “Uniteti në diversitet dhe kërkimi së bashku i të ardhmes në Europë”, me pjesëmarrjen e bashkësive dhe komuniteteve myslimane nga e gjithë Europa.
Në konferencën e cila ka zgjatur dy ditë, 13 dhe 14 maj 2014, ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj dhe Drejtori i Kulturës në KMSH z. Genti Kruja.
Kryetari z. Bruçaj krahas konferencës ka zhvilluar edhe takime të ndryshme me liderët e Bashkësive Islame, me të cilët ka folur për problematikat e përbashkëta që kanë myslimanët e Europës në çështje të ndryshme institucionale dhe mundësitë e bashkëpunimit. Ai ka takuar gjithashtu edhe kryetarin e Diyanet-it (Komunitetit Mysliman të Turqisë) Prof. Dr. Mehmet Gormez, myftiun e Bosnjës, Kroacisë, përfaqësues nga bashkësitë Islame të Belgjikës, Anglisë dhe Italisë. Të pranishëm në këtë tubim ndërkombtar janë gjithashtu edhe përfaqësues të lartë nga Polonia, Franca, Norvegjia, Gjermania, Rusia, Danimarka, Rumania, Bullgaria, etj.
Në këtë konferencë merrnin pjesë gjithashtu edhe liderët e Bashkësive Islame të Ballkanit, nga Kosova Myftiu Naim ef. Tërnava dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame Dr. Qazim Qazimi, nga Maqedonia Reis ul-Ulema Sulejman ef. Rexhepi dhe sekretari i përgjithshëm Afrim ef. Tahiri, kreu i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane Dede Edmond Brahimaj, kryetari i Bashkësisë Islame të Bosnjës Husejn ef. Kavazoviç, kryetari i Bashkësisë Islame të Malit të Zi Rifat ef. Fejziç, kryetari Bashkësisë Islame të Kroacisë Prof. Dr. Aziz Hasonoviç, etj.
Aug 10, 2023 0
Aug 10, 2023 0
Jun 14, 2023 0
Mar 13, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Mar 13, 2023 0
Nga Dorian Demetja Shpallja e pavarësisë i gjeti udhëheqësit e dijetarët myslimanë shqiptarë në krye të momenteve historike të vendit tonë dhe ishin pikërisht këta...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Nov 30, 2022 0
nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...