Perditësimi i fundit August 10th, 2023 9:08 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

KSHK dhe Bashkësitë Fetare, simpozium mbi familjen

May 24, 2014 Zani i Nalte Aktivitete 0


ZK1A3150

“Roli i komuniteteve fetare në forcimin e vlerave të familjes, si bërthamë bazë e shoqërisë”, ishte tema e simpoziumit të organizuar nga Komiteti Shtetëror për Kultet në bashkëpunim me bashkësitë fetare tradicionale në vend.

Simpoziumi u përqendrua në modelin e familjes si vlerë e veçantë e popullit shqiptar, si dhe rëndësinë që i japin asaj fetë, të cilat e konsiderojnë si kala mbrojtëse për ruajtjen e vlerave të moralit njerëzor.

Përshëndetjen në emër të organizatorëve e mbajti Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Ilir Hoxholli, i cili pasi falënderoi të pranishmit në këtë organizim të gjerë, vlerësoi lart kontributin e komuniteteve fetare në ruajtjen dhe konsolidimin e vlerave të familjes.

“Ne duhet të gjithë së bashku, të bëjmë gjithçka që shoqëria mbarë të jetë e njohur për ato të mira që na vijnë përmes një familjeje në harmoni, në dashuri, në dhembshuri për fëmijët dhe për të tjerët”, u shpreh z. Hoxholli.

Më tej, kreu i Kulteve vlerësoi se në kohën e sotme, kur kemi të bëjmë me një varg të gjatë problemesh, që prekin në palcë sidomos familjen, nevojitet një angazhim serioz i të gjithë faktorëve shoqërorë dhe veçanërisht i faktorit fetar.

“Në një kohë që po shkojmë drejt harresës së vlerave të familjes, unë ju drejtohem ju, si barinj shpirtëror, që të bëjmë gjithçka për të risjellë në vëmendje vlerat dhe modelin e përkryer që kemi brenda nesh”, u shpreh z. Hoxholli.

Drejtori i Kulturës, z. Genti Kruja, referoi temën “Respekti ndaj prindërve dhe kujdesi ndaj fëmijëve”. Ai theksoi se në kushtet e sotme, pavarësisht zhvillimit dhe arritjeve në fusha të ndryshme, është e domosdoshme që të jetë në plan të parë ruajtja e vlerave bazë të familjes, e cila është një garanci e sigurt për të ardhmen e individit, shoqërisë dhe kombit.

“Familja është elementi themelor i shoqërisë. Ajo është shtylla më e rëndësishme e saj. Sa të respektuar të jenë pjesëtarët e familjes ndaj të drejtave dhe de­tyrave të njëri­-tjetrit, aq e shëndoshë është edhe shoqëria. Shkolla e parë e fëmijëve është shtëpia, kurse edukatorja e parë, është nëna. Përgatitja e nënave si edukatore është baza më e rëndësishme për ekzistencën dhe vazhdimësinë e një populli”, u shpreh z. Kruja.

Në simpozium referuan gjithashtu Don Henry, përfaqësuesi i Kishës Katolike, Baba Sali Peti, përfaqësues i Kryegjyshatës Bektashiane, Thoma Çomëni, pedagog në Akademinë Teologjike Ortodokse dhe Akil Pano, sekretar i Përgjithshëm i Vëllazërisë Ungjillore. Referuesit theksuan mes të tjerash se në ditët e sotme, shpeshherë, rastisim të dëgjojmë e të shikojmë raste nga më të pazakontat të cilat lëkundin themelet dhe bazat e shoqërisë sonë, lëkundin themelet e familjes. Këto raste na detyrojnë që me seriozitetin më të madh t’i qasemi kësaj çështjeje nga të gjitha aspektet e saj, si nga ai fetar, ekonomik, politik, shoqëror, shëndetësor, arsimor, psikologjik etj., dhe të rikujtojmë e të sjellim edhe një herë në vëmendjen e të gjithëve rëndësinë e familjes dhe rolin që ajo luan në edukimin e fëmijëve dhe brezave të ardhshëm.

Aktiviteti i zhvilluar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, ishte në të njëjtën kohë tregues i harmonisë që karakterizon shqiptarët e të gjitha besimeve, pasuri e cila mund dhe duhet të kontribuojë në të mirë të familjes dhe shoqërisë.

Në këtë veprimtari ku ra në sy një pjesëmarrje e gjerë, morën pjesë edhe nënkryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, myftinj dhe imamë, përfaqësues të lartë të komuniteteve fetare, drejtues dhe përfaqësues nga shoqëria civile, studiues të ndryshëm, etj.

24 Maj 2014

ZK1A3126

ZK1A3247

ZK1A3152

ZK1A3121

ZK1A3232


  • tweet
Daut ef. Boriçi - Personalitet i shquar i historisë, kulturës dhe i arsimit shqiptar Nata e bekuar, Israja dhe Miraxhi

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Pse duhet te jemi fetar
    Pse duhet te jemi fetar

    Aug 10, 2023 0

  • Pse duhet te jemi fetar – II
    Pse duhet te jemi fetar – II

    Aug 10, 2023 0

  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
    HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT

    Jun 14, 2023 0

  • 100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
    100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT...

    Mar 13, 2023 0

Me shumë në këtë kategori
  • Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”
    Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar...

    Apr 01, 2022 0

  • Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare
    Instituti për Lirinë e Besimit dhe...

    Sep 18, 2021 0

  • Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”
    Forum i hapur: “Roli i...

    Jun 18, 2021 0

  • “Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne
    “Karta e Mekës”, si një...

    Jun 16, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

Mar 13, 2023 0

Nga  Dorian Demetja Shpallja e pavarësisë i gjeti udhëheqësit e dijetarët myslimanë shqiptarë në krye të momenteve historike të vendit tonë dhe ishin pikërisht këta...
BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Jan 30, 2023 0

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Nov 30, 2022 0

Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë

Reflektime nga të dhënat demografike për...

Sep 22, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë...

Nov 30, 2022 0

nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...
Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në...

Dec 16, 2021 0

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (35)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al