Perditësimi i fundit May 2nd, 2022 12:17 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Respektit për prindërit dhe kujdesi ndaj fëmijëve

May 26, 2014 Zani i Nalte Sociologji 0


ZK1A3247nga Dr. Genti Kruja – Drejtor i Kulturës, KMSH

1.      Familja

Familja është bërthama e shoqërisë. Edukimi dhe arsimimi i një individi dhe sidomos i femrës, sjell ndërtimin e institucionit të familjes së shëndoshë, të cilat përbëjnë edhe shoqërinë ideale. Por a ekziston një shoqëri ideale? Sipas Islamit po. Dhe kjo tashmë po vërtetohet edhe me anë të studimeve shkencore, të cilat së fundmi, kanë vërtetuar se familjet që janë të brumosura me besimin Islam, kanë një nivel minimal të problemeve familjare dhe sidomos të konfliktit familjar, prindër-fëmijë, marrëdhënie midis motra dhe vëllezërish, apo më pak përplasje brezash.

Kështu, përsosmëria e një kombi dhe një shoqërie nis nga fami­lja, nga foleja familjare e ngritur nga bashkëshortët. Nisur nga kjo, edukimi duhet filluar nga familja. Po qe se familja nuk është ngri­tur mbi parime edukative, as shoqëria nuk mund të mendohet të jetë me edukatë.

Shqipëria pas viteve ’90 të shekullit XX ka hyrë në një tranzicion të gjatë në të gjitha aspektet. Kemi një emigracion të rreth 1/4 së popullsisë së përgjithshme në shumë vende të botës. Kemi një migrim, shpërngulje brenda vendit nga zonat e thella dhe fshatrat në qytet, nga qytetet në kryeqytet, ku familja shqiptare pëson përplasje kulturash dhe subkulturash, duke bërë zhvlerësim, apo ndryshim të vlerave të trashëguara familjare. Kjo ka sjellë përplasje midis brezave dhe zgjerim të hendekut midis tyre. Individualizmi, materializmi, smira dhe zilia janë bërë shtysa të thellimit të problemeve të rinisë së sotme shqiptare.

Sot janë përhapur pafund dukuri negative, si droga, alkooli, mosrespekti dhe ata që preken më shpesh nga këto fenomeneve janë fëmijët dhe të rinjtë.

 

Në këtë kontekst, sa i rëndësishëm është roli i prindit në edukimin e fëmijës?

Pavarësisht po­litikave arsimore-edu­kative është shumë e rën­dë­sishme për formimin e njeriut ideal, familja, e cila do të vazhdojë ta ruajë rëndësinë e vet për sa i përket kontributit të saj në edukimin e individit.

Thënia Profetike: “Edukojeni fëmijën 20 vjet para se të lindë”, tregon qartë rëndësinë e edukimit të vetë prindit, sepse detyrat e tij ndaj familjes fillojnë që para se të lindë fëmija.

Në mënyrë të veçantë në ditët tona, meqë prindërit janë zhytur me gjithçka në punët e kësaj bote, i kanë lënë pas dore fëmijët, sidomos adoleshentët, për sa i përket komunikimit me ta.

Familja është elementi themelor i shoqërisë. Ajo është shtylla më e rëndësishme e saj. Sa të res­pektuar të jenë pjesëtarët e familjes ndaj të drejtave dhe de­tyrave të njëri-tjetrit, aq e shëndoshë është edhe shoqëria.

Shkolla e parë e fëmijëve, që e kanë shpirtin të shkëlqyer si pasqyrë e që regjistron shpejt si aparat fotografik, është shtë­pia, kurse edukatorja e parë, është nëna. Përgatitja e nënave si edukatore është baza më e rëndësishme për ekzistencën dhe vazh­di­mësinë e një populli.

Përsa i përket arsimimit, ai është tjetër gjë, dhe edukimi tjetër. Në përgjithësi shumica e njerëzve mund të bëhen arsimtarë, por ja­në të paktë ata që mund të bëhen edukatorë!

Gjatë gjithë historisë së njerëzimit, nëna është elementi më i rëndësishëm i familjes që për­gatit një komb. Nëna është dora, që gatuan një komb dhe një shoqëri, si dhe ngritësja e folesë familjare, që përbën qe­lizën e pa­rë të shoqërisë, ngritësja e një foleje ku reflektohen gëzimet dhe lumturia e fëmijëve. Nëna është një heroinë dhembshurie.

Duke qenë se çdo njeri është përgjegjës për fushën e vet të përgje­gjë­sisë dhe për ata që ka nën vete, prindërit në këtë rast kanë një detyrë shumë të rëndësishme ndaj fëmijëve të tyre.

 

2. Në fenë Islame, prindërit kanë një rol shumë të madh, sepse ata janë bërthama e familjes. Në ajetet e Kur’anit dhe hadithet profetike bëhet e qartë se kënaqësia e Zotit është në respektin dhe bindjen ndaj prindërve.

Prindërit janë të parat qenie që duhet t’i respektojë nje­riu. Kush e lë mangët respektin për ta, quhet se ka kundër­shtuar Zotin.

Islami i ka dhënë një rëndësi shumë të madhe respektit ndaj prindërve. Në Kur’an në disa vende shohim se respekti ndaj prindërve citohet direkt pas besimit tek Zoti.

“Ejani t’ju lexoj se çfarë ju ka ndaluar Zoti juaj! Mos i shoqëroni Atij ortakë, tregohuni të mëshirshëm ndaj prindërve.” (En’am, 151)

“Ne i urdhëruam njeriut që të tregojë mirësi ndaj prindërve. Nëna e tij e mbarti atë me vështirësi dhe e lindi me vështirësi.” (Ahkaf, 15)

“Të më falënderosh Mua dhe t’u jesh mirënjohës prindërve. Rikthimi është tek Unë.” (Lukman, 14)

“O Zoti im! Në ditën që do të jepet llogari për veprat, më fal mua, prindërit dhe besimtarët.” (Ibrahim, 41)

“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni me mirësi ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of e oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! mëshiroji ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.” (Isra, 23-24)

Janë këto disa nga ajetet dhe argumentet kur’anore, ndërsa ato profetike mund t’i rendisim në këtë mënyrë:

“Xheneti është nën këmbët e nënave.”

“Turp për atë (e përsërit 3 herë) që megjithëse ka jetuar me të dy prindërit, apo me njërin, nuk ia del të hyjë në Xhenet.”

“Kënaqësia e Zotit, është kënaqësia e babait. Pakënaqësia e Zotit është pakënaqësia e babait.”

“Babai është porta qendrore e xhenetit. Në daç hiq dorë prej saj, në daç ruaje dhe gëzoje atë.”

Ndërsa kur Abdullah ibn Mesudi e pyeti Profetin: “Cila është puna më e dashur te Zoti i Lartësuar?” Profeti tha: “Sjellja mirë me prindërit.”

Nisur nga këto, respekti për ta është jo vetëm një detyrim njerëzor, por edhe një obligim fetaro-islam.

Fëmija duhet të jetë jashtëzakonisht i respektueshëm e i bindur ndaj prindërve; edhe prindërit, duke i dhënë jetës shpir­tërore të fëmijës po aq rëndësi sa edhe trupit dhe shëndetit të tyre, duhet t’ia dorëzojnë atë sa më parë edukimit të të urtëve më të aftë.

Profeti, njërit që e pyeti se: “Kush ka më shumë të drejtë për shoqërinë dhe kujdesin tim?”, i tha: “Nëna jote.” –Po pastaj? –Nëna jote. –Po pastaj? –Nëna jote. –Po pastaj? –Babai yt”, i tha.

Mosrespekti ndaj prindërve është i ndaluar dhe është prej mëkateve të mëdha te Zoti, përveçse në rastet kur ata të detyrojnë diçka kundër Islamit, por edhe atëherë duhet të sillesh me dashamirësi, porosi kjo e vetë Zotit në Kur’an.

 

3. Prindërit duhet të jenë më të ndjeshëm dhe të tregojnë më tepër interes ndaj fëmijëve të tyre, pra duhet të njohin mirë jo vetëm qëllimet e edukimit të fëmijëve, por edhe ndryshimet individuale dhe jetën e tyre shpirtërore.

Në Kur’an thuhet: “Fëmijët dhe pasuria janë stolia dhe zbukurimi i kësaj bote”. Kështu fëmijët janë stoli për syrin dhe ushqim për zemrën. Duke i parë këto stoli, njeriu mund të ndiejë në praktikë lumturinë. Mirëpo, kujdesi është një kompleksitet i shumanshëm.

Profeti Muhamed a.s. na porosit që të mos bëjmë dallim midis fëmijëve, midis djalit dhe vajzës, madje jep sihariqe dhe përgëzime për sevapet dhe mirësitë e përfituara në rritjen dhe edukimin e vajzave.

Dallimi eventual kulturor mes dja­lit dhe vajzës ose edhe mes prindërve dhe fëmijëve, si njëri prej problemeve të ditëve tona, mund të sheshohet dhe zgjidhet me masa edukative gjer në pe­riudhën e adoleshencës. Po u lanë për më vonë, ndikimi i masave edukative mund të bëhet i pa­vlerë.

Fëmija është si ekrani i hapur i folesë famil­jare, si altoparlanti i zërave të ndryshëm të atij mjedisi. Nga ky ekran dhe altoparlant mund të vëzhgojmë edhe skajet më inti­me të shtëpisë, si dhe të dëgjojmë edhe pëshpëritjet më të fshe­hta!

Kështu ne jemi të mbjellat dhe të korrat e paraardhësve tanë; edhe brezat që do të vijnë, do të jenë fryti i përpjekjeve to­na. Ne duhet të shohim mirë se ku i kemi mangësitë; të përpiqemi për t’u ringjallur shpirtërisht për sa i përket ndjenjës së detyrës dhe përgje­gjë­sisë.

Shtëpitë tona duhet të kenë gjithmonë pamjen e një shkolle, një vendi edukimi, në mënyrë që, du­ke ua ngopur atyre zemrën e shpirtin, të mos lejojmë që të bëhen robër e skllevër të dëshirave të ulëta.

Vetë prindi është shembulli më i mirë për fëmijën e tij. Sidomos kur edhe prindërit e fëmijës i kanë prindërit e tyre, pra gjyshërit, atëherë fëmija do ta ketë shembullin, sjellja e prindërve të tij ndaj nënës dhe babait të tyre do të jetë shembulli më i mirë për të. Pastaj vjen edukimi në shkollë, edukimi nga gjyshërit dhe sidomos edukimi fetar.

Mënyra më me ndikim në procesin e mësimit dhe edu­kimit është tregimi dhe komunikimi me qëndrim, sjellje e gjeste. Rre­gullimi i përshtatshëm i jetës në shtëpi është më me ndikim në komunikimin e një ideje dhe në edukimin e fë­mijës.

Që fëmijët tanë të mund të rriten në mënyrë të përsosur, është kusht që edhe mjedisi ku rriten dhe edukohen të jetë i përsosur. Sigurisht, çdo fëmijë formësohet sipas mjedisit dhe në një kuptim konsiderohet fëmija i atij mjedisi. Në krye të ele­mentëve të mjedisit në fjalë vjen familja, pastaj shkolla, shokët dhe miqtë e rrethi shoqëror.

Po qe se ju nuk keni bërë dot një vlerësim të mirë të këtij mjedisi, infektimi i tij një ditë me një virus çfarëdo bë­het i pamënjanueshëm. Prandaj mjedisin, duke filluar që nga familja e duke vazhduar me çdo etapë të rrugës dhe njësi të jetës, duhet ta bëjmë të për­shtatshëm për rritjen dhe edukimin e përsosur të fëmijës.

Në rastin tonë, ne aktualisht në Shqipëri si Komunitet Mysliman zotërojmë 7 medrese të cikleve të ndryshme, që së bashku me shumë kurse nëpër këto shkolla, si dhe xhami, edukohen me respektin ndaj tjetrit, familjes dhe kodeve të etikës së një qytetari shembullor dhe model, mijëra të rinj, të cilët ndikojnë me energjitë e tyre pozitive në uljen e tensioneve dhe problemeve sociale në vendin tonë.

 

4. Një pjesë e të rinjve mendojnë se duke përmbushur nevojat financiare ndaj prindërve e kanë kryer detyrën e tyre, por harrojnë nevojat e tyre shpirtërore që janë përtej atyre materiale.

Për këtë mund të vizitohen azilet, apo prindërit që i kanë braktisur, apo i kanë larg fëmijët e tyre. Për këtë gjithsecili prej nesh mund të sjellë shembuj pafund. Materialja kurrë nuk e zëvendëson shpirtëroren, të sinqertën dhe dashurinë pa interes. Ne kemi në mbarë vendin shtëpi, apo vila disakatëshe ku jetojnë vetëm prindërit e moshuar dhe fëmijët punojnë jashtë vendit. Por e rëndësishme është që këta prindër të vizitohen sa më shpesh gjatë vitit, shtëpia e tyre të mbushet me harenë dhe gëzimin e nipërve dhe mbesave. Për ata që banojnë dhe punojnë jashtë vendi, do të ishte një kënaqësi e madhe për prindërit, nëse i marrin që të vizitojnë dhe të njohin edhe vendin ku jetojnë dhe punojnë, duke i mbajtur për disa ditë pranë vetes së tyre.

Familja shqiptare sot, fatkeqësisht, është në një krizë morali, por megjithatë ajo ruan disa tipare pozitive, siç është ndjekja e fëmijës nga prindi, për shkollimin më të mirë për të, si dhe për shumë gjëra të tjera për ta parë fëmijën e vet sa më mirë, duke sakrifikuar shumë gjëra për të.

Një fjalë e urtë thotë: “Po qe se fëmija është i çmuar, edukimi i tij është edhe më i çmuar!” 

Duhet ta dimë se fëmija është amaneti i Zotit për ne. Dashuria dhe interesimi që ndiejmë ne për fëmijën është një paradhënie dhe stimul për ne me qëllim që të kujdesemi për atë amanet.

Ndjenjat që ushqejmë për fëmijët që po rrisim, men­dimet, fjalët, jeta ndjesore, sjelljet tona duhet të kenë gjith­monë për synim të bëhen shembull. Nëse duam që ata të rriten në mënyrë të përkryer, jemi të detyruar t’i kushtojmë jashtëzakonisht vëme­ndje kësaj veçorie. Duhet të themi gji­th­monë të drejtën duke u shmangur nga gënjeshtra. Nëse duam që ata të mos thonë fjalë të papër­shtatshme, nuk du­het të përdorim në shtëpi asnjë fjalë të papër­shtatshme dhe në kujtesën e tyre nuk duhet të shkruhet asnjë fjalë e tillë. Nëse kërkojmë që fëmijët tanë të bëhen të vyer, që të jetojnë të nder­shëm, duhet të bëjmë çmos që shembullin e kë­saj ata ta marrin në shtëpi, duke u bërë ne heronjtë e parë të kësaj pune.

Dhe së fundmi, sipas një studimi të bërë para disa kohësh me një anketim mbi 1244 nxënës të shkollave të Tiranës: “Petro Nini Luarasi”, “Qemal Stafa”, “Fan Noli”, “Dora D’Istria”, “Myslym Keta”, “Shyqyri Peza”, shkolla Artistike “Jordan Misja”, si dhe “Medreseja e Tiranës”, rezultoi se në Medrese janë ndjeshëm më të ulëta problemet prindër-fëmijë, në krahasim me atë të gjimnazeve dhe shkollave të tjera. Morali i shëndoshë dhe me përmbajtje fetare, që shndërrohet e praktikohet nga mësuesit dhe nxënësit medresistë, shërben si faktor i rëndësishëm për shoqërizimin e nxënësve adoleshentë me modelet e sjelljes humane më të fisme, jo vetëm në marrëdhënie me prindërit dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, por edhe me gjithë shoqërinë.

E në fakt, shembulli i familjarit më të mirë, prindit më shembullor, babait, gjyshit dhe bashkëshortit ideal, natyrisht që është shembulli i përsosur i profetit Muhamed a.s., ku çdo moment i jetës së tij është një leksion jete dhe një shkollë ke edukohen shpirtrat, mendjet dhe zemrat e njerëzve.

Lusim Zotin që të na bëjë të denjë të jemi pjesë e shoqërisë së pastër, të skicuar shumë mirë në udhëzuesin hyjnor në Kur’an dhe në Traditën Profetike, si dhe na bëftë prej ndjekësve të denjë të rrugës dhe mësimeve hyjnore. Amin.[1]



[1] Fjalë e mbajtur në simpoziumin me temë: “Roli i Bashkësive Fetare në forcimin e vlerave të familjes si bërthamë e shoqërisë”, organizuar nga Komiteti Shtetëror për Kultet në Tiranë më datë 24 maj 2014.

Share

  • tweet
Komunikimi përmes objekteve të kultit Islam II Daut ef. Boriçi - Personalitet i shquar i historisë, kulturës dhe i arsimit shqiptar

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
    Aspektet sociologjike në Kur’an...

    May 02, 2022 0

  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
    Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

    Apr 27, 2022 0

  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
    Recensë e librit “Hoxhë Kadri...

    Apr 24, 2022 0

  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
    Politika e PPSH-së kundër besimeve...

    Apr 18, 2022 0

Me shumë në këtë kategori
  • Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam
    Një këndvështrim sociologjik i...

    Dec 16, 2021 0

  • Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare
    Analizim i dinamikës së fenomenit të...

    Dec 06, 2020 0

  • Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues
    Shtegdalja midis civilizimeve të...

    May 16, 2019 0

  • Rëndësia e dialogut ndërfetar në marrëdhëniet ndëretnike të shoqërisë së Maqedonisë
    Rëndësia e dialogut ndërfetar në...

    Feb 23, 2019 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

May 02, 2022 0

nga Msc. Ada Qama, Medreseja e Tiranës “H. Mahmud Dashi”   Abstrakt Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj...
Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Apr 27, 2022 0

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina...

Apr 24, 2022 0

Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967

Politika e PPSH-së kundër besimeve...

Apr 18, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Dec 16, 2021 0

Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, Universiteti Bedër Msc. Mehmet Disha, Drejtoria e Kulturës, KMSH   Abstrakt Familja është bërthama e shoqërisë. Edukimi dhe...
Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit...

May 16, 2019 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (33)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al