Perditësimi i fundit September 13th, 2024 8:23 PM
Jun 09, 2014 Zani i Nalte Përkthime 0
“SHPATA ISLAME”
Pse, a ende dyshoni se feja islame është përhapur me shpatë?!
Lexoni dhe do të dini të besoni!
Abstrakt
Në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë së botës së atëhershme, arabët përbënin një pakicë shumë të vogël. Një grimë e kësaj pakice vendosi ta çonte “Shpatën” tej kufijve të shkretëtirës arabe, te perandoritë e fuqishme romake dhe perse, te brigjet e Mesdheut, te bregdeti i Malabarit dhe shumë më tej se East Indies Islands. Popujt, njëri pas tjetrit vijuan t’i dorëzoheshin kësaj “Shpate” dhe të pranonin Fenë. Kaq i mprehtë ishte tehu i kësaj “Shpate”. Ajo, thjesht fitonte zemrat; trupat dorëzoheshin vetiu.
Kjo është “Shpata” e së Vërtetës, shkëlqimi i thjeshtë i së cilës zhduk gënjeshtrën, mu ashtu siç fshin drita errësirën. *
Të parët e paktë që përqafuan fenë “e re” pranë Profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) qenë bashkëshortja e tij, Hatixhja, shërbyesi i tij, Zeidi dhe kushëriri i tij njëmbëdhjetëvjeçar, Aliu.
Midis atyre që e pranuan më pas këtë besim në Mekë, qenë tregtari i ndershëm, Ebu Bekri, njeriu i hekurt i Arabisë, Omeri i madh, tregtari i druajtur, Osmani, xhaxhai trim i Profetit, Hamzai dhe familja e skllavit pagan, Bilal. Ata, thjesht nuk mund t’i rezistonin “Shpatës” magjike të një Profeti të përvuajtur dhe të vetëm. Pakica e papërfillshme e besimtarëve të kësaj feje të re shumë shpejt u përzu nga Meka bashkë me “Shpatën” e tyre. Në qytetin ku ata emigruan, në Medine, njerëzit mirëpritën jo vetëm mbajtësit e “Shpatës”, por edhe vetë “Shpatën”. “Shpata” nuk pushoi së punuari edhe atje dhe forca e saj magnetike vijoi “t’i tërhiqte” njerëzit nga vetja, derisa e tërë Arabia përqafoi Besimin. Në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë së botës së atëhershme, arabët përbënin një pakicë shumë të vogël. Një grimë e kësaj pakice vendosi ta çonte “Shpatën” tej kufijve të shkretëtirës arabe, te perandoritë e fuqishme romake dhe perse, te brigjet e Mesdheut, te bregdeti i Malabarit dhe shumë më tej se East Indies Islands. Popujt, njëri pas tjetrit vijuan t’i dorëzoheshin kësaj “Shpate” dhe të pranonin Fenë. Kaq i mprehtë ishte tehu i kësaj “Shpate”. Ajo, thjesht fitonte zemrat; trupat dorëzoheshin vetiu.
Kjo është “Shpata” e së Vërtetës, shkëlqimi i thjeshtë i së cilës zhduk gënjeshtrën, mu ashtu siç fshin drita errësirën.
A është çmprehur kjo “Shpatë”? Jo, ajo nuk mund të çmprihet. Ajo vijon edhe sot “të shpojë” zemrat e një numri të pambarim burrash dhe grash, pavarësisht nga përpjekjet këmbëngulëse të atyre personave, të cilët duan që të mbizotërojë errësira, kështu që të mund t’u rrëmbejnë njerëzve ç’kanë të mirë ata.
Lexoni më poshtë përshtypjet e disa personaliteteve, të cilët kohët e fundit, “u mundën” nga e njëjta “Shpatë”. Ata janë nga vende të ndryshme, flasin gjuhë të ndryshme dhe kanë të kaluar të ndryshme. Janë dhënë, gjithashtu, adresat e tyre. Ndoshta, ju mund të doni t’i pyesni ata, si ndihesh, kur goditesh nga “Shpata” e së Vërtetës.
1. Leopold Vais (Leopold Weiss, tani, Mohammad Asad) (Burrë shteti i Austrisë; gazetar dhe autor; ish – korrespondent i jashtëm i “Frankfuerter Zeitung”; autor i “Islam at Cross-Roads” (Islami në udhëkryq) dhe “Road to Makkah” (Rruga për në Mekë) dhe përkthyes i Kur’anit. Ka përqafuar Islamin më 1926).
“Feja islame më duket si një vepër e përkryer arkitekturore. Të gjitha pjesët e saj janë konceptuar harmonishëm për të plotësuar dhe mbështetur njëra-tjetrën. Asgjë nuk është e tepërt dhe asgjë nuk mungon. Përfundimi: një ekuilibër absolut dhe një kompozim solid”.[1]
2. Ahmed Hoult (Ahmed Holt) (Kontraktues civil britanik. Ka udhëtuar në shumë vende në kërkim të së Vërtetës së Zotit. Ka harxhuar shumë kohë për punë kërkimore dhe studime krahasuese për Judaizmin, Krishterimin dhe Islamin. Ka përqafuar Islamin më 1975).
“Shpata e Islamit nuk është shpatë çeliku. Unë e di këtë nga përvoja ime, sepse shpata e Islamit ka goditur thellë në vetë zemrën time. Ajo nuk më solli vdekje, ajo më solli një jetë të re. Ajo më solli vetëdijshmëri, ajo më solli zgjim: Kush jam unë, çfarë jam unë dhe për çfarë jam unë këtu”[2].
3. Bogdan Kopanski (tani, Bogdan Ataullah Kopanski) (Me prejardhje polak, tani, amerikan. Doktor në filozofi, histori dhe shkenca politike. Ka bërë një udhëtim shumë interesant në vende islame e ka përballuar vështirësi të mëdha; është burgosur dy herë nga regjimi komunist polak (më 1968 dhe më 1981-1982). Ka përqafuar Islamin më 1974.
“Kur isha dymbëdhjetë vjeç, flaka tej besimin e palogjikshëm dhe kontradiktor të Kishës. Dy vjet më pas, më 1962, unë u magjepsa nga lufta ngadhënjimtare e muxhahidinëve myslimanë algjerianë kundër kolonializmit francez. Kjo qe “shigjeta” e parë e Islamit … Në shkollën e lartë, në ditët e para të arsimimit tim në universitet, unë isha një shembull tipik i “brezit kryengritës” të të Kuqve … Rruga ime për tek e Vërteta e Kur’anit ishte e ngadalshme dhe e pashtruar … Më 1974, unë vizitova Turqinë. Atje shkrova disertacionin tim për gradën shkencore “Mjeshtër i Arteve” për Sulltanin dhe politikën e Kalifit Sulejman Kanuni ndaj Mbretërisë Polake. Atje unë u preka thellë nga zëri më i bukur i njerëzimit: EZANI, thirrja për t’u falur. M’u ngritën flokët përpjetë. Një forcë e panjohur magjepsëse më drejtoi për te mesxhidi (xhamia) i vjetër në Stamboll. Atje, turq të moshuar, me mjekër e fytyrëqeshur më mësuan gusulin (larjen a pastrimin e përgjithshëm të trupit). Me lot në sy pranova Shehadetin dhe fala namazin tim të parë. I fshiva nga mendja ideologjitë gjepurishte … Për të parën herë në jetën time, mu shtendos mendja dhe ndjeva kënaqësinë e dashurisë për Allahun në zemrën time. Isha mysliman ….”[3]
4. Vengatakalam Adijari (tani, Abdullah Adijar). Indian, shkrimtar dhe gazetar tamil. Ka punuar për shtatëmbëdhjetë vjet si redaktor lajmesh në të përditshmen e Dr. M. Karunanidhit “Murasoli”. Ka punuar me tre ish-kryeministra të Tamil Nadusë. Ka marrë çmimin “Kalaimamani” (Margaritari i Madh i Arteve) nga qeveria e Tamil Nadusë, më 1982. Ka përqafuar Islamin më 1987).
“Në fenë islame unë gjeta përgjigjet e duhura për pyetje ngacmuese, që më vinin në mendje për teorinë e krijimit, statusin e gruas, krijimin e gjithësisë etj. Historiku i jetës së Profetit të Shenjtë më joshi shumë dhe ma lehtësoi punën për krahasimin e tij me udhëheqës të tjerë botërorë dhe filozofitë e tyre”.4
5. Herbert Hobom (Herbert Hobohm, tani Aman Hobohm). Diplomat gjerman. Misionar dhe punonjës i fushës sociale. Intelektual që ka shërbyer në misionin diplomatik gjerman, në vende të ndryshme të botës. Tani punon si atashe kulturor i ambasadës gjermane në Riad. Ka përqafuar Islamin më 1941).
“Kam jetuar në sisteme të ndryshme jetese dhe kam pasur mundësinë të studioja ideologji të ndryshme, por kam ardhur në përfundimin që asnjë sistem e asnjë ideologji nuk ka aq përsosmëri sa Islami. Asnjëri nga ato sisteme nuk ka një kod të plotë të një jete fisnike. Vetëm Islami e ka këtë e kjo është arsyeja që njerëzit e mirë e përqafojnë atë. Islami nuk është teorik; ai është praktik. Ai parakupton përulje të plotë ndaj vullnetit të Zotit.”5
6. Ket Stivëns (Cat Stevens, tani Yousuf Islam) (Anglez. Më parë, i krishterë. Këngëtar me famë botërore i muzikës pop. Ka përqafuar Islamin më 1973).
“Është gabim ta gjykosh fenë islame me syzet e sjelljes së disa myslimanëve të këqij, të cilët na i paraqitin gjithnjë në mjetet e informimit masiv. Kjo është njëlloj si ta gjykosh një makinë si të keqe, kur drejtuesi i saj është i pirë dhe e përplas atë për muri. Feja islame i udhëheq të gjithë njerëzit në jetën e përditshme – në përmasat e saj shpirtërore, mendore dhe fizike. Por, ne duhet të gjejmë burimet e këtyre mësimeve: Kur’ani dhe Syneti i Profetit. Atëherë, ne mund ta shohim idealin e fesë islame”.6
7. Zonja Magëret Makës (Ms. Margaret Marcus, tani Maryam Jamilah) (Amerikane; më parë, izraelite. Eseiste dhe gazetare. Autore e shumë librave. Ka përqafuar Islamin më 1962).
“Autoriteti i moralit dhe i Sheriatit islam buron nga Zoti i Plotfuqishëm. Ëndja dhe lumturia në fenë islame janë vetëm rrjedhojat natyrore të kënaqësisë emocionale për detyrën, që me ndërgjegje e përmbush dikush për hir të Zotit, për të siguruar shpëtimin. Në fenë islame, gjithmonë detyrat theksohen para të drejtave. Vetëm në fenë islame është përmbushur kërkesa ime për vlera absolute. Vetëm në fenë islame gjeta, më në fund gjithçka që është e vërtetë, e mirë, e bukur dhe që i jep kuptim dhe drejtim jetës dhe vdekjes së njeriut”.7
8. Vilfrid Hofman (Wilfried Hofman, tani Murad Hofman). (Gjerman; Doktor në drejtësi, Harvard). Shkencëtar i shkencave shoqërore dhe diplomat. Tani, ambasador gjerman në Algjeri. Ka përqafuar islamin më 1980).
“Duke u përpjekur për disa kohë për gjithnjë e më shumë saktësi e shkurtësi, jam munduar të hedh në letër, në mënyrë sistemore të gjitha të vërtetat filozofike, të cilat, për mendimin tim, mund të vërtetësohen jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm. Gjatë kësaj përpjekjeje, unë u kthjellova se qëndrimi tipik i një agnosticisti nuk është qëndrim i mençur, se njeriu, thjesht nuk mund t’i shpëtojë vendimit për të besuar, se shihet qartë krijueshmëria e asaj që është përreth nesh, se feja islame, pa dyshim e gjen veten në harmoninë më të madhe me tërë realitetin. Kështu, unë e kuptoj jo pa tronditje se, hap pas hapi, pa marrë parasysh veten time dhe pothuajse, vetvetiu, me zemër dhe me mendje, jam bërë mysliman. Por, ka mbetur pa u bërë hapi i fundit: të bëj formalitetet e kthimit në fenë islame. Dhe, ia mbërrita kësaj: sot, unë jam mysliman”.8
9. Keiziës Klei (Cassius Clay, tani Mohamed Ali Clay) (Boksier amerikan. Tri herë kampion i botës, peshë e rëndë. Më parë, i krishterë. Ka përqafuar fenë islame më 1965).
“Kam pasur shumë çaste të bukura në jetën time. Por, ndjenjat që kam provuar ditën e Haxhit, kur qëndrova në kodrën Arafat, janë krejt të pashoqe. E ndieja veten të fisnikëruar në atë atmosferë të papërshkrueshme shpirtërore, kur mbi një milion e gjysmë haxhinj i luteshin Zotit t’ua falte mëkatet dhe t’u dhuronte bekimet e Tij më të zgjedhura. Ishte një ndjenjë jetëdhënëse të shikoje njerëz të ngjyrave të ndryshme, raca dhe kombësi, mbretër, kryetarë shtetesh dhe burra të thjeshtë nga vende shumë të varfra – të gjithë vetëm me ihram9 në trup – duke iu lutur Zotit, pa ndonjë shfaqje krenarie ose ultësie. Ishte një shfaqje praktike e konceptit të barazisë në fenë islame”. (Speaking to the daily “Al-Madinah” / Intervistë për të përditshmen “Al-Madinah”, Jeddah, 15 July, 1989).10
Këto ishin përshtypjet e disa njerëzve,të cilët i kishte goditur “Shpata” e së Vërtetës.
Sa për propagandën që shpata e çeliktë, shpata e dhunës na paska qenë një mjet për përhapjen universale të fesë islame, po japim më poshtë thënie të disa jomyslimanëve të shquar, që e hedhin poshtë këtë pretendim të pambështetur.
1. M. K. Gandi:“ … Unë u binda më shumë se kurrë se nuk qe shpata, që në ato ditë i hapi truall fesë islame në skemën e jetës. Qe thjeshtësia e paepur e Profetit, mosvlerësimi i vetes në mënyrë absolute, përkujdesja skrupuloze për zotimet e veta, përkushtimi i tij i zjarrtë ndaj shokëve dhe ithtarëve, trimëria e tij, guximi i tij, besimi i tij absolut në Zotin dhe në misionin e vet. Këto dhe jo shpata çanin para tyre, këto dhe jo shpata bënin që të kalohej çdo vështirësi”. (Young India, 1924).
2. Eduard Xhibën (Edward Gibbon): “Suksesi më i madh i jetës së Muhamedit u ndikua nga forca e pastër morale, pa goditjen e shpatës”. (History of the Saracen Empire, London, 1870).
3. A. S. Tritën (A. S. Tritton): “Piktura e ushtarit mysliman, që marshon me shpatën në njërën dorë dhe Kur’anin në dorën tjetër, është krejt gënjeshtër”. (Islam, London, 1951, f. 21).
4. Dë Lasí Ou’Liri (De Lacy O’Leary):“Historia e bën të qartë se legjenda e myslimanëve fanatikë, që mbulojnë botën dhe që i kanë detyruar të mundurit të pranojnë fenë islame me majën e shpatës, është një nga mitet më fantastike e më absurde, që e kanë përsëritur ndonjëherë historianët”. (Islam at Crossroads, London, 1923, f. 8)
5. K. S. Romakrishna Rao:“Problemi im që ka të bëjë me shkrimin e kësaj monografie, është më i lehtë sepse tani, në përgjithësi, nuk ushqehemi me atë lloj historie (të shtrembëruar) dhe nuk na duhet shumë kohë për të nxjerrë në pah keqinterpretimet tona për fenë islame. Për shembull, teoria fe islame dhe shpatë nuk dëgjohet më në asnjë qoshe, që ia vlen të përmendet. Parimi i fesë islame, se “nuk ka detyrim në fe”, është i mirënjohur”. (Mohammed, the Prophet of Islam, Riyadh, 1989, f. 4).
6. Xheims A. Miçnë (James A. Michener): “Asnjë fe tjetër, që e njeh historia nuk është përhapur kaq shpejt sa feja islame… Perëndimi ka besuar gjerësisht se këtë valomë e pruri shpata. Por, asnjë dijetar i sotëm nuk e pranon këtë ide dhe Kur’ani është i qartë (eksplicit) në mbështetjen e lirisë së ndërgjegjes”. (Islam – The Misunderstood Religion, Readers’ Digest (botim amerikan), May, 1955).
7. Lorëns E. Braun (Loarence E. Brouwne): “Rastësisht, këto të dhëna, të përcaktuara mirë, e shporrin idenë që nxitet kaq gjerë në shkrimet e krishtera se myslimanët, kudo që shkuan, i detyruan njerëzit ta pranonin fenë islame me majën e shpatës”. (The Prospects of Islam, London, 1944).
Përktheu
Prof. Dr. Hajri Shehu
* Marrë nga Islam in Concept, Riyadh, 1992.
[1] Adresa: Dar al-Andalus, 3 Library Ramp, Gibraltar, Morocco.
[2] Adresa: 23 Welland Garden, Perivale, Middlesex UB6 8SZ, U.K.
[3] Adresa: 3013 Harrel Drive 203 Grand Praire Tx 75051 USA.
4 Adresa: 1 Ashok Avenue, Rangarajapuran, Kodambakkam, Madras, India.
5 Adresa: Cultural Attache, German Embassy, P.O. Box 8974, Riyadh-11492, Saudi Arabia).
6 Adresa: Chairman, Muslim Aid, 3 Furlong Road, London, No.7 U.K.).
7 Adresa: C/O Mr. Mohammad Jusuf Khan, Sant Nagar, Lahore, Pakistan.
8 Adresa: Embassy of the Federal Republic of Germany, BP 664, Alger-gare, Algeria.
9 Ihrami është petk i paqepur në trajtën e dy peshqirëve të mëdhenj në ngjyrë të bardhë. (shënim i përkthyesit)
10 Adresa: 1200 E, 49 St., Chicago, ILL 60615, USA.
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Oct 19, 2023 0
Nov 01, 2022 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...