Perditësimi i fundit May 2nd, 2022 12:17 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Të jetosh Ramazanin

Jul 07, 2014 Zani i Nalte Shkenca Islame 0


Ramazan

Ramazani është muaji kur ndahen e drejta dhe e shtrembëra, rruga e drejtë me devijimin, e mira nga e keqja.

Ky muaj përfshin të gjitha rrethinat që janë përreth në shpirtin e të drejtës, të virtytit dhe të dhembshurisë.

Agjërimi në Ramazan është shkruar si recetë nga vetë Allahu, si formë adhurimi e lutjeje dhe gjithashtu si një periudhë stërvitjeje, që të zhvillohet më shumë devotshmëria dhe bujaria, si dhe për të treguar mirënjohjen dhe favoret e mëdha të zbulimeve të Kur’anit, të Natës së Kadrit, si edhe në përmbushjen e Urdhërave të Sunduesit.

I dërguari i Zotit, para Ramazanit i nxiste besimtarët në lutje dhe adhurim, i mbushte zemrat e tyre me begati dhe i frymëzonte shpitrat me të mirat e agjërimit, teksa u thoshte: “Ju erdhi muaji i Ramazanit, muaji i begatisë, me të Zoti ju kaplon, ju zbret mëshirë, i mbulon gabimet, i përgjigjet lutjes, …”

E pra, përgatituni për muajin e Ramazanit, edukohuni me edukatën e tij dhe fitoni dobi prej urtësisë dhe fshehtësive të tij.

I Dërguari a.s. gjithashtu thotë: “Edhe agjërimi edhe Kur’ani, Ditën e Kiametit do të jenë ndërmjetësues për besimtarin. Agjërimi do të thotë: Zoti im! Unë agjëruesin e pengova ditën nga të ngrënët, të pirët dhe nevojat e tjera të natyrshme, pranova ndërmjetësimin për faljen e tij. Edhe Kur’ani kështu do të thotë: Unë kënduesin e pengova natën nga gjumi dhe pushimi, jepmë leje të ndërhyj për faljen e tij.” Pas pranimit të këtyre lutjeve të agjërimit dhe të Kur’anit, do të pranohet edhe ndërhyrja e tyre në favor të besimtarit.

Ramazani është pranuar si një muaj i rëndësishëm në shoqërinë islame për zbatimin e drejtësisë shpirtërore, në këtë muaj nuk ka ndryshim midis stomakut të të varfrit e atij të  të pasurit.

Ramazani është “varfëri” e obliguar sepse të gjithë njerëzit janë të barabartë, ndjejnë vuajtje të njëjta që dalin nga realiteti objektiv dhe jo nga imagjinata iluzionare. Nga vuajtjet lind mëshira kurse nga mëshira, drejtësia. Sa e bukur do të ishte koha edhe sikur të ishte e gjitha Ramazan, sepse ai realizon gjërat më të rëndësishme në shoqëri, barazinë dhe rehatinë.

Ramazani është muaji që pastrohemi prej një viti papastërtish, sëmundjesh lëndore dhe shpirtërore. Gjatë këtij muaji ne luftojmë me dëshirat tona të natyrshme legale si të ngrënët e të pirët, në mënyrë që të mund të fitojmë vullnetin për të braktisur mëkatet dhe dëshirat tona të ndaluara.

Ramazani është një muaj vetedukimi për fuqizimin e ndjenjave tona njerëzore. Duke agjëruar hiqet dorë prej gjërave të zakonshme, që janë e drejta jonë më e natyrshme, prej gjërave të ndaluara si gënjeshtra, shpifja dhe thashethemet…

Si popujt, ashtu edhe individët, gjatë jetës së tyre të gjatë kanë nevojë për pushim dhe rehati përmirësuese dhe ripërtëritëse dhe nëse dinë t’i shfrytëzojnë këto kohë, ata do të fitojnë çelësin e të mirave të ardhshme. Ramazani na dhuron “të vërtetën”, “fuqinë” dhe “lirinë” gjatë ditëve të urisë dhe të etjes, sepse gjatë lutjeve dhe aplikimit të urdhërave të Allahut, agjëruesi ndjen liri të plotë dhe pavarësi nga çdo gjë tjetër përveç Atij.

Agjërimi është disiplina më e drejtë e të gjithë disiplinave shpirtërore që i imponohen çdo të rrituri mysliman, grua apo burrë qoftë. Qëllimi i të ushqyerit shpirtëror është aftësimi i njeriut për të arritur aftësinë me Zotin e për të përfituar kënaqësinë e Tij. Në Kur’an thuhet: “O ju që besoni! Agjërimi është bërë obligim për ju, ashtu siç u ishte bërë obligim edhe atyre që ishin para jush, që ju të jeni më të devotshëm.”( 2/183).

Agjërimi është lartësim i shpirtit, ushtrim për përforcimin e trupit dhe nxitës për bamirësi. Ai është mbrojtës i njeriut. Në trupin e uritur zemra bëhet e pastër, zgjatet intelekti dhe shkëlqen intuita, ndërsa ngopja verbon zemrën dhe turbullon mendjen. Agjërimi është akti më intim i devotshmërisë. Ai edukon, formon, rilind, disiplinon, fisnikëron dhe zhvillon ndjenjën dhe shijon për të bukurën, atë që është humane dhe e dobishme. Agjërimi, ashtu sikur obligimet e tjera islame, duhet të jetë përpjekje e fisnikërimit të vetes me moral hyjnor.

Profeti a.s. në një hutbe të tijën të mbajtur gjatë muajit të Ramazanit ka thënë : “O njerëz! Një muaj i madh e i bekuar ju ka marrë nën hijen e tij. Një muaj i tillë brenda të cilit ndodhet një natë që është më e dobishme se një mijë muaj, Nata e Kadrit. Një muaj gjatë të cilit Allahu ka bërë detyrim agjërimin ditën e teravitë natën. Ai që bën një të mirë gjatë këtij muaji, fiton të mirë sikur të kishte kryer një farz (detyrim) në kohët e tjera. Dhe ai që zbaton një farz këtë muaj, është sikur të ketë kryer 70 farze gjatë muajve të tjerë.”

Ramazani është muaji i bashkimit me të varfërit dhe të uriturit. Është një muaj unik i vetëanalizës, i rishikimit të vlerave morale e shpirtërore, i ekzaminimit kritik të portretit shpirtëror. Ky muaj quhet edhe muaji më i shpejtë për të gjithë myslimanët.

Në këtë periudhë besimtarët përpiqen që t’ia dedikojnë sa më shumë kohën Allahut, e prandaj ky muaj është koha e të vjelave të frutave të veprimeve tona. I dërguari i Allahut ka thënë: ‘Çdo veprim i mirë i një njeriu i dhurohet rritja e shumëfishtë nga 10 – 700 herë’. Por Allahu i Madhëruar thotë: “ Agjërimi është një përjashtim, sepse ai është për Mua dhe Unë do ta shpërblej aq sa Unë do të dëshiroj. Dhe Allahu gjithmonë i paguan llogaritë plotësisht.”

Gjatë këtij muaji ne festojmë përvjetorin më të rëndësishëm të njerëzimit, zbulimin e Kur’anit të shenjtë në Natën e Kadrit, që është nata e fuqisë dhe e lavdisë, që është e barabartë ose më tepër se 83 vjet.

Ramazani është muaji i durimit, kurse shpërblimi i durimit është Xheneti. Ramazani është muaji i barazisë, i shtimit të mirësisë, gjesti i dikujt që i jep iftar një të agjëruari mund të bëhet pretekst për faljen e mëkateve të tij dhe për shpëtimin nga xhehenemi. Në një hadith të të dërguarit të Allahut thuhet: ‘Kush e ngop agjëruesin, Ditën e Kiametit Allahu i jep të pijë një shërbet të tillë që të mos ndjejë etje, gjersa të hyjë në xhenet. Fillimi i muajit të Ramazanit është mëshirë, mesi i tij është falje dhe fundi është shpëtim prej zjarrit të xhehenemit…’

Pra, shtoni në këtë muaj katër gjëra : me dy fitoni përqimin e Zotit kurse me dy të tjerat jeni të obliguar. Dy të parat janë deklarimi se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe kërkimi për faljen  e mëkateve. Kurse dy të tjerat janë: kërkoni prej Zotit parajsën dhe mbështetuni në mbrojtjen e Tij nga zjarri…

Ramazani tashmë ndodhet midis nesh….

Ata që e trajtojnë si muaj të urisë së ditës, ngopjes së natës dhe leximit formal të Kur’anit nuk do të kenë kurrëfarë dobie prej tij. E ndërsa ata që e konsiderojnë si shkollë për përtëritjen e besimit dhe edukatës, për forcimin  e shpirtit dhe vazhdimin e një jete më të mirë e më të përkryer, do të kenë dobi prej tij, do të fitojnë kënaqësinë dhe shpërblimin.

Le të edukohemi me edukatën e këtij muaji dhe të fitojmë dobi prej urtësisë së tij.

Dyert e parajsës, të mëshirës, të faljes, të shpëtimit, janë hapur, ejani të hyjmë në to.

Share

  • tweet
A pajtohet Islami me demokracinë? Zani i Naltë ju uron gëzuar Muajin e Bekuar të Ramazanit

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
    Aspektet sociologjike në Kur’an...

    May 02, 2022 0

  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
    Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

    Apr 27, 2022 0

  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
    Recensë e librit “Hoxhë Kadri...

    Apr 24, 2022 0

  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
    Politika e PPSH-së kundër besimeve...

    Apr 18, 2022 0

Me shumë në këtë kategori
  • Një familje e ndërtuar si model mbi vlerat islame
    Një familje e ndërtuar si model mbi...

    Sep 22, 2021 0

  • Shpirtshmëria Islame dhe etika kur’anore – nga Prof. Atif Khalil
    Shpirtshmëria Islame dhe etika...

    Jul 18, 2021 0

  • Rëndësia e meditimit në Islam dhe teknikat e meditimit
    Rëndësia e meditimit në Islam dhe...

    Dec 31, 2020 0

  • Xhizja në Islam dhe në kontestin aktual
    Xhizja në Islam dhe në kontestin...

    Oct 22, 2020 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

May 02, 2022 0

nga Msc. Ada Qama, Medreseja e Tiranës “H. Mahmud Dashi”   Abstrakt Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj...
Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Apr 27, 2022 0

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina...

Apr 24, 2022 0

Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967

Politika e PPSH-së kundër besimeve...

Apr 18, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Dec 16, 2021 0

Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, Universiteti Bedër Msc. Mehmet Disha, Drejtoria e Kulturës, KMSH   Abstrakt Familja është bërthama e shoqërisë. Edukimi dhe...
Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit...

May 16, 2019 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (33)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al