Perditësimi i fundit May 2nd, 2022 12:17 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Teravia e shtatëmbëdhjetë…

Jul 14, 2014 Zani i Nalte Editoriale 0


Teravia e shtatëmbëdhjetë e këtij Ramazani, na struku nën mantelin e vet të begatë, plot prekje qetësie dhe prehje shpirtërore, në xhaminë e Tophanës. Sonte, ndonëse më e dritshme se kurrë, xhamia ishte mbuluar nga një heshtje, si heshtja e qetë e të ulurve në mexhliset e dhikrit, me sytë e mbyllur dhe zemrën e përqendruar drejt kibles së zemrës…

Mbizotëronte qetësia. Edhe imami në këndimet e tij, rrethohej nga qetësia. Edhe pleqtë me fes të bardhë (a pa të), mbi kokë, në heshtje mërmërisnin: “Amin”, pas “Fatihasë”…

Në disa momente të qëndrimit në shoqërinë e teravisë së kësaj nate, mendja më shkoi tek intervista e një besimtari musliman nga Gaza (Palestinë), që mbrëmjen e shkuar, nëpërmjet një kanali satelitor arab, dëshmonte sesi ai dhe vëllezërit e tij, teksa falnin teravinë, në qytetin e kërcënuar nga raketat dhe bombardimet tinzare, me vulë yllin gjashtëcepësh, ishin tronditur nga një bombardim i pabesë që kishte shkatërruar një banesë aty pranë, duke i marrë jetën të gjithë familjarëve të saj…

M’u kujtua edhe shënimi, që një nga vëllezërit e nderuar kishte bërë mbrëmë, mbi një status në fb, ku, teksa shprehnim solidarizimin tonë me lutje, me Gazën dhe vëllezërit tanë atje, ai lutej: “O Allah, na fal e na mëshiro, që vetëm po lutemi” kur, qetësia e madhe dominuese e teravisë së kësaj nate, më ktheu mbi tapetin e heshtur të xhamisë… Sikur më tha: “Ku janë djemtë e mi sonte? Ku janë burrat me thinjat e fisnikërisë? Pse më keni lënë në heshtje sonte?”… Unë, në botën e qetësisë sime, doja t’i thoja se jemi me 13 korrik 2014.., mirëpo, nuk ia thashë, më erdhi turp…

Teravia e shtatëmbëdhjetë e këtij Ramazani, u bë dëshmitar i heshtur, i realitetit të peshores së përparësive në jetën tonë, që shpesh ne përdorim në raportet tona me netët e teravisë, netët e Ramazanit… Është një peshore, që nuk mat si duhet dhe si pasojë, na bën të dëshmohemi këta që jemi realisht, në “sprovën” e parë më të thjeshtë…

U desht kjo natë, që teravia të ndjehej e heshtur, që lutja për Gazën, Sirinë, Palestinën, Irakun etj, të mbetej thuajse jetime, që salavati përmbi të Dashurin, Zotërinë tonë, të mos mbushte horizontet me zërat e të përmalluarve për erën e emrit të tij…, sepse magjia e 13 korrikut 2014, kishte tërhequr pas vete në botën e hutimit, lokaleve plot tym duhani e britma tifozerie, edhe shumë bij të teravisë dhe netëve me lutje netësh Ramazani…

Teravia e kësaj nate shkoi, duke na buzëqeshur në heshtje, për të mos u kthyer më deri në ditën e gjykimit… Nëpërmjet syve të saj, sikur tha: “Teravia e 17-të e vitit që vjen, t’ju gjejë më pranë vlerave shpirtit dhe thirrjeve të tij… Përndryshe, do të vazhdoni të jeni pjesë e shkumës së detit, ndonëse ju mburreni me numra e shifra..!”

Dhe në heshtje u largua drejt Dritës së Hënës, që largonte nga sytë e saj, ca copëza reshë ngjyrë gri, që i mbulonin dritën, duke e paraqitur të mangët, ndonëse dukej e plotë…

… … …

Teksa afroheshim më në qendër të qytetit, fishekzjarret dhe festa nga brenda lokaleve, po bëhej gati të shpërthente me thirrjet: “Fitoreee”…

Lamtumirë, o natë e bekuar…

La haule ve la kuvvete il-la bil-lah…

Imam Muhamed Sytari

Myfti i Zonës Shkodër

Shkodër, më 14 korrik 2014 

IMG_7124

Share

  • tweet
Abstraktet e nr. 8 (161), korrik, gusht, shtator 2014 A pajtohet Islami me demokracinë?

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
    Aspektet sociologjike në Kur’an...

    May 02, 2022 0

  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
    Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

    Apr 27, 2022 0

  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
    Recensë e librit “Hoxhë Kadri...

    Apr 24, 2022 0

  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
    Politika e PPSH-së kundër besimeve...

    Apr 18, 2022 0

Me shumë në këtë kategori
  • Zemër e Harruar – Xhamia e Sulejman Pashë Bargjinit
    Zemër e Harruar – Xhamia e Sulejman...

    Apr 06, 2022 0

  • Hafiz Esat Myftia (1911-1975)
    Hafiz Esat Myftia (1911-1975)

    Dec 29, 2021 0

  • Traktati i Shën Stefanit dhe pasojat e tij për shqiptarët
    Traktati i Shën Stefanit dhe pasojat e...

    Nov 27, 2021 0

  • Përsiatje mbi studimin “Kurora mbi krye të përunjur”
    Përsiatje mbi studimin “Kurora mbi...

    Nov 08, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

May 02, 2022 0

nga Msc. Ada Qama, Medreseja e Tiranës “H. Mahmud Dashi”   Abstrakt Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj...
Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Apr 27, 2022 0

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina...

Apr 24, 2022 0

Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967

Politika e PPSH-së kundër besimeve...

Apr 18, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Dec 16, 2021 0

Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, Universiteti Bedër Msc. Mehmet Disha, Drejtoria e Kulturës, KMSH   Abstrakt Familja është bërthama e shoqërisë. Edukimi dhe...
Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit...

May 16, 2019 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (33)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al