Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Jan 13, 2015 Zani i Nalte Editoriale 0
nga H. Skender Bruçaj
Një ndjesi e veçantë shpirtërore të jesh në Xhaminë e Profetit (a.s.), aty ku fjalët gjunjëzohen para ndjenjave. Në ato momente ke ndjesinë e shkëputjes nga ligësitë e kësaj bote, larg rutinës së zakonshme, më afër shpirtërores.
Si mund të ndodhë ndryshe kur je në prezencën shpirtërore të më të Dashurit të zemrave tona, të udhërrëfyesit të njerëzimit, të dritës së pashuar, që ndriçoi zemrat dhe mendjet tona, tek ai që erdhi si mëshirë për mbarë botët, tek ai që ishte shembulli më i lartë i moralit që kishte parë dhe do shikonte njerëzimi…
Keqardhje për të gjithë ata njerëz që nuk e kuptuan siç duhet mesazhin hyjnor që solli ai.
Keqardhje për të gjithë ata njerëz të vegjël që me veprimet e tyre jo të hijshme pretendojnë se mund të vënë hije mbi personalitetin e tij.
Ai është si dielli për të gjithë myslimanët, dhe siç nuk mund ta shuajnë dritën e diellit me frymë, ashtu s’mund ta shuajnë respektin dhe dashurinë që myslimanet kanë për të.
Ja Resulallah! Njerëzimi sot ka më shumë nevojë për ty, për mesazhin tënd, për shembullin tënd.
Allahu na bëftë prej ndjekësve të sinqertë të traditës tënde, prej umetit tënd të nderuar dhe të denjë për shefatin (ndërmjetësimin) tënd në Ditën e Gjykimit!
Amin…
Medine, 12 janar 2015
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...