Perditësimi i fundit September 13th, 2024 8:23 PM
Jun 15, 2015 Zani i Nalte Abstraktet 0
1. Konkluzioni fetar mbi lëndët hipnotike dhe stupefiante
Prof. Dr. Ajhan Tekinesh
Universiteti Bedër
Abstrakt
Trashëgimi më i madh që na la Profeti ynë, është rruga që ndoqi ai gjatë gjithë jetës, e thënë ndryshe, Suneti i tij. Suneti është një model i mënyrës së jetesës.
Suneti na ofron ne modele sjelljeje lidhur me çdo specifikë që i intereson njeriut, si adhurimi, morali dhe etika, marrëdhëniet shoqërore dhe jeta familjare. Suneti i Profetit a.s. mbi temat e adhurimit, shitblerjes, martesës dhe marrëdhënieve të tjera ndërnjerëzore, është evidentuar në librat e fikhut.
2. Metoda e Imam Sha’raniut në zgjidhjen e kontradiktave juridiko-fetare në veprën El-Mizan I
Elton Karaj
Universiteti Bedër
Abstrakt
Metoda e Imam Sha‘raniut në zgjidhjen e kontradiktave meriton me të vërtetë një vëmendje të veçantë. Njerëzit në përgjithësi janë të mendimit që nëse në lidhje me një çështje ka disa fetva të ndryshme, vetëm njëra prej tyre është e saktë dhe gjithsecili është i prirur të mbrojë fetvanë e imamit që ndjek. Ky gjykim të shpie rrjedhimisht në përfundimin se të tjerët kanë gabuar. Kurse Sha‘raniu është i mendimit se çdo imam medhhebi ka të drejtë në fetvanë që ka dhënë. Sipas tij, ideja që vetëm një fetva është e saktë dhe të tjerat janë të gabuara është logjika e atyre që mbrojnë mendimin se sheriati ka ardhur vetëm në një nivel. Kurse sipas tij, sheriati është përcaktuar në dy nivele, njëri teshdid dhe tjetri tahfif.
3. Laicizmi, feja dhe globalizimi i marrëdhënieve mes Lindjes dhe Perëndimit
Dr. Genti Kruja
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
Abstrakt
Në një botë gjithnjë e më të globalizuar, në të cilën të gjitha fetë janë duke u bërë gjithnjë e më tepër fe ‘të diasporës’, lidhjet ndërkombëtare mes feve kanë dobi pozitive për të ofruar kanale të pasqyrimit në kontekste të ndryshme kulturore. Por, tragjikisht, ato mund të bëhen edhe përçuese përmes të cilave konfliktet janë transportuar nga një pjesë e botës në një tjetër.
Stereotipet me portretizime negative rreth myslimanëve nëpër media, vetëm sa e kanë rritur më tej dyshimin ndaj tyre. Ekziston gjithashtu një mungesë e qartë e informacioneve rreth Islamit në shoqëritë perëndimore, me përjashtim të disa universiteteve dhe specialistëve të veçantë. Por ekziston gjithashtu edhe një mungesë e theksuar e informacionit rreth Perëndimit në shumë shoqëri myslimane.
4. Nga Imam Aliu te Salahedin Ejjubiu,
nga Emir Abdul-Kaderi te Hasan Riza Pasha…
Fatos Kopliku
(Pjesa e I-rë)
“Vërtet, te i Dërguari i Zotit keni shembull të shkëlqyer” (33:21)
Abstrakt
Ndër përvojat e jetës njerëzore, lufta është me shumë gjasë sprova më e vështirë e vetëpërmbajtjes, e kryerjes së detyrës pa shkelur cakun, e aq më tepër një arenë ku dikush mund edhe të jetë i mëshirshëm; sprovë e vështirë vërtet, por jo e pamundur. Urdhrat kalorësiakë të Mesjetës Klasike të Evropës ishin praktikisht vëllazëri murgjish me shpatë. Jeta e tyre ishte e gdhendur nga një sërë rregullash të rrënjosura në shpirtmërinë kristiane, ndërsa ia kishin dedikuar jetën shërbimit ushtarak. Në thelb, ata përpiqeshin të brendësonin natyrën askete të Krishtit në sferën marciale të jetës, e të vepronin si Krishti nëse ai do të kishte përdorur shpatën. Në mënyrë shumë të ngjashme, karakteri i mjeshtrave samuraj ka qenë tërësisht i mbrujtur nga Budizmi, dhe në thelb synimi ishte brendësimi i natyrës askete të Budës (i cili, sikurse Krishti, nuk përdori shpatë në jetën e vet) në jetën e luftëtarit. Po ashtu, në Islam vëllazëritë e përshpirtshme marciale (futuwwa) kanë qenë të pranishme që në kohët më të hershme, me rregulla qartësisht të kodifikuara sipas normave islame. Por, ndryshe nga Krishti apo Buda, Profeti Muhamed ka dhënë direkt shembullin e vet edhe në këtë përvojë të jetës njerëzore, dhe në këtë shkrim do të shohim disa mishërime historike të kësaj norme profetike.
5. Rexhep Abdullah Dizdari (1895-1976)
mësues, autor tekstesh shkollore dhe veprimtar i shquar
Prof. Dr. Njazi Kazazi
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
Abstrakt
Autori i librit nisej nga drejtimi praktik i zgjidhjes së problemeve të shoqërisë shqiptare. Kjo kuptohet edhe nga përmbajtja e tekstit. Në të përfshihen, përveç mësimeve të lexim-shkrimit, edhe pjesë me përmbajtje nga historia, gjeografia, leximi, aritmetika e mësimet praktike për letërkëmbimin vetjak dhe tregtar (që luajnë rolin përsëritës a përforcues), të gjitha njohuri të nevojshme për formimin kulturor dhe të domosdoshme për jetën e përditshme të artizanëve, dyqanxhinjve etj. Në këtë këndvështrim, libri bëhej shumë i dobishëm, për të mos thënë i domosdoshëm për një pjesë të madhe të popullsisë shqiptare.
6. Kontributi i institucioneve fetare në ngritjen e vetëdijes kombëtare
Doc. Dr. Faredin Ebibi
Dekan i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup
Abstrakt
Nisur nga fakti se gjuha është element përbërës i identitetit kombëtar, ky element kishte gjetur mbështetje pa rezervë në xhami gjatë periudhës së egër moniste. Pushteti monist insistonte me çdo kusht që popullit shqiptar t’ia bastardojë gjuhën përmes toponimeve sllave, si në libra, në literaturë, në mediume të shkruara dhe të dëgjuara. Institucioni i vetëm që i rezistoi me vendosmëri kësaj fushate të egër ishte xhamia, përkatësisht ligjëruesit që ishin larg çdo ndikimi të asaj fushate. Përmes hutbeve, derseve dhe fjalimeve të ndryshme e mbrojtën gjuhën e pastër nga ndikime të tilla tendencioze.
Një segment i këtillë mund të mos ishte shumë i rëndësishëm në viset e tjera shqiptare, por për territorin e Kumanovës ka qenë shumë i rëndësishëm dhe i vlerës së veçantë kombëtare.
7. Kontributi i Hoxhë Kadri Prishtinës në mbrojtjen e tërësisë së tokave shqiptare
Mr. Qemajl Morina
Fakulteti i Studimeve Islame-Prishtinë
Abstrakt
Prijësit fetarë shqiptarë dhe përfaqësuesit intelektualë të tre besimeve më të mëdha të Shqipërisë u përfshinë në luftën për pavarësinë e Shqipërisë, e cila u arrit formalisht më 28 nëntor 1912. Kontribut të veçantë në këtë aspekt dhanë edhe prijësit fetarë të besimit islam, të cilët nuk e patën të lehtë të kyçen në këtë proces, sepse ata duhet tu kundërviheshin shtetit, i cili deri pak kohë më parë kishte përfaqësuar interesat e tyre, sepse shqiptarët me pozitën e tyre në shtetin osman kishin qenë pjesëmarrës në strukturat më të larta të tij: mbi 36 sadri azemë (kryeministra), ministra, valinj, komandantë ushtarakë, shejhul islam etj.
Në mesin e këtyre personaliteteve bën pjesë edhe Hoxhë Kadri Prishtina, i cili më mirë se çdo kush tjetër mishëron lidhjen në mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ai u lind në Kosovë, ku edhe kaloi një pjesë të rinisë, kurse në Shqipëri kaloi pjesën tjetër të jetës deri në vdekje.
8. Liria e shprehjes
Redi Shehu
Abstrakt
Është pak e vështirë të argumentosh faktin, se liria si koncept duhet të qëndrojë e shkëputur, apo thënë ndryshe, e emancipuar nga rendi dhe renditja, nga norma dhe rregulli, për sa kohë ajo si kategori merr formë brenda këtij realiteti. Ne, jetojmë në një botë ku rendi në kuptimin kozmologjik është tipari themelor i ekzistencës. Ai, (rendi) projektohet që nga makrosfera në një kozmos ku rregulli perfekt dhe ligji fizik janë formë e jashtme e mirëmbajtjes, formë vizive e një realiteti të cilin brezat tanë kanë luksin ta perceptojnë atë. Ky rend zbret në formë teleologjike edhe në ekzistencën e planetit tonë duke strukturuar jetën e gjallesave e sendeve.
9. Hibridizimi i gjinive mediatike në Shqipëri
Gazmend Leçini
Abstrakt
Hibriditeti është kthyer në modë në shumë fusha. Shumë degë të shkencës po i përafrojnë kurrikulat e tyre duke ndërthurur ato lëndë që deri dje konsideroheshin si “fushë tjetër” studimi.
Ndërthurja midis mediave të vjetra dhe atyre të reja po na jep një panoramë tjetër të skenës mediatike pjesë e së cilës është dhe Shqipëria. Duke parë dhe ndjekur këtë prirje, si dhe duke marrë shkas nga studime mbi këtë tematikë mendoj se ka ardhur momenti që të tilla zhvillime të evidentohen dhe të trajtohen me kujdes duke mbajtur qëndrimin e duhur.
Në këtë studim unë përmend disa raste hibriditeti në sistemin mediatik shqiptar duke theksuar edhe qëndrimin që sugjerojnë studiuesit e shkencave të komunikimit për t’u ardhur në ndihmë konsumatorëve të medias që ata t’i kuptojnë mediat ashtu siç duhet dhe jo të jenë “viktimë” e tyre, por as edhe armiq me to.
Metodologjia e përdorur është vëzhgimi i disa prej këtyre mediave dhe ndërthurja e teorive mbi median me realitetin. Intervistat me personazhet e këtyre mediave a gjinive mediatike do të përbëjnë dhe boshtin e këtij studimi.
Pyetjet të cilave do u jap përgjigje janë:
Cilat janë disa nga mediat dhe gjinitë mediatike hibride sot në Shqipëri?
A janë këto media dhe gjini hibride “Made in Albania” apo thjesht imitim i atyre të huaja?
A kanë luajtur rol këto në ndryshimin e formës dhe të përmbajtjes së mesazhit i cili tashmë duhet t’i përshtatet një media hibride?
A do të ndikojë kjo prirje për t’u marrë në konsideratë nga departamentet e Gazetarisë dhe Komunikimit, por jo vetëm, për të bërë ndërhyrjet e duhura në materialet e lëndëve mbi gazetarinë e shkruar, të radios, televizionit dhe on-line?
10. Medreseja e Naltë e Tiranës, ëndrra e besimtarëve islamë
Hiqmet Patozi
Abstrakt
Suksesi i medreseve shfaqet qartë në përvetësimin prej nxënësve të lëndëve të shkencave natyrore në gjuhën angleze, në kalueshmërinë e lartë e cilësore në të gjitha lëndët e veçanërisht në provimet e lirimit dhe të Maturës Shtetërore, ku ndonjëra prej tyre (Tirana) konkurron denjësisht shkollat më të mira shqiptare publike a private.
11. Modeli islam në emancipimin e gruas
Dr. Muhamed Amare
Egjipt
Abstrakt
Nëse erërat e injorancës paraislame, kanë arritur që t’i rikthejnë disa zakone dhe tradita që dominonin botën para Islamit, ato nuk kanë arritur të prevalojnë mbi arritjet e emancipimit islam të gruas. Shpirti i këtij emancipimi dhe frytet e tij vërehen edhe në kohën e regresit të civilizimit islam, regres i cili ka pllakosur botën islame. Edhe në këto kushte të rënda, jeta jonë sociale ofron modele grash të cilat depërtojnë në fusha të ndryshme të jetës, si ajo e shkencës së hadithit, fikhut, letërsisë etj.
12. Hafiz Ismet Dibra
(1886-1955)
Abstrakt
Në tërë veprimtarinë e tij Hafiz Ismet Dibra u udhëhoq nga mësimet e Kur’anit dhe duke pasur parasysh edhe përbërjen e popullit shqiptar, punët dhe mësimet e tij i mbizotëronte toleranca në mes besimeve dhe besimtarëve. Medreseja e Tiranës, e drejtuar nga H. Ismet Dibra, ruajti dhe vazhdoi traditën e edukimit të nxënësve, krahas asaj të fesë edhe atë të frymës patriotike dhe kalitjes së ndërgjegjes kombëtare.
13. Medreseja e përgjithshme (Universite) e Komunitetit Mysliman
Abstrakt
Medreseja asht hapun në lagje të Sulejman Pashës, në shtëpie të Haqim Maçit, e cilla asht ndertue si mbas rregullavet shkencës e mbas nevojavet të shëndetsis…
Mënyra e mësimit asht fare modern si mbas rregullave të petagogjis ma të reja.
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Oct 19, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...