Perditësimi i fundit August 10th, 2023 9:08 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Hafiz Ismet Dibra

Jun 15, 2015 Zani i Nalte Personalitete 0


ismet dibra

Hafiz Ismet Dibra (1886-1955) 

 

Në tërë veprimtarinë e tij Hafiz Ismet Dibra u udhëhoq nga mësimet e Kur’anit dhe duke pasur parasysh edhe përbërjen e popullit shqiptar, punët dhe mësimet e tij i mbizotëronte toleranca në mes besimeve dhe besimtarëve. Medreseja e Tiranës, e drejtuar nga H. Ismet Dibra, ruajti dhe vazhdoi traditën e edukimit të nxënësve, krahas asaj të fesë edhe atë të frymës patriotike dhe kalitjes së ndërgjegjes kombëtare.

 

Drejtor i Medresesë Tiranë

Hafiz Ismet Dibra lindi në Dibër në vitin 1886, ku kreu mësimet fillestare, pastaj Medresenë, ku mësoi përmendësh Kur’anin e madhëruar, e fitoi titullin Hafiz, një titull i nderuar.

Studimet e larta i kreu në Stamboll, në kryeqytetin e Perandorisë, por edhe pse i ofruan katedrën në një shkollë të lartë të Stambollit nuk qëndroi aty, sepse kishte vendosur t’i shërbente Shqipërisë…

Dibra është vendlindja e Haxhi Hafiz Ismet Dibrës, Stambolli është vendi ku bëri studimet e larta, ndërsa Tirana është vendi ku zhvilloi veprimtarinë e tij. Revista “Zani i Naltë” është tribuna ku shpalosi njohuritë e tij në fushën e legjislacionit islam, të filozofisë islame, tefsirit, hadithit, logjikës, teorikës etj. Medreseja e Naltë e Tiranës qe institucioni ku ai zbatoi në praktikë edukatën islame dhe mjeshtërinë e mësimdhënies. Kishte një kulturë të gjerë, një qëndrim demokratik dhe patriotik. Zotëronte më së miri gjuhën arabe, perse dhe atë turke (osmane).

Në mars 1923 u zhvillua Kongresi i Parë i Myslimanëve Shqiptarë në Tiranë, duke zgjedhur Kryetar të Bashkësisë Islame, Kryemyftiun Haxhi Vehbi Dibrën. Në tetor të vitit 1923 doli në dritë revista “Zani i Naltë”, organ zyrtar i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Me 1 mars 1924 iu besua drejtimi i Medresesë në Tiranë z. Qamil Bala dhe në vitin 1930, kjo detyrë iu besua Hafiz Ismet Dibrës, duke u bërë drejtori i dytë i saj. Duke ndjekur traditat e të parit aktivizoi trupin mësimor, personel të përgatitur siç qenë: Hafiz Ali Korça, Haki Sharofi, Sheh Qazim Hoxha etj.

Në Medresenë e Tiranës, përveç lëndëve fetare si Kur’ani, Hadithi, Tefsiri, Fikhu… mësohej historia, gjeografia, aritmetika, gjeometria, etj.

Në tërë veprimtarinë e tij ai udhëhiqej nga mësimet e Kur’anit dhe në përshtatje me përbërjen e popullit shqiptar ai nisej nga toleranca në mes besimeve dhe besimtarëve. Medreseja e Tiranës, e drejtuar nga H. Ismet Dibra, ruante dhe vazhdonte traditën e edukimit të nxënësve, krahas asaj të fesë edhe atë të frymës patriotike dhe kalitjes së ndërgjegjes kombëtare. Ismet Dibra vizitoi edhe vendet e shenjta në Mekë dhe Medine, duke u bërë Haxhi.

Në vitet ’30 të shekullit XX zhvilloi një aktivitet të gjerë intelektual, fetar e patriotik. Janë të përmendura ligjëratat e tij të njëpasnjëshme që patën për subjekt temën “A ka dyshim në qenien e Zotit?” Në këto ligjërata Hafiz Ismet Dibra, duke u mbështetur në ajetet e Kur’anit, zbërtheu shumë teza dhe koncepte që në ato vite ishin bërë objekt bisede në qarqet intelektuale. Ligjëratat bënin pjesë në luftën që kleri islam po i shpallte ideve komuniste, që kishin filluar të përhapen në Shqipëri. Hafiz Ismet Dibra iu referua shumë figurave të shquara të rrymave të ndryshme filozofike si: Dekartit, Berksonit, Spenserit etj.

Më vonë ato ligjërata u botuan në faqet e revistës “Zani i Naltë” dhe më 1993 u botuan edhe në Miçigan të SHBA-së. Hafiz Ismet Dibra në libër bën thirrje që të shihet e vërteta, të hiqen syzet e errëta. “Me syze të errëta, – shkruan ai, kurrë nuk mund të shikohet e vërteta.” I tërë libri argumenton shkencërisht qenien e Zotit dhe na thotë se udhëzimin mund ta marrim vetëm nga Zbulesa e Zotit, nga Kur’ani.

Pushtuesit fashistë dhe ata gjermanë, më vonë, i ofruan ofiqe dhe dekorata, por ai, ashtu si më 1919 që nuk pranoi postin e profesorit të katedrës nga Turqia, edhe kësaj radhe nuk pranoi asnjë dekorim, as post. Pushteti komunist, të cilit ai nuk iu nënshtrua, e arrestoi më 1946 në moshën 60-vjeçare dhe e dënoi pa asnjë arsye, por vetëm për bindjet e tij fetare, antimaterialiste, me 12 vjet heqje lirie, të cilat i bëri si shumë e shumë të tjerë në burgjet e diktaturës komuniste. Kështu u dënuan edhe shumë hoxhallarë të tjerë nga diktatura komuniste, siç ishin Hafiz Ali Korça, Hafiz Mustafa Varoshi, Hafiz Sherif Langu, Hafiz Musa Dërguti, Hafiz Ali Kraja, e shumë fetarë, dijetarë e atdhetarë të tjerë…

Hafiz Ismet Dibra ndërroi jetë në Tiranë në vitin 1955, në moshën 69 vjeçare, duke mbetur shembull frymëzimi për botën shqiptare.[1]

[1]. Për më tepër shih: gazeta “Drita Islame”, nr. 3, 1992: 3; nr. 111, 1997: 2-4.

Marrë nga libri “100 personalitete shqiptare të kulturës Islame”, botim i Komunitetit Mysliman të Shqpërisë, Tiranë 2012: 111.


  • tweet
Një botim bibliografik me vlera studimore Abstracts no. 11

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Pse duhet te jemi fetar
    Pse duhet te jemi fetar

    Aug 10, 2023 0

  • Pse duhet te jemi fetar – II
    Pse duhet te jemi fetar – II

    Aug 10, 2023 0

  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
    HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT

    Jun 14, 2023 0

  • 100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
    100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT...

    Mar 13, 2023 0

Me shumë në këtë kategori
  • Hafiz Sabit ef. Zajmi (1893 – 1975)
    Hafiz Sabit ef. Zajmi (1893 –...

    Jul 14, 2021 0

  • Haxhi Hafiz Sabri Koçi (1921-2004)
    Haxhi Hafiz Sabri Koçi (1921-2004)

    Dec 01, 2020 0

  • Hoxhë Hasan Tahsini në kolanën “Zani i Naltë”
    Hoxhë Hasan Tahsini në kolanën...

    Feb 10, 2020 0

  • Kontributi i Ismail Efendi Ndroqit për Pavarësinë e Shqipërisë dhe Bashkinë e Tiranës
    Kontributi i Ismail Efendi...

    Jan 30, 2020 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

Mar 13, 2023 0

Nga  Dorian Demetja Shpallja e pavarësisë i gjeti udhëheqësit e dijetarët myslimanë shqiptarë në krye të momenteve historike të vendit tonë dhe ishin pikërisht këta...
BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Jan 30, 2023 0

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Nov 30, 2022 0

Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë

Reflektime nga të dhënat demografike për...

Sep 22, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë...

Nov 30, 2022 0

nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...
Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në...

Dec 16, 2021 0

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (35)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al