Perditësimi i fundit September 13th, 2024 8:23 PM
Jun 24, 2015 Zani i Nalte Aktivitete 0
Është ribotuar për herë të tretë enciklopedia “100 personalitete shqiptare të kulturës islame”.
Pas suksesit të dy botimeve të para, si dhe duke parë kërkesat e shumta nga studiues, akademikë, besimtarë dhe lexues të ndryshëm, Komuniteti Mysliman ka ribotuar për herë të tretë enciklopedinë e 100 personaliteteve islame ndër vite.
Ribotimi vjen i rishikuar si dhe janë shtuar disa foto e dokumente historike të Komunitetit Mysliman dhe Medresesë së Naltë të Tiranës, personalitete e drejtues të KMSH-së ndër vite, si dhe hoxhallarët e persekutuar gjatë regjimit komunist.
Kjo enciklopedi është e përbërë prej 100 personaliteteve të shquara shqiptare të kulturës islame, të cilët kryesisht janë dijetarë dhe prijës fetarë, por nuk mungojnë edhe myderrizë, profesorë katedrash universitare, udhëheqës politikë, deputetë, senatorë, ministra, mjekë, kryetarë parlamenti, kryetarë bashkish, liderë dhe udhëheqës të lartë të Komunitetit Mysliman në Shqipëri, në trojet tona dhe diasporë. E përbashkëta e këtyre është se ishin të brumosur me besimin e lartë islam dhe me dashurinë për atdheun dhe shërbimin ndaj vendit dhe popullit shqiptar, por jo vetëm.
Lista e këtyre 100 personaliteteve është hartuar nga një grup pune, i cili ngriti një Këshill Botues për t’u marrë me hartimin e këtij projekti madhor, duke marrë për bazë dhe referencë artikuj dhe jetëshkrime të shumta të botuara kryesisht në gazetën “Drita Islame” të viteve 1992-1999, por edhe të revistave të famshme “Zani i Naltë” dhe “Kultura Islame”. Krahas këtyre periodikëve, organe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, është shfrytëzuar edhe një literaturë e pasur librash dhe botimesh të ndryshme, ku ndër ta mund të përmendim librin “Në kujtim të brezave”, me autorë Doktor Honouris Causa Faik Luli, Prof. Islam Dizdari dhe Nexhmi Bushati, si dhe Arkivin e Shtetit, Arkivin e Komunitetit Mysliman, si dhe të myftinive Tiranë, Shkodër, Dibër, Vlorë, Korçë, Durrës etj.
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...