Perditësimi i fundit October 19th, 2023 11:15 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Abstracts no. 35
  • Abstraktet e nr. 35 (188)
  • Njeriu dhe Gjithsia – I –
  • Haxhi Hafiz Mahmud Dashi (1873-1961)
  • Veprimtaria botuese e teologut boshnjak Enes Kariq e përkthyer në gjuhën shqipe
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Medreseja e Naltë e Tiranës, ëndrra e besimtarëve myslimanë

Jul 28, 2015 Zani i Nalte Histori 0


10

nga Hiqmet Patozi

Në Shqipëri institucionet mësimdhënëse fetare (mejtepet e medresetë) u hapën pranë xhamive e teqeve disa shekuj më parë e në to mësohej kryesisht Kur’ani Famëlartë. Por për medresetë, si institucione serioze të arsimit kombëtar fetar islam, si fidanishte të dritës së diturisë, mund të flasim vetëm në fillimet e shekullit XX, pas Shpalljes së Pavarësisë.

Pa mëdyshje në ballë të tyre qëndron Medreseja e Naltë e Tiranës, ëndrra e besimtarëve islamë, që u hap më 1924 me vendim të Kongresit të parë të Bashkësisë Islame të Shqipërisë, për të plotësuar nevojat për kuadro fetarë.

U quajt “Instituti mësimor kombëtar”, filloi punën vetëm me 24 nxënës të ndarë në 3 klasa dhe pati drejtor z. Qamil Bala, anëtar i Këshillit të Naltë të Sheriatit, ish-deputet i parlamentit shqiptar dhe mësues figura të shquara si: H. Ali Korça, Sulejman Kadiu, Haxhi Mahmud Dashi, Haxhi Tahiri, Rexhep Berati, Haki Tefiku etj. Programi i saj përfshiu lëndët e kulturës së përgjithshme si të një gjimnazi klasik, gjuhë të huaja: arabisht, frëngjisht, anglisht dhe lëndë fetare: Kur’an, besim, histori e shenjtë, moral etj.

Në kuadrin e riorganizimit të rrjetit arsimor fetar në Shqipëri, në Kongresin e tretë të Bashkësisë Islame u vendos të suprimohen të gjitha medresetë e qyteteve si: të Shkodrës, të Beratit, të Vlorës etj., dhe të mbetej vetëm ajo e Tiranës që do të quhej Medrese e Përgjithshme dhe do të drejtohej nga dijetari H. Ismet Dibra.

Brenda pak vitesh medreseja formoi fizionominë e një institucioni me vlera islame ku merrej formim i shëndoshë fetar e kombëtar, ndaj edhe fitoi emër të mirë në të gjithë vendin e më gjerë. Disa nga maturantët e parë të kësaj medreseje që u diplomuan në vitin 1932, pasi kryen studimet e larta, punuan po këtu me përkushtim si mësues apo drejtues të saj. Në bankat e kësaj shkolle janë përgatitur dhe edukuar shumë kuadro studiues, inxhinierë, mjekë, ekonomistë, mësues, vaizë, imamë që kanë punuar në zona e në sektorë të ndryshëm të vendit. Veçojmë intelektualët e klerikët si: Shaban Demiraj, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Vexhi Buharaja, orientalist, shkrimtar e përkthyes, Imam Vehbi Ismaili, kryetar i Bashkësisë Islame për shqiptarët e Amerikës etj.

Nga regjimi komunist, si feja e besimi në përgjithësi, medreseja pati goditje me ashpërsi në rritje, duke nisur me reformën arsimore të vitit 1946, e cila ia kufizoi ndjeshëm lëndët fetare dhe ato të kulturës së përgjithshme ia detyroi si të një shkolle profesionale. Shumë mësues e drejtues ia përndoqi, ia burgosi dhe dënoi egër. Kulmi i goditjes arriti në vitin 1964 kur e mbylli fare.

* * *

Medresetë tona u hapën ose u rihapën në vitet `90 kur në Shqipëri ishte lënë i lirë besimi, po ringjallej jeta fetare dhe u pritën si priten dallëndyshet që sjellin pranverën. Ato sot janë 7 dhe shtrihen: në Shqipërinë Veriore (Shkodër), në Shqipërinë e Mesme (Tiranë, Durrës, Kavajë, Cërrik) edhe në Shqipërinë e Jugut (Berat, Korçë) dhe në to mësojnë me mijëra nxënës vajza e djem.

Në vitet e para provuan vështirësi të mëdha e serioze që i kapërcyen gradualisht, duke filluar nga mungesa e ndërtesave e mjeteve didaktike-mësimore, kuadri i kualifikuar mësimdhënës, programet e deri te tekstet mësimore aq të nevojshme. Në planet e tyre mësimore u përfshinë lëndët e kulturës së përgjithshme të shkollave të mesme të përgjithshme, 3 gjuhë të huaja (anglisht, turqisht, arabisht) dhe lëndët fetare: Kur’ani Famëlartë, historia islame, besimi, fikhu (jurispudenca islame), tefsiri (komentimi i Kur’anit) dhe hadithi (tradita profetike), kështu në këtë plan mësimor gjen aplikim edhe mendimi i një dijetari që thotë: “Shkenca pa fenë është e verbër, feja pa shkencën është e çalë”. Objektivi kryesor i medreseve ka qenë e mbetet brumosja e nxënësve me moralin islam, me ndjenja kombëtare e me vizion të qartë për të ardhmen, pajisja me dije të thella e të qëndrueshme që do t`u shërbejnë atyre për të përballuar sfidat e jetës në shoqërinë e sotme demokratike, sepse Profeti ynë i nderuar shprehet: “Allahu i lehtëson udhën për në xhenet personit që merr udhën për të kërkuar dije”.

Falë kujdesit të vazhdueshëm të KMSH-së dhe kontributeve financiare të shoqatave bamirëse e fondacioneve, medresetë tashmë kanë siguruar godina të reja e të bukura, mjedise të përshtatshme bashkëkohore për mësim e fjetje, laboratorë, biblioteka, palestra, kënde sportive, materiale didaktike e mjete informacioni për t`u pasur zili.

Në to janë vendosur edhe drejtues e mësimdhënës të zotë e të përkushtuar në punë, përcjellës të diturisë, që ruajtën e ruajnë marrëdhënie të drejta e korrekte me komunitetin e nxënësit, duke plotësuar një kusht të rëndësishëm për institucionet arsimore edukuese. Ndaj fatmirësisht edhe pse pranimet e nxënësve në medrese bëhen vetëm me konkurs, numri e cilësia e tyre (djem e vajza) vjen duke u rritur çdo vit.

Suksesi i medreseve shfaqet qartë në përvetësimin prej nxënësve të lëndëve të shkencave natyrore në gjuhën angleze, në kalueshmërinë e lartë e cilësore në të gjitha lëndët e veçanërisht në provimet e lirimit dhe të Maturës Shtetërore, ku ndonjëra prej tyre (Tirana) konkurron denjësisht shkollat më të mira shqiptare publike a private.

Këto shkolla, në shërbim të ngulitjes e të thellimit të njohurive që marrin nxënësit në klasë, organizojnë javët e shkencave, panairet shkencore, projektet kurrikulare shumë të efektshme për cilësinë. Nxënësit e medreseve aftësohen gjithashtu të mësojnë mirë e të njohin thelbin e ajeteve, leximin dhe këndimin përmendësh të Kur’anit, të kushtetutës islame, komentet e dijetarëve për ligjet islame dhe hadithet, po kështu të kryejnë praktikat e adhurimeve e detyrimeve fetare.

Në konkurset për Kur’anin, të organizuara brenda shkollave, kanë shfaqur dëshirën për pjesëmarrje çdo vit dhe përgatitje të kënaqshme. Po kështu nxënësit e përparuar e të talentuar, në konkurset që organizon KMSH ndërmjet medreseve të vendit, kanë qenë të suksesshëm. Janë paraqitur mirë edhe në Olimpiadat e MASH për lëndët matematikë, fizikë, kimi, biologji e informatikë, madje shumë mirë në olimpiadat dhe projektet ndërkombëtare.

Edhe edukimi, me të drejtë, në medresetë tona është vlerësuar drejt e paralel me mësimin si një e i pandarë. Me mësim nxënësit ndriçojnë mendjet, me besim ushqejnë zemrat dhe pastaj reflektojnë sjellje shembullore në shkollë e jashtë saj.

Është punuar që edhe aftësitë e tyre t`i shfrytëzojnë nesër jo vetëm për vete, por edhe për familjen e mbarë kombin dhe progresin e tij të pandalshëm. Për këtë qëllim zhvillohen edhe veprimtari praktike orientuese që nxënësit e medreseve të dinë të udhëzojnë e të tërheqin në rrugën e drejtë të Islamit edhe persona të tjerë të afërm ose të njohur, sepse udhërrëfyesi ynë, Muhamedi a. s. shprehet: “Ai që udhëzon një njeri në rrugë të drejtë, është sikur të ketë fituar gjithë botën”.

Nxënësit e medreseve, falë punës së mirë bindëse të bërë me ta, i janë shmangur veseve të këqija, kanë qëndruar larg të ndaluarave nga Islami, u kanë shpëtuar edhe infeksioneve të rrezikshme të përhapura sot si: duhani, alkooli, bixhozi e droga dhe ata asnjëherë s’kanë pretenduar e kërkuar lirinë e shfrenuar. Përgjithësisht, të gjitha medresetë tona, me punën e me përkushtimin e duhur, objektivat e veta i kanë plotësuar mirë ose janë në rrugën e plotësimit të tyre të plotë, ndaj meritojnë të përgëzohen.


  • tweet
Abstracts no. 12 Abstraktet e nr. 12 (165), korrik, gusht, shtator 2015

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Abstracts no. 35
    Abstracts no. 35

    Oct 19, 2023 0

  • Abstraktet e nr. 35 (188)
    Abstraktet e nr. 35 (188)

    Oct 19, 2023 0

  • Njeriu dhe Gjithsia – I –
    Njeriu dhe Gjithsia – I –

    Oct 19, 2023 0

  • Haxhi Hafiz Mahmud Dashi (1873-1961)
    Haxhi Hafiz Mahmud Dashi (1873-1961)

    Oct 19, 2023 0

Me shumë në këtë kategori
  • 100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
    100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT...

    Mar 13, 2023 0

  • Medresetë në Kosovë gjatë periudhës osmane
    Medresetë në Kosovë gjatë...

    May 25, 2022 0

  • Medreseja “Alaudin” e Prishtinës dhe kontributi i saj në formimin e inteligjencies fetare islame
    Medreseja “Alaudin” e Prishtinës...

    Nov 24, 2021 0

  • Kriza e familjes shqiptare në vitet e regjimit komunist: Divorcet në vitet 60-të
    Kriza e familjes shqiptare në vitet e...

    Nov 17, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

Një perspektivë islame mbi ruajtjen e trashëgimisë kulturore materiale

Një perspektivë islame mbi ruajtjen e trashëgimisë kulturore materiale

Oct 19, 2023 0

Abdullah Bulku Abstrakt Trashëgimia kulturore materiale është një ekzistencë që përbën një dimension të rëndësishëm të qenies së njeriut dhe të shoqërisë njerëzore...
100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN...

Mar 13, 2023 0

BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Jan 30, 2023 0

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Nov 30, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë...

Nov 30, 2022 0

nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...
Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në...

Dec 16, 2021 0

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (36)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Abstracts no. 35
  • Abstraktet e nr. 35 (188)
  • Njeriu dhe Gjithsia – I –
  • Haxhi Hafiz Mahmud Dashi (1873-1961)
  • Veprimtaria botuese e teologut boshnjak Enes Kariq e përkthyer në gjuhën shqipe

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al