Perditësimi i fundit August 10th, 2023 9:08 AM
Jul 04, 2015 Zani i Nalte Aktivitete 0
Harmonia dhe bashkëjetesa ndërfetare në Shqipëri tashmë është një vlerë jo vetëm për popullin tonë, por edhe një shembull pozitiv edhe për botën. “Shqipëria: një shembull i bashkëjetesës ndërfetare në Evropë” ishte edhe tema e konferencës zhvilluar në Pallatin e Medias (Circolo della stampa), ditën e enjte, me dt. 2 korrik 2015 në Milano të Italisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjithë komuniteteve fetare në Shqipëri. Konferenca është organizuar nga “Dialog Milano” dhe e mbështetur nga disa institucione të tjera, të cilët kanë organizuar këtë takim ndërfetar në kuadër të një prej ekspozitave më të mëdha në botë, EXPO 2015, e cila zhvillohet në Milano. Në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ka mbajtur një kumtesë drejtori i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar Dr. Genti Kruja. Në temën e tij “Një vështrimin Islam dhe historiko-sociologjik mbi harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare”, Dr. Kruja fillimisht ka trajtuar aspektin Islam të tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare, bazuar në Kur’an dhe Traditën Profetike dhe më pas në pjesën e dytë të kumtesës është trajtuar harmonia dhe bashkëjetesa ndërfetare ndër shqiptarë, si një tipar i veçantë etno-kulturor i popullit tonë. Kumtesa kanë mbajtur gjithashtu edhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare në vednin tonë, të cilët kanë folur për vlerat e harmonisë ndërfetare te shqiptarët. Konferenca e moderuar nga z. Alberto Quattrucci, është përshëndetur edhe nga konsullja e Konsullatës Shqiptare në Milano.
Aug 10, 2023 0
Aug 10, 2023 0
Jun 14, 2023 0
Mar 13, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Mar 13, 2023 0
Nga Dorian Demetja Shpallja e pavarësisë i gjeti udhëheqësit e dijetarët myslimanë shqiptarë në krye të momenteve historike të vendit tonë dhe ishin pikërisht këta...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Nov 30, 2022 0
nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...