Perditësimi i fundit August 10th, 2023 9:08 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Ramazani gjallëron traditat e bukura

Jul 09, 2015 Zani i Nalte Shkenca Islame 0


 20120723_sharq_iftar-8-774x1024

Myslimani e ka detyrë që çdo punë apo fjalë ta nisë me emrin e Allahut, sepse falënderimi i Tij është detyrë parësore. Falënderimi që myslimani bën për Krijuesin e vet, del në pah akoma më shumë gjatë adhurimeve që ai kryen, sidomos gjatë agjërimit, sepse ai e kryen në bindje të urdhrit të Krijuesit dhe vetëm për Krijuesin e tij. Afrimi i Ramazanit, muajit të agjërimit, sjell edhe një lloj impenjimi për myslimanët, të cilët përgatiten moralisht e shpirtërisht për të kryer këtë ritual vjetor.

Edhe pse tek ne feja u ndalua për gati 25 vjet, regjimi i vjetër nuk e pati kurrsesi forcën për të shuar dritën e besimit te Zoti në zemrat e myslimanëve shqiptarë.

Fillimet e zhvillimeve demokratike, sollën menjëherë edhe ripërtëritjen e besimit dhe të ringritjes së institucioneve fetare. Natyrisht besimtarët myslimanë, panë me sytë e tyre të konkretizur fjalën e Zotit në Kur’an “Kur erdhi ndihma e Allahut…”, dhe vërtet ishte vetëm ndihma e mëshira e të madhit Zot që e bëri të mundur që edhe ne të gëzojmë të drejtat dhe të praktikojmë lirisht fenë e tonë, si qytetarë të një vendi demokratik.

Është fakt se qysh në vitin e parë të lejimit të praktimit të besimit u konstatua ringjallja e traditës së hershme, tradita e bukur e kujdesit të amvisave, që Ramazani të gjallërohej edhe me një guzhinë më të zgjedhur, madje edhe me disa gatime karakteristike. Pa dyshim është mëshira e të madhit Zot për robtë e Tij që i mbush me besim e me hare zemrat e besimtarëve, sa herë që besimtarët i drejtohen Krijuesit të tyre dhe kërkojnë ndihmën e Tij. Shqiptarët prej 23 vitesh po përjetojnë atë atmosferë gëzimi, hareje e kënaqësie të veçantë që krijohet në mjediset tona gjatë muajit të mirësisë, muajit të mëshirës, muajit të Kur’anit.

Myslimanët shqiptarë, krahas agjërimit, në këtë muaj të bekuar, kanë kujdes të veçantë të jenë humanë në të tërë kuptimin e fjalës dhe ky humanizëm gjen shprehjen e tij të plotë, jo vetëm në kryerjen e agjërimit, por edhe në atë mirësjellje e mirësi tradicionale për këtë muaj, të shoqëruar me një bujari të shtuar dhe me atë mikpritje e sajdisje të veçantë me të cilën myslimani rrethon mikun që i vjen si mysafir në shtëpi për të ndarë iftarin së bashku.

Myslimani e ka parasysh fjalën e Zotit të madhëruar: “Çdo punë njeriu e bën për veten e vet, përveç agjërimit që e bën për Mua; për të më falënderuar Mua (robi) e privon veten nga ushqimi e nga dëshirat, prandaj Unë do të jap shpërblim të veçantë për agjërimin.”

Ne si populli kemi tradita shumë të bukura për të festuar këtë muaj kaq të dashur. Ka filluar të ringjallen shumë tradita, por sidomos ajo traditë e bukur që ka qenë fort e përhapur ndër familjet tona; nuk mendohej kurrë që iftari të kalohej vetëm me pjesëtarët e familjes, sepse ishte nderim i veçantë që kryefamiljari, ose pjesëtarë të tjerë të familjes të ishin të ftuar për iftar te fqinjët, te miqtë e farefisi, madje kaq rëndësi i jepej këtij zakoni, saqë iftaret ishin të rezervuara ende pa nisur Ramazani.

Të gjithë e kemi vënë re se sa me kënaqësi e përgatisin amvisat tona iftarin, madje si pa e kuptuar edhe vetë ato, gatuajnë më shumë se sa ka nevojë familja. Duket sikur diçka e brendshme i shtyn që të jenë të përgatitura për ta shtuar bujarinë e shtëpisë dhe për ta respektuar mikun që vjen e nderon shtëpinë e tyre. Amvisat tona kanë filluar me kohë të rezervojnë diçka më shumë për ta pasur vetëm për këtë muaj dhe shpesh i dëgjojmë t’i thonë sho-shoqes se gjellët e iftarit i shton vetë i madhi Zot dhe pa e ndier lodhjen, ose iftarin e bie mbarë vetë Zoti, prandaj nxitojnë që iftarin ta servirin sa më shpejt, sepse dhe koha për të shkuar në xhami për të falur namazin e Teravisë është e kufizuar.

 (Revista Drita Islame, Korrik 2013)


  • tweet
Nata më e begatë – Nata e Kadrit Vlera e leximit të Kur’anit në Ramazan

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Pse duhet te jemi fetar
    Pse duhet te jemi fetar

    Aug 10, 2023 0

  • Pse duhet te jemi fetar – II
    Pse duhet te jemi fetar – II

    Aug 10, 2023 0

  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
    HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT

    Jun 14, 2023 0

  • 100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
    100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT...

    Mar 13, 2023 0

Me shumë në këtë kategori
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
    HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT

    Jun 14, 2023 0

  • Roli i gruas në Islam dhe sfidat e ditëve të sotme (shekulli XXI)
    Roli i gruas në Islam dhe sfidat e...

    Sep 09, 2022 0

  • Një familje e ndërtuar si model mbi vlerat islame
    Një familje e ndërtuar si model mbi...

    Sep 22, 2021 0

  • Shpirtshmëria Islame dhe etika kur’anore – nga Prof. Atif Khalil
    Shpirtshmëria Islame dhe etika...

    Jul 18, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

Mar 13, 2023 0

Nga  Dorian Demetja Shpallja e pavarësisë i gjeti udhëheqësit e dijetarët myslimanë shqiptarë në krye të momenteve historike të vendit tonë dhe ishin pikërisht këta...
BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Jan 30, 2023 0

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Nov 30, 2022 0

Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë

Reflektime nga të dhënat demografike për...

Sep 22, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë...

Nov 30, 2022 0

nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...
Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në...

Dec 16, 2021 0

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (35)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al