Perditësimi i fundit September 13th, 2024 8:23 PM
Sep 23, 2015 Zani i Nalte Gjuhë-letërsi 0
nga Prof. Dr. Njazi KAZAZI & Dr. Lindita KAZAZI
Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
Mësues, drejtues shkolle, inspektor arsimi, pjesëmarrës në veprimtari kombëtare, autor tekstesh shkollore, me punën e tij të gjatë në dobi të arsimit dhe shkollës shqiptare, Ismail Anamali duhet të zërë vend nderi në mes të arsimtarëve shkodranë.
Lindi në qytetin e Shkodrës në vitin 1887. I ati, Ramadan Anamali, ishte me prejardhje nga fshati Shtuf i Anës së Malit dhe ishte vendosur prej kohësh në qytet.
Mësimet e para i mori në vendlindje, në shkollën ruzhdije (qytetëse). Vazhdoi studimet dhe kreu normalen e lartë të Stambollit me rezultate shumë të larta. Nga qeveria turke u caktua për të punuar si mësues në një krahinë të Turqisë, por nuk e filloi punën dhe u kthye në atdhe për të vazhduar këtu një veprimtari të gjerë në dobi të arsimit dhe të shkollës shqiptare.
Punoi në punë të ndryshme në arsim. Në fillim e ka filluar punës në shkollën turke “Nemune i kebir” ose shkolla model dhe që shërbente si shkollë ushtrimore për nxënësit e normales.
Në vitet e para të Pavarësisë, me që ishte ndër mësuesit me normale të plotë, caktohet nga Qeveria e Vlorës si mësues në disa shkolla të ndryshme të Shkodrës.
Në vitin 1913, sapo hapet Shkolla e Parrucës, me drejtues një nga personalitetet e arsimit, Haxhi Haziz Abaz Golemin, emërohet mësues në këtë shkollë.
Shkolla e Parrucës
Me hapjen e Normales së Shkodrës, në mars 1917 me drejtor Gapër Mikelin, fillon punën aty si mësues i gjeografisë. Dokumente të shumta tregojnë për aftësitë shkencore dhe pedagogjike të tij.
Këtë e vërteton një fletore e gjeografisë për klasën e dytë normale prej 89 faqesh e mbajtur nga nxënësi Ragip Gjylbegu, ku duken qartë atësitë shkencore dhe didaktike të Anamalit.
Në vitet 1921-1922 është inspektor i arsimit për Shkodrën.[1]
Më 1922, së bashku me shumë mësues të tjerë në këtë qytet, mori pjesë në protestat, peticionet dhe demonstratat, deri në hapjen e Gjimnazit të Shtetit. Lajmërimi për hapen e këtij gjimnazi është firmosur edhe nga Ismail Anamali.
Për një kohë të gjatë punon si mësues gjeografie në këtë gjimnaz.
Në vitin 1924 është kryemësues dhe pastaj drejtor i shkollës qytetëse të Parrucës, por gjatë viteve në vazhdim (1925-1929) ka qenë mësues i jashtëm në Medresenë e re.
Një fushë shumë e rëndësishme në dobi të arsimit kombëtar në të cilën kontibuoi Ismail Anamali është pjesëmarrja në veprimtaritë arsimore kombëtare: si në Kongresin Arsimor të Lushnjës të vitit 1920 dhe në kongreset Arsimore të viteve 1922 dhe 1924 ku dha ndihmesën e tij atdhetare, kulturore e shkencore.
Në këto veprimtari u përvijuan drejtimet kryesore të arsimit shqiptar, u përcaktuan rregulloret, drejtimet themelore të organizimit të arsimit në shkallë vendi.
Por Anamali nuk ishte vetëm mësues, si shumë kolegë të tij ishte edhe autor tekstesh shkollore. Teksti mësimor “ATDHEU e BOTA”, / Për klasat e treta të shkollave fillore / botuar nga Shtypshkronja “Tirana”, Tiranë 1929. Libri në fjalë prej 47 faqesh është strukturuar me shumë kujdes. Ai përbëhet nga njohuri të ndryshme duke filluar nga “Shkolla dhe bota”, për të vazhduar me qytetet e Shqipërisë dhe për të përfunduar me “Botën e vjetër” dhe “Botën e re”. Është për t’u shënuar kujdesi që ka treguar autori, si didakt i njohur, në aparatin pedagogjik që shoqëron gjithë tekstin me pyetje të ndryshme që janë shumë të studiuara dhe vënë nxënësit në pozita kërkimore. Vihet re sa autori i jep rëndësi të veçantë gjeografisë dhe veçanërisht vendlindjes së tij. Me stil të veçantë, i fut nxënësit në “labirinthin” e një udhëtimi të gjatë, në të cilin zbulohet gjeografia e historia e vendit ku u thotë: “Nxansit e mij të dashtun e mësuat se si bahet udhëtimi në vendin t’onë. E pra, të bajmë së bashku një udhëtim e nji sheti të gjatë. T’a shetisim e t’ashohim Atëdheun t’onë të dashun…”[2] Ose në një rast tjetër shkruhet: “Ditën drejtohemi me diell, natën me Hyllin e Polit e kurdoherë me nderjetësi të busullës” [3]
Në fundin e viteve ’30 punoi si drejtor i Gjimnazit të Shtetit Shkodër dhe tregoi aftësitë pedagogjike, shkencore dhe atdhetare dhe punoi pranë kolegëve më në zë të Shkodrës.[4]
“Një ish-nxënës dhe më vonë koleg i tij, Prof. Dr. Jup Kastrati, tregon se Ismail Anamali ishte mësues me kulturë të gjerë, mësimet e gjeografisë shpesh i plotësonte me shënime dhe fakte të reja nga literatura që studionte dhe konsultonte. Ishte burrë serioz, fjalëpakë, me autoritet, nderohej dhe respektohej nga kolegët dhe nxënësit”.
Për këtë veprimtari të gjatë atdhetare, arsimore, shkencore me rastin e 70-vjetorit të Gjimnazit të Shtetit, 1992, iu dha titulli “Mësues i Popullit” (Pas vdekjes).*
* Botuar në revistën “Zani i Naltë”. nr. 11 (164), prill, maj, qershor 2015, f. 88-90.
[1]. AQSH, Fondi 668, Dosja 3, Fleta 1-2, viti 1920.
[2]. Ismail Anamali, Atdheu e bota, për klasat e treta të shkollës fillore/Miratuar nga Ministria e Arsimit / Shtypshkronja “Tirana”, Tiranë, 1929, f. 32.
[3]. Po aty, f. 14.
[4]. Islam Dizdari, Mësuesi dhe politika, Kumtesë, 07. 03. 1992, ku përmend edhe Ismail Anamalin.
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Nov 03, 2020 0
Oct 26, 2020 0
Jul 10, 2020 0
Nov 21, 2019 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...