Perditësimi i fundit February 12th, 2024 11:51 AM
Nov 26, 2015 Zani i Nalte Aktivitete 0
Në kuadër të bashkëpunimit për dialogun ndërfetar myslimano-katolik, është zhvilluar një vizitë e stafit akademik të Departamentit të Shkencave Islame nga Universiteti Hëna e Plotë Bedër dhe studentëve të vitit të tretë të këtij departamenti në Shkollën e Lartë Teologjike Katolike (Seminari Ndërdioqezian) në Shkodër.
Në krye të këtij delegacioni ishte rektori i Universitetit Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, i cili shoqërohej nga dekani i Fakulteti i Shkencave Humane, Prof. Dr. Ajhan Tekinesh, Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame, Dr. Atakan Derelioglu, Drejtori i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar në KMSH, Dr. Genti Kruja, Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Universitetin Bedër, z. Agron Hoxha, pedagogët Erlis Çela, Adil Kutlu, Veton Tulla dhe Dr. Xhemal Alsafarti.
Stafi akademik i Universitetit Bedër nga rektori i Seminarit Ndërdioqezian Dom Leonardo Falco, Drejtori i Seminarit Ndërdioqezian At Mario Imperatori, stafi akademik i kësaj shkolle dhe studentët e saj.
Drejtori i kësaj shkolle At Mario Imperatori ka mbajtur një fjalë përshëndetëse, duke i uruar mirëseardhjen të pranishmëve, të cilët vinin për herë të parë në këtë institucion, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë bashkëpunim në fushën akademike, sidomos për studentët e teologjisë.
Ndërsa Prof. Gjana theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të qëndrimeve për pikat e përbashkëta me rëndësi për të gjithë shoqërinë, siç janë respektimi i të drejtave të njeriut, liria e besimit, familja, edukimi i rinisë me vlerat morale e fetare reciproke, bashkëjetesa në harmoni mes besimtarëve dhe besimeve të ndryshme duke respektuar dhe njohur secilin në bindjet e veta.
Të dyja palët vlerësuan si mjaft të rëndësishme vizitën dhe kontributin që jep në forcimin e dialogut midis komuniteteve fetare në Shqipëri.
Më pas, studentët nga të dy institucionet, prezantuan programet mësimore përkatëse dhe u ndalën në misionin dhe rëndësinë që mbart formimi i teologëve në Shqipëri.
Pas drekës së përbashkët, studentët kanë vizituar objektet e kultit islam dhe katolik në qytetin e Shkodrës, Muzeun e Krimeve të komunizmit, si dhe bibliotekën e Seminarit Ndërdioqezian.
Të dyja palëve janë shprehur të gatshëm për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e dialogut ndërfetar nëpërmjet seminareve të ndërsjella, konferencave, paneleve dhe botimeve të ndryshme mbi tema të përbashkëta.
25 nëntor 2015
Feb 12, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Feb 01, 2024 0
nga Dorian Demetja Komuniteti i myslimanëve shqiptarë ka hyrë në vitin jubilar të 100 vjetorit të themelimit të Medresesë së Tiranës, e cila qysh nga fillimi dhe deri në ditët e...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Nov 30, 2022 0
nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...