Perditësimi i fundit September 13th, 2024 8:23 PM
Mar 17, 2016 Zani i Nalte Histori 0
nga Mufid Yuksel
Në periudhën e Fatih Sulltan Mehmetit II, kryeministri i parë shqiptar u caktua vlonjati Gedik Ahmet Pasha. Ahmet Pasha, i cili doli në plan të parë me dobitë që solli në fushatat e Akojunllu dhe Karaman, si dhe në betejën e Otllukbeli, ra në sy me arritje të tilla, si bashkimi i Krimesë me Osmanët, aneksimin e bregdetit shqiptar në tokat osmane dhe, më në fund, sundimin e Kanalit të Otrantos në thembër të çizmes italiane.
Xhamia e Gedik Ahmet Pashës
Pas Gedik Ahmet Pashës, në ekipin e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm (Ligjvënësit) shohim si Vezir të Madh/Kryeministër përsëri një vlonjat, Ajas Pashën, i cili u ul në postin kryeministror më 942 H/1535-36 me Dekret Perandorak. Vdiq më 26 Safer 946/13 – Korrik 1539. Varrin e ka në Ejup Sulltan, në anë të majtë të portës hyrëse, nga ana e Haliçit ose Bririt të Artë.
Pas Ajas Pashës, si zëvendës i tij, u caktua përsëri një shqiptar, Lutfi Pasha nga Shkodra. Çiraku me gradën Aga në Oborrin Mbretëror, Lutfi Pasha, pati arritur më parë funksionet e nëpunësisë (çuhadarllëk) dhe korrierit (myteferrika). Pati marrë përsipër, me radhë, detyrat e kryegjellëtarit (çashnigirbashë) dhe beut të flamurit (mirallaj).
I ngjitur në postin e sanxhakbeut, Lutfi Pasha, pati kryer funksionet e sanxhakbeut të Kastamonu-së, Ajdinit dhe Janinës. Më pas qe emëruar në funksionet e sanxhakbeut të Karamanit, Damaskut (Sirisë) dhe Rumelisë. Në vitin 936 H/1529-30, Sulltan Sulejmani e martoi Lutfi Pashën me të motrën Shah Sulltan. Në vitin 946 H, Lutfi Pasha u bë kryeministër në vend të Ajas Pashës. Ndërsa ishte në pension, në çifligun e tij në Dimetoka, meqë kishte arsim medreseje, shkroi më se 20 vepra në arabisht dhe osmanisht.
Ai mori famë me veprat në osmanisht “Historia e Dinastisë Osmane” (Tevarih-i Al-i Osmani) dhe “Kryeministrologji” (Asafname), të dyja të botuara.
Në gjysmën e dytë të shekullit XVI, në postin e kryeministrit u ngjitën shqiptarët Ferhat Pasha dhe ngadhënjyesi i Jemenit, Koxha Sinan Pasha.
Në shekullin XVI, shqiptarët u bënë kasta më e fuqishme e administratës ose burokracisë së Portës së Lartë. Edhe guvernatorët dhe qeveritarët e tjerë të vilajeteve dhe qendrave administrative, si Halepi, Damasku, Egjipti, Budini, Morea, etj., ishin shqiptarë. Mes tyre, më i shquari pati qenë bejlerbeu (valiu) i Budinit (Hungari) dhe Damaskut (Siri), Mustafa Pashë Plaku.
I dalë nga Shkolla e Pallatit Perandorak “Enderun-i Humajun”, Mustafa Pashë Plaku u bë bej i Janinës. Pastaj u bë bej i Rodosit dhe më 926 H (1520), Kapiten i Marinës.
Pasi u martua me një zonjë haremi me emrin “Shah Huban”, u ngjit në postin e vezirit. Pas kësaj, u bë bejlerbej i Budinit.
Në vitin që u bë edhe bejlerbej i Damaskut (Sirisë) më 939 H (1531/2), u largua nga detyra. Pastaj shkoi në Egjipt, ku kaloi pleqërinë i tërhequr në vetmi. Më në fund, në vitin 940 H (1533/4) u kthye në Stamboll, vit në të cilin vdiq.
Varrin e ka në varrezën e Ejup Sulltanit. Ai ka lënë një xhami dhe medrese në Gelibollu. I biri, Ahmet Bej, ka vdekur si bej i Estergonit. Kurse xhamia e Mustafa Pashë Plakut, që ndodhet në Serez të Greqisë, sot është në gjendje të rrënuar dhe me minare të shembur.
Disa nga shqiptarët që kanë mbajtur postin kryeministror në shtetin osman:
Veçanërisht shekujt XVII-XVIII, ishin periudhat kur administratorët vezirë me nëpunësit shqiptarë të Pallatit Osman ishin të pandarë nga njëri-tjetri. Në qendrat, si Budin, More, Janinë, Varnë, Halep, Damask, Humus, Ruha, Kajro, Jeruzalem, Bejrut, Jemen, Erzurum, Dijarbakër, Trablusgarp, etj., kryesonin përgjithësisht guvernatorët dhe administratorët shqiptarë. Krahas kësaj, në shekullin XVII, personalitete si Mustafa Koçi, i cili mori famë me Traktatin, që ia ofroi Sulltan Muratit IV, dolën në plan të parë me veprat e tyre. Në shekullin XVIII, numri i vezirëve shqiptarë në Pallat u shtua aq shumë sa debatet e vezirëve në Kubbealltë Divani Humajun (Këshilli Kryeministror Perandorak në Portën e Lartë), në vend të osmanishtes, zhvilloheshin në shqip. Me fjalë të tjera, mbledhjet e Këshillit të Lartë të Shtetit bëheshin në gjuhën shqipe. Madje, shpeshherë, shqipja merrte përparësi ndaj turqishtes si gjuhë komunikimi në Pallatin Perandorak.
Personalitetet shqiptare dalin në plan të parë jo vetëm në hierarkinë administrative kryeministrore dhe guvernatoriale, por edhe në atë shkencore-intelektuale. Ndër ta shquhet Shejhul Islami Ivazzade Ibrahim Efendi, ndër bijtë e Kryeministrit Ivaz Haxhi Mehmet Pasha, i mbiquajtur “Dy herë ngadhënjyesi i Beogradit”.
Tyrbja (mauzeleumi i Sinan Pashës)
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 01, 2024 0
Dec 21, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...