Perditësimi i fundit July 23rd, 2022 9:41 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Tezat më të rëndësishme në çështjen e edukimit të fëmijëve tanë
  • Medresetë në Kosovë gjatë periudhës osmane
  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Në 93 vjetorin e Kongresit të I-rë Mysliman Shqiptar

Mar 09, 2016 Zani i Nalte Editoriale, Histori, Studime 0


47-1318-1938

Ndërtesa e Komunitetit Mysliman, e ndodhur mbrapa xhamisë Sulejman Pasha në Tiranë, të dyja të shkatërruara nga komunizmi. Foto Marubi, 1938.

U mbushën plot 93 vjet nga themelimi i Komunitetit Mysliman Shqiptar, si një bashkësi që do të përfaqësonte zërin e besimtarëve myslimanë në Shqipëri, zërin e myslimanëve në trojet shqiptare, madje, në mjaft raste, edhe zërin e mbarë shqiptarëve.

Ai që shënoi pikënisjen drejt institucionalizimit të bashkësisë islame ishte Kongresi i Parë i mbajtur më 24 shkurt deri më 12 mars 1923, që hodhi themelet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Prej asaj date, besimtarët myslimanë shqiptarë do t’i dilnin vetë për zot përhapjes dhe ruajtjes së traditës së bukur të besimit islam.

Myslimanët patën një rol të padiskutueshëm dhe vendimtar në formimin e shtetit shqiptar. Me të njëjtin zell dhe me përgjegjësinë më të madhe ata themeluan Komunitetin Mysliman Shqiptar, në përputhje të plotë me të gjitha parimet e fesë islame, e cila ishte përvetësuar në formën e vet më të bukur dhe më të drejtë nga udhëheqësit myslimanë. Myslimanët e këtij vendi arritën që një pjesë të mirë të cilësive të besimit t’i shndërronin në pjesë integrale të traditës sonë, madje pjesë të pandarë të identitetit kombëtar.

Parime të tilla si: besa, mikpritja, bujaria, toleranca etnike dhe fetare, ruajtja e farefisnisë, harmonisë familjare etj., që janë ndër normat themelore të etikës islame, u përvetësuan nga mbarë shqiptarët pa dallim feje e prejardhjeje dhe sot ndoshta janë nga të paktat gjëra me të cilat ne vazhdojmë të krenohemi përpara botës.

3

Vendimi për themelimin e Medresesë së Naltë në Tiranë më 1924.

Personalitete të tilla si: Haxhi Vehbi Dibra, Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu, Hafiz Sabri Koçi, e qindra të tjerë, funksionarë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kanë qenë përherë ndër përfaqësuesit më të shkëlqyer të qytetarit, familjarit, prijësit, shokut dhe bashkëkombësit shembullor, lëvrues dhe praktikues të traditave më të bukura të fesë sonë dhe të këtij populli.

Në vitet e para të formimit të vet, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ishte jo vetëm flamurtar i promovimit të edukatës dhe moralit të lartë shoqëror, por edhe pararojë e një institucioni të mirorganizuar që përbënte një model për institucionet e tjera shtetërore dhe më gjerë, që natyrshëm kishin shumë nevojë për modele të mira.

Një hap shumë i rëndësishëm dhe i studiuar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ishte hapja e medresesë. Ajo çka e bën të veçantë këtë shkollë, nga shumica e simotrave të saj në botë në atë kohë, është koncepti i mësimdhënies në to. Komuniteti Mysliman gërshetoi në Medrese së bashku me lëndët fetare edhe ato shkencore dhe bëri përpjekjet maksimale që profilin dhe nivelin arsimor në Medrese ta mbante në standardet më të larta të kohës, çka e bënte medresenë një ndër shkollat më të mira asokohe.

Një tjetër fushë e rëndësishme ku Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dha një kontribut të pazëvendësueshëm, është edhe ajo e letrave, kryesisht me revistën “Zani i Naltë”, por jo vetëm. Gati 16 vjet të jetës së saj, revista “Zani i Naltë” botoi një sërë artikujsh që dëshmojnë një pasuri të tërë kulturore, nëpërmjet së cilës pasqyrohet edhe niveli i mendimit teologjik shqiptar gjatë periudhës së pavarësisë.

Për shkak të kohës relativisht të gjatë të daljes së kësaj reviste, mund të thuhet se ajo pati një rëndësi shumë të madhe për edukimin fetar të popullatës shqiptare, por edhe për zgjimin e ndjenjave të patriotizmit, të ngritjes kulturore e arsimore, etj. Revista u angazhua në mënyrë të vazhdueshme në fushën e edukimit, të studimit sociologjik e psikologjik, në formimin e ndërgjegjes kombëtare, në bashkimin dhe vëllazërimin e popullit tonë. Historia e viteve që pasuan, e sidomos me fillimin e

Luftës së Dytë Botërore e më pas, do të ishte shumë e ashpër me besimin dhe besimtarët, sikurse ishte me të gjithë shqiptarët. Vajtimi u bë kaderi i komunitetit më të madh në vend për më shumë se gjysmë shekulli, sepse më shumë se çdokush tjetër dhe mbi çdo torturë fizike, besimtarëve iu mohua përkujtimi i Zotit, iu ndalua besimi, iu ndrydh ndërgjegjja, iu ndërpre komunikimi që ata kishin në çdo namaz, agjërim e haxh me Krijuesin e qiellit e të tokës, Zotin e zemrave të tyre, Allahun e Madhëruar.

Por ishte e kaluara islame e këtij populli, që zbuti shthurjen totale të shoqërisë sonë prej furtunës komuniste. Qoftë edhe fshehurazi apo me lloj-lloj mënyrash, shumë besimtarë e ruajtën identitetin e tyre, madje një pjesë të riteve i kryenin fshehurazi.

Sot çdo gjë është ndryshe. Liria e besimit është e garantuar, por plagët që lanë vitet e mohimit mbi brezat, janë edhe më të mëdha se në vitet që ato u shkaktuan.

Mosdija fetare, varfëria, përçarja, tronditja e besimit në Zot dhe në Ditën e Gjykimit, janë ndër plagët më serioze që shoqëria jonë përballet sot dhe njëkohësisht janë sfidat që ne kemi përpara.

Prandaj Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është i vetëdijshëm ndaj misionit të vet vendimtar për rigjallërimin e vlerave të besimit dhe të traditës së bukur islame, me qëllim që Zani i Naltë i Islamit, të zërë vendin që meriton në shoqëri, në familje, por më shumë se kaq, në zemra e në mendje.

Komuniteti-Mysliman

Ne më shumë se kurrë, presim ditë pranverore, por dhe duke u përpjekur që çdokush të ketë mundësinë ta shijojë pranverën. Ky është detyrimi ynë ndaj sakrificës së atyre qindra dijetarëve që na lanë amanet traditat më të bukura. Kjo është përgjegjësia jonë ndaj vendit tonë.

Ky është falënderimi ynë ndaj mirësive të Allahut që nuk kanë të sosur…

Prandaj sot Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është përsëri aty, në gjirin e shoqërisë, për të ecur krah për krah me të, që të ushqejë ndjenjat më të pastra, të rrisë e të zgjojë ndjenjën e dashurisë për fenë, njeriun dhe njerëzoren, të frymëzojë shpresa të reja, si dhe të zgjojë e të forcojë te besimtarët besimin e bukur islam.

482-1923-1-3 482-1923-1-41

Share

  • tweet
Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman Një vështrim i përgjithshëm mbi besimin në jetën e përtejme

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Tezat më të rëndësishme në çështjen e edukimit të fëmijëve tanë
    Tezat më të rëndësishme në...

    Jul 23, 2022 0

  • Medresetë në Kosovë gjatë periudhës osmane
    Medresetë në Kosovë gjatë...

    May 25, 2022 0

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
    Aspektet sociologjike në Kur’an...

    May 02, 2022 0

  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
    Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

    Apr 27, 2022 0

Me shumë në këtë kategori
  • Tezat më të rëndësishme në çështjen e edukimit të fëmijëve tanë
    Tezat më të rëndësishme në...

    Jul 23, 2022 0

  • Medresetë në Kosovë gjatë periudhës osmane
    Medresetë në Kosovë gjatë...

    May 25, 2022 0

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
    Aspektet sociologjike në Kur’an...

    May 02, 2022 0

  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
    Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

    Apr 27, 2022 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

Tezat më të rëndësishme në çështjen e edukimit të fëmijëve tanë

Tezat më të rëndësishme në çështjen e edukimit të fëmijëve tanë

Jul 23, 2022 0

nga Prof. Ahmed Muadh el Hatib   Falënderimi i takon Allahut, xh.sh., i Cili ka thënë: “Kur Zoti yt u tha engjëjve: ‘Unë do të krijoj një njeri prej balte. 72. Kur t’i jap...
Medresetë në Kosovë gjatë periudhës osmane

Medresetë në Kosovë gjatë periudhës osmane

May 25, 2022 0

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i...

May 02, 2022 0

Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Apr 27, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Dec 16, 2021 0

Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, Universiteti Bedër Msc. Mehmet Disha, Drejtoria e Kulturës, KMSH   Abstrakt Familja është bërthama e shoqërisë. Edukimi dhe...
Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit...

May 16, 2019 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (33)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Tezat më të rëndësishme në çështjen e edukimit të fëmijëve tanë
  • Medresetë në Kosovë gjatë periudhës osmane
  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al