Perditësimi i fundit August 10th, 2023 9:08 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Kumbaro: Kolana “Zani i Nalte”, Monument Kulture

Mar 02, 2016 Zani i Nalte Editoriale 0


4

Ministrja e Kulturës Kumbaro: Botimi i kolanës “Zani i Nalte” nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është një Monument Kulture!

“Zani i Naltë, një shekull në shërbim të dijes”

nga Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës

Një revistë – në ndryshim nga librat autorialë – është një tavolinë e rrumbullakët ku elita e një kombi zhvillon apo përplas idetë e mendimet.

Periudha e viteve tridhjetë, apo më mirë të themi nga 1912 deri në 1939, është periudha e mendimtarëve idealistë që po projektonin një Shqipërie të re. Nevoja për forcimin e shtetit të ri shqiptar, për përhapje të dijes, për emancipimin e shoqërisë bashkoi elitat në kuvendet e revistave të kohës.

Në Shkodrën e 1913 do të niste botimi i “Hyllit të Dritës” e cila në program do të kishte Fenë, Atdhenë, Familjen dhe Dijen. Dhjetë vjet më vonë do të botohej po në Shkodër “Zani i Naltë”. Dy revista me drejtime të ndryshme fetare, por gati me program të njëjtë: Feja, Atdheu, Familja, Dija.

Në pikën pesë të programit të “Zani i Naltë” shkruhet: Revista sipas statutit do të plotësojë Vllaznimin midis të gjithë elementëve në Shqipëri e të ndihmojë për forcimin e themeleve të një politike të shëndoshë kombëtare.

Mjafton veҫ kjo pikë për të dokumentuar mendimin elitar mysliman mbi tolerancën fetare – aq e domosdoshme për t’u theksuar në ditët e sotme.

Për këtë arsye nuk të gëzon vetëm fakti që po sillet në vëmendje, po kujtohet një revistë me vlera të qënësishme njerëzore, me pasuri studimesh filozofike, sociologjike, historike.

Por është me rëndësi fakti që po rimerret dhe po vazhdohet sot një program idealist i lënë përgjysëm gati shtatë dekada më parë, ka mëse tre vjet, që revista “Zani i Naltë”, ashtu si simotra e saj “Hylli i dritës” ka nisur sërish të botohet, si për të dëshmuar pas ҫdo tronditjeje e humbje orientimi, një shoqëri ka nevojë të mbështetet në përvojën e traditën e mirë.

Më vjen natyrshëm ti vë bashkë këto dy revista të vyera të mendimit elitar shqiptar për të kuptuar se në Shqipëri nuk jemi kujtuar sot për të folur për tolerancë, sot kur perëndimi po përballet me krizën e lindjes, sot kur kjo temë është bërë kryefjala e debatit të historianëve, sociologëve, filozofëve, politikanëve të kohës:

Tolerancën fetare e kemi pasur jo vetëm të provuar në komunitetet tona me shembuj jete nga më të ndryshmet, por edhe të përpunuar e shprehur qartazi në mendimin më të përparuar të elitave të gati një shekulli më parë. Kjo është vlerë jo e paktë të cilën duhet të dimë ta ruajmë.

Vlerë për komunitetin jo vetëm por edhe vlerë për kulturën shqipe, për studjuesit dhe për ardhmërine.

Ndjehem e nderuar të jem e pranishme në promovimin e risjelljen në vëmendjen e publikut të një prej themeleve të mendimit shqiptar.

ZANI I NALTË  lindi një shekull më parë, në fillim të shtetit shqiptar dhe rikthehet sot në këtë formë monumentale për të treguar se veprat e mira nuk vdesin kurrë.*

* Fjala e mbajtur në konferencën shkencore “Zani i Naltë një shekull në shërbim të dijes”, më 16 shkurt 2016 në ambientet e Universitetit Bedër, organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.


  • tweet
Të rinjt e sotshem si mejtojnë edhe kujt i mbesojnë? Toleranca fetare në Vilajetin e Kosovës dhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (1908-1912)

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Pse duhet te jemi fetar
    Pse duhet te jemi fetar

    Aug 10, 2023 0

  • Pse duhet te jemi fetar – II
    Pse duhet te jemi fetar – II

    Aug 10, 2023 0

  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
    HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT

    Jun 14, 2023 0

  • 100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
    100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT...

    Mar 13, 2023 0

Me shumë në këtë kategori
  • Në vend të lamtumirës dhe në prag të 100 vjetorit të themelimit të revistës shkencore “Zani i Naltë”
    Në vend të lamtumirës dhe në prag...

    Nov 02, 2022 0

  • Zemër e Harruar – Xhamia e Sulejman Pashë Bargjinit
    Zemër e Harruar – Xhamia e Sulejman...

    Apr 06, 2022 0

  • Hafiz Esat Myftia (1911-1975)
    Hafiz Esat Myftia (1911-1975)

    Dec 29, 2021 0

  • Traktati i Shën Stefanit dhe pasojat e tij për shqiptarët
    Traktati i Shën Stefanit dhe pasojat e...

    Nov 27, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

Mar 13, 2023 0

Nga  Dorian Demetja Shpallja e pavarësisë i gjeti udhëheqësit e dijetarët myslimanë shqiptarë në krye të momenteve historike të vendit tonë dhe ishin pikërisht këta...
BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Jan 30, 2023 0

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Nov 30, 2022 0

Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë

Reflektime nga të dhënat demografike për...

Sep 22, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë...

Nov 30, 2022 0

nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...
Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në...

Dec 16, 2021 0

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (35)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al