Perditësimi i fundit August 10th, 2023 9:08 AM
Mar 07, 2016 Zani i Nalte Editoriale 0
Paraditën e sotme, teksa po dilja për në punë, pata një ndjesi të veçantë, teksa shihja turma fëmijësh, të veshur si për bajram, me lule në dorë, të qeshur e plot optimizëm, teksa rendnin andej e këndej, drejt shkollës, drejt Mësuesve…
Më solli ndër mend një moment shumë interesant, në zemër të shekujve të largët, teksa Hz. Muhammedi (a.s) hynte në xhaminë e tij dhe, teksa shihte në një cep të saj një grup të rinjsh që po mësonin e po diskutonin rreth diturisë, u drejtua nga ata dhe tha: “Unë jam dërguar Mësues!” dhe u ul pranë tyre…
E, duke ecur në mendimet e botës së mësuesve dhe diturisë, u ndala të rilexoj mësimet e shkuara të korifeut të abetareve shqipe, Daut ef. Boriçit, Hoxhës së ditur dhe njeriut vizionar. Diku nga viti 1861, kur shkroi abetaren e tij të parë shqipe, në mesin e këshillave të urta shkroi edhe këto relikte diturore: “Xen me shkrue shqip”, “Mos rri pa punë”, “Mos rrej”, “Shko n’shkollë” etj…
Pastaj, m’u bë se dëgjova dy fëmijë, kalimtarë bri meje, që përmendën emrin e shkollës së tyre… “Ismail Qemali”… Buzëqesha, se m’u kujtua fëmijëria ime, klasa e parë në atë shkollë, vitet më të bukura të mësimit të alfabetit të gjuhës time, lënda e bukurshkrimit në veçanti, mësueset e para, shokët e klasës, bota e jonë…
M’u kujtua edhe emri i drejtorit të parë të asaj shkolle, në zanafillën e saj, i nderuari, mendjendrituri Hafiz Abaz Golemi… Natyrshëm i është harruar emri, misioni, shpirti e sakrificat e 12 viteve të para të asaj shkolle plot vlera, që, thuhet se e drejtoi me kompetencë të madhe… (Diku në një rrugicë qorre, afër Tophanës, kujtoj se e kam lexuar emrin e tij, mbi një pllakatë të ftohtë e të heshtur metalike)…
Ia pata zili fëmijëve me lule e buzëqeshje, në rrugëtimet e tyre të kësaj dite… Dëshirova të kthehem pas në moshën e tyre, ndonëse kjo gjë nuk mund të ndodhë… Dëshirova të rikthehem sërish në bankat e klasës së parë e, me zemër të falënderoj Mësueset e mia të para. Ndonjë që nuk jeton më, do dëshiroja t’ia ridëgjoja zërin, ndonëse ai zë është përzier në qenien time, diku struket në themel të dëshirës e vullnetit për të lexuar e për të shkruar… Si të thuash, zëri i tyre përzihet çdo ditë me zërin tim, me fjalët e mia, (ato më të mirat e më të urtat, natyrshëm)…
E, sërish u riktheva në momentin e hyrjes së Resulull-llahut (a.s) në xhami dhe dëshminë e tij historike: “Unë jam dërguar Mësues!”…
Nuk gjeta bekim e madhërim më të madh për shembullin dhe sakrificën e tyre! Nuk gjeta urim më të bukur, më fisnik, më hyjnor…
Imam Muhamed B. Sytari
Myfti i Zonës Shkodër
7 mars 2016.
Aug 10, 2023 0
Aug 10, 2023 0
Jun 14, 2023 0
Mar 13, 2023 0
Nov 02, 2022 0
Apr 06, 2022 0
Dec 29, 2021 0
Nov 27, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Mar 13, 2023 0
Nga Dorian Demetja Shpallja e pavarësisë i gjeti udhëheqësit e dijetarët myslimanë shqiptarë në krye të momenteve historike të vendit tonë dhe ishin pikërisht këta...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Nov 30, 2022 0
nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...