Perditësimi i fundit August 10th, 2023 9:08 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Debate shterpë mbi parime qindravjeçare

May 16, 2016 Zani i Nalte Shkenca Islame 0


xhami

nga Elton Karaj*

Diskutimi është një mënyrë e pëlqyer e trajtimit të problematikave të fesë. Madje është diçka e kërkuar, sepse luan një rol të rëndësishëm në zgjerimin e ideve. Por ç’e do që në shumicën e rasteve diskutimet kthehen në debate, ku gjithsecili bën tifozeri për mendimin e vet. Këtë fenomen mund ta dallojmë qartë edhe në rrjetet sociale.
Një shembull tipik është diskutimi mbi bid’tain, i cili nënkupton risi në çështjet e fesë apo risi në lidhje me çështjet e besimit, e cila shtrembëron besimin origjinal, ose risi në praktikën e fesë, duke shtuar diçka ose duke riformuluar atë origjinalin.
Pikë së pari, risia në çështjet e besimit është unanimisht e refuzuar. Ehli Suneti ka vendosur disa parime, të cilat nuk janë të diskutueshme si besimi në Zot, besimi në Profet, atributet e Zotit, etj. Këto janë quajtur “usul”, pra bazat e fesë. P.sh., nuk mund të jesh njëherazi edhe besimtar i fesë islame edhe deist. Sepse deizmi, pavarësisht se pranon ekzistencën e një zoti, refuzon komunikimin e tij me njeriun, i cili është shpallja hyjnore.
Kurse risia në praktikën e fesë është diskutuar me shekuj të tërë dhe ende vazhdon të diskutohet.

Dy mendime spikatin:
1 – Sipas njërit mendim, pavarësisht rrethanave, shkaqeve, pikënisjes, tipareve apo rezultatit, çdo gjë e shtuar më pas, qoftë kjo diçka e shpikur krye e fund dhe e pabazë në praktikën profetike, qoftë diçka e re në formulimin e kryerjes së një vepre që gjendet në praktikën e Profetit (s.a.s), hyn në kategorinë e risisë që ka ndaluar Profeti (s.a.s).
2 – Sipas mendimit të dytë, risia ndahet në pozitive dhe negative.(a) Në këtë ndarje, risia që s’ka asnjë pikë referimi në Traditën Profetike është “negative”. Të caktosh adhurime, që bien ndesh me parimet e fesë, si për shembull të kërkosh shpëtim nga shpirti i një personi që ka ndërruar jetë është një risi negative. Sepse sipas parimeve islame shpëtimi kërkohet vetëm prej Krijuesit të gjithësisë. (b) Kurse, sipas “risisë pozitive”, në bazë të nevojave dhe të dobisë së besimtarëve, praktikat fetare të trashëguara nga Profeti (a.s), mund të riformulohen sipas një trajte që gjendet në Traditën Profetike. Një shembull i njohur është bërja e lutjes bashkërisht pas faljes së namazeve farz. Sepse as Profeti (s.a.s), as sahabët nuk e kanë kryer një gjë të tillë. Por duke parë se besimtarët, të shtyrë nga dembelizmi, braktisnin krejtësisht lutjen pas faljes së namazit, prijësit e ditur fetarë morën vendimin që edhe lutja të kryej bashkërisht, ashtu si edhe falja. Kjo rriti shumë pjesëmarrjen e besimtarëve në lutje dhe i dha një vazhdimësi.
Patjetër që një praktikë e tillë duhet shpjeguar me të gjitha aspektet e saj.
Tek risia negative të gjithë dijetarët islamë janë të unifikuar, por tek e dyta ata ndahen. Nga ana tjetër, të dy mendimet kanë prej shekujsh ndjekës dhe praktikues. Thelbi qëndron tek fakti se të vazhdosh debatin për një temë të tillë edhe pas qindra vitesh është e pakuptimtë, sepse s’ka për të pasur asnjëherë një zgjidhje përfundimtare. Pavarësisht kritikave të ngritura nga të dyja palët, askush nuk mund të mohojë faktin që asnjëra nuk del nga rrethi i Ehli Sunetit.
Sot ne duhet të shmangim debatet shterpë, sepse janë pengesa për trajtime çështjesh më madhore. Duhet të rikapim edhe një herë pjekurinë e prijësve tanë të dijes, të cilët kanë qenë largpamës, i kanë diskutuar çështjet, i kanë rrahur mendimet, por kanë ditur të pranojnë mendimin ndryshe edhe kur kanë qenë në kontrast total me të. Ata kanë ditur të thonë: “Sipas Shafiive është e lejuar, sipas Malikive jo”, duke mos degraduar në gjykime të ulëta, përgojime apo kërcënime. Ky është mendimi i qashtër shkencor dhe i denjë për çdo besimtar. Të bësh të kundërtën, do të thotë regres.
Ta mbyllim me një shembull unikal, i cili na ndriçon qartë në lidhje me sjelljen e duhur në raste të ngjashme.
Imam Euza’i (v. 157) ka qenë përfaqësues i jurisprudencës së Shamit, kurse Ebu Hanife (v. 150) i Kufes. Kritikat e Euza’iut rreth Ebu Hanifes janë shumë të njohura. Por gjithçka ka gjetur fund pasi janë njohur personalisht në Mekë, një ngjarje që na e rrëfen Sufjan b. Ujejne të pasqyruar në dialogun e mëposhtëm:
Euza’i: Përse nuk i ngrini duart kur shkoni në ruku dhe kur ktheheni prej saj?
Ebu Hanife: Sepse nuk ka transmetim, që të vërtetojë se Profeti (s.a.s) ka vepruar kështu.
Euza’i: Si ka mundësi? Sipas transmetimit të Zuhriut (r.a) nga i ati i Salimit (r.a), Profeti (s.a.s) ngrinte duart në tekbirin fillestar, kur shkonte në ruku dhe kur kthehej prej saj.
Ebu Hanife: Sipas transmetimit të Hamad-Ibrahim-Alkame-Esuedit nga Ibn Mes’udi (r.a), Profeti (s.a.s) i ngrinte duart vetëm në tekbirin fillestar. Më pas nuk e bënte më këtë veprim.
Euza’i: Unë po të them nga Zuhriu dhe i ati i Salimit, kurse ti më thua nga Hamadi e Ibrahimi!
Ebu Hanife: Hamadi është jurist më i përgatitur se Zuhriu dhe Ibrahimi gjithashtu më i përgatitur sesa Salimi. Ndërkohë që po mos të ishte prej sahabëve, do të thoja që Alkame është më lart se Ibn Omeri në formimin e tij juridik. Abdullahu është me tërë kuptimin rob i Zotit. (el-Bahr, I, 241)
Pas këtij diskutimi dhe të shumë çështjeve të tjera Imam Euza’iu ndryshon krejtësisht mendim rreth Ebu Hanifes. Këtë na e dëshmon këshilla që i ka dhënë Abdullah b. Mubarekut (v.181): “Më magjepsi dija dhe arsyetimi i këtij personi. I kërkoj falje Allahut, sepse qenkam gabuar shumë rreth tij. Mos iu ndaj Ebu Hanifes, sepse ai i shpjegoi çështjet shumë ndryshe nga ç’ka kisha dëgjuar.” (el-Hajratu el-Hisan, f. 45)
Ja pra një shembull ideal. As Euza’iu nuk ndryshoi mendim e as Ebu Hanife, por u qartësuan me njëri-tjetrin. Nuk vendosën se kush ka të drejtë e kush e ka gabim, por pranuan njëri-tjetrin ashtu siç janë. Sa marrëzi është të thuash që e ka gabim Imam Euza’iu, po aq është të këmbëngulësh që Ebu Hanife ka gabuar. Sa marrëzi është që ta kthesh sot në debat këtë çështje, po aq është të kthesh në debat parimet juridike e besimore qindravjeçare. Në krye njerëzit e dijes dhe personat që janë në pozitë këshilluesi e prijësi të besimtarëve, duhet që t’ia injektojnë këtë kulturë të vyer ndjekësve të tyre.
Referencat
Ibn en-Nuxhejm, Zejnuddin, el-Bahr err-rraik sherh kenz ed-dekaik, Dar el-kitab el-islami (pa datë), Botimi II, I, 241.
Ibn Haxher el-Hejtemi, Shihabuddin, el-Hajratu el-hisan fi menakib el-Imam el-A’dham Ebi Hanife en-Nu’man, Dar el-huda ue er-rashad, Botimi I, Damask, 2008, f. 45.

*Elton Karaj, doktorant në Shkencat Islame, anëtar i Këshillit të Teologëve.


  • tweet
Abstracts no. 15 Teologë myslimanë e të krishterë simpozium shkencor “Krijimi dhe njeriu si kujdestar i tij”

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Pse duhet te jemi fetar
    Pse duhet te jemi fetar

    Aug 10, 2023 0

  • Pse duhet te jemi fetar – II
    Pse duhet te jemi fetar – II

    Aug 10, 2023 0

  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
    HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT

    Jun 14, 2023 0

  • 100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
    100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT...

    Mar 13, 2023 0

Me shumë në këtë kategori
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
    HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT

    Jun 14, 2023 0

  • Roli i gruas në Islam dhe sfidat e ditëve të sotme (shekulli XXI)
    Roli i gruas në Islam dhe sfidat e...

    Sep 09, 2022 0

  • Një familje e ndërtuar si model mbi vlerat islame
    Një familje e ndërtuar si model mbi...

    Sep 22, 2021 0

  • Shpirtshmëria Islame dhe etika kur’anore – nga Prof. Atif Khalil
    Shpirtshmëria Islame dhe etika...

    Jul 18, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

Mar 13, 2023 0

Nga  Dorian Demetja Shpallja e pavarësisë i gjeti udhëheqësit e dijetarët myslimanë shqiptarë në krye të momenteve historike të vendit tonë dhe ishin pikërisht këta...
BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Jan 30, 2023 0

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Nov 30, 2022 0

Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë

Reflektime nga të dhënat demografike për...

Sep 22, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë...

Nov 30, 2022 0

nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...
Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në...

Dec 16, 2021 0

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (35)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al