Perditësimi i fundit May 2nd, 2022 12:17 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Seminar në Institutin Teologjik Katolik, “Dialogu ndërfetar në këndvështrimin Islam”

May 24, 2016 Zani i Nalte Aktivitete 0


13289096_10201961649998994_1085690824_nTashmë prej disa kohësh janë ndërmarrë nisma dhe hapa konkretë në fushën e dialogut ndërfetar nëpërmjet bashkëpunimit midis shkollave të larta teologjike në Shqipëri, mbështetur edhe nga komunitetet fetare respektive.

Kështu pas bashkëpunimit në organizimin e disa simpoziumeve ndërfetare në fushën akademike në Universitetin Bedër, në Institutin Teologjik Katolik dhe në Akademinë Teologjike Ortodokse, janë zhvilluar edhe takime reciproke lidhur me fushat teologjike të secilës palë, zhvilluar si leksione të hapura me studentët, të cilët kanë pasur mundësi të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje lidhur me njohuritë e besimeve të tjera fetare.

Leksioni i radhës ka qenë pikërisht ai i mbajtur në Institutin Filozofiko-Teologjik Katolik në Seminarin Ndërdioqezian, Shkodër, ku të ftuar kanë qenë Dr. Genti Kruja, Drejtor i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar në KMSH, si dhe z. Lauren Luli, kryevaiz në KMSH, të cilët janë gjithashtu dhe pedagogë në Universitetin Bedër. Në këtë takim ishte i pranishëm gjithashtu edhe z. Hysni Skura, asistent në Departamentin e Shkencave Islame, si dhe disa studentë të këtij departamenti.

Ata fillimisht janë pritur nga Drejtori i Institutit Teologjik Katolik Dr. Mario Imperatori, i cili ka vlerësuar bashkëpunimin e frytshëm në fushën e dialogut ndërfetar në fushën akademike.

Më pas është kaluar sipas programit në leksionin e hapur, ku në pjesën e parë të takimit gjatë diskutimit të tij Dr. Kruja foli mbi këndvështrimin islam të dialogut ndërfetar. Për këtë ai u bazua në librin e shenjtë, Kur’anin dhe në Traditën Profetike, duke vënë theksin mbi argumentet, që flasin për lirinë e besimit, Islamin, si fe të paqes dhe mirëkuptimit, duke nënvizuar se besimi duhet të jetë një realitet, jo i imponuar, por i përqafuar me liri të plotë nga të gjithë njerëzit. Në këtë kontekst ai analizoi një sërë tekstesh dhe marrëveshjesh historike, ku sipas tij dallohet mjaft qartë shpirti i paqes dhe i bashkëjetesës në Islam, duke filluar që me “Kartën e Medines” të Profetit Muhamed (a.s.), “Marrëveshja e Hz. Umerit (r.a.)” për banorët e Jeruzalemit, e deri te “Deklarata e Marrakeshit”, mbajtur në fillim të këtij viti në një konferencë nga dijetarë dhe personalitete islame të mbledhur nga shtete të ndryshme të botës, lidhur pikërisht me trazirat dhe keqpërdorimin e fesë dhe nocioneve të saj kohët e fundit.

Në përmbyllje të ligjëratës ai foli gjithashtu për realitetin shqiptar, ku bashkëjetesa dhe dialogu ndërfetar janë diçka, që lindin dhe rrjedhin natyrshëm në jetën e përditshme mes anëtarëve të të gjitha besimeve në vendin tonë. Për këtë një meritë të jashtëzakonshme kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë krerët fetarë, të cilët më shumë se sa me fjalë, kanë dhënë shembullin e tyre me vepra, duke vazhduar të ushqejnë një klimë të thellë dialogu.

Në pjesën e dytë të takimit ligjëroi z. Lauren Luli, i cili foli për një temë të rëndësishme dhe delikate, siç është “xhihadi”. Ai ka shpjeguar me hollësi, duke u mbështetur në argumente kur’anore dhe profetike kuptimin dhe nocionin e vërtetë të fjalës “xhihad”, duke shmangur keqkuptimet e mëdha, që grupime të ndryshme i bëjnë kësaj fjale.

Z. Luli, shpjegoi gjithashtu edhe domosdoshmërinë e të kuptuarit dhe interpretuarit të Kur’anit vetëm nga ekspertë të kësaj fushe, të cilët janë dijetarët myslimanë, që nëpërmjet komentimeve të sakta na përçojnë mesazhin hyjnor në kuptimin e drejtë të tyre.

Pas fjalës së dy pedagogëve e referuesve auditori i ka drejtuar disa pyetje lidhur me tema të ndryshme, duke marrë edhe përgjigjet përkatëse.

Pas përfundimit të takimit z. Genti Kruja dhe z. Lauren Luli, të shoqëror dhe nga Dr. Mario Imperatori kanë zhvilluar edhe një vizitë ngushëllimi në Laç, Vau-Dejës me rastin e largimit nga jeta të Ipeshkvit të Dioqezës së Sapës Dom Luçjan Avgustini, i cili ndërroi jetë para dy ditësh. Gjatë kësaj vizite ata i kanë shprehur ngushëllimet në emër edhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Mons. Angelo Massafrës, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, i cili i ka falënderuar për vizitën, duke vlerësuar marrëdhëniet reciproke midis dy komuniteteve dhe respektin ndaj ipeshkvit të ndjerë z. Avgustini.

13296044_10201961652999069_1997545125_n1 2 3 4 13281891_10201961702760313_782048077_n 13281891_10201961703000319_1035039547_n 13282123_10201961649918992_1815826735_n

Share

  • tweet
Ebu Hanife dhe bazat e mendimit të tij juridiko-fetar Roli i prijësve myslimanë në formimin e shtetit të parë shqiptar

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
    Aspektet sociologjike në Kur’an...

    May 02, 2022 0

  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
    Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

    Apr 27, 2022 0

  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
    Recensë e librit “Hoxhë Kadri...

    Apr 24, 2022 0

  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
    Politika e PPSH-së kundër besimeve...

    Apr 18, 2022 0

Me shumë në këtë kategori
  • Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”
    Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar...

    Apr 01, 2022 0

  • Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare
    Instituti për Lirinë e Besimit dhe...

    Sep 18, 2021 0

  • Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”
    Forum i hapur: “Roli i...

    Jun 18, 2021 0

  • “Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne
    “Karta e Mekës”, si një...

    Jun 16, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

May 02, 2022 0

nga Msc. Ada Qama, Medreseja e Tiranës “H. Mahmud Dashi”   Abstrakt Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj...
Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Apr 27, 2022 0

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina...

Apr 24, 2022 0

Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967

Politika e PPSH-së kundër besimeve...

Apr 18, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Dec 16, 2021 0

Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, Universiteti Bedër Msc. Mehmet Disha, Drejtoria e Kulturës, KMSH   Abstrakt Familja është bërthama e shoqërisë. Edukimi dhe...
Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit...

May 16, 2019 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (33)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al