Perditësimi i fundit September 13th, 2024 8:23 PM
Aug 29, 2016 Zani i Nalte Gjuhë-letërsi 0
nga Prof. dr. Bardhyl Demiraj, Gjermani
Abstrakt
Objekt i këtij studimi janë tre këngë folklorike shqiptare si pjesë e trashëgimisë së shkrimit të muzikologut Aliu Ufḳī (1610-1677?), të cilat, studiuesja e mirënjohur e artit muzikor oriental, Judith Haug, i ka hetuar kohët e fundit dhe vlerësuar si jo të identifikueshme edhe pse për ndonjë prej tyre ajo ishte e bindur se duhej të ishte shqiptar, për shkak të faktit të emërimit të një kënge si të tillë <ARNAVT. Turki.> (= / Arnaut. Turki. /) Qëllimi i studimit tonë është aq i thjeshtë sa dhe i rëndësishëm. Është pikërisht përpunimi i filologjisë dhe botimi kritik i materialit në gjuhën shqipe, i përcaktuar nga Judith Haug, e cila ishte shumë e interesuar në përmbajtjen e këtyre këngëve. Rezultati i këtij reaksioni zinxhir është shumë i rëndësishëm: përmendore të reja tani do t’i shtohen trashëgimisë së kulturës shqiptare, sepse: a) këto janë të dhënat më të hershme të Folklorik Muzikor Shqiptar – (rreth 1650) dhe b) këto tri këngë janë sjellë në shqip me tekstin dhe simbolikën muzikore përkatëse.
Shkreptimë fatlume në qiell të kthjellët: kështu e perifrazuam dikur ngazëllimin tonë me do tekste këngësh e frazash në dorëshkrim, të cilat nuk kishte arritur t’i zbërthente studiuesja muzikologe Judith Haug, edhe pse për ndonjë syresh ishte më se e bindur se duhej të ishte shqip, meqë emërtohej si i tillë (<Arnavt. Turki.>), ndërsa për do të tjera dikush ishte shprehur nëpër dhëmbë se mos kushedi i afroheshin disi shqipes. Fatmirësisht edhe këto ishin shqip.[1] Veçse atë çka nuk ishte ende në gjendje të përsiaste kjo njohëse e thelluar në historinë e artit muzikor oriental, ishte bash ai reaksion zinxhir që do të përcillte natyrshëm kërshëria e saj fanmirë me u përditësuar doemos me përmbajtjen e tyre. Dhe rezultati është po aq fatlum: trashëgimisë së kulturës shqiptare i shtohen tash do përmendore të reja me vlerë disafishe, meqë kemi të bëjmë jo thjesht dhe vetëm me regjistrimet deri sot më të hershme në folklorin muzikor shqiptar - aty rreth vitit 1650 (!) -, por plot tri sosh i përcjellim qoftë si tekste këngësh shqip, ashtu edhe me notacionin muzikor përkatës. Në këtë mënyrë, nuk ekzagjerojmë aspak, nëse u shtojmë njëherësh këtyre fjalëve hyrëse dëshirën tonë sa të mirë aq edhe realiste për ta përjetuar dikur gjithkush ndër ne atë ditë, kur këto këngë të hershme të debutojnë në skenën e muzikës sonë folklorike.
Asgjëmangut, synimi i shkrimit tonë mëton të ndihmojë në mënyrë sado anësore edhe në këtë pikë, ani pse ka të bëjë më fort me hetimin dhe përpunimin filologjik e së fundi me edicionin kritik të tekstit të këtyre këngëve, duke bërë të mundur e saktësuar kështu edhe vendin e tyre në historinë e larmishme të kulturës së shkrimit shqip përgjatë shek. XVII. Sigurisht që kjo punë e mirëfilltë filologjike parakupton së pari qëmtimin e detajuar të kuadrit paratekstual, ndër të tjera: a) njohja me autorin, në rastin tonë me regjistruesin e tyre; b) përshkrimi sado i thukët i mjedisit historik e social-kulturor, në të cilin ai jetonte, si edhe c) përditësimi me kushtet a rrethanat që e nxitën atë në ndërmarrje të kësaj natyre. Për fatin tonë të dytë, që vjen me thënë: po aq fatlum, këtë punë paraprake e ka përcjellë në kohë dhe ndërkohë në mënyrë thuajse shteruese zbuluesja de jure e këtyre teksteve, Judith Haug dora vetë, në disa studime të thelluara, ku është marrë në mënyrë intensive qoftë me prurjet në varg të ‘Alī Ufḳī-ut në kulturën osmane të shek. XVII, ashtu edhe me literaturën shkencore, të botuar deri sot për të dhe veprën e tij në dorëshkrim.[2] Kështu që nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të kompilojmë thukët për lexuesin sqimatar të “Zanit [tonë] të Naltë” këto përshkrime të saj.
2.1. Jeta dhe karriera profesionale
Emri i tij i parë ishte Wojciech Bobowski (= i latinizuar <Albertus Bobovius>), si pinjoll i një familjeje fisnike me origjinë polake, i cili lindi aty rreth vitit 1610 në Lwow (Lemberg: sot në territorin e Ukrainës). Mendohet të ishte duke studiuar dikur muzikë në atdheun e vet të parë deri aty nga mosha 20 vjeç, shi kur u zu rob prej tatarëve të tmerrshëm të Krimesë, në mos vetë osmanëve gjatë rrethimit të Kameniec-it (Poloni) dhe u transportua si i tillë në Stamboll, në oborrin e Sulltan Murad-it IV. Aty i bënë vend sigurisht në suitën e çunave të oborrit (: içoġlanlar), shërbyes këta meshkuj e pa të drejta qytetare, të cilët merrnin formimin përkatës në sarajet e Sulltanit e që ishin në zanafillë kryesisht të besimit të krishterë. Dikur Alberti erdhi e na u konvertua, ashtu siç edhe pritej, në fenë islame. Andaj mori edhe emrin: ‘Alī (= shq. Ali).
Menjëherë ranë në sy në oborr aftësitë e tija në njohjen e gjuhëve të huaja e sidomos talenti i tij i (pa)zakonshëm në fushën e muzikës, andaj edhe u orientua qysh në fillim të studionte (këngë dhe psallter) në shkollën e muzikës së pallatit (: meşkḫāne), ku u dallua menjëherë si nxënës i shkëlqyer, madje ngadhënjeu po aq shpejt edhe ofiqin Ṣantūrī ‘Alī Bey. Mbiemri Ufḳī (= alternativ Ufuḳī), me të cilin njihet më shumë, është sajuar pas gjase prej atij vetë, meqë e përdorte rregullisht kur vjershëronte. Burimet dokumentare parapëlqejnë gjithsesi më fort emrin zyrtar ‘Alī Bey. Si i tillë ai fitoi shpejt respekt dhe nderim të veçantë te kolegët dhe eprorët e vet, të cilët i caktuan pozicionin e mbikëqyrësit dhe mësuesit të çunave muzikantë të oborrit (: erbaşı). Aty rreth vitit 1650 u shpall – siç pritej – shtetas i lirë i perandorisë, pasi kishte shërbyer për 20 vjet rresht në oborrin e sulltanit, duke u akulturuar plotësisht si pinjoll i bindur i perandorisë dhe njëherësh i kulturës orientale.
Faza e tretë dhe e fundit e jetës së tij nuk njihet në detaj. Aty rreth vitit 1650 mendohet të ketë pasë filluar si karrierë të dytë atë të përkthyesit për ambasadorin anglez pranë Portës së Lartë. Në të njëjtën kohë mori edhe detyra përkthimi prej kancelarisë së oborrit të sulltanit, madje me fermanin e dt. 12 të muajit Şaban më 1079 (= 5 janar 1669) u emërua edhe si përkthyes zyrtar në atë kancelari, ku bëri karrierë deri në rangun e përkthyesit të dytë të Divān-it e duke veshur kështu një pozicion relativisht të lartë në oborr. Me të fituar këtë status, pati mundësi të zhvillonte kontakte të shumta me vizitorë, kronikanë, hulumtues, artdashës, tregtarë, misionarë dhe diplomatë evropianë. Por jo vetëm kaq: për më tepër ai u shërbeu shumëve syresh edhe si mësues i gjuhës turke. E bash prej sosh, çoku na shfaqet atëbotë edhe ndonjë fjalë a thashetheme ligaçe, se gjoja Aliut tonë sikur ia paskësh pasur ënda “t’ia mbathte me të katra” dikur drejt Perëndimit (pas gjase në Londër) e aty të rikonvertohej si i krishterë.
Këto historiza pa bukë sikur i vijnë përshtat fundit të tij gjithsesi i trishtë, meqë Aliut i paskan dhënë duart prej oborrit, pas gjase, për punë konsumi të paepur alkooli. Por jo vetëm kaq, sepse duhet të ketë nisur jetë të mirëfilltë bashkëshortore në një moshë paksa të thyer, aty rreth vitit 1671, edhe kjo një punë që me sa duket nuk i solli aspak fat: mbylli sytë për të fundit herë pas do motesh në rrethana krejt të panjohura, ndërmjet viteve 1672-1679, edhe pse më i besueshëm tingëllon të ketë qenë viti 1677.
2.2. Trashëgimia në dorëshkrim
Aliu filloi të hidhte në letër shënimet e veta muzikore rreth vitit 1650, pra në prag ose menjëherë pas ngadhënjimit të statusit të ri si shtetas i lirë në perandorinë osmane. Bëhet fjalë në rastin tonë për një tip almanaku me shënime të konsiderueshme të kësaj natyre, ku përfshihen jo më kot edhe ditarë të ndryshëm udhëtimi, udhëzime e receta të shumta ilaçesh popullore, sindëkur edhe shënime të tjera, p.sh. vjersha të veta e të autorëve të ndryshëm në një numër të madh gjuhësh. Ky vëllim në dorëshkrim me titull “Përmbledhje me vjersha dhe këngë“ (: Şiir ve şarkı mecmū‘ası), i depozituar në Bibliothèque Nationale të Parisit është përgatitur ndërkohë për shtyp prej muzikologes Judith Haug dhe pret të shohë dita me ditë dritën e botimit.[3]
Aliu përgatiti më vonë në dorëshkrim, por në formë thuajse të përfunduar një përmbledhje muzikore që përmban vetëm notacione, të cilën e titulloi “Përmbledhje tërësore e muzikës instrumentale dhe vokale” (: Hāzā Mecmū‘a-yı Sāz ü Söz).[4] Të dyja vëllimet përfunduan dikur në Perëndim, pas gjithë gjasash menjëherë pas vdekjes së autorit: i pari në Paris dhe i dyti në Londër.[5] Në këtë mënyrë, edhe ndikimi i tyre i mundshëm në praktikën muzikore osmane të kohës do vështruar me lupën e historianit si tejet modest, në mos aspak gjurmëlënës. Padyshim, këto përmbledhje të pasura me forma dhe stile të ndryshme muzikore janë dhe mbeten burimi më i hershëm i muzikës osmane – i regjistruar me notacionin përkatës – e për këtë arsye ruajnë sot vlera të pallogaritshme sa i përket praktikës muzikore të kësaj kulture në shek. XVII, e cila rezulton të jetë fiksuar si e tillë në letër vetëm te ky autor, duke zbatuar me këtë rast shi praktikën perëndimore të shkrimit me nota muzikore.[6]
Mjafton t’i referohemi pikërisht kësaj veçorie të fundit në shënimet muzikore të ‘Alī Ufḳī-ut me kuptuar siç duhet pikërisht atë vlerë të paçmueshme që mëtojnë në historiografinë e folklorit muzikor shqiptar të paktën ato këngë shqip, të regjistruara po prej tij qoftë me tekstin, ashtu edhe me notacionin muzikor përkatës. Krahas dy këngëve, të cilat, falë tekstit dhe përmbajtjes, lejohemi t’i klasifikojmë lehtë si këngë dashurie (: erotica – shih më poshtë T[ekstet] II / III), në almanakun e autorit ndeshim gjithashtu një përpjekje sado modeste për një përkthim vargëzimi muzikor me notacionin përkatës (: T I). Së fundi vëmë re se, në këto dorëshkrime, ngjërojmë edhe ndonjë dialog shqip, sigurisht aspak joshës për sytë e veshët tanë, thënë saktë: kemi të bëjmë me sharje e fyerje të dhunshme në formën e kërcënimit të tjetrit në mexhlis, të cilat i takojnë si të tilla regjistrit gjuhësor tejet vulgar në situata po aq vulgare të diskursit bastard (: folklor i zi – T IV). Sigurisht që shkruesi i këtyre radhëve nuk cilëson aspak si ngushëllues faktin, që tekste të kësaj natyre nuk shfaqin kurrfarë shmangieje në formë e përmbajtje, sa i përket situatave të ngjashme në mbarë hapësirën shqipfolëse / ballkanike në kohën tonë.[7] Kështu që në këtë punim i kemi anashkaluar me vetëdije shprehje të kësaj natyre, duke mbajtur gjithsesi hapur opsionin e botimit dhe interpretimit të tyre në revista ndërkombëtare të specializuara në filologji dhe antropologji sociale.
Përpos këtyre katër teksteve nuk mësojmë dot diçka më shumë shqip në këtë almanak të vëllimshëm. Shpërndarja e tyre në së paku tri folje me distancë të konsiderueshme nga njëra-tjetra (fol. 33r/15a; 276r/122a; 350v/192b) lejon të përsiatet gjithsesi një mëdyshje e parë e më se e motivuar, se mos ndoshta informanti/rapsodi shqipfolës nuk ka qenë patjetër i njëjti person. Këtë mëdyshje sigurisht që nuk e kemi bërë objekt studimi në këtë punim, por, siç do të përpiqemi ta verifikojmë në një hulumtim të ardhshëm ballor, atë e tumir në njëfarë mënyre edhe praktika e ndryshme e aparatit grafik që ka përdorur ‘Alī Ufḳī-u për të fiksuar grafikisht në letër materialin gjuhësor gojor në njërin apo tjetrin tekst shqip, përkatësisht në një gjuhë, të cilën ai, pas gjase, nuk e ka njohur drejtpërsëdrejti.
Mjafton pak a shumë kumti i saktë i rrethanave paraprake, në mënyrë që të ndërmarrim tash si hap të parë riprodhimin diplomatik të këtyre teksteve shqip (§ 3.1.), përkatësisht aso pjesësh që rezultojnë të tilla në këtë almanak që trashëgojmë në dorëshkrim prej autorit tonë. Një hap i dytë është ai i përpunimit filologjik dhe i tejshkrimit kritik të tekstit (§ 3.3), çka parakupton përditësimin me kodin alfabetik që ka zbatuar autori/regjistruesi në këtë rast, përkatësisht përshtatjen e tij me kodin alfabetik të shqipes standarde të kohës sonë (§ 3.2.)
3.1. Riprodhimi diplomatik i teksteve shqip
Kalojmë kështu natyrshëm në riprodhimin diplomatik (= shkronjë për shkronjë) të teksteve shqip ashtu siç na paraqiten ato më poshtë në faksimilet origjinale të dorëshkrimit në fjalë:
Teksti I (faksimile: fol. 33r/15a)
Teksti II (Faksimile: fol. 276r / 122a: <Arnavut. Turki.>)
(majtas)
(djathtas)
Tekstet III/IV (Faksimile: fol. 350b / 192b)
(Teksti III – lart)
(Teksti IV – poshtë)
3.2. Kodi alfabetik i përdorur në regjistrimin e teksteve shqip
Riprodhimi diplomatik i katër teksteve shqip në almanakun në fjalë na mundëson tash të japim një gjykim të parë lidhur me praktikën e regjistrimit gjuhësor të tekstit nga një autor, i cili nga njëra anë: a) pas gjase nuk e njeh traditën ekzistuese perëndimore të shkrimit shqip me alfabet latin, pra qoftë atë traditë në arealin kulturor shqiptar të Veriut katolik (Buzuku, Budi, Bardhi), ashtu edhe atë në diasporën arbëreshe (Matranga); e nga ana tjetër: b) është një shtetas (i akulturuar) i Perandorisë Osmane që operon me përvojën e fituar falë formimit në të ri të vet në një shkollë me akses të fuqishëm në kulturën perëndimore, ku sundonte riprodhimi me alfabet latin i teksteve në ato gjuhë të panjohura ose pak të njohura të Evropës. Dhe shqipja ishte dhe është njëra sosh. Për më tepër, të mos i anashkalojmë aspak edhe faktit që ky Aliu ynë ishte një njohës i përsosur i disa gjuhëve (ndërkombëtare) edhe të Evropës së kohës: latinishtes, italishtes, anglishtes, frëngjishtes, polonishtes etj.
Asgjëmangut, zbërthimi i kodit alfabetik që përdor ‘Alī Ufḳī-u në riprodhimin me shkrim të kumtit shqip, na shpie natyrshëm në regjistrimin e një kodi të ri me alfabet latin/italisht të shkrimit të shqipes. Në këtë mënyrë thellohet vetiu edhe më shumë ai hendek që mbizotëron sot bindshëm në Guinness of World Records midis vendit të parë (= shqipes) dhe vendit a vendeve të dyta, të treta etj., sa i përket larmisë së kodeve në historinë e alfabetizimit të gjuhëve që fliteshin e fliten sot në botë. Është bash ky konstatim i patëkeq që na lejon tash të përditësojmë në vazhdim lexuesin me kodin alfabetik të përdorur prej Aliut tonë.
Tabela e mëposhtme lehtëson edhe tejshkrimin e këtyre teksteve, pasi përshtat në mënyrë proporcionale elementet grafike në kodin alfabetik të përdorur prej autorit me syresh në kodin në fuqi të shkrimit të shqipes, të fiksuar njëherë e përgjithmonë në Kongresin e Manastirit (nëntor 1908). Shtylla ndërmjetëse në këtë tabelë na përditëson me simbolet e përdorura në Alfabetin Fonetik Ndërkombëtar (API) për përshkrimin e tingujve me funksion kuptimdallues (= fonemave) në gjuhë të ndryshme të kësaj bote me / pa traditë shkrimore:
Alf. Manast. | API | Kodi i ˓Alī Ufuḳī | Shembuj |
abc
ç d dh e ë
f g gj (~ xh) h i j k l ll m n nj o p q r rr s sh t th u v x xh y z zh |
[a][b][ts]
[tʃ] [d] [ð] [e] [ә]
[f] [g] [ɟ] [h] [i] [j] [k] [l] [ł] [m] [n] [ɲ] [o] [p] [c] [ɾ] [r] [s] [ʃ] [t] [θ] [u] [v] [dz] [dʒ] [y] [z] [ʒ] |
<a><b>[mungon]
<cz> <d> <d>, <з> <e> <a>, <e>, <i>, <u>, <o>, *<ij>, *<ji>
<f> <g> <gi>, <gh> <h>, *<ch> <i> <i> <k>, *<kh> <l>, *<ł> <ł> <m> <n> <gn> <o> <p> <k>, *<ki>, *<ik> <r> ?<r> <s> <ß>, <sz> <t> [mungon] <u> <w>, *<u> [mungon] <ǵ> <u>, *<iu> <з> <z> [mungon] |
<Ate>, <Baka>, <drita><Bre>, <bilbil>, <bobrek>…..
<czamczit> (?) <de> <dilberi>, <kondona> <derde> (= [derðe]), <зambu>, <piз> <eß>, <wente te>, <ke> <ta hołu>, <marte>, <dėrgon>, <te>, <to>, <por>, <ßtati>, <uni>, <khendoinu>, <iunij>, <bulbulji> <fiale>, <karafili>, <ßeftelia> <guri>, <dergon>, <ngrane>, <giumi>, <ghemise>, <ghian> <Hidarelez>, <krahat>, <hanete>, *<chei> <i nalti>, <bike>, <karafili> <hiie>, <biie> (= [ʹhije], [ʹbije]) <kondona>, *<khendoinu>, <kur>, <eßk> <lumi>, <falem>, <bilbil>, <sełam> <oła>, <moła> <me>, <mora>, <helmit>, <kam> <ndes>, <na>, <iunij>, <ghian>, <rein> <gne> <O>, <ato>, <po>, <poszt-o> <plasunat-o>, <per>, <pas> <pikemi>, <ke>, *<kiona>, *<Te keiken> <per>, <bukura>, <kraha>, <duroßumi> ?<marte>, ?<rein>, ?<mari> <Sa>, <selwise>, <зeies>, <botes-o> <ßinde>, <kuß>, <szana>, <poszt-o> <te>, <ti>, <sute>, <helmit>, <ßtati> ….. <u>, <uni>, <bukura>, <guri>, <lumi> <wet>, <selwise>, <kiwßa>, <kiußa> ….. <inǵise> <du>, <bulbulji>, <kruet>, *<iunij> <зeiez>, <зerdelia>, <por tini zon> ….. |
Sqarime të rastit
3.3. Tejshkrimi i teksteve në alfabetin e sotëm të shqipes
Njohja dhe dekodimi i kodit grafik që përdori atëbotë autori në regjistrimin e kumtit gojor shqip, sikurse edhe gjurmimi i kujdesshëm shkronjë për shkronjë e fjalë për fjalë i të katër teksteve, na lejon dhe mundëson tash t’i përcjellim lexuesit në mënyrë të thjeshtëzuar tejshkrimin e tyre sipas kodit të sotëm alfabetik, duke mbajtur parasysh edhe ndarjen korrekte të fjalëve dhe pikësimin sipas normës së sotme gramatikore në shqipen standarde, si vijon:
Tekst I (fol. 33a/15a)
Tekst II (fol. 276a/122a)
(majtas)
[djathtas]
Tekst III (fol. 350b / 192b – lart)
Tekst IV (fol. 350b / 192b – poshtë)
Sqarime të rastit
Një përshkrim i akribtë i zgjidhjeve grafike alternative për secilin rast në veçanti, sikurse edhe fiksimi i sigurt i kufijve të fjalëve brendapërbrenda çdo strukture grafike: fjale, togu fjalësh, fjalie dhe kumti/fraze në përgjithësi, sigurisht që do të nxisnin një farë çorientimi negativ në rrethin e gjerë të lexuesve të “Zanit të Naltë”. Andaj, në përputhje edhe me synimin tonë modest, të kumtuar qysh në hyrje, jemi përqendruar në këtë punim të parë në paraqitjen sa më të thjeshtëzuar të atyre veçorive grafike që përcjell tejshkrimi i teksteve në alfabetin e sotëm të shqipes standarde së bashku me rregullat e zakonshme të pikësimit dhe të ndarjeve të fjalëve nga njëra-tjetra. Ndër të tjera, vërejmë që:
Një çështje e fundit që duam ta prekim shkurt në këtë studim, ka të bëjë me karakteristikat gjuhësore të teksteve shqip që datohen me siguri në një periudhë që përkon me gjysmën e shek. XVII. Sigurisht që mungesa e shënimeve sqaruese me të dhëna personale të njërit apo tjetrit informant/rapsod, sa i përket qoftë vendlindjes, përkatësisht atij mjedisi kulturor shqiptar, ku jetonte ndërkohë, krijon padyshim vështirësi në izolimin e trevave përkatëse të kulturës muzikore shqiptare. Gjithsesi kemi mundur të qëmtojmë një numër tiparesh gjuhësore me përhapje dialektore të kufizuar, të cilat na lejojnë në njëfarë mënyre t’i izolojmë me afërsi këto treva.
Prashtu nuk e kemi aspak të vështirë të dallojmë që të paktën tekstet më të gjata (T II/III) i takojnë një zone kulturore gegë. E për këtë nuk na mjafton vetëm vëzhgimi i bërë më lart lidhur me përdorimin sado rastësor të theksit majërrethor si mjet grafik për të shënjuar hundorësinë e zanoreve si dukuri tipike e gegnishtes. Në këtë hulli të çojnë, ndër të tjera:
Është për t’u shënuar gjithashtu që gjuha dialektore e teksteve edhe pse gegnisht largohet në shumë tipare prej asaj të autorëve të vjetër të Veriut të shek. XVII, si p.sh.: Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani apo letra e Pleqve të Gashit (1689). Pa dashur të ndërhyjmë më hollësisht në këtë hulli studimi, që do t’i kapërcente sinorët e një punimi me karakter kryesisht informues divulgativ, mund të përsiasim një zonë dialektore gege që i takon Shqipërisë së Mesme, ndoshta në trevat qendrore dhe lindore të saj.
Mbyllim këtu studimin tonë me shpresën dhe dëshirën e mirë se i kumtuam lexuesit të “Zanit të Naltë” bash atë synim që i vumë vetes në fjalët hyrëse: ta përditësojmë atë me zbulimet më të fundit të përmendoreve të vjetra të kulturës shqiptare, të cilat rezultojnë të jenë regjistrimet më të hershme (me tekst dhe notacion muzikor) të këngës folklorike shqiptare: ca. 1650. Zbërthimi i kodit alfabetik mundësoi padyshim njohjen paraprake me përmbajtjen dhe klasifikimin e tyre si këngë dashurie të pastër rinore. Urojmë që këtë përçapje të parë ta ndjekë edhe njohja e thelluar e notacionit muzikor, në mënyrë që në një të ardhme sa më të afërt të përjetojmë live – përse jo!? – kandin e muzikës folklorike shqiptare në shek. XVII.
[1]. Korrespondencë (via e-mail) me të dhënat elektronike përkatëse më dt. 5 prill 2016.
[2]. Khs. ndër të tjera: Der Genfer Psalter in den Niederlanden, Deutschland, England und dem osmanischen Reich (16.-18. Jahrhundert). Tutzing 2010 (= Tübinger Beiträge zur Musikwissenschaft 30). Shkruesi i këtyre radhëve falënderon përzemërsisht me këtë rast autoren, e cila i vuri në dispozicion edhe studimet e saj, ende në shtyp: Representations of uṣūl in ‘Alī Ufuḳī’s Manuscripts, në: Zeynep Helvacı & Ralf Martin Jäger (bot.), Rhythmic Cycles and Structures in the Art Music of the Middle East (in print); Being more than the sum of one’s parts: Acculturation and biculturality in the life and works of Alî Ufukî, in: Proceedings of the 21st CIEPO Symposium (in print).
[3]. Judith I. Haug: Ottoman and European Music in ‘Alī Ufuḳī’s Compendium, Ms. F-Pbn Turc 292: analysis, interpretation, cultural context (c. 1650), Volume 2: Edition (April 5, 2016).
[4]. Sipas Haug (2010) Mecmū‘a është emërtimi tradicional për një përmbledhje këngësh me të dhënat kryesore për maḳām (modus, mënyra) dhe uṣūl (cikli ritmik).
[5]. Signaturat: Supplément Turc 292 dhe GB-Lbm Ms. Sloane 311418. Vëllimi i dytë përjetoi në Perëndim qysh atë shekull e në vazhdimësi disa botime me titullin latinisht Tractatus de Turcarum Liturgia. (Haug vep. cit.)
[6]. Sipas Haug (vep. cit.), para dhe pas shek. XVII shkolla muzikore orientale nuk praktikonte aspak fiksimin në letër të repertorit muzikor, pasi muzikantët i përmbaheshin me besnikëri traditës me përcjellje gojore brez pas brezi. Sipas saj, vetëm në shek. XIX filloi të përvetësohej në këtë kulturë praktika europiane perëndimore me notacion muzikor.
[7]. Khs.: Robert Elsie, Evliya Çelebi in Albania and adjacent regions (Kosovo, Montenegro, Ohrid). Leiden, New York, Cologne 2000 (passim).
[8]. Grafia e vetme <t> në togun /Me shëndet t’i/ shfaqet me funksion të dyfishtë: a) si fundore e fjalëformës /shëndet/ dhe b) si nistore e pjesëzës gramatikore të lidhores /të/. E njëjta rrethanë edhe më poshtë në T III/2 /Me shtat të hollë/.
[9]. Kemi të bëjmë këtu me një fjalë me përdorim në kuptimin e saj zanafillës si huazim prej turq./osm. dilber “vajzë e bukur (dhe në moshë të pjekur)”, khs. rr. 3 (majtas): /Ato zemërplasunat – o!>. Këtë kuptim kjo fjalë ruan (ende) në kohën tonë, ashtu siç na shfaqet si emër personal i një personi femër ose mashkull: Dylbere [= “vajzë e bukur”], përkatësisht Dylber [= “djalë i bukur]”; e që këtej jo rrallë edhe si emër familjar: Dylberi. Lejohemi të shtojmë gjithashtu, që këtë kuptim burimor fjala erdhi dhe e rrudhi gradualisht në kohë në disa zona urbane të pejsazhit social-kulturor shqiptar, ashtu siç na shfaqet përgjithësisht në shumë këngë bejtexhinjsh, sidomos pas gjysmës së shek. XVIII e në vazhdimësi në shek. XIX. Janë pikërisht rrethana të kësaj natyre që i bëjnë këto tekste këngësh folklorike të mëhershme një objekt me vlerë të veçantë edhe në studime të mirëfillta gjuhësore me karakter historik-leksikografik dhe etnolinguistik.
[10]. Turqishte Hıdırellez „dita/festa e fillimit të verës sipas kalendarit të vjetër”.
[11]. Ndoshta kemi të bëjmë me turq. dayalı “i mbështur, i fiksuar”.
[12]. Shkruar ndoshta gabim prej regjistruesit, në mos kemi me të bëjmë me një fjalëformë të pazakonshme me metatezë: /kstiferit/ = “skifterit”.
[13]. /(T’)rana/ = “të rënda”.
[14]. /Bike karafili vet/ = ”mbika karafili vetë”.
[15]. /qona/ = “çona (nga gjumi)”.
[16]. Eshk (= ashk) “dashuri shpirtërore” (shih Tahir N. Disdari, Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe, Tiranë 2005 43).
[17]. Turqizëm i hershëm në shqipe: eş “mik, shok, bashkëshort” (shih Tahir N. Disdari, vep. cit. 257)
[18]. Fjalë e paqartë. Në të folmet shqipe lindore rezulton si fjalë sllave me kuptimin organit të veshkës.
[19]. <Rein>: grafi e vështirë që mund të interpretohet a) si formë dialektore e gegnishtes qendrore për foljen rri, ose b) më mirë një variante e vrejn = “vërejnë, kundrojnë, shohin”.
[20]. <cзamcзit> = (?) /çamçit/: lexim i vështirë dhe thjesht alternativ (krahas ?/xhamçit/, ?/xhamxhit/), përderisa edhe kuptimi i fjalës nuk zbërthehet si duhet. Pas gjase kemi të bëjmë me një shformim a recepsion të gabuar të shq. xhamçik, xhamçak < turq./osm. çamçak “kupë druri për të pirë (me vesh ose bisht)”.
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Nov 03, 2020 0
Oct 26, 2020 0
Jul 10, 2020 0
Nov 21, 2019 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...