Perditësimi i fundit August 10th, 2023 9:08 AM
Oct 03, 2016 Zani i Nalte Aktivitete 0
Është zhvilluar konferenca shkencore dhe ndërkombëtare “Arsimi islam te shqiptarët: Sfida dhe perspektiva”, konferencë e cila ka mbledhur emrat më të njohur të shkencave didaktike dhe filologjike islame nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bosnja dhe Austria.
Konferenca u mbajt në Tivar të Malit të Zi në datat 1-2 tetor 2016. Drejtuesit kryesor të arsimit islam të cikleve të ndryshme arsimore nëpër trevat shqipfolëse, pedagogë dhe studiues të fushës përmes kumtesave parashtruan situatën aktuale të arsimit islam, si dhe perspektivën në të ardhmen.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë u përfaqësua nga Drejtori i Kulturës, Dr. Genti Kruja, i cili referoi me temën “Medresetë e Shqipërisë, model i edukimit shkencor e fetar”.
Në fjalën e tij z. Kruja u shpreh se medresetë në Shqipëri kanë pasur një rëndësi të madhe sa i përket arsimit dhe edukimit të brezit të ri. “Mbase në një të ardhme të afërt, në sajë të këtyre medreseve, mendja dhe shpirti do të përqafojnë njëri-tjetrin përsëri. Ndërgjegjja dhe logjika do të plotësojnë thellësitë e njëra-tjetrës dhe gjithçka do të gjejë mundësinë për të shprehur bukurinë dhe atmosferën e paqes”, nënvizoi z. Kruja.
Konferenca pati rreth 30 kumtesa shkencore, të ndara në 6 sesione kryesore.
Kjo konferencë u organizua nga bashkëpunimi mes Institutit Ndërkombëtar të Mendimit Islam (IIIT), me qendër në SHBA dhe Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (AIITC) në Shqipëri.
Aug 10, 2023 0
Aug 10, 2023 0
Jun 14, 2023 0
Mar 13, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Mar 13, 2023 0
Nga Dorian Demetja Shpallja e pavarësisë i gjeti udhëheqësit e dijetarët myslimanë shqiptarë në krye të momenteve historike të vendit tonë dhe ishin pikërisht këta...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Nov 30, 2022 0
nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...