Perditësimi i fundit August 10th, 2023 9:08 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Botime të reja të Komunitetit Mysliman

Dec 01, 2016 Zani i Nalte Editoriale 0


15002516_1248279471859477_8055088759332323438_oViti 2016 ka qenë i pasur në botime për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, ndër të cilat zgjodhëm të servirim për të interesuarit dhe dashamirësit e fjalës së shkruar disa nga titujt e botuar së fundmi nga Drejtoria e Kulturës.

“A duhet feja, a e pengon bashkimin kombëtar”, një libër dhe analizë sociologjiko-fetare e patriotit dhe hoxhës së shquar H. Ali Kraja. Figurat madhore të kulturës dhe të historisë së një kombi nuk mund të jenë të rastit. Ato janë rrjedhojë e një tradite të gjatë, e momenteve të caktuara historike e politike, e faktorëve të shumtë e të gjithanshëm ndikues, edukues e formues. Rruga e formimit të këtyre personaliteteve paraqet një interes të gjerë. Ajo nuk është vetëm një mjet njohjeje apo kurioziteti për të ditur “diçka” rreth tyre. Është një burim me rëndësi për të gjykuar më mirë për rolin dhe veprën e këtyre personaliteteve, për të cilët, me plot gojë, mund të themi se, përbëjnë një “pasuri kombëtare” dhe një shembull për gjeneratat që vijnë pas. Aq më tepër kjo, kur kemi të bëjmë me personalitete të tilla, si Hafiz Ali Kraja.

“Drejt leximit të Kur’anit Fisnik” (Elif Ba) me autor Elton Karaj, një libër i hartuar për t’i ardhur në ndihmë të gjithë atyre që duan ta lexojnë Kur’anin në gjuhën e zbritur, në arabisht, për nxënës dhe mësues të medreseve dhe kurseve të xhamive.

“E lemja dhe jeta e të madhit Muhamed a.s.”, botuar për herë të parë më 1934 në 6143 vargje, si një poemë me vlera të mëdha artistike dhe letrare, kushtuar Profetit Muhamed (a.s.). Ky botim vjen i njëjti me botimin origjinal, duke i ruajtur jo vetëm gjuhën e Hafiz Ibrahim Dalliut, por edhe origjinalitetin e botimit të vitit 1934.

Botime të Kolanës “Lexo”

“Vetja… dhe simotrat e saj (Udhëtim në brendësinë e vetes)”, me autor Dr. Selman Aude. Një libër i përkthyer në disa gjuhë dhe me një lexues të gjerë nga të gjitha grupmoshat.

“Njeriu që kërkon vetveten”, një titull tërheqës i një ngjarjeje të jetuar. Ai u botua për herë të parë në vitin 1991 në turqisht. Në harkun e këtyre viteve, libri është ribotuar mbi 1.000 herë në origjinal. Është një libër i suksesshëm, i cili çdo ditë e më tepër po bëhet edhe më i njohur. Ai u botua në shqip për herë të parë në vitin 2000 dhe pati një jehonë të madhe te lexuesi shqiptar. Libri i përket të gjithëve, por ka një ndikim më të thellë sidomos tek ata që kërkojnë diçka, por akoma nuk e kanë gjetur, tek ata që duan t’i japin kuptim kësaj jete, duke i dhënë përgjigje pyetjeve të tilla, si: “Përse kemi ardhur në këtë botë?”; “Cili është qëllimi i ekzistencës sonë?”; “Ku po shkojmë?”, etj.

“Për ty rini (Mehmeti nga Dyzxhe)” me autor Dr. Halit Ertugrul është një nga librat e ribotuar disa herë në shqip. “Problemet e rinisë” është një ndër çështjet më të rëndësishme të familjes dhe shoqërisë të kohës sonë, pasi përjetohet pothuaj në çdo familje. Ata që kanë synime, interesa dhe pretendime mbi grupet shoqërore, në përgjithësi përdorin të rinjtë për t’ia arritur qëllimeve të tyre. Për këtë arsye përpiqen të tërheqin brenda çdo lloj klani të dëmshëm sa më shumë të rinj. Çdo veprimtari e dëmshme, duke filluar që nga alkooli e droga, nga mosbesimi e deri te ideologjia, nga bota e errët e deri te veprimtaritë haptazi, realizohet nga dora e rinisë. Shkurtimisht, problemet e rinisë e mundojnë familjen dhe shoqërinë.

Libri “Për ty rini (Mehmeti nga Dyzxhe)”, parashtron zgjidhjet dhe rrugëdaljet e këtij problemi. Ai shpjegon përmes ngjarjeve mësimdhënëse dhe që të tërheqin vëmendjen, se si shpëton një i ri nga një gjendje e dëmshme për shoqërinë, brenda një moskokëçarjeje, një pavarësie dhe një mohimi të hapur.

“Tre elementet bazë të strukturës së ndërtimit të fesë islame” me autor studiuesin e njohur Xhemal Balla. Kjo vepër në tërësinë e saj i është kushtuar trajtesave të Hyjnores, duke u përpjekur për ta përafruar dhe jetësuar atë për mendimin njerëzor. Ajo nxjerr në pah se, feja islame përmbledh parime e dispozita të rendit social, i hap njeriut horizonte të reja të mendimit, e udhëheq atë drejt standardeve të larta morale e njerëzore, si dhe e njeh atë me burimin e përhershëm të paqes e të mirësisë. Autori i librit e ka konceptuar funksionin dhe përmbajtjen e tre elementeve bazë të strukturës së fesë islame, për t’ia paraqitur me një vizion të qartë dhe aktual individit dhe shoqërisë, duke qartësuar faktin se, Islami nuk është thjesht një ideal abstrakt i kuptuar vetëm në ritualet e adhurimit ndaj Fuqisë Hyjnore, por është një forcë e gjallë, që manifestohet në çdo aspekt të jetës njerëzore.

Shpresojmë që këta libra të zënë një vend të merituar në mesin e intelektualëve, studiuesve dhe lexuesve.

Botimet KMSH dhe të kolanës “Lexo” mund t’i gjeni në librarinë “Miqtë e Librit”, pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.


  • tweet
Panel: Kontributi i prijësve myslimanë në shtetformimin shqiptar Shkup, Konferencë Shkencore kushtuar kolanës “Zani i Naltë”

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Pse duhet te jemi fetar
    Pse duhet te jemi fetar

    Aug 10, 2023 0

  • Pse duhet te jemi fetar – II
    Pse duhet te jemi fetar – II

    Aug 10, 2023 0

  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
    HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT

    Jun 14, 2023 0

  • 100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
    100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT...

    Mar 13, 2023 0

Me shumë në këtë kategori
  • Në vend të lamtumirës dhe në prag të 100 vjetorit të themelimit të revistës shkencore “Zani i Naltë”
    Në vend të lamtumirës dhe në prag...

    Nov 02, 2022 0

  • Zemër e Harruar – Xhamia e Sulejman Pashë Bargjinit
    Zemër e Harruar – Xhamia e Sulejman...

    Apr 06, 2022 0

  • Hafiz Esat Myftia (1911-1975)
    Hafiz Esat Myftia (1911-1975)

    Dec 29, 2021 0

  • Traktati i Shën Stefanit dhe pasojat e tij për shqiptarët
    Traktati i Shën Stefanit dhe pasojat e...

    Nov 27, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

Mar 13, 2023 0

Nga  Dorian Demetja Shpallja e pavarësisë i gjeti udhëheqësit e dijetarët myslimanë shqiptarë në krye të momenteve historike të vendit tonë dhe ishin pikërisht këta...
BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Jan 30, 2023 0

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Nov 30, 2022 0

Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë

Reflektime nga të dhënat demografike për...

Sep 22, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë...

Nov 30, 2022 0

nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...
Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në...

Dec 16, 2021 0

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (35)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al