Perditësimi i fundit August 10th, 2023 9:08 AM
Jan 31, 2017 Zani i Nalte Shkenca Komunikimi, Studime 0
– Vlerësim kompensues për vitet e anatemimit dhe rëndësia e tij sot –
nga
Msc. Ramadan Shkodra
Dr. Sadik Mehmeti
Abstrakt
Mungesa për pesëdhjetë vjet e trashëgimisë së revistës “Zani i Naltë”, sikurse edhe e shumë simotrave të saj, që dolën me të ose pas saj, pastaj anatemimi, anashkalimi dhe mohimi i vlerave të saj, si dhe seleksionimi, përbuzja dhe përçmimi e cilësimi “si armiq të popullit” të autorëve që kanë shkruar në këtë revistë, përveç se tregon për një përpjekje të ashpër, sistematike dhe të orkestruar të mendimit ideologjik të kohës, për t’i zhdukur dhe për t’i kaluar në harresë vlerat e saj, ajo dëshmon edhe një herë se fjala e mirë, fjala e vërtetë dhe hakikat, është si pema e mirë që rrënjët e saj i ka thellë në tokë, kurse degët i ka lart, shumë lart, dhe e cila, me vullnetin e Zotit, e jep bereqetin e vet në çdo kohë dhe në çdo moment.
1.
Kohë më parë, nga tri komunitetet tona islame Tiranë-Prishtinë-Shkup, u botua në dhjetë vëllime kompleti i revistës “Zani i Naltë” (1923-1939). Me botimin e kësaj ndërmarrjeje të përbashkët, tri komunitetet tona islame, pa mëdyshje, realizuan dhe konkretizuan një vepër monumentale për historinë, kulturën dhe qytetërimin shqiptar, një njërën anë, kurse për vlerat që bart dhe përmbajtjen që kjo revistë ka, lexuesit shqipfolës i ofruan një udhërrëfyes të rëndësishëm për kohët e sotme, në anën tjetër.
Meqenëse për “Zani i Naltë”, për rëndësinë dhe kontributin e tij të gjithmbarshëm, që nga koha kur u botua e këndej, më pastaj për vlerat dhe rolin e kësaj reviste në formimin e vetëdijes dhe mendimit fetar dhe kombëtar të shqiptarëve, për anatemimin dhe harresën që iu bë kësaj reviste dhe autorëve që shkruan në të, tashmë studiues të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj, të besimit islam e të besimeve të tjera, me studime e shkrime të shumta, në simpoziume e konferenca shkencore, kanë paraqitur analiza, kanë nxjerrë konkluzione, kanë dhënë gjykime dhe kanë shprehur vlerësime. Neve na ngelet të shprehim admirimin, vlerësimin dhe mirënjohjen tonë për themeluesit, drejtuesit, bashkëpunëtorët dhe për të gjithë ata që kanë kontribuuar për themelimin, rritjen, përhapjen dhe zhvillimin e “Zani i Naltë”.
Shprehim admirimin, vlerësimin dhe mirënjohjen tonë për gjithë ata dijetarë vepërmirë, që me nxjerrjen e “Zani i Naltë”, pikërisht në një fazë të krizës institucionale e morale që po përjetonte përgjithësisht bota shqiptare dhe veçmas besimtarët myslimanë, si pjesë dërrmuese e saj, dhe në një kohë të përpjekjeve për të krijuar një realitet të ri shtetëror, trasuan fuqishëm, qëndrueshëm, drejt dhe saktë, rrugën që vazhdon të japë frytet e saj edhe sot e kësaj dite. Kjo sepse me “Zani i Naltë” nisi, – për së mbari, – botimi i publicistikës islame në gjuhën shqipe dhe jo vetëm, por “Zani i Naltë” shërbeu edhe si prelud për fillimin e veprimtarisë botuese islame në gjuhën shqipe.
Kurse ata që në faqet e “Zani i Naltë”, vunë firmën e tyre, gjithmonë do të jenë të respektuar e të vlerësuar dhe kurrë s’do të harrohen. Dhe s’ka si të harrohen emra si: Haxhi Vehbi Dibra, Hafiz Ali Korça, Ismail Maçi, Sali Vuçiterni, Ferit Vokopola, Haki Sharofi, Jonus Bulej, Mehdi e Mithat Frashëri, Nebil Çiko, Shefqet Muka, Sadik Bega… dhe gjithë ajo plejadë intelektualësh që shkëlqyen si frymëzues, si pararendës dhe si bartës të ndryshimeve të mëdha shoqërore, duke i dhenë kahe e drejtime mendimit teologjik islam shqiptar dhe rrjedhave shoqërore, duke kryer në mënyrë të shkëlqyeshme detyrën dhe misionin e tyre. Dhe jo vetëm kaq, por këta intelektualë u vunë në mbrojtje të Islamit, mësimeve dhe vlerave të tij, duke polemizuar e debatuar me individë e grupe njerëzish, të cilët në shtypin e kohës, keqinterpretonin, shpifnin e intrigonin kundër fesë islame dhe pasuesve të saj.
2.
Ribotimi i kompletit të revistës “Zani i Naltë”, për ne sot dhe brezat që do të vijnë, përveç tjerash, është edhe një argument dhe dëshmi shtesë se Allahu xh.sh., me Madhërinë e Tij, kurrë nuk lejon që një punë e nisur në Emër të Tij të humbasë e të harrohet, pavarësisht përpjekjeve dhe dëshirave njerëzore.
Mungesa për pesëdhjetë vjet e trashëgimisë së revistës “Zani i Naltë”, sikurse edhe e shumë simotrave të saj, që dolën me të ose pas saj, pastaj anatemimi, anashkalimi dhe mohimi i vlerave të saj, si dhe seleksionimi, përbuzja dhe përçmimi e cilësimi “si armiq të popullit” të autorëve që kanë shkruar në këtë revistë, përveç se tregon për një përpjekje të ashpër, sistematike dhe të orkestruar të mendimit ideologjik të kohës, për t’i zhdukur dhe për t’i kaluar në harresë vlerat e saj, ajo dëshmon edhe një herë se fjala e mirë, fjala e vërtetë dhe hakikat, është si pema e mirë që rrënjët e saj i ka thellë në tokë, kurse degët i ka lart, shumë lart, dhe e cila, me vullnetin e Zotit, e jep bereqetin e vet në çdo kohë dhe në çdo moment.
Kështu, me krijimin e rrethanave të reja dhe shkuarjen në pakthim të ish-sistemit dhe ringritjes së komuniteteve fetare, nisi një e periudhë e re, jo vetëm për “Zani i Naltë” dhe revistat e tjera islame që kishin dalë dikur, por filloi gjithashtu periudha e rivlerësimit dhe e vendosjes së tyre në vendin ku e meritojnë. Këtë e dëshmon edhe projekti fillimisht për të ripërtërirë emrin e “Zani i Naltë” dhe më pas edhe me botimin e kompletit të kësaj reviste dhe risjelljen e saj në këtë mënyrë dhe në tërësinë e saj para lexuesve, studiuesve dhe të interesuarve të tjerë.
Ribotimi i kompletit të “Zani i Naltë” në dhjetë vëllime, përveç tjerash, është i rëndësishëm dhe merr vlera ku e ku më të mëdha, për mendimin tonë, edhe për këto arsye:
3.
Në fund, edhe një herë përshëndesim finalizimin e projektit të tri komuniteteve tona islame për “rikthimin” e “Zani i Naltë” dhe atë t’ua ofrojë masës së gjerë të lexuesve.
Ndonëse jemi shumë admirues për punën që na kanë lënë të parët, megjithatë mundemi dhe duhet të vazhdojmë traditën e tyre, nëse dëshirojmë që edhe ata të jenë të kënaqur me ne dhe në mënyrë që brezat që do të vijnë pas t’i bëjmë të ndihen në borxh për të na admiruar, ashtu siç ne po i admirojmë të parët tanë.[1]
[1]. Kumtesë e mbajtur në konferencën shkencore “Zani i Naltë”-një shekull në shërbim të dijes”, mbajtur në Prishtinë, më 16 qershor 2015.
Aug 10, 2023 0
Aug 10, 2023 0
Jun 14, 2023 0
Mar 13, 2023 0
Mar 13, 2023 0
Jan 30, 2023 0
Nov 30, 2022 0
Sep 22, 2022 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Mar 13, 2023 0
Nga Dorian Demetja Shpallja e pavarësisë i gjeti udhëheqësit e dijetarët myslimanë shqiptarë në krye të momenteve historike të vendit tonë dhe ishin pikërisht këta...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Nov 30, 2022 0
nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...