Perditësimi i fundit September 13th, 2024 8:23 PM
Jan 26, 2017 Zani i Nalte Retrospektivë 0
Vet mësimet e Islamizmës, literalisht, donë me thanë me hy në nji vend – paqe, të cilat vijnë nga dy principet themelore të saja, njitimi i Zotit dhe njitimi i racës njerëzore. Këto dy principe janë sheshit të njoftuna në Kur’anin e Shejt dhe të dyja këto idena janë të zhvilluese me kuptimin ma të gjatë. S’ka harmoni ma efektive se ajo që ekziston n’anëtarët e nji familje të vetme, e cila na pikturon themelet e Islamizmës në dy idena të mëdhaja – të nji Zotit dhe të nji njerzije – me të cilat Kur’ani i Shejtë shtron bazën e nji paqes internacionale – të përgjithshme – ma të fuqishme.
Sikur të pranohet nji herë që idea e njitimit të racës njerëzore asht bazë e vërtetë për paqen internacionale, mund të krijohen dyshime se idea e njitimit të Zotit a ka ndonjë lidhje me subjektin e paqes internacionale. Fakti asht se Islamizma shtron themelin e njitimit të racës njerëzore nën njitimin e Zotit, dhe nji Zot qëndron për mbi të gjithë, sikur nji babë mbi fëmitë e vet, në terminologjinë islame. Nji Zot, me nji dashuri dhe më mëshirë ma të madhe, të cilat mund të kuptohen në mardhanjet njerëzore, e sjellë të gjithë njerzinë në qëllimin e plotësimit. N’Islamizëm në të vërtet, idea e njitimit njerzuer asht e puqun e aq ngushtas me iden e njitimit të Zotit, saqë njena pa tjetrën asht e pa kompletueme.
Doktrina e njitimit të Zotit asht e shtruese kjartazi dhe definitivisht në Kur’anin e Shejt. Ndoshta shumica e studentave t’Islamizmës i dijnë, por ma e shumta e popullit nuk dijnë se doktrina e njitimit të racës njerëzore asht e shtrueme në të njajtë qartësi dhe definitivisht si edhe ajo e njitimit të Zotit, për të cilat Kur’ani i Shejt bën fjalë kështu: “Gjithë lavdrimet janë të duhura për Zotin.” “Rab (Zot) i gjithë kombeve të botës” janë të vetmet fjalë, me të cilat Kur’ani i Shejt fillon. Po, të shohim çka na tregojnë këto fjalë? Fjala arabisht “Rabb”, të cilën, mbasi nuk ka fjalë tjetër, po e përkthejmë, “Zot”, që letërsisht don me thanë “Ushqyesi i një gjaje në nji gjaje në nji mënyrë sa me e ba atë me arrijtë nji pozitë mbas nji tjetre deri që ajo t’arrijë qëllimin e vet të plot.” Fjalët “Rabb i gjithë kombeve” tregojnë kjartaz që gjithë kombet e botës janë fëmitë e nji Babe dhe që Ai vetëm ka kujdes të njajtë për të gjithë, tuj i sjellë të gjitha në qëllimin e tyne të plotësimit gradualisht. Për ma tepër le të flasi vetë Verseti i Kur’anit: “Të gjithë popujt janë nji kombë i Vetëm” (2:213) dhe përsëri “popujt nuk janë tjetër veç se nji komb i vetëm”. (10:19); dhe “O njerëz! Ne ju kemi krijuar juve prej nji mashkulli dhe nji femre dhe ju kemi bamun juve fise dhe familje që të mund të njihni njeni tjetrin. Sigurisht ma i ndershmi i juaj tek Zoti asht nji në mes të juaj, i cili asht ma i kujdesshmi i detyrës së tij.” (49:13). Edhe fjalët, me të cilat Libri i Shejt mbaron, janë shesh për të gjithë njerzinë, ku, raca njerëzore asht e përmendun si nji familje. “Thuej, unë kërkoj mbrojtje dhe strehë në Zotin e Njerzisë, Mbretin e njerzisë, Perëndinë e njerzisë” (114:1-3).
Siç u tha sipri, idea e njitimit të racës njerëzore jo vetëm që asht e shtruese qartaz në Kur’anin e Shejtë, por asht, gjithashtu dhe e zhvilluese me nji zhvillim mjaft të gjatë e të plotë. Ajo që Zoti e zgjatoj ndihmën e tij fizike[1] tek të gjithë kombet e botës asht nji fakt aq potent (i dukshëm) sa që as nji s’i kundërshton kësaj; gjithashtu dihet se vetëm n’Islamizëm asht e shtruese ajo forcë mbi iden e paralelët që ndihma shpirtnore e Zotit asht e zgjatun tek të gjithë kombet e botës. Në Kur’anin e Shejt nuk asht shtrue vetëm idea që “Zoti asht Rabb i gjithë kombeve”, d.m.th. “që ka zgjatë ndihmën e Tij materiale ndër të gjith kombet”, por gjithashtu, në Kur’an asht stabilizue qartaz dhe definitivisht se, “çdo kombi i qe dhurue Reveleta Hyjnore që përgatit ushqimin shpirtnuer të njeriut i cili pa këtë ushqim nuk mundet me e mbrri shkallën e përsosmenisë”. Qe pra ç’urdhënon Kur’ani: “Nuka ka nji popull” thotë Libri i Shejt “po nji lajmtar ka pas shkuemun ndër ta” (35:24). Edhe përsëri “Edhe çdo komb e kishte nji apostull” (10:47). Për këtë arsye Kur’ani i Shejtë flet gjatë mbi profitit e Israilitëve e të shumë profitënve pa bibla, p.sh. flet për Hudin dhe Salihun, dy profitin dërgue në qarqet e Arabisë, flet gjithashtu për profitin ethipjan, me emën Lukman, (31:13), për nji Profit të dërguem në Sudan (18:60), i cili ishte i nji koheshim me Moses-in – Musanë – ; dhe për nji Profet Mbret të Persisë, Dhul Karnejn, ose i zot i dy mbretnive (18:83) i cili nuk asht tjetër veç se Dariu i I-rë. Edhe per m’e e ba ma të shqueme natyrën e përgjithshme të deklaratës së bame, Kur’ani i Shejt e ka kjarue atë që kishte edhe të tjerë Profitën përveç atyne, emnat e të cilëve janë të përmendun në Librin e Shejt. “Ne kemi dergje apostuj që t’i kemi përmend përpara, dhe apostuj që nuk t’i kemi përmendë” (4:164). Kështu që theoria që ndonjë komb ishte zgjedhun nga ana e Zotit veçanërisht të dhanunit e të mirës – Revelatës – së Tij shpirtnore asht plotësisht e refuzueme n’Islamizëm, dhe në vend t’asaj, nji bazë vllaznimi për gjithë kombet asht e shtruese për bukuri, kështu që gjithë kombet janë të konsiderueme si antarët e nji familjeje njerëzore me nji Zot si Zot dhe Zotni të tyre, i cili i përdor ata njilloj të gjithë, fizikisht aq ma mirë dhe shpirtnisht.
Islamizmi hedh poshtë theorinë – që favorizimi – Revelata – ishte për nji komb të vetëm gjithashtu dhe theorinë që ndonjë komb ishte i ndëshkuem nga Zoti. Zoti ndijon lutjet e të gjithë popujve, çfarëdo feje ose shtetësie që të jenë. Ai asht falës dhe mëshirues për të gjithë dhe Ai i dhuron vepra të mira të gjithëve. Ai nuk ban çquarje në mes të popujve të krahinave të ndryshme, tuej fillue nga racat, opinionet ngjyrat ose gjuhnat e ndryshme. Ai i krijojë gjithë njerzinë njillojë dhe me nji natyrë Hyjnore, “Fitra talla – hil – leti fetaren nase aleja”, d.m.th. “Natyra e bame prej Zotit në të cilën Ai i ban të gjithë njerëzit”, “nuka ndryshim në krijesën e Zotit, ajo asht feja e drejtë, por shumica e popullit nuk e dijnë” (30:30). Nuk ka pengesë ngjyre n’Islamizëm, as nuk rrjedh ndonji pengesë për shkak gjuhe, as edhe fisi, as nuk ndodhet n’Islamizëm superioritet i njanit mbi tjetrin tek Zoti. Ndryshimet e ngjyrës dhe të gjuhës, të cilat i kanë pru kombet kundra njeni tjetrit, janë simbas Kur’anit të Shejt, vetëm Shenja të Zotit. “Dhe nji nga shejat e Tij asht krijesa e qiellzave dhe e tokës dhe ndryshimi i gjuhve t’uaja dhe të ngjyrave; sigurisht ka shenja në këto për të ditshmit” (30:22). Kjo duhet të na tërhjekë vërejtjen që me të gjithë ndryshimet e ngjyrës dhe të gjuhës e njëjta natyrë njerëzore asht e krijuese kudo. Këtu posht po riprodhojmë disa versete të Kur’anit të Shejtë që tregojnë se:
“Edhe mëshira e Eme rrethon gjithë sendet” (7:156)
“Zot’ i ynë! Ti i përmbledhë të gjithë sendet me mëshirën dhe dijen” (40:7).
“O shërbëtorët e Mij, që keni punue tepër kundra shpirtrave t’uaj, mos u dëshproni prej mëshirës së Zotit, pse Zoti i fal gabimet të gjitha” (39:53)
“Zoti i yt asht Zot falës njerëzit me gjithë gabimet e tyne” (15:6)
“Ai, i cili ban mirë sa pesha e nji atomi do të shofi atë, dhe kush do që të bajt të keqe sa e pesha e nji atomi do t’a shofi atë” (99:8).
“Kush do që ban mirë, aj do të ketë dhetfishin e asaj, dhe kush do që ban nji të keqe, aj do të shofi dënimin me shembëllën e asaj” (6:160).
“Edhe ne do të vendosim një balancë ditën e ngjalljes (Resurrection), kështu që asnjë shpirt nuk do të jetë i llogaritun me padrejtësi në ndonji gja” (21:47)
Kështu pra asht sheshit që ideja i njitimit të Zotit n’Islamizëm jo vetëm paraqet që Zoti asht Krijuesi i gjithë kombeve të botës, por gjithashtu dhe marrdhaniet e Tija me njerëz të ndryshëm e me kombe të ndryshme janë të njëjta. Prandaj një Humanity – njerzim – asht rezultati i doktrinës së nji Zoti. Siç u tha tani sipri, gjithë popujt janë të përmendun shpesh herë si nji komb i vetëm. Gjithashtu janë të përshkrueme edhe si anëtarët e nji familje të vetme. “O njerzi! Ne ju kemi krijue juve prej nji mashkulli e nji femne dhe ju kemi bamun juve fise dhe familje që të mundeni me njoft njeni tjetrin” (49:13). Në këtë familje njerëzore nuk ka nderim pse t’jetë prej nji krahine, as edhe çnderim mbi nji tjetër krahinë, as nuk asht ngjyra e nji populli as gjuha e tij nji provë e madhësisë së tij, siç e zbukuron edhe vet verseti: “Sigurisht ma i ndershëm në mes t’uej në sy të Zotit asht nji i cili asht ma i kujdesshmi i detyrës së tij” (49:13). Profiti i Shejt Muhamed, per me i forcue këto principe të shejta e të bazueme t’Islamizmës deklarojë me za të naltë në peligrimin e fundit – Haxhe-tul-vedan – që kombi i tij “Arabët nuk kishin sipërjoritet mbi jo Arabët”. Edhe Buharia na difton nji thanie të tij. “Në qoftë se nji negro skllav asht i emnuem me sundue mbi ju, ndigjonie dhe nënshtrojuni atij”.
Nji Musliman asht i cilësuem e i përcaktuem nga Profiti i Shejt “një njeri, prej gjuhës dhe duarve të të cilit gjith njerëzia janë të shpëtuem”. Edhe Kur’ani i Shejt predikon mbi sjelljen e bukur të njeriut me këto fjalë: “O ju që besoni! T’jeni të patundur për Zotin, dëshmitarë të drejtë dhe të mos urrehet nji popull që ju shtyn të mos veproni me të drejtë; veproni me drejtësi, kjo asht ma afër tek devotshmëria (it-tika) dhe t’jeni të kujdesshëm për detyrën tuej tek Zoti” (5:8). Edhe përsëri: “O ju që besoni! T’jeni mprojtësat e drejtësisë, dishmuesa për hirin e Zotit, me gjithë se mund t’jetë kundër vetes s’uej ose prindërve t’uej, ose t’afërme t’uej” (4:125). Përsëri thotë: “Edhe nji popull, që ju penguen juve prej Tempullit të Zotit, mos të urrehet sa të jë shtyjnë për me kapërcye kufinin, dhe ndihmoni njeni tjetrin në të mirë dhe në divoçmëni, dhe mos ndihmoni njeni tjetrin në mëkat dhe në grindje” (5:2). Këtu këshillohet Muslimani për me qenë i patundur në mardhaniet e tij me të gjithë popujt e kombet, bile dhe me ata kombe prej të cilëve kanë qenë të ndjekun dhe mizorët e tyre. Jo vetëm këshillohet Muslimani për drejtësie, por bile dhe me ba mirë atij populli, me të cilët asht në mardhanie me përjashtim t’atyre që gjenden me të vërtet në luftë me nji tjetër. “Zoti nuk ju ndalon juve me respektue ata, të cilët s’kanë bamun luftë kundra jush – për shkak të fes s’uej, dhe nuk ju kanë nxjerrë juve prej shtëpiave të Atdheut t’uej, që ju t’u tregoni atyne zemër bardhësi dhe të bani mardhanie drejtësisht me ta” pse Zoti e dashuron vepruesin me drejtësi” (60:8).
Mësimi Kuranuer mbi luftë, në qoftë se studiohet me vëmendje, do të tregojë që lufta asht me të vërtet faktori ma me randsi që mundet me sjellë paqen e përbotshme. Kur’ani e mallkon luftën sulmuese me fjalët që vijojnë: “Edhe luftoni në udhën e Zotit me ata, të cilët ju luftojnë juve dhe të mos bani sulmim pse Zoti nuk i don sulmuesat” (2:190). Përsëri, Revelata, ma e parë mbi këtë çështje, asht fare e njilloj e kjartë: “Leja për me luftue i asht dhanë atyre, që janë sulmue për shkak se ata janë damtue dhe Zoti asht i aftë me ju ndihmue atyne… dhe sikur Perëndija mos t’ju hiqte qafet njerzis nji popull me nji tjetër do të kishin qenë të rrënueme manastirët, kishat, sinagogat, xhamiat, ku emni i Zotit pareshtur përmendet” (22:30,40). Merret vesh fare lehtë se këto dy versete, që janë Revelata ma e parë, e premtojnë Muslimanin me luftue n’at kohë kur asht për mbrojtje të vetës – t’Atdheut -, për të shpetue nderin e ca popujve të dhunuem të cilët janë mbrojtësit e manastireve të murgeve, të kishave kristiane, të sinagogave, të xhamive, pse këto janë shtëpia prej të cilave merret e fitohet ushqim shpirtnuer dhe se përmendet emni i Perëndisë nga gjithë kombet e ndryshme të botës dhe lufta sulmuese asht rreptësisht e ndaluese. Të gjithë versetet e fundit në lidhje me lëvizjen luftarake janë subjekte e baza, të cilat mbesin principet e Profitit të Shejt dhe të shokëve të tij të hershëm.
Ky ndalim e kjo përbuzje kundër luftës sulmuese tregon faqe kjartë pjesëmarrjen e Islamizmës me ma të madhe fuqi në paqen e përgjithshme.[2]
[1]. Na duket se asht ma mirë me thanë (materjale). Z. N.
[2]. Marrë nga revista “Zani i Naltë”, nr. 2, viti XI, shkurt 1936, f. 61-68.
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Oct 19, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...