Perditësimi i fundit May 2nd, 2022 12:17 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

In memoriam – 50 vjet nga ndalimi i fesë

Feb 06, 2017 Zani i Nalte Editoriale 0


persekutimi komunist 

nga Dr. Genti Kruja

 

6 shkurt 1967 – 6 shkurt 2017

Të gjithë ne kemi kënaqësi kur kremtojmë dhe organizojmë festa, zhvillojmë aktivitete kulturore e shkencore, por dita e sotme, 6 shkurt 2017, përkon pikërisht me 50 vjetorin e një date të dhimbshme, por edhe të turpshme të historiografisë shqiptare, atë të fjalimit famëkeq të diktatorit Enver Hoxha, kur në kongresin e V-të PPSH-së, do t’i hapte rrugë ndalimit me ligj të fesë, duke e shpallur Shqipërinë, si vendin e vetëm dhe të parë ateist në botë, duke shkatërruar përfundimisht qindra xhami, kisha dhe teqe.

Pikërisht sot, ku mbushen pesë dekada nga ajo ditë, pavarësisht sfidave të reja të kohës dhe rrethanave, që ndodhen besimet fetare në Shqipëri, tashmë liria e besimit i ka zënë vendin ndalimit dhe persekutimit më të egër komunist në të gjitha vendet, ku mbizotëronte ky regjim antinjerëzor.

Shumë vite para se komunizmi të instalohej në Shqipëri, në vitin 1925, paralajmërimin më të parë për rrezikun komunist, e ka dhënë dijetari dhe eruditi i shquar, Hafiz Ali Korça, me librin e tij “Bolshevizma a çkatërrimi i njerëzimit“.

Nër të tjera Hafiz Aliu në këtë libër konstaton:

Bolshevizma s’pajton kurrë

Me dinin e Muhamedit

Çelët do ta kenë luftën

Gjer në ditën e Kijametit.

Po kështu do të bënin edhe shumë atdhetarë të tjerë dhe prijës myslimanë e të krishterë, duke e ngritur zërin në organet e shtypit të kohës, siç ishte edhe revista “Zani i Naltë”, themeluar në vitin 1923, organ zyrtar i Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Komunistët e filluan regjimin e tyre me terrorin, apo masakrën e Tiranës në 1944, ku u pushkatuan një numër i madh intelektualësh dhe i pari, që u vra ishte hoxha i Saukut, Hafiz Selim Braja. Sistemi totalitar filloi një luftë të paparë ndaj fesë, duke bërë një propagandë antifetare dhe duke filluar një persekutim të egër ndaj klerit fetar në përgjithësi. Kështu si shumë drejtues të tjerë fetarë, edhe ndaj elitës myslimane filloi një goditje e parapërgatitur, duke arrestuar dhe dënuar fillimisht drejtuesit dhe pedagogët e medresesë së vetme, atë të Tiranës, siç ishin H. Ismet Dibra, H. Ali Korça, Jonuz Bulej, Enver Beqiri, Vexhi Buharaja, Faik Hoxha, H. Xhemal Mullaj, etj.

Që në vitin 1945 u mbyll edhe revista e vetme e Komunitetit Mysliman, “Kultura Islame” (1939-1945), një revistë prestigjioze me artikuj të një niveli të lartë intelektual. Pas kësaj u ndaluan të gjitha librat fetarë dhe filloi arrestimi i shumë klerikëve myslimanë e të krishterë.

Pas ndërhyrjeve të dhunshme të shtetit në organizimin e jetës së komuniteteve fetare, sekuestrimit të pronave, kontrollit mbi buxhetin, ndalimi i literaturës, kufizimi i rreptë dhe kontrolli e mbyllja e shkollave fetare, siç ishte dhe medreseja e Tiranës, politika komuniste forcoi një propagandë të ashpër “demaskuese” nëpërmjet shtypit, radios, formave të edukimit, kinemasë, pjesëve të leximeve shkollore dhe edukimit me përbuzjen ndaj fesë.

Në stilin e tyre, komunistët gjithashtu e përqendronin goditjen në elitën fetare. Disa prej figurave më përfaqësuese publike të myslimanëve shqiptarë, u dënuan me vdekje nga gjyqet komuniste midis një histerie popullore në sallën e gjyqit dhe jashtë, duke i përcjellë akuza dhe shpifje banale me megafon e radiotransmetim, për të mbjellë terror në të gjithë popullin.

hoxhallaret e persekutuar

Shumë prej tyre ndërruan jetë nëpër burgje, siç ishte edhe myftiu i Durrësit H. Mustafa Varoshi. Nuk duhet harruar se te gjithë këto ishin të shkolluar në universitetet më të mira të botës islame dhe një pjesë e tyre ishin edhe firmëtarë të pavarësisë dhe personalitete të shquara kombëtare, siç ishte edhe mësuesi i medresesë dhe eruditi Ferit Vokopola. Krahas këtij, ndër figurat më të shquara mund të përmendim:

  1. Hafiz Ali Korça (Drejtor Arsimi, Kryemyfti, publicist, shkrimtar e poet, burgosur në vitin 1945),
  2. Hafiz Ibrahim Dalliu (themelues i shkollave shqip në Tiranë, burgosur në vitin 1946),
  3. Hafiz Ismet Dibra, (drejtor i Medresesë së Përgjithshme, Tiranë, burgosur në vitin 1946),
  4. Hafiz Sabri Koçi (burgosur në vitin 1966, bëri 20 vjet e 4 muaj burg, kryetar i parë i KMSH-së pas komunizmit, 1990-2003),
  5. Haki Sharofi, kryeredaktor i revistës “Zani i Naltë” (burgosur në vitin 1946),
  6. Ismail Muçej (poliglot gjuhësh, burgosur në 1952-1963),
  7. Haxhi Faik Hoxha (burgosur në 1966, dënuar me 25 vite burg),
  8. Hasan Tahsini (drejtues në medrese, burgosur në vitin 1947),
  9. Hafiz Mustafa Varoshi (myfti i Durrësit, burgosur në vitin 1945, vdekur në burg),
  10. Hafiz Sherif Langu (kryetar i Këshillit të Naltë të Sheriatit, burgosur në vitin 1945),
  11. Hafiz Esat Myftia, (kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar, burgosur në vitin 1946),
  12. Hafiz Musa Dërguti (burgosur në vitin 1946),
  13. Hafiz Ali Kraja (burgosur në vitin 1945),
  14. Imam Met Troci (vdekur në burg më 1947),
  15. Sheh Ibrahim Karabunara (vrarë në burg më 1947 bashkë me të birin),
  16. Sheh Myslim Luma (vdekur në burg më 1953),
  17. Imam Ahmet Hyseni (vdekur në burg më 1945),
  18. Hafiz Xhemal Naipi (Kadi, kryetar komisioni i arsimit, myfti, drejtor i përgjithshëm i Vakfeve, senator, deputet, kryetari i parë i parlamentit pluralist më 1921, i dënuar më 1947 nga Gjykata Ushtarake me privim lirie për jetë, me punë të detyruar, humbjen e të drejtave civile e politike-vdiq në burgun famëkeq të Burrelit në vitin 1955 në moshën 77 vjeçare, pa pasur familjarët dijeni as për varrin e tij),
  19. Jonuz Bulej, drejtor i konviktit të medresesë së Tiranës.

Ndërsa Hafiz Sheuqet Boriçi, Hafiz Sabri Bushati, Molla Alush Zaganjori, etj., u vetëizoluan në shtëpi deri në vdekje, për të mos u zhveshur nga uniforma fetare.

Hafiz Musa Dërguti, thoshte: “Më kërkojnë me folë për priftin, dojnë me na përça, e nesër me thanë se u pushkatuen priftënt me dëshmitë e hoxhallarëve. U kam thanë bani çka të doni, se atë punë s’e baj kurr.”

Klerikët myslimanë e të krishterë, u bënë fli të besimit të tyre, besnikë deri në fund ndaj Zotit dhe besimtarëve. Ata ishin gjithashtu të brumosur me dashurinë ndaj besimit e atdheut dhe nuk pranuan asnjë kompromis me regjimin, duke i qëndruar besnikë fesë dhe kombit, për të cilët shpirti i tyre mbeti gjitmonë i lirë.

Sot, pas gjenocidit gjysmëshekullor mbi fenë, në kushtet e sotme të lirisë së besimit, ata dëshmorë të besimit dëshmuan të vetmin dinjitet njerëzor e kombëtar përpara Zotit dhe popullit të tyre.

Por megjithëse në gati tre dekada demokraci, prej fundvitit të 1990 e këtej është folur shumë në lidhje me krimet dhe dëmet e komunizmit, mund të themi se pak është bërë në fushën e studimeve me fakte nga dokumentet e shumta, që rrinë akoma të fshehura në arkivat shtetërore, përveç disa studimeve dhe botimeve të Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit.

E në fakt, shoqëria jonë nuk ka mundur t’u shlyejë borxhin e dinjitetit dhe mirënjohjes baballarëve shpirtërorë të kombit, që u persekutuan, vranë dhe burgosën gjatë regjimit komunist, e më pas u bënë prijësit e lirisë së besimit. Por një borxh dhe detyrë më të madhe i ka edhe shteti këtyre figurave kombëtare e fetare, sepse klerikët nuk janë monopol i komuniteteve fetare, por i përkasin të gjithë shqiptarëve, brezat e rinj të të cilëve duhet të njihen nëpërmjet librave të historisë dhe letërsisë në shkollat e vendit. Ata duhen vlerësuar jo vetëm me çmime e dekorata, apo aktivitete, por edhe emra shkollash e rrugësh, e sidomos botime e ribotime të librave të tyre, studime rreth jetës dhe veprës që ata lanë në të gjitha format e mundshme.

Share

  • tweet
Universiteti Bedër, “In memoriam, 50 vjet nga ndalimi i fesë” Nis cikli i seminareve “Kur librat flasin”

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
    Aspektet sociologjike në Kur’an...

    May 02, 2022 0

  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
    Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

    Apr 27, 2022 0

  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
    Recensë e librit “Hoxhë Kadri...

    Apr 24, 2022 0

  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
    Politika e PPSH-së kundër besimeve...

    Apr 18, 2022 0

Me shumë në këtë kategori
  • Zemër e Harruar – Xhamia e Sulejman Pashë Bargjinit
    Zemër e Harruar – Xhamia e Sulejman...

    Apr 06, 2022 0

  • Hafiz Esat Myftia (1911-1975)
    Hafiz Esat Myftia (1911-1975)

    Dec 29, 2021 0

  • Traktati i Shën Stefanit dhe pasojat e tij për shqiptarët
    Traktati i Shën Stefanit dhe pasojat e...

    Nov 27, 2021 0

  • Përsiatje mbi studimin “Kurora mbi krye të përunjur”
    Përsiatje mbi studimin “Kurora mbi...

    Nov 08, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

May 02, 2022 0

nga Msc. Ada Qama, Medreseja e Tiranës “H. Mahmud Dashi”   Abstrakt Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj...
Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Apr 27, 2022 0

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina...

Apr 24, 2022 0

Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967

Politika e PPSH-së kundër besimeve...

Apr 18, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Dec 16, 2021 0

Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, Universiteti Bedër Msc. Mehmet Disha, Drejtoria e Kulturës, KMSH   Abstrakt Familja është bërthama e shoqërisë. Edukimi dhe...
Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit...

May 16, 2019 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (33)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al