Perditësimi i fundit May 2nd, 2022 12:17 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Presidenti Nishani vlerëson H. Ali Korçën me Dekoratën “Nderi i Kombit”

Feb 15, 2017 Zani i Nalte Aktivitete 0


Ali Korca-dekorate 2

Në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në mjediset e Institucionit të Presidentit të Republikës, Kreu i Shtetit vlerësoi me Dekoratën “Nderi i Kombit” Hafiz Ali Korçën (pas vdekjes) me këtë motivacion: “Për rolin dhe kontributin e tij të rëndësishëm e vetëmohues në dobi të çështjes kombëtare: si martir i kombit e kulturës shqiptare, si klerik atdhetar i shquar e veprimtar i flaktë për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj, si figurë e papërsëritshme intelektuale, duke u shndërruar në një nga dijetarët më të ndritur të filozofisë islame në Shqipëri”.

Dekorata iu dorëzua nipit të tij gjatë ceremonisë, ku ishin të pranishëm zv/kryetari i Kuvendit z. Edmond Spaho, Kryetari i Komunitetit Mysliman H. Skender Bruçaj, Kryegjyshi i Bektashinjve H. Dede Edmond Brahimaj, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, drejtori i Medresesë Tiranë z. Ali Zaimi, akademikë, studiues dhe të ftuar të tjerë.

Pasi u uroi mirëseardhjen në këtë ceremoni nderimi të një figure aq të shquar si Hafiz Ali Korça, Presidenti i Republikës vuri në dukje privilegjin, që po “vlerësoj, nderoj të respektoj një personalitet të përmasave të jashtëzakonshme, siç ishte Hafiz Ali Korça, ishte një burrë i drejtë, dijetar, enciklopedist, poliglot, gjuhëtar, letrar, fetar i devotshëm dhe mbi të gjitha: një atdhetar i flaktë. Ai ishte një personalitet shumëdimensional, ku aftësitë e tij spikatën, që në moshë fare të re, kur mori mësimet e para fetare islame në Korçë, nga babai i tij, Iljazi. Më pas, për njohuri fetare studimore të mirëfillta, shkoi në Stamboll, ku zgjeroi diapazonin e dijes dhe njohurive të tij të panumërta. Veprimtaria e tij, e shtrirë në disa rrafshe, duke filluar nga ajo atdhetare, e duke vazhduar me atë fetare, arsimore, publicistike, kulturore, letrare, etj., e detyroi Hafiz Ali Korçën, që të luftonte gjithmonë edhe me armë, me dituri dhe me penë për ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar.

Ai mori pjesë në Kongresin e Dibrës më 23 korrik 1909, së bashku me patriotët e atdhetarët Aqif Pashë Elbasani, Abdyl Bej Ypi, Dervish Hima, të cilët bashkoheshin në përpjekjet e tyre kombëtare shqiptare. Kontributi i çmuar i Hafiz Ali Korçës është shtrirë në fushën e arsimit, ku ishte ndër mësuesit e Mësonjëtores së Parë Shqipe të Korçës, duke bashkëpunuar ngushtë me Pandeli Sotirin. Ai ka qenë përkrahës i Kongresit të Manastirit dhe i Kongresit të Elbasanit. Në vitin 1916 ka qenë Drejtor i Arsimit për Tiranën, Durrësin dhe Shqipërinë e Mesme. Më pas mori pjesë në themelimin e Normales së Elbasanit, si dhe ka qenë ndër themeluesit e Medresesë së Naltë të Tiranës më 1924.

Dituritë e tij erudite në fushën fetare i vuri në zbatim nëpërmjet ligjëratave të shumta në xhamitë e ndryshme shqiptare, si dhe nëpërmjet përkthimit me shkrim të materialeve studimore islame. Një tipar bashkues kombëtar ishte bashkëpunimi me figura dhe përfaqësues të bashkësive të ndryshme fetare shqiptare, që luajtën një rol të rëndësishëm në historinë tonë kombëtare, siç janë Kristo Luarasi, Jusuf Turabi Kërçova, Pandeli Sotiri, At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Mati Logoreci, Sali Nivica, me shumë miq e bashkëpunëtorë dhe kjo nuk ishte thjesht një rastësi e bashkimit, komunikimit dhe përputhjes së ideve dhe idealeve të këtyre burrave të mëdhej.

Publicistika e tij do të përbëhej nga shumë shkrime të ndryshme për çështjen e pavarësisë së Shqipërisë, që ai i ka botuar në gazeta të ndryshme në Shqipëri e në Turqi. Nga veprimtaria publicistike e Hafiz Ali Korçës mund të përmenden edhe përkthimet e mrekullueshme të librave “Gjylistani dhe Bostani”, “Rubaijjati” si dhe “Jusufi me Zelihanë”, me anë të të cilave bëri të flasin shqip poetët e mëdhenj Saadiu dhe Omer Khajjami.

Hafiz Ali Korça ishte gjithashtu autor dhe përkthyes i mbi 13 librave dhe shumë shkrimeve të ndryshme nëpër gazeta dhe revista në shqip dhe gjuhë të huaja dhe të gjithë këto libra dhe shkrime janë botuar sa ishte gjallë. Për shkak të mendimit të tij të lirë atdhetar, se përkrahi gjithmonë bashkimin kombëtar të të gjitha trojeve shqiptare, atë dhe familjen e tij, për fat të keq, e ndoqi gjithmonë fati i burgosjeve dhe përndjekjeve, nga të gjitha regjimet, e po ashtu edhe nga sistemi i errët dhe i egër komunist, i cili e burgosi dhe e internoi, duke e çuar së fundmi në Kavajë, ku kaloi i vetëm dhe larg familjes vitet e fundit derisa ndërroi jetë në vitin 1956.

Fatkeqësisht, figura e Hafiz Ali Korçës, madje dhe vetë ai sa ishte gjallë, u la në hije dhe u dëmtuan më së shumti gjatë regjimit të dhunshëm të diktaturës komuniste në Shqipëri, i cili kërkonte të zhdukte çdo gjë fetare dhe kombëtare të popullit tonë. Përndjekja e regjimit komunist ndaj tij qe e egër dhe këtë Hafiz Ali Korça e ka shprehur në mënyrë të adhurueshme në një nga strofat e shkruara në manifestin e tij të rëndësishëm “Shtatë ëndrrat e Shqipërisë”: “Për Shqipërinë u përpoqa, rrezikova jetën time. Nuk rrëfehet se sa hoqa, se shteti m’i njihte krime” – u shpreh Presidenti Nishani.

“Hafiz Ali Korça do të mbetet gjithmonë një nga emblemat më identifikuese dhe vizionare të kombit shqiptar. Veprimtaria e tij fetare dhe kombëtare do të jenë, dhe duhet të jenë, baza për mendimin fetar dhe kombëtar të shqiptarëve në përgjithësi, dhe të Komunitetit Mysliman në veçanti. Vlerat e njerëzve dhe personaliteteve erudite, si ai janë të qenësishme e të patjetërsueshme në fondin e çmuar të trashëgimisë sonë kulturore dhe historike, prandaj ato nuk meritojnë të lihen në harresë. Ndaj sot, me këtë nderim, që po i bëjmë këtij personaliteti të shquar, besoj se të paktën institucionalisht, po bëjmë një pjesëz të detyrës sonë për ta vendosur Hafiz Ali Korçën në piedestalin e merituar me shpresë se kemi shpërblyer, deri diku kontributin e tij të madh si klerik, si atdhetar, publicist, dhe përhapës i palodhur i dijes dhe kulturës, që ai zotëronte. Le të shërbejë ai në vijimësi si një model dhe burim frymëzimi i pashtershëm për ne dhe për brezat e ardhshëm duke na mëkuar me atdhedashurinë, guximin, largpamësinë, vendosmërinë për të ecur përpara drejt zhvillimit dhe përparimit të vendit tonë së bashku!” – përfundoi fjalën e Tij Presidenti i Republikës z. Bujar Nishani. / 15.02.2017

Ali Korca-dekorate 1 Ali Korca-dekorate 3 Ali Korca-dekorate 4 Ali Korca-dekorate 5

 

Share

  • tweet
Zhvillohet konferenca shkencore “25 vite Drita Islame” Dokumentari i plotë "50 vjet nga ndalimi i fesë në Shqipëri"

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
    Aspektet sociologjike në Kur’an...

    May 02, 2022 0

  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
    Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

    Apr 27, 2022 0

  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
    Recensë e librit “Hoxhë Kadri...

    Apr 24, 2022 0

  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
    Politika e PPSH-së kundër besimeve...

    Apr 18, 2022 0

Me shumë në këtë kategori
  • Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”
    Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar...

    Apr 01, 2022 0

  • Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare
    Instituti për Lirinë e Besimit dhe...

    Sep 18, 2021 0

  • Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”
    Forum i hapur: “Roli i...

    Jun 18, 2021 0

  • “Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne
    “Karta e Mekës”, si një...

    Jun 16, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

May 02, 2022 0

nga Msc. Ada Qama, Medreseja e Tiranës “H. Mahmud Dashi”   Abstrakt Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj...
Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Apr 27, 2022 0

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina...

Apr 24, 2022 0

Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967

Politika e PPSH-së kundër besimeve...

Apr 18, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Dec 16, 2021 0

Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, Universiteti Bedër Msc. Mehmet Disha, Drejtoria e Kulturës, KMSH   Abstrakt Familja është bërthama e shoqërisë. Edukimi dhe...
Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit...

May 16, 2019 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (33)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al