Perditësimi i fundit May 2nd, 2022 12:17 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Abstraktet e nr. 18 (171), janar, shkurt, mars 2017

Mar 03, 2017 Zani i Nalte Abstraktet 0


kopertina Zani i Nalte nr 18 (1)

SHKENCA ISLAME

1. Tradita e mevludit te myslimanët

Prof. Dr. Qazim Qazimi, Kosovë

Është realitet i pamohueshëm se festimi i mevludit, ditëlindjes sё Pejgamberit (a.s.), nuk ndodhi në kohën e Pejgamberit (a.s.). Madje, ky festim nuk është bërë, as në kohën e Sahabëve, as të Tabiinëve, por as në kohën e Tabi-tabiinëve nuk ndodhi festimi i mevludit në format të cilat i gjejmë dhe i praktikojnë sot myslimanët anë e kënd botës.

Dijetarët myslimanë thonë se: Në këtë natë është e pëlqyeshme të madhërohet Allahu, të këndohen salavate, tё jepet sadaka, tё bëhen punë tё mira etj. Nëse këto punë bëhen për hir të Allahut (xh. sh.), atëherë sevapi është i madh.

Mesazhi i kësaj feste nё Përkujtimin e Lindjes së Pejgamberit të fundit, Muhamedit (a.s.), do të ishte: Kthejuni fesë tuaj, burimeve themelore të saj, Kur’anit, haditheve të Muhamedit (a.s.), por edhe traditës sonë të lavdishme, për derisa nuk bie ndesh me principet substanciale islame, sepse aty është shpëtimi ynë, se aty është e ardhmja e këtij populli, se aty është lumturia.

 

 2. Meditimi, rruga ndriçuese e besimit në Zot

 Dorian Demetja, KMSH

Të medituarit rreth krijesave të Zotit, është një ritual që largon preokupimet dhe shqetësimet, sepse pas kësaj, njeriu e ndjen se kjo botë, me gjithë hallet e saj, është shumë e vogël në krahasim me universin, e ndjen se problemet dhe vuajtjet janë shumë të vogla në krahasim me madhështinë e universit dhe të Krijuesit.

Në botën e tij të brendshme, njeriu është një krijesë që ka nevojë të emocionohet çdo ditë, madje disa herë në ditë. Parë në këtë këndvështrim, detyra jonë në këtë mes është të mos rrimë larg shokëve të mirë, sepse shoku i mirë, në çdo kohë, me këshillat dhe porositë e tij të dobishme, mund të na zgjojë emocione dhe të na e ngrejë zemrën peshë.

Në çdo kohë, lutja jonë, me të cilën i drejtohemi Allahut, duhet të jetë që të na mbrojë nga e keqja e egos dhe e djallit, në mënyrë që të mund ta vazhdojmë jetën në atmosferën e mirësisë hyjnore. Njëkohësisht lusim Allahun (xh.sh.), që nëpërmjet meditimit, t’i kuptojmë dhe t’i konceptojmë mirë, në pikëpamje shumëdimensionale, mesazhet e Islamit dhe, duke i përfaqësuar në mënyrë dinjitoze, të fitojmë kënaqësinë e Krijuesit tonë.

STUDIME

3. Kurora mbi krye të përunjur

 Fatos A. Kopliku, MD/MS, Washington, DC

Historiani më i madh amerikan i religjioneve Huston Smith, i cili ndërroi jetë para pak ditësh, hyrjen e kapitullit mbi Islamin te libri, tashmë klasik, “Religjionet e Botës: Traditat e Tona Madhore të Urtësisë” e fillon, siç shprehet ai vetë, me një “anomali”: “Nga të gjitha religjionet jo-perëndimore, Islami është më i afërti ndaj Perëndimit – nga ana gjeografike, dhe ideore; ndodhet në familjen abrahamike të feve dhe nga ana filozofike i zhvilloi idetë e grekëve (të lashtë)”. Megjithatë, – thotë Smith -, për Perëndimin Islami është më i vështiri të kuptohet, në përputhje me përvojën, e cila ironikisht na mëson se afria nuk garanton mirëkuptim. Numri më i madh i grindjeve ndodh brenda vetë familjeve. Islami e Perëndimi janë fqinj, – vazhdon Smith -, e si rrjedhojë kanë ndarë kufij, çka u ka hapur rrugë shpesh ngatërresave e luftërave. Nëse ndjekim narrativin e Smith-it, ne shqiptarët nuk jemi një, por një nga kufijtë shekullorë mes Islamit e Perëndimit. Kufijtë me të vërtetë bëhen kollaj burim konfliktesh, por edhe aq kollaj mund të shndërrohen në ura mes atyre që i ndajnë, mjafton të jenë të pranishme dëshira dhe përpjekja e sinqertë.

Në këtë shkrim dëshirojmë të krahasojmë një aspekt thelbësor mes Islamit e Krishterimit, religjionit, që më shumë se çdo gjë, ka latuar, në mos krijuar, Perëndimin. Ky krahasim është mes Shën Marisë dhe Profetit Muhammed a.s., dhe besojmë se ndihmon në ndërkuptimin mes dy religjioneve pasi është i llojit thelbësor, e si i tillë shmang rrezikun e ngujimit në sipërfaqësoren, rrjedhojë e natyrshme e theksimit të tepruar të krahasimit formal. Gjithashtu, një krahasim i këtij lloji i kundërvihet pretendimit modern se larmia e formave në fé është dëshmi e sajimeve njerëzore e rrethanore, diçka që shpesh u serviret studentëve si fakt i kryer, mbështetur e ilustruar me krahasime sipërfaqësore.

Krahasimi është i mundur, patjetër, mes Profetit të Islamit a.s. dhe Krishtit, Kur’anit dhe Ungjillit, shoqërisë hebraike nën sundimin romak në shekullin e I-rë dhe asaj fisnore arabe gjashtë shekuj më vonë, e kështu me radhë. Mirëpo këto krahasime, edhe pse pa diskutim me vlerën e vendin e tyre, nuk do ta meritonin plotësisht të quheshin ‘thelbësore’, sepse përqendrohen te dukuritë sipërfaqësore, të dukshme, që i përkasin formës. Lëvozhga e dukurive dhe e kontingjencave për nga vetë natyra e gjërave e fsheh thelbin, por në të njëjtën kohë edhe e mbron atë. Thelb që mund të mbijetojë pa lëvozhgë nuk ka.

4. Të Krishterët! Reflektim i një myslimani në kohë të trazuar!

Ilir Akshija, M.D., M.Sc., Spitali Universitar “Nënë Tereza”, Tiranë

Komshiu im i krishterë! Kjo shprehje mund të ketë qenë diçka jo e zakonshme për shumicën e myslimanëve për shekuj të tërë. Homogjeniteti brenda krahinave ka qenë i zakonshëm, madje edhe brenda të ashtuquajturave mëhalla në sistemin osman të mileteve, ndërkohë që vija gjeografike e ndarjes së Islamit me Krishterimin ka qenë e lëvizshme dhe shpeshherë një front i vërtetë lufte. Në një situatë të tillë, ndërveprimi në nivel individual i myslimanëve me të krishterët ka qenë, deri diku, i kufizuar. Rritja e mundësive dhe shpejtësisë në komunikacion së bashku me paqen relative të disa dekadave pas Luftës së Dytë Botërore ka sjellë lehtësimin e tejkalimit të distancave të largëta dhe rritjen e numrit të kontakteve ndërmjet banorëve të të gjithë planetit. Myslimani dhe i Krishteri jetojnë dhe punojnë në të njëjtin ambient, dhe në hapësirën kibernetike ky fenomen është i paprecedent në histori. Diferenca e zgjedhjes së përkatësisë fetare në një ambient të qytetëruar është e pamundur të neglizhohet ndërkohë që situatat globale nuk janë të qeta. Respektimi i besimeve reciproke kërkon minimalisht njohje reciproke dhe gjithashtu duhet të dihen disa kufij që duhen respektuar patjetër dhe kufij të tjerë që janë subjekt diskutimi të vazhdueshëm. Diskutimet ndërfetare janë në njëfarë mënyre domosdoshmëri, sepse mbyllja në vete dhe ekzistenca paralele pa komunikim mund të çojë në keqkuptime, që do të zgjidheshin menjëherë nëpërmjet njohjes së tjetrit. Ky diskutim është aktual në nivel global, në nivel liderësh fetarë dhe patjetër në nivel individual në përditshmërinë tonë.

5. Ekstremizmi midis paragjykimit dhe stigmatizimit

Doc. Dr. Faredin Ebibi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup

 Ekstremizmi si fenomen e ka shoqëruar njeriun gjatë tërë periudhave kohore. Si dukuri ka gjetur shtrirje gjithandej në poret e jetës, si në rrafshin politik, ekonomik, ideologjik, fetar, sportiv e gjetkë. Si pasojë e ndryshimeve globale më i diskutueshmi rreth të cilit debatohet shumë, është i ashtuquajturi ekstremizmi i dhunshëm fetar. Me tendencë të apostrofimit dhe etiketimit me këtë dukuri, të një feje të caktuar – Islamit, a thua se çdo ideologji, fe ose strukturë tjetër të ishte imune nga ky fenomen.

GJUHË-LETËRSI

6. Disa tema dhe dilema rreth përkthimit të Kur’anit në Gjuhën Shqipe

Mr. Elez Ismaili, Medreseja “Isa Beu”-Shkup

Është fakt se me çështjen e përkthimit të Kur’anit janë marrë dijetarët më eminentë të proveniencës islame, dhe të gjithë kanë dhënë mendimet e veta lidhur me të. Duke i analizuar pohimet e tyre, mund të konstatojmë se përkthyesit e të gjitha kohërave nuk kanë qenë kategorikë që Kur’ani të mos përkthehet, por janë pajtuar që, ky thesar hyjnor, t’iu ofrohet popujve të mbarë botës. Dhe së fundi duhet të pajtohemi me këto dy konstatime që mund t’i përdorim si moto. I pari është ai i Imam Vehbi Dibrës, që del nga deklarata e tij me rastin e botimit të disa pjesëve të Kur’anit në turqisht dhe shqip. Ai thotë: “Si kur qi dihet Kur-ani asht fjala e madhnueshme e krijuesit të Gjithsis, prandaj lypset me u përkthye madhnisht e nuk asht punë qi mbarohet me pendën e meftshme të mend shkurtënve”. Kurse për përkthimet me gabime thotë: “me këndue ksi soj librash se gabimet qi duken sheshit në përkthimet e përmendura mund t’u ngatrrojn besimin e prandaj i porosisim qi të mos u napin randsië dhe mos t’i këndojnë fare.” Ndërsa konstatimi tjetër është ai i Enes Kariqit, ku thotë: “Kur’ani nuk ka mundësi të përkthehet, por ai pa tjetër duhet përkthyer”.

HISTORI

 7. Raporti mes shtypit dhe pushtetit në Shqipëri: miratimi i ligjit osman të shtypit në vitin 1922

Dr. Hasan Bello, Instituti i Historisë, QSA

 Studimi i raportit mes shtypit dhe pushtetit përbën një aspekt interesant për historinë e publicistikës shqiptare. Ai është një tregues i qartë i trajektores që ka ndjekur beteja për lirinë e fjalës. Prandaj, për ta ilustruar këtë problem kemi zgjedhur vetëm një segment të shkurtër historik, por që, në vetvete, përmban një mozaik të plotë.

Ky artikull trajton debatet mbi shtypin dhe lirinë e fjalës në vitin 1922 dhe diskutimet që u zhvilluan në këtë periudhë lidhur me miratimin e ligjit osman të shtypit.

Hartimi i ligjit të shtypit, duke marrë si model legjislacionin osman, nuk u prit mirë nga disa qarqe intelektuale. Në avangardë të luftës për mbrojtjen e lirisë së shtypit ishte Faik Konica me gazetën Dielli. Ai e quante këtë vendim një “pseudo-kanun”, sipas të cilit, tani e tutje, në Shqipëri mund të qarkullonin vetëm gazeta të shitura te policia. Sipas tij, ata që nuk e donin lirinë e shtypit nuk u pëlqente drita dhe sigurinë kombëtare e vinin në rrezik. Kjo sepse Faik Konica e konsideronte shtypin si një mjet të domosdoshëm për një shoqëri, të ngjashëm me një valvul shkarkimi (“safety valve”). Kufizimi i lirisë së shtypit, sipas tij, ishte burim i tiranisë dhe gjeneronte dhunë.

Ky ligj nuk krijoi ndonjë pengesë juridike apo faktike për shtypin e kohës. Përkundrazi, gazetarët dhe intelektualët shqiptarë botuan artikuj, kritika, polemika dhe pamflete për aspekte të ndryshme social-politike. Kjo vihet re edhe nga trashëgimia e jashtëzakonshme publicistike, e cila dëshmon për një nivel të lartë profesional. Me kalimin e viteve legjislacioni mbi shtypin evoluoi në raport me zhvillimin e brendshëm të shtetit shqiptar dhe me rrethanat e reja që u krijuan brenda vendit.

JURISPRUDENCË ISLAME

8. Mbikëqyrja fetare ose Ihtisabi ndaj prindërve – rregullat dhe etika – II

 Dr. Sedat Islami

‘Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja’ është një nga institucionet fetare më të rëndësishme. Ai garanton zbatimin e ligjit të Zotit në shoqëri dhe ruajtjen e kësaj të fundit nga dukuritë negative. Për shkak të kësaj rëndësie që ka, në Kur’an (9:71), është përshkruar edhe si detyrim që rrjedh nga vëllazëria fetare. Duke qenë se ka këtë pozitë, atëherë, si institucion, është normuar me rregulla dhe etikë përkatëse, në mënyrë që të parandalohet manifestimi i gabuar i tij, i cili mund të ketë pasojat e veta. Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja ka vazhduar si organ shoqëror e shtetëror për shekuj. Me kalimin e kohës, perceptimet e mangëta përkitazi me të, si institucion, filozofi dhe botëkuptim, kanë çuar në aplikimin e gabuar të tij. Është gabuar, përveç të tjerash, edhe në raport me prindërit. Ky punim vjen për të treguar aspektet se ku është gabuar me prindërit dhe cilat janë format e miratuara, fetarisht, për ushtrim të tij në raport me ta.

SOCIOLOGJI

9. Për fe dhe atdhe: argumentet e klerit mysliman  në debatin mbi modernizimin e Shqipërisë në vitet 20-30

 Prof. Asoc. Dr. Enis Sulstarova, Universiteti i Tiranës

 Gjatë viteve 20-30 të shekullit të kaluar, Shqipëria zyrtarisht ishte një vend laik, megjithatë në praktikë, shteti, duke vepruar si agjent i njësimit kombëtar, synonte të vinte nën kontrollin e tij organizimin e sferës fetare. Elita politike, në emër të modernizimit dhe oksidentalizimit të vendit kërkonte sidomos të reformonte organizimin dhe praktikat e bashkësisë myslimane, si më e madhja në vend. Edhe disa intelektualë laikë e problematizonin Islamin si një fe “orientale”, që ishte e huaj për shpirtin shqiptar dhe për qytetërimin modern të Evropës. Klerikët myslimanë, duke e pranuar në përgjithësi nevojën e reformimit të organizimit dhe të disa praktikave të fesë së tyre, prapëseprapë iu përgjigjën atyre argumenteve që i quanin të padrejta dhe të gabuara. Me anë të referimit te disa tekste kryesore të klerikëve myslimanë të kohës, kumtesa do të paraqesë disa linja që këta ofruan mbi përputhjen e Islamit me shtetin modern kombëtar. Këto linja ishin: (1) kleri mysliman ka kontribuar në lëvizjen kombëtare; (2) feja islame nuk është kundër kombit e njësimit kombëtar; (3) feja islame nuk është kundër qytetërimit modern dhe shkencës; dhe (4) feja islame e mbron kombin shqiptar kundër efektit përçarës të komunizmit. Në shek. XXI, edhe pse konteksti ka ndryshuar, disa prej këtyre linjave të argumentimit kanë tendencë të rimerren në debatet publike shqiptare, si përgjigje ndaj të konsideruarit të Islamit si “tjetri” i Perëndimit dhe si i huaj për identitetin kombëtar shqiptar.

PERSONALITETE

10. Sheuqet Muka (1887-1967)

“Mësuesi i Popullit” 

Intelektual i shquar islam

 Sheuqet Muka ishte një patriot i flaktë dhe për të Atdheu ishte mbi të gjitha. Vija politike që predikonte ai ishte për një bashkim e vëllazërim, si një trup i vetëm, pse jemi shqiptarë, në radhë të parë, të një gjaku e të një gjuhe.

Ai nuk pati arsim fetar, nuk kreu detyra funksionale klerikale, nuk shërbeu në institucione e objekte kulti, nuk kishte petk fetar, megjithatë u formua si intelektual mysliman, si misionar i palodhur i Fesë islame.

Kontributi i tij në dobi të fesë islame në ato kushte e rrethana është i rrallë, i madh, i efektshëm, i gjithanshëm, sepse ai qe burim dije e edukimi, arsimi e kulture islame.

Në tërë veprimtarinë e tij në dobi të fesë, ai pati gjithmonë parasysh bashkëpunimin ndërfetar, edukimin për bashkëjetesë, për paqe, harmoni e miqësi mes besimtarëve të tre besimeve fetare. Në shkrimet, ligjëratat e bisedat me tematikë të ndryshme Sheuqet Muka gjithnjë kishte parasysh gërshetimin e anës fetare me atë atdhetare e anasjelltas.

 

RETROSPEKTIVË

 11. Përse studjuesit e dituris e formojnë shumicen e atyne qi dyshojnë dhe hezitojnë në çashtje fetare?

 Ismet Dibra

 Idea e frazës së mâsipërme shkakton nji turbullim në besimin e kullue të disa njerëzve të zgjue të klasës së popullit. Verevërté, në pjesën mâ të madhe të atyne qi janë tue studjue dituri gjejmë asish qi në çashtje fetare dyshojnë e hezitojnë e asish qi fyejnë feën e nji pjesë qi deklaron afetarizmin e vet e qi tallet me fetarët. Kesi farë njerzish mâ fort i gjejmë ndër studentët e shkollave e sidomos mâ fort ndër ata qi studiojnë në Europë. Atakimi i kësaj kategorije aqë largë ka shkue sa qi sulmojnë edhe objektet mâ të shenjta të prindenvet të tyre tue shpërda dyshime. Efekti i kësaj gjendjeje tue përjashtue elitën qi din me çmue vlerën e shkencës e të dituris – ka shkaktue nji besim në opinionin publik se gjoja shkenca dhe diturija prishin feën, propagandon afetarizmin dhe i bân njerzit atheista.

Share

  • tweet
Abstracts no. 18 Zhvillohet konferenca shkencore “25 vite Drita Islame”

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
    Aspektet sociologjike në Kur’an...

    May 02, 2022 0

  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
    Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

    Apr 27, 2022 0

  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
    Recensë e librit “Hoxhë Kadri...

    Apr 24, 2022 0

  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
    Politika e PPSH-së kundër besimeve...

    Apr 18, 2022 0

Me shumë në këtë kategori
  • Abstraktet e nr. 33 (186) korrik-dhjetor 2021
    Abstraktet e nr. 33 (186)...

    Dec 20, 2021 0

  • Abstraktet e nr. 32 (185) janar-qershor 2021
    Abstraktet e nr. 32 (185) janar-qershor...

    Jun 27, 2021 0

  • Abstraktet e nr. 31 (184), korrik-dhjetor 2020
    Abstraktet e nr. 31 (184),...

    Dec 11, 2020 0

  • Abstraktet e nr. 30 (183), janar-qershor 2020
    Abstraktet e nr. 30 (183),...

    May 16, 2020 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

May 02, 2022 0

nga Msc. Ada Qama, Medreseja e Tiranës “H. Mahmud Dashi”   Abstrakt Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj...
Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Apr 27, 2022 0

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina...

Apr 24, 2022 0

Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967

Politika e PPSH-së kundër besimeve...

Apr 18, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Dec 16, 2021 0

Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, Universiteti Bedër Msc. Mehmet Disha, Drejtoria e Kulturës, KMSH   Abstrakt Familja është bërthama e shoqërisë. Edukimi dhe...
Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit...

May 16, 2019 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (33)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al