Perditësimi i fundit August 10th, 2023 9:08 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Zhvillohet konferenca shkencore “25 vite Drita Islame”

Mar 01, 2017 Zani i Nalte Aktivitete 0


ZK1A3284-1024x683

Revista “Drita Islame” dekorohet me urdhrin e artë “Naim Frashëri” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Bujar Nishani.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka zhvilluar me dt. 28 shkurt 2017 konferencën shkencore “25 vite Drita Islame”, në kuadër të 25 vjetorit të themelimit të organit të parë mediatik të Komunitetit Mysliman, revistës “Drita Islame” pas viteve ‘90.

Në këtë përvjetor jubile Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Bujar Nishani, i ka akorduar revistës “Drita Islame” titullin “Naim Frashëri” me motivacion “Për kontributin e saj në zgjimin e ndërgjegjes fetare e kombëtare, me anë të promovimit të atdhedashurisë, harmonisë, mirëkuptimit, kulturës e vlerave humane të besimit Islam në mbarë kombin shqiptar”, duke ia dorëzuar kreut të KMSH-së H. Skender Bruçaj.

Në konferencë ishin të pranishëm Presidenti i Shqipërisë z. Bujar Nishani, kryetari i KMSH-së Haxhi Skender Bruçaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve H. Dede Edmond Brahimaj, Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava, përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Maqedonisë Myftiu i Gostivarit Shaqir ef. Fetahu, rektori i Universitetit Bedër Prof. Dr. Ferdinand Gjana, dekanë të fakulteteve të Shkencave Islame të Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit, kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet znj. Loreta Aliko, kryeredaktori i parë i periodikut “Drita Islame” z. Ismail Muçej, përfaqësues të Trupit Diplomatik dhe të bashkësive fetare, drejtues të medreseve dhe shoqatave islame, akademikë, profesorë, studiues, myftinj, imamë, besimtarë, etj.

Në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes presidenti z. Bujar Nishani vlerësoi rëndësinë dhe kontributin e “Dritës Islame” në çështjen fetare e kombëtare si dhe për standardet e saj të larta.

“Në janarin e këtij viti u mbushën plot 25 vjet nga lindja e kësaj gazete, që përbën një datë simbol edhe për historinë e shtypit të lirë në Shqipëri. Ka mbi 25 vjet, që dielli u shfaq rishtazi mbi mjegullën, që ndenji aq gjatë mbi vendin, tokën, njerëzit, shtëpitë, shpirtrat dhe besimet tona. Si toka në dritën e diellit ndriçoi edhe “Drita Islame”, gazeta juaj e përdëllyer. Ju i gëzoheni këtij realiteti të ri me gjallërinë karakteristike që ju portretizon.

25 vjet më parë ‘Drita Islame’ ndezi dritën e saj për të mos ta shuar më kurrë. Ashtu si në këto 25 vjet kur ajo ka shkëlqyer me standardet e saj të larta, unë uroj që edhe për ne, lexuesit e saj, ajo të mbetet gjithmonë ‘dritë’.

Diku në fillim të shekullit XIX, në qytetin Vajmar të Gjermanisë, shkrimtari gjerman Gëte i mbylli sytë me fjalët “dritë”, ‘më shumë dritë’, e unë duke parë përputhshmërinë, jo edhe aq rastësore të fjalës ‘dritë’ të Gëtes në ‘Dritën Islame’, marr shkas, që këtë fjalim vlerësimi për gazetën, apo revistën tuaj ta mbyll me urimin: ‘Dritë, sa më shumë dritë në kulturën tonë dhe në faqet e ‘Dritës Islame’ që mendjet e shpirtrat tonë të ndriçohen nga mirësia njerëzore!”, tha mes të tjerash presidenti Bujar Nishani.

Kryetari i Komunitetit Mysliman H. Skender Bruçaj, u shpreh se “Drita Islame” është një paketë optimale, e cila ofron këshillat dhe udhëzimet më të mira, me zbatimin e të cilave njeriu bëhet më i denjë për familjen, më i dobishëm për shoqërinë dhe për kombin në tërësi.

“Në këtë përvjetor të themelimit të saj, revista “Drita Islame” vjen me dëshirën për të hyrë në shtëpinë e çdo myslimani dhe pse jo të çdo shqiptari, që do të mësojë sadopak për myslimanët, jetën dhe vizionin e tyre.

Duke përgëzuar të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj reviste, si dhe stafin e saj për punën e kryer, që ajo të dalë në formën më të mirë, i urojmë jetë të gjatë dhe kandili i saj mos u shuajt kurrë”, theksoi z. Bruçaj.

Rolin dhe kontributin e revistës e përshëndetën edhe krerët dhe përfaqësuesit e bashkësive islame të Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe kreu i bektashinjve.

Seanca e hapjes së konferencës u moderua nga nënkryetari i KMSH-së z. Gazmend Aga, ku në fillim u shfaq edhe një dokumentar mbi historikun e gazetës (revistës).

Pas seancës së hapjes konferenca ka vijuar me promovimin e librit “Bibliografia e gazetës Drita Islame (1992-2011)”, si dhe me tre sesionet shkencore, ku referuan studiues të ndryshëm nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Në fund, Drejtoi i Kulturës, z. Dorian Demetja dhe Drejtori i Medias, z. Agron Hoxha shpërndanë çertifikata mirënjohje për kontribuuesit e saj ndër vite.

28 shkurt 2017

16992361_1324394790954406_1649796758761808434_o16903379_1324395270954358_6056979168156159886_o 16992214_1324395274287691_5483092542040593995_o 16992361_1324394790954406_1649796758761808434_o 17017057_1324395070954378_202043597427131313_o 17097152_1324394117621140_7509985350004413544_o ZK1A3157-1024x683 ZK1A3267-1024x683 ZK1A3284-1024x683 ZK1A3346-1024x683 ZK1A3419-1024x683 ZK1A3448-1024x683 ZK1A3476-1024x683 ZK1A3507-1024x683 ZK1A3537-1024x683


  • tweet
Abstraktet e nr. 18 (171), janar, shkurt, mars 2017 Presidenti Nishani vlerëson H. Ali Korçën me Dekoratën “Nderi i Kombit”

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Pse duhet te jemi fetar
    Pse duhet te jemi fetar

    Aug 10, 2023 0

  • Pse duhet te jemi fetar – II
    Pse duhet te jemi fetar – II

    Aug 10, 2023 0

  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
    HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT

    Jun 14, 2023 0

  • 100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
    100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT...

    Mar 13, 2023 0

Me shumë në këtë kategori
  • Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”
    Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar...

    Apr 01, 2022 0

  • Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare
    Instituti për Lirinë e Besimit dhe...

    Sep 18, 2021 0

  • Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”
    Forum i hapur: “Roli i...

    Jun 18, 2021 0

  • “Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne
    “Karta e Mekës”, si një...

    Jun 16, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

Mar 13, 2023 0

Nga  Dorian Demetja Shpallja e pavarësisë i gjeti udhëheqësit e dijetarët myslimanë shqiptarë në krye të momenteve historike të vendit tonë dhe ishin pikërisht këta...
BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Jan 30, 2023 0

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Nov 30, 2022 0

Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë

Reflektime nga të dhënat demografike për...

Sep 22, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë...

Nov 30, 2022 0

nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...
Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në...

Dec 16, 2021 0

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (35)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al