Perditësimi i fundit August 10th, 2023 9:08 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Perashi- krenaria e kujtesës

Apr 26, 2017 Zani i Nalte Studime 0


nga Prof. dr. Njazi Kazazi, Departamenti i Gjuhësisë, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër 

Hyrje

Para pak kohësh doli nga shtypi albumi “PERASHI- KRENARIA  E  KUJTESËS” një album i hartuar nga autori z. Brahim Miloti, mësues i gjuhës shqipe dhe i letërsisë në shkolla të  ndryshme të rrethit, botimet “Camaj-Pipa” dhe i Bibliotekës “Shkodra”, me rreth 247 faqe në një format të madh me redaktor Arjan Frashërin.

Pak fjalë për autorin

Brahim Miloti, mësues i gjuhës dhe i letërsisë së bukur shqipe dhe i historisë, i lindur në Shkodër më 04. 07. 1928. Mësuesi, që tashti e përshëndesin: “Gjyshi i lagjes Perash” ka mbaruar studimet në Institutin Pedagogjik të Shkodrës, ka ushtuar pa ndërprerje detyrën e bukur të edukatorit dhe mësuesit për 36 vjet. Për 15 vjet ka punuar në fshatrat e Malësisë së Madhe, në fshatrat e afërta me qytetin, si në Dobraç, Golem, Grudë, Shtoj i Ri dhe i Vjetër dhe Vrakë.

Në fshatrat Barbullush, Vrakë dhe Juban ka drejtuar shkollat 7-vjeçare. Më pas është transferuar në qytetin e Shkodrës, ku ka punuar në shkollat e mesme “Jordan Misja”, “28 Nëntori”, “Xheladin Fishta”, nga ku doli në pension. Për punë të mirë është dalluar dhe vlerësuar herë pas here. Me vendim të Kuvendit Popullor është dekoruar me “Urdhrin e Punës së Klasit të Tretë”.

Shembull qytetarie i “Shkodër Loces”, djepit të kulturës, që duhet të respektohet brez pas brezi…

Mësuesit në Album

Në albumin “PERASHI- KRENARIA  E  KUJTESËS”, secili që e merr në dorë shikon si janë pasqyruar miqtë e tij të punës, sepse edhe unë nuk pak vite në arsim (kam mbaruar më 1966 shkollën e mesme pedagogjike “Shejnaze Juka” dhe vazhdoj sot në Universitetin e Shkodrës “L. Gurakuqi”).

Në faqet e Albumit gjejnë pasqyrim, duke filluar me Daut Boriçin (1825-1896), i cili në fundin e viteve 1860, harton abetaret e para. Studiuesit flasin për tre abetare: 1. Abetare shqip litografuar në Stamboll më 1861 (ribotuar më 1869); 2. Abetare shqip e ndryshme prej së parës, dorëshkrim; 3. Abetare shqip, ndryshe prej tre të parave. Abetarja e parë e Daut efendi Boriçit është një abetare shqip-turqisht, me shkronja arabe turke (osmanisht) dhe krijime origjinale të autorit, prej 32 faqesh, e hartuar sipas metodës sintetetike. Alfabeti i saj ka 37 shkronja, nga të cilat 28 janë të alfabetit arab, 2 janë marrë nga osmanishtja dhe 7 i ka krijuar vetë. Në faqet e saj lexojmë: “Xen me shkru shqip…” (fq. 32 të Abetares).[1] dhe i vlerëson këto punime të dobishme për gjuhën  shqipe.

Në të njëjtën faqe është dhe “Mësuesi i Popullit”, Hamdi Bushati me veprat kryesore të tij “Shkodra dhe motet” në dy vëllime, që është një vepër enciklopedike, që tregon më së miri madhështinë e qytetit të Shkodrës, vlerat e tij historike e kulturore, figurat e tij të ndritura[2], botuar më 1998, ndërsa në vitin 2003 botohet vepra tjetër historike “Bushatlinjtë” .

Në vazhdim paraqet dy gjuhëtare të shqipes: Faik Lulin “Doctor Honosis Cauza” dhe “Mësues i Popullit”, autor i dhjetëra librave, veçanërisht “Metodika e gjuhës shqipe” dhe e letërsisë (disa botime) dhe i librave me bashakutorësi të Islam Dizdarit, ne fushën e besimit Islam, etj. dhe Akademik, Prof. dr. Bahri Becin, të Universitetit të Tiranës, autor i shumë librave të gjuhës shqipe.[3]

Gjatë faqeve te Albumit njihemi me arsimtarë dhe punonjës të arsimit, inspektorë dhe drejtues të shkollave, si; Rexhep Dibra, Sadik Miloti, Shuajp Damnori, Rexhep Bërdica, Isuf Çoba (ish-mësuesi i bio-kimisë në shkollën pedagogjike “Sh. Juka”), Prof. Abdullah Miloti (ish-mësus i psikologjisë e pedagogjisë në po atë shkollë), Nexhmi Bushati, Zydi Vasija, Sheuki Rroji, Asim Boriçi, Suzana Vasija, Haki Vasija, Agime Ramadani, Isak Ramadani, Vahid Ramadani, Ferit Hafizi, Enver Zylja, Enver Draçini, (mëses në shkollën pedagjike “Sh. Juka”), Vera Hoti, etj.

Gjatë Albumit jepen shumë fotografi me nxënësit dhe mësues të viteve shkollore, kjo është pasuri me vlerë për ato që do të vazhdojnë…

Një  vend të veçantë zënë hoxhallarët e kësaj zone: Haxhi Hafiz Isuf, Haxhi Hafiz Halit Bushati, Haxhi Shefqet Efendi Boriçi, Hafiz Myrteza Zylja, Hafiz Maliq Zaja (Tari), Hafiz Xeudet Zylja, Hafiz Shaban Zaganjori, Hafiz Qazim Kadija, etj., që dhanë njohuritë dhe shpirtin e tyre për edukimin e popullit të zonave ku ushtruan detyrat e tyre. Shumë prej tyre përmenden edhe sot në derset e hoxhallarëve të rinj dhe për shembuj të atdhetarizmit dhe besimit në një Zot.

Në foto të tjera jepen edhe xhamitë e lagjes “Perash”: Xhamia e Kuqe dhe Xhamia e Bardhë.

Në faqet në vazhdim vazhdojnë mjekët: Dr. Ferit Hoti, Eqerem Bërdica, Sabri Bekteshi, Abdullah Bilali, Surri Bushati, Ali Zeneli, Sytki Bushati, Qeramudin Dibra, Fiqiret Bushati, Zyhdi Çoba etj. dhe infermierët, duke caktuar proceset e ngushta të punës së tyre.[4]

Vend të veçantë në Albumin e  z. Brahim Milotit zë edhe botimi i poezisë së “Kupe Danja”, në origjinalin e shkruar nga Sadik Miloti, të cilën e ka ruajtur për 50 vite më radhë, z. Lutfi Bërdica, që në poezinë e tij lexojmë: “Katillekin s’e kam dashtë/ Por kismet kështu paska kenë/ Mbasi erzin e kam bashkë/ Si myslimanë ashtu edhe të kshtenë/, në komentin, që bën autori: “Kjo poezi në përmbajtjen e saj nuk ka nevojë për koment. Vëllezër të një gjaku. Nder e komb i kemi bashkë”.[5]

Dy fjalë si mbyllje:

Në mbyllje të shfletimit të këtij album, i uroj autorit jetë të gjatë dhe suksese në punën e tij arkivore. Në 247 faqe, që nuk mund të komentohen më gjatë, ju uroj që ta gjeni dhe ta shfletoni ashtu si është më mirë…

[1] Shefik Osmani-Njazi Kazazi, “Abeteret shqipe dhe trajektorja e tyre historike-pedagogjike”, Botim i MASH, Shtëpisë botuese ”Idromeno”, Tiranë, 2000:120.

[2] Brahim Miloti: “Perashi- Krenaria e kujtesës”, Botimet  “Camaj-Pipa” dhe “Shkodra”, fq. 19.

[3] Po aty, fq. 20.

[4] Po aty,fq

[5] Po aty, fq. 158.

perash


  • tweet
Bedër, zhvillohet simpoziumi shkencor “Kur’ani dhe Shkenca” Çfarë keni bërë për ta ndjerë namazin?

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Pse duhet te jemi fetar
    Pse duhet te jemi fetar

    Aug 10, 2023 0

  • Pse duhet te jemi fetar – II
    Pse duhet te jemi fetar – II

    Aug 10, 2023 0

  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
    HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT

    Jun 14, 2023 0

  • 100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
    100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT...

    Mar 13, 2023 0

Me shumë në këtë kategori
  • 100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
    100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT...

    Mar 13, 2023 0

  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS
    BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E...

    Jan 30, 2023 0

  • Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes
    Vakëfi midis së shkuarës dhe së...

    Nov 30, 2022 0

  • Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë
    Reflektime nga të dhënat demografike...

    Sep 22, 2022 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

Mar 13, 2023 0

Nga  Dorian Demetja Shpallja e pavarësisë i gjeti udhëheqësit e dijetarët myslimanë shqiptarë në krye të momenteve historike të vendit tonë dhe ishin pikërisht këta...
BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Jan 30, 2023 0

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Nov 30, 2022 0

Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë

Reflektime nga të dhënat demografike për...

Sep 22, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë...

Nov 30, 2022 0

nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...
Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në...

Dec 16, 2021 0

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (35)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al