Perditësimi i fundit September 13th, 2024 8:23 PM
May 25, 2017 Zani i Nalte Aktivitete 0
Universiteti Bedër në bashkëpunim Universitetin e Barit “Aldo Moro” Itali, me dt. 24 mJ 2017, organizuan Konferencën e V-të Ndërkombëtare në Shkencat Humane me temë: “Ekstremizmi në shekullin e XX-të, Roli i Ligjit, Medias dhe Kulturës”.
Ashtu si çdo vit tjetër konferenca mblodhi së bashku akademikë, studiues, ekspertë e profesionistë të fushave të ndryshme për të ndarë eksperienca dhe përfundime kërkimore në aspekte të ndryshme, që përfshin tema e këtij edicioni të konferencës.
Punimet e konferencës u përqendruan kryesisht mbi rolin e ligjit, medias dhe kulturës në fenomenin e ekstremizimit të dhunshëm. Këtë gjë e dëshmon edhe larmishmëria e punimeve, të tilla si: “Raportimi i tematikës fetare në median online”, “Liria fetare”, “Roli i dialogut ndërkulturor në shoqëri”, “Sundimi i ligjit në kundërshtim me ekstremizimin e dhunshëm”, “Parimi i drejtësisë për të parandaluar ekstremizimin”, “Pluralizmi fetar në burimin primar të Islamit”, “Roli i bashkëpunimit akademik midis teologjive islame dhe të krishtera në Shqipëri, garanci për harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare”, etj.
Seanca e përshëndetjeve është hapur nga Dr. Erlis Çela, në të cilën më pas ka përshëndetur rektori i universitetit Prof. Dr. Ferdinand Gjana, i cili ndër të tjera ka thënë se, “Koha që po jetojmë duket të jetë një nga ato periudha të errëta në historinë njerëzore, e cila do të lë shenjë si lufta e barbarisë kundër njerëzimit.
Si pasojë e këtyre keqpërdorimeve dhe instrumentalizimit të tyre për qëllime politike dhe ekonomike, bota aktualisht po përballet me një ekstremizëm dhe radikalizëm në rritje, e cila ka çuar deri në terrorizëm dhe konflikte të armatosura, të cilat kanë marrë jetën e qindra-mijëra njerëzve të pafajshëm vetëm vitet e fundit.
Paqja, stabiliteti dhe begatia në mbarë rajonin janë me rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe është në interesin e vendit tonë, që të nxisim marrëdhënie të mira me fqinjët, mbi bazën e besimit të ndërsjellë dhe përfshirjes, të cilat mbizotërohen nga harmonia ndëretnike dhe ndërfetare e popullit shqiptar. Mbrojtja dhe përhapja e këtyre vlerave ka rëndësi gjithnjë e më të madhe në botën tonë, që është përherë në ndryshim, ku kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm nuk njeh kufij.”
Më pas ka përshëndetur edhe nënkryetari i KMSH-së z. Gazmend Aga, i cili ka vënë theksin mbi rëndësinë e arsimimit dhe edukimit të brezit të ri me burimin e pastër të Islamit, larg instrumentalizimit dhe keqpërdorimit të fesë për qëllime të tjera.
Pas sesionit të hapjes, ku ishin të pranishëm një sërë personalitetesh përfaqësuese jo vetëm të institucioneve bashkëpunuese në organizimin e konferencës, por edhe të fushës akademike, komuniteteve fetare, fushës së medias e më gjerë, konferenca zhvilloi punimet e saj në disa sesione shkencore.
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...