Perditësimi i fundit August 10th, 2023 9:08 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

5 vjet nga rithemelimi i revistës shkencore “Zani i Naltë”

Oct 31, 2017 Zani i Nalte Editoriale 0


 Zani i Nalte, nr. 1

nga Dr. Genti Kruja*

Para pesë vitesh, pas disa dekadave shkëputjeje, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë rithemeloi revistën “Zani i Naltë”, një revistë shkencore, periodike, tremujore, duke nxjerrë kështu edhe numrin e parë të saj në tetor 2012.

Revista “Zani i Naltë” u rikthye me rastin e 100 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar, në konsolidimin e të cilit, ka kontribuuar shumë me shkrimet dhe artikujt e saj patriotikë për gjatë viteve të ‘20-30 të shekullit XX.

“Zani i Naltë” ishte revista e parë zyrtare e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, themeluar në vitin 1923, menjëherë pas ngritjes së institucionit të KMSH-së, pas Kongresit të parë Mysliman Shqiptar. Periudha e parë e botimit të saj zgjati nga tetori i vitit 1923, deri në maj 1939, duke u bërë kështu një prej revistave më jetëgjatë në shqip (16 vite me 153 numra gjithsej), si dhe revista e parë e këtij lloji për nga fushat që mbulonte.

Ndërsa periudha e dytë e revistës shkencore “Zani i Naltë”, që nga rithemelimi e deri më tani (2012-2017), përmban artikuj të mirëfilltë shkencorë me trajtime akademike në fushat e shkencave të ndryshme islame, por edhe në fushat e tjera sociale, duke u bërë kështu një trashëguese e denjë e emrit të vet, ashtu siç ishte që në themelimin e vet, më 1923.

Kështu tashmë prej pesë vitesh, revista shkencore “Zani i Naltë” është tribuna, ku shpalosen njohuritë e personaliteteve akademike nga Shqipëria dhe trojet kombëtare, Kosovë, Maqedoni dhe viset e tjera shqiptare, si dhe nga bota Islame, Europa, SHBA, etj., në fushën e shkencave islame (legjislacioni islam, fikh, tefsir, hadith, etj.), si dhe në shkencat shoqërore (sociologji, filozofi, psikologji, histori, gjuhë-letërsi etj.), e pajisur gjithashtu dhe me ISSN.

Krahas këtyre, në çdo numër revista ka botuar të paktën nga një personalitet shqiptar të kulturës islame, i cili ka lënë gjurmë në historinë e vendit tonë për kontributet e vyera në shumë fusha të jetës, në shërbim të Islamit dhe Atdheut, si dhe gjithashtu ka sjellë para lexuesit shqiptar ribotimin e një artikulli të zgjedhur nga numrat e vjetër të revistës “Zani i Naltë” (1923-1939) dhe revistës “Kultura Islame” (1939-1945) në rubrikën “Retrospektivë”.

Në këto pesë vite pas rithemelimit më 2012, si një organ i përtremuajshëm kanë dalë gjithsej 20 numra me rreth 2.500 faqe artikuj shkencorë, të ndara në 31 rubrika të ndryshme, si dhe kanë shkruar dhe janë botuar 264 artikuj nga 132 autorë të ndryshëm, si akademikë, profesorë e personalitete të shquara kombëtare dhe ndërkombëtare.

Rubrikat më me shumë artikuj janë, Shkenca Islame me 41 artikuj, Histori me 41 artikuj, Studime me 39 artikuj, Personalitete me 24 artikuj, Retrospektivë me 21 artikuj, Gjuhë-Letërsi me 19 artikuj, Shkenca Komunikimi me 15 artikuj, Sociologji me 13 artikuj, si dhe rubrika të tjera si, Editoriale, Filozofi, Gjeografi, Jurisprudencë Islame, Mjekësi, Pedagogji, Përkthime, Psikologji, Shkenca dhe Besimi, Shkenca Ekzakte, Shkenca Politike, etj.

Bordi editorial i kësaj reviste shkencore përbëhet gjithashtu nga personalitete të njohura të botës akademike, edukative dhe kulturore nga të gjitha trevat shqiptare, por jo vetëm, duke e bërë këtë revistë si një “zâ” (zë) i lartë i studimeve dhe shkencave islame të gërshetuara dhe renditura së bashku me ato shoqërore.

Jetë të gjatë e rrugëtim të hajrit “Zani i Naltë”.

Tiranë, tetor 2017

* Kryeredaktor i revistës “Zani i Naltë”.

20


  • tweet
Zhvillohet seminari i III-të “Kur librat flasin” Teknologjizimi i arsimit, sfidë apo progres?

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Pse duhet te jemi fetar
    Pse duhet te jemi fetar

    Aug 10, 2023 0

  • Pse duhet te jemi fetar – II
    Pse duhet te jemi fetar – II

    Aug 10, 2023 0

  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
    HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT

    Jun 14, 2023 0

  • 100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
    100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT...

    Mar 13, 2023 0

Me shumë në këtë kategori
  • Në vend të lamtumirës dhe në prag të 100 vjetorit të themelimit të revistës shkencore “Zani i Naltë”
    Në vend të lamtumirës dhe në prag...

    Nov 02, 2022 0

  • Zemër e Harruar – Xhamia e Sulejman Pashë Bargjinit
    Zemër e Harruar – Xhamia e Sulejman...

    Apr 06, 2022 0

  • Hafiz Esat Myftia (1911-1975)
    Hafiz Esat Myftia (1911-1975)

    Dec 29, 2021 0

  • Traktati i Shën Stefanit dhe pasojat e tij për shqiptarët
    Traktati i Shën Stefanit dhe pasojat e...

    Nov 27, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

100 VJET NGA THEMELIMI  I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

Mar 13, 2023 0

Nga  Dorian Demetja Shpallja e pavarësisë i gjeti udhëheqësit e dijetarët myslimanë shqiptarë në krye të momenteve historike të vendit tonë dhe ishin pikërisht këta...
BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Jan 30, 2023 0

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes

Nov 30, 2022 0

Reflektime nga të dhënat demografike për popullsinë myslimane në botë

Reflektime nga të dhënat demografike për...

Sep 22, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë...

Nov 30, 2022 0

nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...
Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në...

Dec 16, 2021 0

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (35)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Pse duhet te jemi fetar
  • Pse duhet te jemi fetar – II
  • HAXHI, NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT
  • 100 VJET NGA THEMELIMI I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
  • BEDIUZZAMAN SAID NURSI, MREKULLIA E KOHËS

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al