Perditësimi i fundit May 2nd, 2022 12:17 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Zhvillohet seminari i III-të “Kur librat flasin”

Nov 03, 2017 Zani i Nalte Aktivitete 0


23004612_1915385165142786_7696503454988154780_o

Departamenti i Shkencave Islame dhe Klubi “Mesazhi i Jetës”, ka rinisur ciklin e aktiviteteve dhe seminareve “Kur librat flasin”, me qëllim analizimin e librave të autorëve të ndryshëm me studiues, pedagogë, shkrimtarë dhe akademikë të ndryshëm.

Kështu ditën e sotme, më 2 nëntor 2017, në ambientet e bibliotekës së Kolegjit Universitar “Bedër” është zhvilluar seminari “Kur librat flasin”, me të ftuar, shkrimtarin, studiuesin dhe pedagogun Doc. Dr. Agron Tufa, i cili ka diskutuar dhe bashkëbiseduar me studentët rreth librit “A duhet feja, a e pengon bashkimin kombëtar”, me autor H. Ali Kraja, një prej personaliteteve më të shquara shqiptare të kulturës islame gjatë shekullit XX. Ky libër është botuar për herë të parë në vitin 1934, duke u pasuar me disa ribotime, si nё Shqipëri, Kosovё, Maqedoni, SHBA, dhe prej disa herësh nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Aktiviteti fillimisht u hap nga kryetari i klubit “Mesazhi i Jetës”, studenti Haki Sahitaj, ku falënderoi pedagogët dhe studentët për pjesëmarrjen dhe më pas  fjalën e morën dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Asoc. Rahim Ombashi dhe Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame Dr. Genti Kruja, të cilët i njohën studentët me autorin e këtij libri dhe ciklin e seminareve, që do të vazhdojnë, si një platformë promovimesh dhe njohjesh me studimet e ndryshme të dijetarëve myslimanë shqiptarë, duke i zhvilluar këto aktivitete, si panele bashkëbisedimi dhe diskutimi rreth veprave dhe librave të ndryshëm të prijësve më të shquar të Islamit në Shqipëri.

Pas përshëndetjeve, i ftuari i këtij aktiviteti Dr. Tufa bëri një analizë të hollësishme të librit, duke e vlerësuar H. Ali Krajën dhe personalitetin e tij, si një figurë të shquar dhe të pastudiuar mirë, si dhe ka vënë theksin rreth nevojës për njohjen e opinionit publik me dijetarë të tillë, të cilët kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare me kontributin e tyre sipas binomit “për fe e atdhe”.

Libri mbetet si një studim i veçantë i sociologjisë islame. Dr. Tufa ndër të tjera tha se, “Hafiz Ali Kraja ishte një nga figurat kyçe e moderatore të elitës intelektuale islame. Ideali i tij ishte të shihte një shoqëri harmonike të bazuar te respekti për besimin e njëri-tjetrit dhe se vetëm mbi themelet e harmonisë fetare mund të shpresohej përparimi shoqëror, njeriu cilësisht etik, suksesi i tij me bazë etike, me një botë shpirtërore të pasur, të ndriçuar duke eliminuar konfliktet me besimin e tij tek Zoti.”

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin , dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Asoc. Rahim Ombashi, drejtori i Kulturës në KMSH z. Dorian Demetja, Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame Dr. Genti Kruja, pedagogë të Shkencave Islame Dr. Adil Kutlu, Msc. Veton Tulla, Msc. Hysni Skura, Msc. Hekuran Uzuni dhe studentë të këtij departamenti. E veçanta e këtij aktiviteti ishte dhe pjesëmarrja e djalit të H. Ali Krajës z. Mehdi Kraja, i cili ndau me të pranishmit mbresa dhe kujtime prekëse nga H. Ali Kraja.

Ky cikël seminaresh do të vazhdojë edhe gjatë javëve në vijim me të tjerë të ftuar, të cilët do t’i njohin studentët me tituj të shumtë librave të autorëve të ndryshëm.

23116798_1915385335142769_3169628609679336616_o 23154966_1915384985142804_3573947113343863029_o 23157207_1915384351809534_6597811609950053721_o 23213333_1915384441809525_6185347340609095047_o

Share

  • tweet
Vakëfet në Shqipëri nga periudha osmane deri në regjimin komunist 5 vjet nga rithemelimi i revistës shkencore “Zani i Naltë”

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
    Aspektet sociologjike në Kur’an...

    May 02, 2022 0

  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
    Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

    Apr 27, 2022 0

  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
    Recensë e librit “Hoxhë Kadri...

    Apr 24, 2022 0

  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
    Politika e PPSH-së kundër besimeve...

    Apr 18, 2022 0

Me shumë në këtë kategori
  • Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”
    Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar...

    Apr 01, 2022 0

  • Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare
    Instituti për Lirinë e Besimit dhe...

    Sep 18, 2021 0

  • Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”
    Forum i hapur: “Roli i...

    Jun 18, 2021 0

  • “Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne
    “Karta e Mekës”, si një...

    Jun 16, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

May 02, 2022 0

nga Msc. Ada Qama, Medreseja e Tiranës “H. Mahmud Dashi”   Abstrakt Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj...
Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Apr 27, 2022 0

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina...

Apr 24, 2022 0

Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967

Politika e PPSH-së kundër besimeve...

Apr 18, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Dec 16, 2021 0

Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, Universiteti Bedër Msc. Mehmet Disha, Drejtoria e Kulturës, KMSH   Abstrakt Familja është bërthama e shoqërisë. Edukimi dhe...
Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit...

May 16, 2019 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (33)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al