Perditësimi i fundit May 2nd, 2022 12:17 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Fjala e Presidentit të Republikës në 95 vjetorin e KMSH-së

Mar 29, 2018 Zani i Nalte Editoriale 0


95 vjet KMSH-04

Presidenti i Republikës SHTZ. Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti 95-vjetorin e themelimit të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm, Presidenti Meta vlerësoi edhe revistën “Zani i Naltë” me Titullin “Naim Frashëri me këtë motivacion:

“Në vlerësim të kontributit të saj të gjithanshëm në promovimin e dijes, historisë dhe besimit, duke u ofruar gjithë besimtarëve, krahas dijeve fetare, edhe mesazhe atdhedashurie, paqeje e mirëkuptimi në dobi të harmonisë dhe bashkëjetesës fetare mes shqiptarëve”.

Fjala e plotë e Presidentit të Republikës:

Gëzuar 95-vjetorin e themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë si dhe të revistës së parë zyrtare të tij, ‘Zani i Naltë’!

Duke ju falënderuar për ftesën, dëshiroj të shpreh kënaqësinë që kam rastin e lumtur për të përshëndetur gjithë Komunitetin Mysliman Shqiptar në këtë datë historike.

Komuniteti Mysliman u themelua prej rilindësve dhe patriotëve më të ndritur të kohës si një kërkesë shpirtërore për të kompletuar lirinë e shqiptarëve të shpallur 10 vjet më parë.

Është një fakt kuptimplotë, që disa prej themeluesve të tij ishin pikërisht ndër firmëtarët kryesorë të Aktit të Pavarësinë së Shqipërisë në vitin 1912!

Ndaj ne sot vlerësojmë dhe kujtojmë me nderim klerikët dhe atdhetarët myslimanë të prirë nga Haxhi Vehbi Dibra, Hafiz Sali Korça, Dervish Hima, Hafiz Ibrahim Dalliu dhe shumë drejtues të shquar, që themeluan dhe iu përkushtuan besimit islam në vendin tonë.

Kontaktet e botës shqiptare me besimet fetare janë shumë shekullore. Përgjatë këtij rrugëtimi shqiptarët myslimanë kanë luajtur një rol vendimtar në të gjitha proceset shtet-formuese që ka kaluar vendi ynë, duke përmendur në mënyrë të veçantë Lidhjen e Prizrenit, gjithë periudhën e Rilindjes Kombëtare, Kongresin e Manastirit dhe madje ata kanë qenë ndër frymëzuesit kryesorë dhe mbështetësit e kryengritjeve të mëdha, të cilat sollën edhe Pavarësinë e vendit.

Klerikët e nderuar myslimanë, 95 vjet më parë duke u mbështetur në trashëgiminë më të mirë atdhetare dhe fetare ia dolën të ngrenë jo vetëm institucionet drejtuese, por u kujdesën të reformonin praktikën e tyre religjioze mbi një vizion bashkëkohor.

“Ne jemi një vend evropian, shkruhej në revistën “Zani i Naltë”, dhe si i tillë duhet të marrim nga qytetërimi perëndimor gjithçka është e mirë”. Kjo vlen edhe sot.

Në këtë mënyrë liderët mysliman vendosën në themel të institucionit të tyre të kultit baza të shëndosha në organizim, arsimin, kulturën dhe shtypin e shkruar.

Ne vlerësojmë këtë traditë të shkëlqyer dhe jemi të vetëdijshëm për rrugën e vështirë plot sakrifica të Komunitetit Mysliman.

Regjimi ateist komunist e goditi dhe e ndaloi fenë! Shkatërroi xhami e kisha. Persekutoi klerikë dhe besimtarë, por nuk mundi të mposhtte besimin e shqiptarëve te Zoti.

Me ndryshimet demokratike në Shqipëri, myslimanët rifituan dhe liritë fetare dhe me në krye të nderuarin Hafiz Sabri Koçi, ringritën nga hiri institucionet e kultit.

Bashkëjetesa, harmonia dhe toleranca midis feve të ndryshme është një karakteristikë e veçantë si për të kaluarën, ashtu edhe për të sotmen e shqiptarëve.

Populli ynë pa dallim fetar, gjithmonë ka ruajtur në vetëdijen e vet parësore dhe mbi të gjitha vlerat kombëtare dhe atdhedashurinë.

Modeli shqiptar i harmonisë dhe mirëkuptimit midis komuniteteve fetare është një pasuri e çmuar për ne shqiptarët dhe një shembull për mbarë botën.

Ky model shqiptar është unik dhe një realitet pozitiv në një rajon të mbushur me histori të dhimbshme përplasjesh etnike e fetare, jo larg në të kaluarën.

Respektimi i ndërsjellë i kulturave fetare është kontributi më i mirë që Shqipëria jep për gjithë ato pjesë të botës të përfshira në vorbulla konfliktesh dhe sjellje radikale fetare.

Toleranca fetare te shqiptarët është një trashëgimi e të parëve tanë dhe ne do të jemi përjetë mirënjohës brez pas brezi. Është një atribut i konstruksionit tonë shpirtëror dhe nevojës për ruajtjen e identitetit dhe unitetit kombëtar.

Në këtë aspekt dua t’ju inkurajoj të vazhdoni të jeni në lartësinë e kësaj tradite të ndritur të këtij Komuniteti!

Të nderuar miq, në misionin e tij për rrënjosjen e dashurisë për fenë dhe atdheun, Komuniteti Mysliman është mbështetur e ndihmuar prej botimit të revistës së mirënjohur “Zani i Naltë”.

Kjo revistë me karakter filozofik, fetar, kulturor, patriotik dhe historik përbën një ushqim shpirtëror për të gjithë shqiptarët, që te besimi për Zotin synojnë lumturinë, qytetarinë, përkushtimin ndaj Atdheut, si dhe dashurinë për njëri-tjetrin.

Shpreh vlerësim tim maksimal për punën dhe devocionin e botuesve, teologëve, themeluesve dhe gjithë intelektualëve të saj, që kontribuojnë edhe sot duke i akorduar revistës Titullin e lartë “Naim Frashëri”.

Duke qenë plotësisht dakord me Kryetarin e Komunitetit Mysliman, i cili u shpreh se: “në këtë kohë globalizimi, ndeshemi edhe me fenomene, të cilat mund cenojnë themelet e atdheut, të familjes, të shoqërisë, të komunitetit”, është e domosdoshme, që t’i kushtojmë një rëndësi të veçantë edukimit të gjithë shoqërisë, sidomos më të rinjve, me vlerat më të mira njerëzore, shoqërore, familjare, dhe mbi të gjitha, kombëtare.

Ndaj në këtë 95-vjetor të themelimit të Komunitetit Mysliman Shqiptar dua t’i uroj suksese këtij institucioni jashtëzakonisht të rëndësishëm të besimit në vendin tonë, por njëkohësisht edhe të edukimit me vlerat më të mira njerëzore, shoqërore dhe atdhetare.

Suksese dhe mbarësi!”

Tiranë, 28 mars 2018.

 

Share

  • tweet
Fjala e H. Skender Bruçajt në ceremoninë e 95 vjetorit të KMSH-së Presidenti Meta dekoron “Zanin e Naltë” me titullin “Naim Frashëri”

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
    Aspektet sociologjike në Kur’an...

    May 02, 2022 0

  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
    Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

    Apr 27, 2022 0

  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
    Recensë e librit “Hoxhë Kadri...

    Apr 24, 2022 0

  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
    Politika e PPSH-së kundër besimeve...

    Apr 18, 2022 0

Me shumë në këtë kategori
  • Zemër e Harruar – Xhamia e Sulejman Pashë Bargjinit
    Zemër e Harruar – Xhamia e Sulejman...

    Apr 06, 2022 0

  • Hafiz Esat Myftia (1911-1975)
    Hafiz Esat Myftia (1911-1975)

    Dec 29, 2021 0

  • Traktati i Shën Stefanit dhe pasojat e tij për shqiptarët
    Traktati i Shën Stefanit dhe pasojat e...

    Nov 27, 2021 0

  • Përsiatje mbi studimin “Kurora mbi krye të përunjur”
    Përsiatje mbi studimin “Kurora mbi...

    Nov 08, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

May 02, 2022 0

nga Msc. Ada Qama, Medreseja e Tiranës “H. Mahmud Dashi”   Abstrakt Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj...
Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Apr 27, 2022 0

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina...

Apr 24, 2022 0

Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967

Politika e PPSH-së kundër besimeve...

Apr 18, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Dec 16, 2021 0

Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, Universiteti Bedër Msc. Mehmet Disha, Drejtoria e Kulturës, KMSH   Abstrakt Familja është bërthama e shoqërisë. Edukimi dhe...
Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit...

May 16, 2019 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (33)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al