Perditësimi i fundit May 2nd, 2022 12:17 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Mëshira Hyjnore ka mbulue çdo gjâ

Jun 06, 2018 Zani i Nalte Retrospektivë 0


nga Hysni Hoxha

«وسعت رحمتي كل شيء»

Mirësia triumfon mbi keqësin.

«من جاء بالحسنة فله عشر أمثالها و من جاء بالسيئة فلا يجزى إلا مثلها و هم لا يظلمون».

Po thuej të gjithë, pa përjashtim e pohojnë me fjalë, qi Mëshira Perendijore âsht e madhe dhe e pákufizueme, mirëpo të pakë janë ata qi e dinë realitetin asaj dhe fort pak kanë konviksjon për Mëshirën e Amshueme qi ká ndërhye kudo, por ká edhe asijsh qi dëshirojnë të marrin vesh e të kuptojnë Mirësin Perendijore.

Prandaj un për t’i ardhë në ndihmë e në rreth klasës së fundit qi thamë mâ sipër e qi s’ka pasë fatin me vazhdue mësimet Theologjike në ndonji Medrese a po qi s’ka pasë rastë me ndenjë e me ndígjue fjalë e këshilla të dobishme prej ndonji dijetari fetár – pse edhe këjo âsht nji dije në vedi – e pásh t’arsyeshme qi propozitën e natë Hyjnore, me të cilën u stolis kryet e këtij artikulli, t’a shkoqis pak në bazë të mësimeve qi kam marrë nga ky Institut i Shejtë, abolla qi të ja u zbus nji fije zemren atyne qi kanë rebelue kundra logjikës e arsyes e janë shmangë nga rrug’ e drejtë.

Po thuej të gjithë, pa përjashtim e pohojnë me fjalë, qi Mëshira Perendijore âsht e madhe dhe e pákufizueme, mirëpo të pakë janë ata qi e dinë realitetin asaj dhe fort pak kanë konviksjon për Mëshirën e Amshueme qi ká ndërhye kudo, por ká edhe asijsh qi dëshirojnë të marrin vesh e të kuptojnë Mirësin Perendijore.

 Prandaj un për t’i ardhë në ndihmë e në rreth klasës së fundit qi thamë mâ sipër e qi s’ka pasë fatin me vazhdue mësimet Theologjike në ndonji Medrese a po qi s’ka pasë rastë me ndenjë e me ndígjue fjalë e këshilla të dobishme prej ndonji dijetari fetár – pse edhe këjo âsht nji dije në vedi – e pásh t’arsyeshme qi propozitën e natë Hyjnore, me të cilën u stolis kryet e këtij artikulli, t’a shkoqis pak në bazë të mësimeve qi kam marrë nga ky Institut i Shejtë, abolla qi të ja u zbus nji fije zemren atyne qi kanë rebelue kundra logjikës e arsyes e janë shmangë nga rrug’ e drejtë.

Libri Hyjnor në versetin e naltë:

«من جاء بالحسنة فله عشر أمثالها» إلى آخره…

urdhënon tekstualisht këto fjalë: «Kush ushtron nji vepër të mirë shpërblehet dhet fish dhe ay qi ushtron nji vepër të keqe ndeshkohet nji per nji pá pësue ndo nji pá drejtësí – qi të shtohet ndeshkimi e të pakësohet shpërblimi.» Ky verset përnjiherësh âsht edhe mëshirë Hyjnore, pse Perendija i Plot-Pushtetshëm tregohet i kënaqun, n’âsht se bâjmë nji mirësí, për të cilen na dhuron mjaftë shpërblime si dhetë fish e mâ të tjera e m’anë tjetër çfaqet i dhimbshëm, po qe se ushtrojmë nji veper të keqe, mbassi për të nuk na denon mâ vetëm se nji fish.

Mbassi të bâjmë nji interpretim indirekt në rastin e parë kuptojmë dhe marrim vesh se Perendija, na shtyen të rrokim veprat e mira dhe në rastin e dytë na ndalon nga e keqja.

Nga ky verset mësojmë qi Perendija kundrejt njeriut paska kujdes dhe dashurí, prandaj gjendjes s’onë kritike duhet t’i apim nji drejtim të mbarë dhe të prekemi thellësisht në zemër.

Po edhe Profet’ i Shejtë, frymzue nga verset’ i Shejtë qi shënuëm sipër urdhënon:

     من هم بحسنة فلم يعملها كتبها الله حسنة كاملة و إن هم بها فعملها كتبها الله عنده عشر حسنات إلى سبع مئة ضعف غلى أضعاف كثيرة. و إن هم بسيئة فلم يعملها كتبها الله عنده حسنة كاملة و إن هم بها فعملها كتبت سيئة.

Qi d.m.th. kush vendos me ba nji të mirë e s’e bân i shkruhet dhe ay qi ká qellim të bâjë një të keqe e nuk e vepron, nuk i shkruhet:

T’a shpjegojmë mâ gjatë:

Si mbas Fés Islame rrymat mendore qi paraqiten në trunin e atij njeriu, i cili ushqen realizimin e veprës së ligë, ndahen në pesë kategorí.

1-ra Së parit këtij lloj njeriut i përshkon në mendje qellimi për me krye vepren e ligë, por nuk qëndron as pak.

2-ta Kuër qellimi për veprimin e së keqes qendron pak, por e shumëta e mendjes voton për të larmen e sáj atëherë ky lloj mendimi hyn në kategorinë e dytë.

3-ta Asht të paraqitunit e nji ideje në trû, ku ngulet deri sá shkakton barazimi e peshimit të mendjes, e cila për vendimin e gjâs immorale ashtu dhe për lanëjen e sajë âsht e barabartë d.m.th. nuk priret n’asnji anë; as për të mirë as për të keqe.

4-ta Asht të qindruemit e kujtimit të së keqes, deri sá efekton mjanimin e mendjes mâ tepër për të bâmit e veprës së ligë, d.m.th. mendja e jonë ká peshue mâ teper për ushtrimin e asaj vepre.

5-ta Në radhën e pestë kemi atë idé, e cila tue u ngulë krejtësisht në mëndje t’onë, diftohet përjashta me anë të Shqisave, por me konditë qi mos të shkaktojë vepren e ligë im-morale.

Prá, të ndershëm lexues, të pesë korrentet mendore të sipër-spjegueshme qi qarkullojnë në trurin t’onë formojnë atë qëllim qi ushqen realizimin e vepres së dobët e qellimi kësodore âsht falë nga i madhi Perendi «qoftë falënderue qi na ká dhanë këtë mirësí.»

Nga shpjegimi i deri-këtueshëm – kurse qellim’ i keq, i cili merrte faza të ndryshme në mendjen t’onë, deri sa nuk u kryente nji veper e tillë, s’u numëronte delikt dhe nuk shkruhesh, ndërsa qellimi i vepres së mirë ndonëse nuk âsht realizue numërohesh nji mirësí dhe rregjistrohesh nji shpërblim – kuptohet çiltas mirësija dhe mëshir’ e Perendís. Pastaj kuër njeriu vepronte nji të keqe i shkruhesh vetem nji ndeshkim, në sá qi kuër bajshim nji veper të mirë u rregjistroheshin 10 shperblime. Nga këjo rezulton se mirësija triumfon mbî të keqen. Pra mjerim i madh âsht për atë njerí qi të këqijat i kalojnë të mirat e tij. Këjo periudhë e fundit nuk âsht gjâ tjeter veç se kuptimi i nji hadithi Sherifi:

«ويل لمن غلبت آحاده عشراته «

Të ndershëm lexues me versetin e naltë shenuem nuk kemi qellim të kufizojmë mirësín Hyjnore se mundet për nji, ká 100 shpërblime a po 1000 e tjera, sikur e verteton këjo propozitë Hyjnore:

 «مثل الذين ينفقون أموالهم في سبيل الله كمثل حبة أنبتت سبع سنابل في كل سنبلة مئة حبة «إلى آخره…

e cila na ep të kuptojmë se për nji të mirë ká 100, por se ky caktim jo me dhjetë, jo me nji qind ká ardhë mâ tepër për me ju përshtatë mendjeve t’ona, shumica e të cilave s’kanë kompetencë me përfshí mirësin e mëshiren Prenedíjore qi ká mbulue gjithësinë tansisht tue mos lanë jashta as nji atom (thermie) pa ndërhy, gjâ këjo të cilen e vërteton Ajeti qi kemi marrë për subjekt. Edhe me të vërtetë po të hedhim një sŷ në Natyrë, shohim se çdo gjâ âsht krijue për të miren t’onë si: shtazët, bimët, toka me minerale e ç’ka brenda, Qielli me Hyj të shkëlqyeshem, në krye të të cilve zen vend Dielli qi me rrezet e dritës së tij mban gjallë çdo gjâ në jetë e tjera, qi të gjitha këto nuk janë gjâ tjetër veçse nji begatí hyjnore. Gjithashtu edhe njerzit shofin mâ teper mirësí: Bje fjala mâ shumë ká njerëz, të shëndoshë se të smundë, mâ shumë ká njerz të plotsuem n’organe e në gjymtyrë, se sá ká të verbët e të çalët, memecë e shurdhë; ashtu edhe sasija e të mendshëmëve âsht mâ e madhe se e të marrve.

Të gjithë këto shembulla janë fakte të gjalla për me vertetue se Mëshira Hyjnore âsht e madhe dhe pá kufí. Prandaj nji njerí qi ká mend e gjykon ato qi u thânë sipër natyrisht do të bindet e do t’i shtrohet Perendís, se kah do qi të hapë sytë, shef: mirësín Perendijore e do t’ulë kryet para Fuqís Supreme qi e kreu. Ky konviksjon do t’i api me kuptue qi vetem te Fuqija Hyjnore mund të gjejë nji mburojë për të shpetue nga smundjet morale e matrejale, qi shpartallojnë pa nji pá dy naltësín e njeriut, i cili âsht krijue në formen mâ të bukur e n’organizmin mâ të plotë. Prandaj kësaj kreatore i ká hije morali, virtyti, karakteri e ndërgjegja e pastër. Po qe se njeriu i shkretë i shtëmanget kësáj rrugé, atëherë âsht bâ fajtor i vetes së tijë dhe nesër kuër do të dalim n’ Audijencat Hyjnore, do të jetë përgjegjës i shpirtit të tijë, të cilin Perendija ja ká lanë në dorëzim.

Çdo gjâ në gjithsí i shtrohet Fuqís s’ Amshueme vetem e vetem me ju falndrue për të mirat qi ká shpërdá ku do: Shpezërija sipër në shtresat ajrore qi mbyllin dhe hapin krahët, pendët qi herë e stolisin dhe e zbukurojnë natyren me bulzimin e tyne e herë thahen, Dielli qi lenë nga nji pikë e horizontit dhe perëndon n’anë tjetër, ernat qi mbushin hapsinën me zhurmë, rrëfeja qi mbushë qiellin me krisma të tmerrshme, deti qi përpînë me dallgat e tijë barkat, malet qi shumë herë çelen copa copa tue u rrokullisë, temperatyra qi shkakton ndryshimin e çdo gjaje në natërë e tjera; të gjitha këto objekte veprojnë mbas urdhënit t’Efektuesit qi âsht vetë Zoti (xh. xh.) bashkë me këtë dëshmojnë dhe Unitetin e Tijë, por njeriu qi ká këtë titull të naltë, i cili vetem atij i meriton, pse âsht krye në sistemin mâ të mbaruem dhe i pajuem me arsye e gjykim, si mos të lëkundet e të tronditet nga Mirësija Hyjnore? Pra duhet të mjerohemi e të pikëllohemi thellsisht në zemer, të qajmë e të vajtojmë hallin t’onë, se vetem atëherë mund të gjejmë rrugën e shpëtimit e do të dalim faqe bardhë në të dy jetët.

Perendija na plotësoftë qëllimin.[1]

[1]. Marrë nga revista “Zani i Naltë”, nr. 2, viti XI, 1936, f. 45 – 50.

Share

  • tweet
Kontributi i El-Khvarizmit dhe Ibn Fadlanit në zhvillimin e shkencës së gjeografisë Abstraktet e nr. 23 (176), prill, maj, qershor 2018

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
    Aspektet sociologjike në Kur’an...

    May 02, 2022 0

  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
    Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

    Apr 27, 2022 0

  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
    Recensë e librit “Hoxhë Kadri...

    Apr 24, 2022 0

  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
    Politika e PPSH-së kundër besimeve...

    Apr 18, 2022 0

Me shumë në këtë kategori
  • Edukata morale për fëmi (Retrospektivë nga “Zani i Naltë”, 1936)
    Edukata morale për fëmi...

    Mar 25, 2022 0

  • Tefsiri i Sure-i Duhasë…
    Tefsiri i Sure-i Duhasë…

    Jul 14, 2021 0

  • Vëllazërimi dhe barazimi n’islamizëm
    Vëllazërimi dhe barazimi...

    Dec 27, 2020 0

  • Ç’asht Kur’ani?
    Ç’asht Kur’ani?

    Oct 11, 2020 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)

May 02, 2022 0

nga Msc. Ada Qama, Medreseja e Tiranës “H. Mahmud Dashi”   Abstrakt Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj...
Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore

Apr 27, 2022 0

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina

Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina...

Apr 24, 2022 0

Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967

Politika e PPSH-së kundër besimeve...

Apr 18, 2022 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Një këndvështrim sociologjik i familjes në Islam

Dec 16, 2021 0

Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, Universiteti Bedër Msc. Mehmet Disha, Drejtoria e Kulturës, KMSH   Abstrakt Familja është bërthama e shoqërisë. Edukimi dhe...
Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit...

May 16, 2019 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (33)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Aspektet sociologjike në Kur’an (Xhuzi i XXV-të)
  • Biologjia Moderne si Shprehje Kulturore
  • Recensë e librit “Hoxhë Kadri Prishtina Mendimtar Islam” me autor Qemajl Morina
  • Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967
  • Çështjet sociale të gjendura në ajetet e Kur’anit Fisnik

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al