Perditësimi i fundit May 2nd, 2022 12:17 PM
Aug 24, 2018 Zani i Nalte Aktivitete 0
Zhvillohet ceremonia e përfundimit të trajnimit ndërkombëtar të imamëve në Universitetin el-Ezher, Kajro, ku të pranishëm ishin edhe studentë nga Departamenti i Shkencave Islame, Bedër.
Gjatë muajve korrik-gusht 2018, Universiteti el-Ez’her në Kajro të Egjiptit ka organizuar një program trajnimi për imamët e rinj të ardhur nga vende të ndryshme të botës, ceremonia e përfundimit të të cilit është zhvilluar më 13 gusht 2018 nën kujdesin Imamit të madh, Shejhut të Ezherit, Prof. Dr. Ahmed Tajib dhe me pjesëmarrjen e Kryetarit të përgjithshëm të Institutit për Kërkime Islame, Prof. Dr. Muhjidin el- Afifi. Në këtë ceremoni morën pjesë gjithashtu edhe personalitete të ndryshme si, ambasadorë dhe përfaqësues të shumtë nga bota akademike.
Pjesëmarrësit në këtë trajnim vinin nga vende të ndryshme si; Malajzia, Kina, Australia, India, Pakistani, Shqipëria, etj. Ky trajnim synon specializimin e imamëve në shkencat e besimit, gjuhë arabe, metodat e thirrjes në Islam dhe çështje të tjera të lidhura me Shkencat Islame në përgjithësi.
Për herë të parë në këtë trajnim morën pjesë edhe 7 studentë të Shkencave Islame, të ardhur nga Kolegji Universitar Bedër, një pjesë e të cilëve do të ushtrojnë edhe detyrën e imamit në xhami të ndryshme të Shqipërisë. Grupi i dytë i studentëve do të zhvillojnë trajnimin gjatë periudhës shtator-tetor 2018. Këto trajnime vijnë në sajë të bashkëpunimit ndërinstitucional midis KMSH-së, KU Bedër, Universitetit el Ez’her dhe Ambasadës së Egjiptit në Tiranë.
May 02, 2022 0
Apr 27, 2022 0
Apr 24, 2022 0
Apr 18, 2022 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...May 02, 2022 0
nga Msc. Ada Qama, Medreseja e Tiranës “H. Mahmud Dashi” Abstrakt Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Dec 16, 2021 0
Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, Universiteti Bedër Msc. Mehmet Disha, Drejtoria e Kulturës, KMSH Abstrakt Familja është bërthama e shoqërisë. Edukimi dhe...